Berisha paraqet argumentet: Dyshja Rama-Balluku kërkon të përmbysë në Kushtetuese vendimin e ligjshëm të GJKKO-së

KONFERENCA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, akuzoi  me tone të ashpra kryeministrin Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, të cilët i cilësoi si “bashkëhajdutë” dhe “të kapur në flagrancë” në aferat e dyshuara të korrupsionit në Drejtorinë e Rrugëve. Berisha deklaroi se kërkesa e Ramës dhe Ballukut në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra është një përpjekje e dëshpëruar për të shmangur drejtësinë”

Lideri demokrat, Sali Berisha shpjegoi se pezullimi nga detyra është masë sigurie tërësisht ligjore sipas Kodit të Procedurës Penale dhe se ministrat nuk gëzojnë imunitet për të mos u pezulluar, pasi ky imunitet lidhet vetëm me funksionin parlamentar, jo me detyrat ekzekutive. Ai solli një sërë shembujsh nga vendet e BE ku ministra janë pezulluar gjatë hetimeve, duke përfshirë Rumani, Itali, Francë, Kroaci dhe Spanjë.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Ramën për mashtrim publik ndërkombëtar, duke thënë se pretendimi se në BE nuk ka raste pezullimi ministrash është i rremë. Ai përmendi edhe shembullin e ish-kryeministrit rumun Ponta, i cili dha dorëheqjen sapo iu komunikua masa e pezullimit.

Gjatë sesionit e pyetje-përgjigjeve me gazetarët, Berisha u ndal tek situata brenda PD-së dhe vonesa e analizës pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai tha se analiza u shty pasi pritej raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR dhe se PD ka arritur ta damkosë farsën zgjedhore në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, pritet nisja e një procesi të gjerë ringritjeje të PD-së në bazë.

I pyetur mbi veprimet e SPAK ndaj dosjes që prek edhe kryeministrin, Berisha tha se nuk e di nëse hetimi është i pavarur apo i shtyrë nga partnerët ndërkombëtarë, por theksoi se provat “i detyronin hetuesit të mos mbyllnin sytë”. Ai këmbënguli se Rama, Balluku dhe zyrtarë të tjerë kanë vepruar si organizatë kriminale.

Kryetari i PD njoftoi se do të paraqesë më tej dokumente shtesë për të faktuar bashkëpunimin kriminal në aferën e rrugëve dhe akuzoi Ramën se po përpiqet me çdo kusht të shpëtojë Ballukun dhe veten nga përgjegjësia penale.

FJALA E PLOTË

Dje unë njoftova se do paraqes sot të gjithë argumentet e pakundërshtueshme ligjore të cilat faktojnë se dyshja Rama-Balluku, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, përpiqen të mbrojnë vjedhjen që kanë bërë.

Të kapur në flagrancë me vjedhjet e mëdha të taksave të qytetarëve, Edi Rama dhe Lubi Balluku, në përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga krimi i tyre i përbashkët janë vërsulur me tërbim drejt Gjykatës Kushtetuese, duke shpallur me mediat e tyre si puçist, antikushtetues vendimin e gjykatës speciale të antikorrupsionit për pezullimin nga detyra të Lubi Ballukut, de facto për vjedhjen në bashkëpunim me Edi Ramën dhe organizatën e tyre kriminale në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve.

Këta bashkëhajdutë shkuan së bashku në Gjykatën Kushtetuese për të përmbysur vendimin e ligjshëm të GJKKO-së dhe po përdorin për këtë qëllim të gjitha mjetet e presionit ndaj kësaj gjykate që u jap edhe pushteti.

Lidhur sa më sipër, deklaroj se:

Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik hyn në masat e sigurimit personal, parashikuar nga neni 227 dhe 240 i Kodit të Procedurës Penale.

Kjo masë mund të zbatohet nga gjykata kur procedohet për vepra penale për të cilat ligji parashikon një dënim me burgim më të lartë se një vit sipas nenit 241.

Gjykata vendos caktimin e një mase të tillë kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit si dhe kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të pandehurit, e keni parasysh ju, dy hajdutë të papërmbajtur për sa i përket personalitetit të të pandehurit, ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.

Neni 248, fraksioni 3.

Neni 242, pika 1.

