Berisha: Ne kemi shpallur protestën tonë në Bulevard. Kushtetuta na autorizon.

KRYETARI I PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

Të dashur qytetarë dhe qytetare,

Sot jam këtu për t’u bërë thirrje mbarë qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në protestën madhështore të 6 dhjetorit. Me këtë rast ju kujtoj se çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, se protestat janë ushtrim i lirisë nga qytetari. Protesta është shprehje e lirisë, vetëm qytetarët e lirë. Qytetarët të cilët vendosin të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, protestojnë, kurse njerëzit e nënshtruar, thonë me veten ç’më duhet mua, ulin kokën dhe heshtin

Qytetarët kanë të drejtë të dëgjohen, dhe protesta është një nga mënyrat më të fuqishme që ata të dëgjohen.

Protesta është pra zëri i qytetarëve, është zëri juaj. Liria dhe të drejtat e qytetarëve është mbi çdo gjë tjetër dhe asnjë interes tjetër nuk mund t’ju heqë qytetarëve këtë të drejtë. Protestat kundër qeverisë janë jetike, janë domosdoshmëri për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve dhe për t’i bërë presion qeverisë për të mos abuzuar me pushtetin e saj.

Por unë sot do të shtroj pyetjen për çdo qytetar. Cila është e keqja e protestës? Çfarë e keqe do të na ndodhë nga protesta? Asnjë e keqe! Asgjë e keqe! Vetëm të mira1 Vetëdjësim, presion, kërkim lllogarie, demonstrim se guxojmë se jemi njerëz të lirë.

Të këqijat ndodhin kur njerëzit nuk reagojnë, kur mërmërisin: ç’më duhet mua dhe kur heshtin. Të këqijat ndodhin kur qeveritë manipulojnë opinionin ndërkombëtar për të ruajtur korrupsionin e tyre dhe keqqeverisjen e tyre dhe opozita nuk thotë fjalën e saj.

Zëri i qytetarëve në rrugë vetëm e forcon demokracinë dhe lirinë, vetëm e kufizon të keqen dhe keqqeverisjen.

Në 6 dhjetor në Tiranë zhvillohet samite i vendeve anëtare të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, protestat në samite dhe takimet ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale janë gjëja më normale, janë pothuajse ligj në të gjitha vendet e lira. Kudo ku ka takime liderësh në perëndim ka kauza të qytetarëve. Qytetarët për të bërë që të dëgjohet zëri i tyre jo rrallë kanë kaluar në këto protesta edhe në mosbindje të thellë civile. Kjo ka ndodhur në Athinë, ka ndodhur në Genova,ka ndodhur në Paris, Uashington, Berlin, Bruksel, Sietëll dhe në shumë e shumë qytete e kryeqytete të vendeve të lira.

Pak javë më parë amerikanët protestuan Neë York gjatë samitit të organoizatës së Kombeve të Bashkuara. Në Bruksel u zhvilluan pak muaj më parë protesta ku mbahej samiti i BE-së me Afrikën. Askush nuk i kritikoi, askush nuk i ofendoi. Askush nuk i akuzoi protestuesit si armiq, si agjentë të Kremlinit, siç bëjnë këtu agjentë të mafias shtetërore shqiptare Edi Rama, Belinda Balluku, Erion Veliaj, Taulant Balla.

Amerikanët protestojnë kur ka samite, francezët protestojnë kur ka samite, gjermanët protestojnë kur samite, europianët perëndimorë i qëllojnë politikanët me miell, me vezë, me bojë kur janë në takime dhe samite, por kjo nuk ndodh kurrë në Korenë e Veriut. Në Kubën e Kastros dhe pas Kastros, në Egjipt, Arabinë Saudite, apo gjetkë. Atje protestat janë të paligjshme dhe qytetarët nuk protestojnë dot. Në Moskë nuk lejohen protestat.

Por pse ne protestojmë më 6 dhjetor? Së pari protestojmë që t’u bëjmë me dije se vërtet Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, sipas të dhënave tuaja, por shqiptarët nuk janë, nuk pajtohen, janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë tyre.

Të gjitha raportet e BE janë negative për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Udhëheqësit e BE e dinë se qeveria shqiptare është e korruptuar, por ata duhet të mësojnë se populli nuk është i korruptuar, nuk janë shqiptarët e korruptuar, por është Edi Rama dhe qeveritarët e tij.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dalim në protestë për këtë.

