Kryetari i PD Sali Berisha priti dje ne seline e PD, deputetët konservatorë britanikë z. Andrew Rosindell (ministër hije për Marrëdhëniet me Jashtë), z. Martin Vickers (kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar), znj. Philippa Broom anëtare e Bordit të Grave Konservatore, dhe z. Pierre Plumeajau, këshilltar.
Temat e bisedes u perqendruan te vështirësitë e mëdha të krijuara nga keqqeverisja e Rames dhe ndjekja e një politike të ekstremit të majtë dhe ndikimit të Soros në vend, dhe domosdoshmërinë e një përmbysje të madhe që do çrrënjosë kalbëzimin e institucioneve. Berisha informoi deputetet britanike per përdorimin e drejtësisë si armë kundër kundërshtarit politik, dhe per shpopullimin drastik te vendit si dhe luften frontale per asgjesimin e opozites.
Programi i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme do të jetë transformues për Shqipërie theksoi kryetari i PD.
Berisha mirëpriti dëshirën dhe angazhimin e Partisë Konservatore britanike për të mbështetur PD në zgjedhjet e 11 Majit për luftën kundër narkoshtetit dhe rënien e tij.
Ai theksoi se vota e diasporës, përfshirë atë në Britaninë e Madhe, do të jetë kyçe për këtë ndryshim në Shqipëri.

PD në Seli & Degë
Berisha numëron skandalet e kryeministrit: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje. Falenderoj diasporën guximtare që i tha Ramës se je personi më i urryer
FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA TEK SPAK EKSTRAKT Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar me akuza të forta ndaj SPAK dhe