Ky nen parashikon se me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon pjesërisht ose plotësisht për një afat të kufizuar të pandehurit veprimtarinë që lidhet me funksionet e tij.

Por ky nen përcakton që kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, që do të thotë se nuk zbatohet për funksionin e deputetit dhe të të zgjedhurve vendorë.

Funksionet ministrore janë funksione të zgjedhura me akt administrativ. Populli, sovran nuk ka votuar as për ministrin, as për kryeministrin, në sistemin zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Konkretisht, dekret të presidentit të Republikës.

Për rrjedhojë, gjykata mund të disponojë për pezullimin e përkohshëm të tyre.

Në rastin konkret, Lubi Balluku mund të pezullohet nga detyra e zëvendëskryeministres por jo nga ajo e deputetes.

Neni 103 i Kushtetutës, paragrafi i tretë thotë se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetëve dhe kjo është interpretuar nga disa lakej të qeverisë dhe nga vetë Edi Rama dhe Lubi Balluku si imunitet për pezullimin.

Është absolutisht pa bazë dhe e gënjeshtërt.

Termi imunitet përdoret disa herë në Kushtetutë në kontekstin e mbrojtjes që gëzojnë institucionet të ndryshme kushtetuese si Avokati i Popullit, gjykatësi, etj, ndonëse Kushtetuta nuk ka një përkufizim unik për çdo rast.

Me rastin e deputetit, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend. Pra, ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut. Të deputetit.

Pra, mbrojtja kufizohet tek mendimet e shprehura në Kuvend, votat e dhëna, ushtrimin e funksionit në kolegjialitet parlamentar, pra të gjitha këto i mbron imuniteti parlamentar.

Kjo mbrojtje përkthehet në mënyrë specifike nga Kushtetuta si garanci ndaj heqjes së lirisë të çfarëdo forme, kontrolli të banesës pa autorizim të parlamentit.

Për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, imuniteti kufizohet tek mbrojtja për mendimet e shprehura dhe vendimet e dhëna, me kusht që këto të mos jepen për një interes vetjak ose në keqbesim.

Po kështu për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, neni 137, kryetarin e KLSH, neni 65, Avokatin e Popullit, neni 61/3, në të gjitha këto raste, mbrojtja që jep Kushtetuta është specifike.

Pra ajo i përcakton fushat ku shtrihet mbrojtja.

Në rastin e deputetit, mbrojtja përfshin dy kategori. Heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme pa autorizim të Kuvendit. Kontrollin e banesës pa autorizim të Kuvendit.

Kurse funksioni i ministrit nuk është asnjëlloj e drejte themelore e njeriut.

Nuk përfshihet kërrkund veçse në mendjen e sëmurë të hajdutëve Rama-Balluku.

Mbrojtja quhet e plotë nëse respektohen këto dy kategori. Pra liria në çfarëdo dhe kontrolli i banesës.

Por ushtrimi i një detyre ekzekutive nuk është pjesë e funksionit normal të deputetit si një i zgjedhur me ligj elektoral, dhe për pasojë, mbrojtja nga pezullimi në detyrë nuk është përfshirë në garancitë kushtetuese.

Këta shkojnë edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin e mbajnë përpjetë.

Guxojnë edhe t’i drejtohen gjykatës pasi janë kapur me presh në dorë.

Për këtë arsye, neni 103/3, i jep ministrit mbrojtjen kushtetuese të nenit 73 të Kushtetutës dhe jo garanci që rrjedhin nga kodi i procedurës penale dhe që lidhen me zgjedhshmërinë e tyre si përfaqësues të popullit.

Neni 245 i kodit të procedurës penale, dhe në radhë të parë i zbatueshëm për ekzekutivin, funksionarët publikë, edhe ky nuk mund të jetë i mirë për zyrtarë të dorës së dytë apo zyrtarët e lartë, por jo për ministrat se ndryshe do të quheshim ferma e derrave e George Oruellit ku derrat janë të barabartë, por disa janë më të barabartë.

Sa për kujtesë, unë vetë kam argumentuar se detyrimi për paraqitje dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë shtetit janë kufizime të lirisë.

Pra, si marrja e pasaportës, edhe detyrimi për paraqitje, këto janë kufizime të lirisë.

Dhe kur unë protestova, kur unë i kundërshtova, Gjykata Kushtetuese, qeveria, parlamenti mbrojti se ajo është masë e drejtë që buron nga kodi i procedurës penale dhe se deputeti nuk është i mbrojtur.

Në atë kohë ua thashë, do kapni kokën me dorë, po le ta kapin, të shkulin kokë, hundë dhe vesh se e meritojnë.

Sa për mua, unë rikujtoj këtu se në vitin 2012 kam dërguar në parlament ligjin që hiqte çdo lloj mbrojtje deputetit.

Ndaj dhe unë në qoftë se bëra rekursin, e bëra në respekt të Kushtetutës dhe absolutisht të asnjë problemi personal të Sali Berishës.

Por këta nuk kapen me të drejtat që janë cenuar, Lubi Balluku nuk lëviz dot, Lubi Balluku detyrohet të paraqitet, nuk ka rëndësi kjo.

Pezullimi nuk hyn kërkund në asnjë të drejtë.

Nuk ka asnjë lidhje me imunitetin, ka lidhje me hajdutët që përpiqen të mbrohen me çdo kusht si të mbyturit që përpiqen të kapen pas fijes së barit.

Në fakt, në rastin tim gjykata vendosi ndryshe, por vendosi në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe gjykimet e Gjykatës së Strasburgut.

Ju lutem, dëgjojeni pak mashtrimin publik kombëtar dhe ndërkombëtar i bashkëhajdutit të Lubi Ballukut në konferencë me komisioneren Marta Kos.

Dëgjojeni pak, duke pasur dëshmitar, edhe ambasadorin, edhe komisioneren thotë, çfarë kriminali gjakftohtë është, se si shprehet që nuk bën vaki kurrë në BE.

Tani, u them qytetarëve dhe ju të nderuar gazetarë se ky është një mashtrim banal ordiner sepse në vendet e BE, jo në një, por në një numër rastesh, janë vendosur masat e pezullimit para vendimit përfundimtar të dënimit nga gjykata.

Dhe kjo ka ndodhur në Rumani, ka ndodhur në Itali, ka ndodhur në Francë, ka ndodhur në Kroaci, ka ndodhur në Spanjë, ka ndodhur pra në një seri vendesh.

Ministrat janë pezulluar gjatë kohës që kanë qenë në hetim.

Konkretisht: Dan Shova, në vitin 2015, ministër transporti i Rumanisë. Masë ndalimi nga ushtrimi i funksionit të profesionit publik.

Prapë në Rumani. Elena Udrea, ministre e turizmit, në vitin 2015, pezullim funksionesh gjatë hetimeve. Gjatë hetimeve pra.

Darius Valcov. Humbi kompetencat ekzekutive.

A e dini ju se të njëjtin fat pati probatini i Edi Ramës dhe Taulant Ballës, Ponta. Po ai ç’bëri, ai sa e mori vesh që gjykata po e pezullonte, dha dorëheqjen. Ekzakt. Kryeministër. Se ishte në hetim. Ai e kuptoi se gjykata po merrte vendimin dhe dha dorëheqjen.

Vazhdojmë më tutje.

Italia. Nunzia De Girolamo. U detyroa të largohej nga detyra se nuk ishte Lubi, ishte tjetër.

Tjetër. Franca. Franca ka një gjykatë. Do bëj një sqarim se është shumë i rëndësishëm. Para reformës në drejtësi, në republikën e Shqipërisë, me të gjithë personat me imunitet, merrej Gjykata e Lartë. Ligjet e reja këtë kompetencë ia kaluan Skapit të partisë dhe gjykatës speciale.

Pra, Franca ka një gjykatë të posaçme për gjykimin e zyrtarëve të lartë dhe në vitin 2010, ministri Christian Blanc është pezulluar jo gjatë akuzës, jo pas akuzës, por gjatë hetimit.

Si mund të dalë ai? Po kur ke vjedhur, del dhe nuk pyet për asgjë.

Po a është kryeministër ai që del e thotë nuk ka ndodhur kurrë në botë.

Franca. Ministri i Brendshëm Charles Pasqua. Pezullim i kompetencave. Dhe ka qenë një nga ministrat më qëndrorë të qeverive franceze të qendrës së djathtë.