Shqipëria në raportet ndërkombëtare cilësohet narkoshtet dhe i vetëm në Europë, apo edhe Kolumbia e Europës. Le të dëgjojnë qytetarët pjesëmarrës në samit se shqiptarët janë kundër trafikut të drogës, por trafikun e bëjnë klanet e lidhura direkt me kryeministrin dhe ministrat e tij.

Protesta e 6 dhjetorit do të tregojë pjesëmarrësve në samit dhe mbarë Europës se ne nuk dorëzohemi, por do luftojmë për liritë tona dhe vlerat europiane dhe kundër anëve të zeza të kësaj qeverie, që i ka të panumërta.

Zëri ynë në protestë është një mesazh për udhëheqësit e Europës, se ne nuk pajtohemi me autokracinë e Edi Ramës. Se në Shqipëri populli opozitar lufton për lirinë dhe vlerat demokratike.

Protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë.

Protestat tregojnë se shqiptarët janë të lirë, nuk e prishin imazhin e vendit. Imazhin e vendit e prishin keqqeverisja, krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Imazhin e Shqipërisë e nxin Edi Rama me përqendrimin e të gjithë pushteteve në duart e tij, vendosjen e monizmit e plotë të bazuar në vjedhje e plotë të votës, krimin dhe shkatërrimin defakto të Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Imazhin e Shqipërisë e nxin treguesi i zbatimit të ligjit 53 vende nën Kosovën, por edhe 4 vende poshtë diktaturës komuniste të Vietnamit.

Imazhin e Shqipërisë e dëmtojnë fabrika dhe laboratoret e drogës të PS. Imazhin e Shqipërisë e ka dëmtuar dhe e dëmton Saimir Tahiri që drejtonte drogën drejt Europës dhe tjerë qeveritarë që vazhdojnë të njëjtën detyrë. Imazhin e Shqipërisë e nxin në shndërrimin e qendrës operacionale të organizatave kriminale të rajonit të Europës, Amerikës së Veriut, Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme siç thekson raporti i departamentit të shtetit.

Imazhin e Shqipërisë e prish Edi Rama, Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako që kanë vjedhur qindra milionë në skemën e inceneratorëve. Imazhin e Shqipërisë e dëmton largimi i investitorëve të huaj që ka përzënë Rama nga Shqipëria. Largimi i Sheratonit, Hoktif, Pireus Bank, Alfa Bank, Societe Generale, Credite Agricole, British Petrol, etj.

Imazhin e Shqipërisë e prish përvetësimi i Portit të Durrësit nga Edi Rama dhe arabi i tij në kundërshti me ligjet, Kushtetutën dhe interesin e shqiptarëve. Imazhin e Shqipërisë e prish anulimi i grantit 28 milionë euro për Portin e Durrësit për ta kthyer atë në pallate mes një kompanie që s’do paguajë asnjë taksë të Ramës dhe biznesmenit të tij arab që ndërton në vende autokratike. Imazhin e Shqipërisë e prish amnistia fiskale për paratë e drogës dhe krimit dhe pasaportën e artë për bosin e krimit. Imazhin e Shqipërisë e prishin kullat si monumente nacionale të korrupsionit që pastrojnë paratë e drogës që vijnë nga Holanda, Anglia, Italia dhe vende të tjera.

Imazhin e Shqipërisë e rrënon Amant Josifi, ortaku i tij Olsi Rama, i cili pasi i ka vjedhur qytetarëve të BE-së 2.2 milionë euro me call centerat e tij, njoftohet nga Rama dhe ia mbath për në Dubai.

Së fundi dy fjalë për domethënien e qëndrimin e narkoqeverisë ndaj protestës së 6 dhjetorit. Ky qendrim diskretim i saj, është dëshmi e mendësisë komuniste dhe paketës së akuzave të saj ndaj kundërshtarëve.

Pretendimi se mos na dëgjon bota se gëzojnë armiqtë, është koncept komunist.

Të bësh propagandë sikur gjithçka shkon mirë, është metodë komuniste. Propaganda e Ramës kundër protestës i shërben Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsioit sepse do të përdorë samitin për të maskuar këtë. Të gjithë autokratët i akuzojnë qytetarët dhe kritikët si njerëz që nuk duan atdheun.

Të gjithë autokratët dhe diktatorët e botës përdorin të njëjtën gjuhë. Ata që kritikojnë janë armiq dhe agjentë të huaj. Përrallat me agjentura janë mbetje të mentalitetit komunist. Ato serviren me bollëk nga Putini në Serbi apo Rusinë e Vogël, nga Putini i vogël Vuçiç dhe në Tiranë nga vasali i këtij të fundit, Edi Rama.

PD është forca më perëndimore e Shqipërisë dhe shqiptarëve. PD ka bërë më shumë se kushdo tjetër për integrimin e Shqipërisë në institucionet perëndimore. PD është forca e parë që kërkoi futjen e Shqipërisë në NATO të Shqipërisë fill pas themelimit të saj. PD anëtarësoi Shqipërinë në NATO. PD kërkoi asociimin në BE që në vitin 1992 dhe nënshkroi më vonë këtë marrëveshje. PD hoqi vizat me BE. PD paraqiti kërkesën për kandidat në BE. PD ka votuar gjithmonë pro-Perëndimit, në cdo rezolutë ndërkombëtare.

Prandaj vendi i saj më 6 dhjetor është në rrugë dhe vetëm në protestë, në mbrojtje të vlerave evropiane në Shqipëri. Faleminderit ky ishte mesazhi që unë kisha për qytetarët shqiptarë!

Të nderuar gazetare dhe gazetarë, skandali këtu nuk i le kohë skandalit tjetër. Ju jeni dëshmitarë të një barbarie. Të një akti të pashembullt, kundër nje medie, të shkatërrimit të një resorti turistik, i cili me të gjithë dokumentacionin figuron të jetë me leje, Dhe kjo bëhet nga një armik i egër i fjalës së lirë. Nga një bastard, pinjoll, i babait biologjik të xhelatit të fjalës së lirë që firmosi varjen në litar të Avzi Nelës. Bëhet kjo nga nipi i Spiro Kolekës. Një xhelat tjetër i intelektualëve shqiptarë.

Bëhet kjo në prag të një samite i cili për definicion të rrezatojë vlera europiane. Bëhet kjo ditën e vizitës së presidentit të Republikës Federale gjermane. Urrejtja e këtij njeriu nuk kufiozohet në asgjë. Udhëhiqet nga fakultetet mendore më primitive të njeriut.

Nuk kam shkel kurrë ndonjëherë në ate resort. Janë zhgërryer dhe kanë festuar me dhjetëra e dhjetëra herë, Edi Rama me gjithë suitën e tij. Pork jo që ndodh është një nga aktet më të shëmtuara. Është dëshmi e plotë e rrëqnimit të shtetit ligjor, nga jë autocrat, nga një Lukashenko i vërtetë, por as ai nuk të sillej në këtë mënyrë.

Thirrja ime dhe të të gjithë liderëve të BE, për KE, për qeverinë e SHBA, të ndalen të shohin se ç’po ndodh në Shqipëri. Kjo është media e tretë që ky e asgjëson. Asgjësoi tv Ora, e konfiskoi, i çoi aty një nga figurat më të zeza të historisë së këtij vendi, arapin e zi, dhe dikton çdo gjë, pa asnjë bazë, pa asnjë fakt, pavarësisht se ekspertët faktojnë. Se të gjitha burimet janë të mbuluara nga shpenzime të qarta, ky thotë të kundërtën.

Një media tjetër e detyroi të shitet aty ku deshi, por unë i bëj thirrje atij pronarit dhe iu bëj thirrje gazetarëve të ABC-së të ruajnë integriteti e medias së tyre. I bëj thirrje pronarit se në qoftë se do të vazhdosh më nje altoparlant të Endri Fugës dhe Edi Ramës do të përballesh me pasoja shumë serioze. E keni marrë vesh ju nga pronari në pronar me urdhër të tijin.

Pra, në një kohë 6 mujore në një mënyrë ose një tjetër vendos në tërror tre rrjete të cilat në kompleks përbënin rrjete anticensurë. Nuk po them se ato kanë patur politika editorial në favorin tonë. Unë nuk kërkoj atë. Ato të ruajnë politikën e tyre editorial, por censurën nuk e pranoj. Dhe këto ishin një garanci për anti-censurë. Siç janë portalet për garanci anti-censurë, unë e kuptoj që portalet abuzohen, pot ë fiksojmë si më të zezën censurën.

