Berisha në Kuvend: Palloshi i Belindës i jep nuanca kësaj seance, çfarë do thoni kur Lubia ta marrë me vete?

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se seanca parlamentare po devijohet nga qëllimi i saj real, mbështetja e Shqipërisë për politikat e sigurisë të SHBA dhe rolin amerikan në ndërprerjen e luftimeve në Gaza.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po personalizon një akt të rëndësishëm ndërkombëtar për interesa personale, duke paralajmëruar mazhorancën për pasoja politike dhe ligjore, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë do të thonë deputetët saj, kur Belinda Balluku të përballet me drejtësinë dhe ta marrë Ramën me vete.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca… të lutem, nxirre jashtë Belindën se ajo i ka thënë Pallosh, nuk i kam thënë unë Pallosh.
Pyetja ime është çfarë do të thuash kur Belinda ta marrë Palloshin me vete?

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale