FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA GJATË PËRPLASJEVE NË KUVEND
EKSTRAKT
Dita e sotme në Kuvend ka nisur me tensione dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës, të shoqëruara me ndërhyrjen e Gardës. Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një video live ka reaguar me tone të ashpra, duke e cilësuar prekjen e deputetëve si një akt kriminal dhe duke akuzuar forcat e rendit se po zbatojnë urdhra të paligjshëm.
Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë, duke deklaruar se mazhoranca po mbron “hajdutë” dhe “kriminelë”, ndërsa kërkoi që para ligjit të silleshin Ergys Agasi, të cilin e quajti “pengmarrës” dhe “terrorist”, si edhe Belinda Balluku. Ai theksoi se opozita po zhvillon një betejë për ligjin dhe Kushtetutën dhe se nuk mund të ketë vijim normal të punimeve parlamentare pa vendosjen e këtyre personave para drejtësisë.
Sipas Berishës, praktika “vidh e ik” nuk do të pranohet më, ndërsa paralajmëroi se pa dorëzimin e personave të akuzuar nuk do të ketë parlament. Ai u bëri thirrje forcave të rendit të mos mbrojnë kriminelët dhe të mos ndërhyjnë ndaj deputetëve, duke insistuar se opozita do të vijojë qëndrimin e saj në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës.
E PLOTË:
Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm, i pashembullt.
Jeni ju që mbroni hajdutët.
Do të përballeni me proceset më të rënda.
Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda.
Larg, larg!
Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda.
Po mbroni hajdutë, po mbroni kriminelë.
Mos prekni deputetët.
Mos zbatoni urdhrat e hajdutëve!
Po mbroni hajdutët.
Pirro, po ti, Zogu i Belindës.
Ja pra, ik edhe ti.
Ike.
Gati e ke, i ke dy, jo një!
Dorëzoni Agasin, dorëzoni pengmarrësin.
Shkoni dhe gjeni Agasin, mos u merrni me deputetët.
Shkoni dhe sillni Agasin këtu, pengmarrësin, terroristin, mos u merrni me deputetë.
Shkoni, sillni Agasin këtu, terroristin, pengmarrësin.
Sillni Agasin këtu.
Shko, para se të uleni këtu, duhet të gjeni Agasin, terroristin.
Shkoni dhe sillni Agasin këtu, pastaj të bëjmë Kuvend.
Shkoni!
Terroristin, pengmarrësin.
Shkoni sillni Agasin këtu.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, këtu po zhvillohet një betejë për ligjin, për Kushtetutën.
Këta fshehin pengmarrësin e dy qytetarëve, Ergys Agasin, thuhet se edhe Lubia ka marrë dhenë, nuk e kam të sigurt.
Por ne qëndrojmë këtu për interesat tuaja, ne qëndrojmë këtu për Kushtetutën, ne qëndrojmë këtu për ligjin.
Se këta e bëjnë vidh e ik, vidh e ik, vidh e ik.
Jo dhe jo, vidh dhe ligj, vidh dhe ligj, ne këtë po përpiqemi t’u tregojmë këtyre.
Agasin e ka fshehur Proda.
Shkoni dhe sillni Agasin këtu.
Sillni Agasin dhe Lubinë këtu.
Po, Agasin dhe Lubinë.
Ne i duam të gjithë para ligjit siç thotë ligji.
Prandaj sillni Agasin këtu që e fsheh Proda juaj, sillni edhe Lubinë, që të vazhdojmë normalisht si një parlament normal.
Ja ku jemi.
Shkoni dhe gjeni Agasin. Sillni Agasin dhe Lubinë se vidh e ik nuk bëhet më.
Shkoni dhe sillni Lubinë dhe Agasin këtu.
Edhe Lubia, edhe Agasi.
Nuk ka më vidh dhe ik!
Silleni Lubinë këtu, sill hajduten këtu.
Sill Palloshin këtu!
Silleni hajdutin këtu.
Sill pengmarrësin Agasin këtu.
Parlament nuk ka më.
Po nuk sollët Agasin dhe Lubinë, parlament nuk ka më.
Mos mbroni krimnelët.
Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët.
Ose Lubia dhe Agasi para ligjit, ose parlament nuk ka.
Ku është Lubia? Sill Lubinë këtu.
Sill Agasin.
E sheh, vjen me të bardha si në dasëm kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu.
Ne duam zbatimin e ligjit.
Kushtetuta dhe ligji janë feja jonë politike.
Sillni këtu Lubi Ballukun.
Mos u bëni avoketër të terroristit.
Ergys Agasi është terrorist, ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Edi Ramës dhe familjes së tij.
Po luftojmë për ligjin këtu, po luftojmë për Kushtetutën.
Ndaj dhe silleni Lubinë këtu që të dëshmoni se jeni të vendosur t’i nënshtroheni ligjit.
Por jo vidh e ik.
Kjo nuk mund të ndodhë më.
Sillni terroristin Gys Agasi.
Doni parlament, sillni të dy para ligjit.
Po luftojmë për ligjin këtu.
Ne po luftojmë për ligjin këtu.
Nuk ka parlament.
Nuk ka vidh e ik këtu.
Ne jemi të vendosur të mbrojmë ligjin dhe Kushtetutën.
Sillini këtu para ligjit dhe parlamentit, t’i shohin qytetarët.
Këshilltari i Palloshit të gjatë ka marrë dy persona peng.
Shkoni dhe lexoni dosjen.