Fjala e lirë po përjeton këtu ditët më të zeza që nga koha e diktaturës për strukturimin e lëvizjes, për shpëtimin e Shqipërisë. Ne nuk mund të pajtohemi me këto. Një njeri që nxjerr nga thellësitë e labirintheve të tij trunore, zi dhe mbetje të kohërave më të këqija të njeirut. Nuk mund të veprojë një njeri i civilizuar në këtë mënyrë. Si mund të veprojë, më thoni ju mua? Këtu një mik i madh, aty ligjit i vihet rruspa, pas një jave vijnë udhëheqësit e të gjithë Europës. Kishte nxjerrë edhe mbrëmë blindat në rrugë dhe prisni kur të thotë ma kërkuan europianët që ti nxjerr blindat në rrugë. Të gjitha gënjeshtra, mashtrime. Europianët kërkojnë që të respektohen të drejtat e qytetarëve. Sihgurisht kërkojnë siguri, por jo karnaval siguri.

Iu bëj thirrje edhe organeve të sigurisë të BE-së, të mos pranojnë një teatralizim të turpshëm të qytetit. Shqiptarët janë mikpritës, ato që i kemi i kemi me Edi Ramën ne. Për të gjithë të tjerët, përparësia e tyre përbën siguri absolute.

Së fundmi, unë këtu kam dalë disa herë para jush, kam dalë disa herë për vjedhjen e 2.2 miliardë eurove nga rrjeti i Amant Josifit. 2.2 miliardë nga ortaku i Edi Ramës. Me dokumente. Edi Rama ka qenë ortak me Amant Josifin. Amant Josifi, i mbuluar politikisht krejtësisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, se ka qenë këshilltar i saj.

Në të gjithë mafiozitetet e tij, Amanti ka pasur notere Natasha Xhaçkën, mamanë e ministers strategjike. Truri i kësaj vjedhje të madhe është Olsi Rama, bashkëshorti i Olta Xhaçkës dhe jo më pak, Pranvera Strakosha.

Natasha dhe Pranvera, që ta dini ju, kanë qenë në ndjekje penale për adaptime, mafie e adaptimit të fëmijëve. Por strumbullar është qeveria në këtë aferë.

Është e katërta herë që e denoncoj unë këtu këtë. Ku është Amanti tani, thoni ju? Amanti e njoftuan dhe ia mbathi. Disa burime më thonë se ka shkuar në Dubai.

Se atje ua paraqit ai të gjithë Bitcoin-ët e vjedhur. Se i kanë vjedhur në mënyrë skandaloze. Vendose në këtë aplikacion, dhe nga aplikacioni i Bitcoin-it pa i thënë asgjë pronarit, e fusnin në kuletën e tyre dixhitale. I kthenin në euro e dollar, lek, për të ndërtuar Dubain e Ramës, apo të tjera kulla. Kurse një pjesë të tyre, se ato ishin 2.2 miliardë, i depozitonin në Dubai. Dhe këta që i blenin i çonin në Dubai. Dubain e kanë parajsën.

Por edhe atje, fatmirësisht, FBI ka bërë operacione jashtëzakonisht sensitive. Uroj dhe shpresoj që t’i shkojnë deri në fund. Të kuptojnë shqiptarët atëherë se gjithçka në këtë qeveri është mafioze, mafioze dhe vetëm mafioze.

Porti i Durrësit, po shiten apartamente, pa dalë në Fletoren Zyrtare ligji. U bëj thirrje qytetarëve, me çfarë çmimi thoni ju? 3 mijë euro. Dubai i Edi Ramës dhe arabit të tij, po ngrihen të gjitha mbi paratë e krimit. Jo vetëm të Shqipërisë, por të mbledhura edhe nga vendet e tjera. Ndaj na duhen ato pasaportat e arta. Vendi është në rrezik të jashtëzakonshëm. Kjo mafie nuk ka asnjë parim, asnjë interes. Ndaj edhe unë e denoncoj edhe njëherë dhe i them edhe njëherë zotit Alabar, që është një miliarder. Hiq dorë nga kjo aferë, se pse shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Zotëri, kjo është plaçkitja më e madhe që i bëhet kombit shqiptar në pronë publike. Prandaj mos përziej aksionet e tua me Edi Ramën.

Se e keni parë ju nga një dalje televizive në një tjetër dalje televizive, Albari sikur është i dërguari i Allahut, apo i vëllai të Profetit. Ka gjithçka në interesin e tij personal dhe familjar

PYETJE PËRGJIGJET E KONFERENCËS SË KREUT TË PD-së, SALI BERISHA

Mariglen Kume: Në një vend të ligjit dhe të drejtës, fjalën e fundit e thotë gjykata. Avokati i ‘Prestige Resort’, ka kërkuar nga Gjykata Administrative marrjen e një vendimi për pezullimin e prishjes së resortit deri në shqyrtimin e çështjes, si e gjykoni ju, heshtjen e gjykatës deri më tani?

Sali Berisha: Gjykata tani është degë e PS, është thjeshtë seksion i ekzekutivit. Ata që implementuan reformën ‘Soros’ në drejtësi ata i prenë shtyllën kurrizore shtetit shqiptar. Këtu nuk ka gjykata, por vetëm Edi Rama, i cili kishte ndryshuar kodin e procedurës dhe autorizonte kryeministrin të firmoste akte konfiskimi. Kjo mund të ndodhë vetëm në vende komuniste, jo të lira. Gjykatat janë kot, janë degë e ekzekutivit. Thirrja ime është kjo; se e keqja duhet të ndalet se ajo nuk ka fund. Thirrja ime është kjo për Parlamentin Europian, Komisionin Europian, atë të Venecias, Kongresin e SHBA-së, të vijnë dhe të mos dëgjojnë mashtrimet e atyre që u korruptuan, këmbë e xhep e kokë në këtë proces dhe të dizinformojnë nga mëngjesi në darkë. Sikur të kishte sot drejtësi të pakontrolluar shqiptarit mund ti duhet 20 vite për vendimin. Ky është privim nga një e drejtë që e kanë pasur qytetarët e botës, që kur është krijuar gjykata. Gjykatësit janë punonjës të PS-së. A e dini ju, që këta skapistat, absolutisht kalojnë nga një drekë në një tjetër me Taulant Ballën. Kjo është 100% e vërtetë. Me radhë, njëherë njëri e një herë tjetri. Shpirti i skapit është Taulant Balla, kjo është e vërteta.

Elda Menga: Të dielën PD ka zgjedhje, ndërkohë 4 ditë më parë në Kurbin, anëtarët e PD u përplasën me armë. Çfarë masash ka marrë PD që të mos krisë sërish arma?

Sali Berisha: Në tërësi, procesi i primareve ka ecur normal dhe e shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjitha degët, drejtuesit anëtarësinë që është i pari i këtij lloj në Shqipëri. Ka pasur një problem serioz në degën e Kurbinit. Në dijeninë time, komisioni elektoral i PD-së ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve. Cilido që mendon për mënyra të tjera përveç votës në këtë proces, gabon shumë rëndë. Shkelmon vullnetin e tij në radhë të parë dhe të të gjithë demokratëve që duan të votojnë dhe të bëhen shembull në Shqipëri me këtë proces demokratik. Me datën 4 do të bëhen primaret, ftoj të gjithë kandidatët, të gjitha degët të bëjnë maksimumin për organizimin e një procesi sa më transparent, ftoj komisionin të dorëzoj sa më shpejt listat aty ku nuk janë dorëzuar dhe të ecim drejt finalizimit të këtij procesi.

Elda Menga: Sa anëtarë dhe simpatizantë të PD-së do të marrin pjesë në votime, dhe sa ekziston rreziku që simpatizantët të përdoren nga partitë kundërshtare për të manipuluar procesin. Evi Kokalari ka folur për garë të paracaktuar dhe akuzon se në Tiranë Belind Këlliçi do të fitojë  primaret, e çuan si vegël të LSI-së që më pas të humbë përballë Erion Veliajt.