Tjetër. Belgjika. Ëilly Claes, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ministër i jashtëm më pas. Pezullim de facto para dorëheqjes.

Tani a mund të imagjinoni në qoftë se gjykata vendos masën e pezullimit të japë dorëheqjen siç bëri Ponta?

Kurrën e kurrës.

Janë kaq të inkriminuar këta, kaq shumë kanë vjedhur sa nuk gjejnë një sekondë qetësi në shpirtin e tyre.

Krocia. Ivan Vrdoljak. Ministër i ekonomisë. Pezullim de facto gjatë hetimeve.

Spanja ka disa raste.

Izraeli, një ministër kishte ndodhur që kishte bërë aktin e Irena Gjokës, nuk mishte deklaruar dënimin. Brenda automatikisht e shkarkoi nga ministër.

Nuk po shkoj në Pakistan, Imre Khan se atje kishte probleme të tjera.

India. Gjykata e Larta. Sepse në Kushtetutën e Indisë është Gjykata e Lartë ajo që trajton aferat dhe dosjet e ministrave dhe zyrtarëve të lartë.

Pra, siç e shihni, mbrojtja, nuk akt më të turpshëm se dy hajdutë sot në Gjykatën Kushtetuese, në një kohë kur ligji shqiptar, ligji evropian, praktika evropiane, është e tillë.

Po ju mund të thoni vende të tjera. Po Gjermania?

Nuk ndodh kurrë në Gjermani që të dalë një skandal dhe të mos japë dorëheqjen.

Nuk ndodh ndonjëherë kjo.

Nuk ka nevojë atje të pezullojë se ikin vetë.

Nuk ndodh kjo në Suedi, në Austri, nuk ndodh kjo në këto vende.

Unë nuk njoh legjislacionin, po atje nuk ndodh, ndaj dhe nuk ka raste që të citohen.

Për të mos cituar pastaj ligjin Severino që është ligj i jashtëzakonshëm.

U ndala te këto për t’u faktuar shqiptarëve se janë të aftë të bëjnë dy bashkëhajdutë. Çfarë mashtrimesh.

Se si u shesin përpjekjet e tmerrshme për të mbrojtur nga vjedhjet e tyre si standarde evropiane.

Akti i turpshëm.

PYETJE-PËRGJIGJE

Andon Kello, Abc News: A keni informacione, ose që ju vijnë edhe nga bashkëpunëtorët tuaj në PD, se si është gjendja në bazën e PD, sot 7 muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe a keni vet ndërmend të dilni ju në takime me bazën?

Berisha: Siç e kam shpjeguar dhe e shpjegoj prap, megjithëse kjo pyetje, për fat të keq, por unë nuk mund të kufizoj gazetarët në pyetje, siç bën ai tjetri, nuk ka lidhje me temën që dola, por unë po i përgjigjem.

Absolutisht është deklaruar haptas në mënyrë transparente, se vonesa e analizës, e diskutimit në parti për farsën elektorale dhe grabitjen e zgjedhjeve, ka pasur vetëm një shkak madhor, dhe ky shkak ka qenë pritja e publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR.

Pra ka qenë, njëkohësisht përpjekja jonë e jashtëzakonshme që Edi Rama të ndikonte dot në ndryshimin e raportit paraprak fillestar, siç u angazhua ai me të gjithë potencialin e qeverisë dhe propagandës së tij.

Ka qenë paraqitja para publikut shqiptar dhe ju jeni dëshmitar, që nga data 15 maj dhe pas, çdo ditë të fakteve dhe dokumenteve të pakundërshtueshme të cilat rrëzonin, ose faktonin për çdo shqiptar dhe botën, farsën elektorale të 11 majit.

A ia dolëm ne këtu? Ne ja dolëm plotësisht.

Tani, Sali Berisha ka deklaruar me dhjetëra e dhjetëra herë para shqiptarëve, dy gjëra.

Së pari, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Së dyti, unë do të mbroj votën.

Kam deklaruar do të mbroj votën. PD do të mbrojë votën dhe PD e mbrojti votën. Nuk mbrohet vota me kallashnikov, vota u damkos si farsë.

U rreshtuan në komunitetin ndërkombëtar një e nga një, të gjithë ata faktorë antikushtetues, antidemokratik, të gjitha ato ndërhyrje që shkelën në mënyrë flagrante dokumentet ndërkombëtare, për zgjedhjet e lira, parimin e zgjedhjeve të lira.

Përdorimin e të gjitha mjeteve të administratës për të grabitur zgjedhjet.

Unë besoj se kjo është e një rëndësie jetike, sepse një opozitë mund të pretendojë shumë gjëra, por ajo nuk mund të pretendojë të shpallë farsë zgjedhjet normale.

Nuk mund të pretendojë të vejë në diskutim legjitimitetin e dalë nga zgjedhjet e drejta dhe të lira. Dhe ndaj përqendrimi ynë total, dhe e them këtu plotësisht i suksesshëm.

Ne ja dolëm me qindra e mijëra dokumente, duke paraqitur para zyrave përkatëse të faktojmë se kjo ishte një farsë.

Dhe ky proces siç e dini ju u zgjat jashtë mase dhe raporti doli nga fundi i muajit tetor.

Së dyti, sapo u ktheva nga Sao Paolo, punimet e asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës, në të cilën zgjedhjet në Shqipëri u damkosën siç janë. Terrori dhe dhuna politike ndaj pluralizmit mori ndëshkimin që meritoi.

Narkoshteti shqiptar u shpall një rrezik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për rajonin dhe Europën. Pra ishin këto angazhime.

Por unë garantoj dhe ka filluar debati në bazë, janë krijuar grupet e punës, është formuluar udhëzuesi dhe mbi bazën e tij në të gjithë PD-në do të bëhet një diskutim me synimin më kryesor të një forcimi të kësaj partie për betejën vendimtare kundër narkoregjimit tani.

Kështu që jam plotësisht i vetëdijshëm se demokratët e presin këtë, por tek demokratët shkohet tani me ato që thashë.

Zgjedhjet, për fat të mirë u arritur të mos ndryshohet raporti, për të mos thënë tjetrën që qeveria e SHBA-së jo që nuk i dërgoi urim, por nëpërmjet zëdhënësit tha se, ato nuk ishin zgjedhje të lira. Dhe kjo kishte vlerën e vet të veçantë, të madhe.

Kjo është përgjigja dhe i garantoj anëtarët dhe mbështetësit e PD se ne do të angazhohemi në një proces të fuqishëm ringritje për betejën vendimtare kundër narkoshtetit.

Anisa Kadesha, Tvsh: Z.Berisha, Spak me akuzat e ngritura ka shkuar në paradhomën e kryeministrit Edi Rama. Sipas jush, është një hetim i guximshëm i institucionit të drejtësisë, apo i ndikur nga partnerët ndërkombëtarë?

Berisha: Unë i kam dëgjuar të gjitha variantet, por me sinqeritet nuk mund të them, ndonëse ju e dini skepticizmin tim dhe disa qëndrimeve ndaj disa elementëve të SKAP-it të partisë. Nuk mund të them se është ndikim ndërkombëtar apo është vendosmëri për të zbatuar ligjin në kushte kur Lubia, Ervisi dhe Edi Rama tregonin gjithçka të mbrapshtë që po bënin me mesazhet e tyre.

Dhe në këto raste gjykatësi, prokurori, hetuesi, ose do humbiste çdo fytyrë dhe do i thoshte burgut hapu se, një ditë ato do të hetohen prap, ose do bënte këtë që bëri, zbatoi ligjin dhe e zbatoi me lehtësi.

E thashë edhe njëherë, unë insistoj dhe do të vij këtu para jush të ju faktoj se, ata kanë vepruar si organizatë kriminale.

Edi Rama, Lubi Balluku dhe ato kryesorët e drejtorisë së rrugëve, do e shoh se çfarë funksionesh kanë, ato në dokumente figurojë organizatë kriminale. Dhe nëqoftëse hetimi, nëqoftëse gjykata do ti kualifikonte, do të nderonte plotësisht ligjin.

Sepse në çdo rast tjetër, kur 5-6 vetë bëhen bashkëautor në një vjedhje, apo në një krim, quhen organizatë kriminale. Kurse këtu nuk u quajtën. Po të ishte kllaposur Edi Rama me Lubinë si drejtues të një organizate kriminale, do e shihnit se si shkonte zhvillimi.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale