Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka dhënë përgjigje Taulant Ballës në parlament.
Berisha ka publikuar përgjimet e SKY, ku është i përfshirë Taulant Ballë me bandën e Suel Çelës në Elbasan.
Përgjigja e kryetarit të PD, Sali Berisha:
Me datën 10.02.2020, targeti informon pinin AM 580 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera që kishin rënë dakord përveç atyre që kërkonin.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.
Tao u përgjigj kësaj: Garantoj që të gjithë ata njerëz do të votojnë në rast që do vendosni në listë ata për t’i burgosur.
Ky kriminel ky këtu është, ky është Tao juaj që del flet këtu është, përgjigjja ishte po ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha, janë të regjistruara këto.
Ata do të shkojnë në burg këtë vit, ata u arrestuan jo në dhjetor po u arrestuan në muajin mars, si kundërshtarë të Taulant Ballës.
Unë mund të lexoj këtu, Erjonën famozen, se ç’thotë Erjona, prandaj dhe shqiptarë, dijeni se unë nuk quaj kurrë një organizatë kriminale ose një institucion kurrë, kurrë.
Por është Altin Mercenari që i fsheh këto, që fle mbi to.
Ua lexova një ditë para mediave të gjitha dëshmitë se çfarë thoshte Erjona; më falni, Erjona Daupaj; do t’i bëjë nder Ballës po e çoj për sekuestro, Radovan Çela këto ditë po më pyet, do të jetë prapë Balla? Apo do të jesh ti? Ok, do ta vazhdoj unë, tha.