Sali Berisha: Ky proces bazohet ne votimin e anëtarëve dhe simpatizantëve. Për të minimizuar në një shkallë të caktuar ndikimet e njëanshme të tërësisë së anëtarëve, kandidatëve u janë dhënë formularët dhe e drejta për të inkurajuar simpatizantët që të regjistrohen. Në tërësi ky proces ka ecur shumë mirë. Ka pasur raste sporadike që edhe kanë thënë se ky është socialist, apo tjetër. Edhe krejtësisht apriori ta hedhësh poshtë këtë, sepse nëse ti vendos të më votosh, unë nuk kuptoj se pse ti të mos vish të votosh. Për këtë fazë ka një diskutim, por në tërësi ato janë të kufizuara dhe mendoj se nuk ndikoj në rezultate.

Për Tiranën më mirë se kushdo tjetër e dini ju. E keni ndjekur garën dhe keni parë se ka qenë ndër më të civilizuara. Se kush është më i favorizuar unë këtë nuk mund ta them se nuk e di, këtë do ta thotë dita e diel. Një gjë them unë, cilido paragjykimi nuk shërben.  Dua të falënderoj të 7 kandidatët e Tiranës, të cilët me të vërtetë u bënë imazhi i kësaj gare me civilitetin e tyre, debatet televizive etj. Normalisht secili prej tyre nga mëngjesi deri në darkë ka bërë fushatë për veten e tij, por për veten time ky ishte një sukses i vërtetë dhe garanci për fitoren e 14 majit.

Arestina Skënderi: Ju thatë se është Komisioni Zgjedhor në PD ai që ka listat dhe numrin e simpatizantëve. Ne prej ditësh ua kemi kërkuar këtij komisioni dhe nuk kemi marrë përgjigje. Pse kaq sekret?

Sali Berisha: Regjistrimi i simpatizantëve ka patur një afat, ka mundësi dje ose pardje ka përfunduar afati që duhet të dorëzoheshin listat dhe ato po hidhen në database, sapo të regjistrohen ato do të ju jepen kandidatëve. Numri total nuk mund të jetë sekret.

Enkel Xhangolli: Për të ju rikthyer përsëri protestës, ju deklaroni se protesta është pro evropiane, ndërsa Rama ka thënë se kushtet dhe masat e sigurisë janë të panegociueshme dhe ju po ashtu keni vendosur të mos ndryshoni vendin. Nëse policia nuk do të ju lejojë të futeni në bulevard, do të përdorni forcë për tu futur para kryeministrisë.

Sali Berisha: Ne zbatojmë me përpikmëri kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta në autorizon të protestojmë në bulevard. Edi Rama kërkon përballje, ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Ne do bëjmë këtë. Nëse ai kërkon përballje, është puna e tij. Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijën e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton. Një kryetar organizate kriminale siç është ky, që nuk njeh ligj, moral dhe asgjë, përveç kodit që thotë se ma ka thënë se gjyshja ime, kur të kesh nevojë me vjedhë, vidh e kur të kesh nevojë për të mashtruar, mashtro etj., siç thotë vetë. Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura, do marrë mësimet e duhura.

Ergys Gjencaj: Tek ‘Prestide Restort’ ka pasur një shtet rrethim dhe policia dhe nuk është lejuar punonjësit dhe avokatët të hyjnë brenda. Nëse keni një koment për këtë.

Sali Berisha: Policia është e mbushur me njerëz të inkriminuar, delikuent, njerëz që zbatojnë urdhrat jo ligjin. Pranojnë të prishin një objekt që është faktuar se është me leje, me firmë e vulë. Por këtu gjithçka është zëvendësuar me parimet e mafias. Edhe në diktaturat teokratike kjo nuk ndodh, sepse pronën e mbron parimi fetar. Kjo ndodh thjeshtë në narko shtete. Po më thoshte një mik që kishte vizituar Teheranin dhe kishte parë të gjitha supervilat e elitës së Shahut. Ata asnjë nuk ishin aty, por asnjë nuk ishte prekur, pavarësisht se ishin armiq të Ajatollahëve. Kështu që ky tejkalon edhe ajatollahët.

Anisa Kadesha: A mendoni se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të gjejnë forma bashkëpunimi, apo të fokusohen tek Procesi i Berlinit. Edhe presidenti i Gjermanisë një ditë më parë e vlerësoi Procesin e Berlinit si shumë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Sali Berisha: Ballkani i hapur, ndjehemi të lehtësuar që nisëm të parët protestat kundër tij. Këto ditë malazezët mbushën sheshet kundër tij. Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur. Ballkani i Hapur është i Putinit të vogël, me vasalin e tij Edi Rama dhe atë tjetrin në Maqedoni. Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit.

Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten. E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme. Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hagë e jo në zyrat dhe sallat e Samiteve.

Almer Toska: Mos po tregoheni i butë ose i duruar me aksionin opozitar, a mos duhet të ashpërsoni gjuhën, pasi regjimi është shumë pranë siç e quaji dhe në një të ardhme të afërt këtu nuk do të ketë as gazetarë që të ju pyesin juve. Mos qytetarët po e kërkojnë revanshin ndaj qeverisë dhe ju po e frenoni?

Sali Berisha: Jo, nuk do ti pengojmë, do të strukturojmë një lëvizje të qëndrueshme, por gjërat vijnë njëra pas tjetrën dhe kërkojnë kohën e duhur për strukturimin. Ne qëndrojmë parimit se strukturimi i një lëvizje të qëndrueshme këtu është jetik për të shpëtuar Shqipërinë. Me Edi Ramën nuk ka të ardhme. Ose duhet ta largojmë ose duhet të largohemi, por shqiptarët nuk duhet të largohen nga vendi i tyre për shkak se kanë në krye një hajdut.

Almer Toska: Si do ta bëni pra, sepse ne kemi dy tablo, shembuj; ose do të bëhemi republika e 8 e Jugosllavisë, ose shembulli tjetër Turqia, që i jep disa bashki opozitës dhe vazhdon diktatori atje, ku po the jam pa bukë të fut në burg.

Sali Berisha: Unë prap kam besim të shqiptarët, tek guximi, patriotizmi, i tyre dhe jam i bindur që ne do të ja dalim.

Jolldiz Mitro: Ju jeni shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe. Muaj e fundit kemi dëgjuar nga salla e parlamentit Taulant Ballën, që pritet e njëjta masë edhe nga vende të tjera të BE-së. Në 2023 a pritet që Sali Berisha të ketë takime të nivelit të lartë me përfaëqësues evropian dhe a jeni në dijeni se mund të ketë një masë të ngjashme të vënë nga amerikanët dhe britanikët.

Sali Berisha: Masa ndaj meje është marrë me këtë praktikë. Është përdorur korrupsioni për të luftuar atë që denoncon më shumë korrupsioni. Tani nuk ka më. Guvernatorja Kim kalonte nga një takim në tjetrin, duke thënë se fakte kemi, por nuk i themi, dhe eprori i saj, Escobar erdhi te Sokol Balla dhe tha se kemi fakte dhe do i sjellim, pas disa muajsh, në valët e Zërit të Amerikës, u bëri thirrje të gjejnë fakte. Pra, nuk kanë asnjë fakt. U faktua 100 përqind ajo që i kam shkruar që ditën e parë Antony Blinken se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit.

Kjo është e vërteta.

Së dyti: Alistair King-Smith ka mashtruar në mënyrë të tmerrshme qeverinë e tij në bazë të korrupsionit, por Britania e Madhe është transparente.

Dhe, autoritetet britanike nuk pranojnë të thonë se kemi fakte, por nuk i themi. Kanë kanal zyrtar, ligjor për të ndjekur çështjen. Unë i kam gjetur dhe do ua bëj shqiptarëve të gjitha publike. Në momentin e duhur. Shqiptarët do të shohin se çfarë dezinformimi të ulët ka bërë ambasadori Alistair King-Smith për qeverinë e tij.

Nuk luftoj për veten time, më së pari luftoj për shqiptarët, sepse ambasadorët që janë ekselenca, për definicion janë njerëz që punojnë për ndërtim urash dhe bashkëpunimi, por edhe për informacion, atë çfarë ka mashtruar Alistair King-Smith qeverinë e tij, turpëron çdo qenie njerëzore. Unë do ua bëj të ditur shqiptarëve, unë vetë i di, por dua që shqiptarët t’i dinë.

Një nga problemet më të mëdha të kësaj mafie në pushtet janë valixhet me euro që shpërndan për të blerë deklarata, vendime, për të deformuar realitetin. Këta emisarë të tipit Duçka nuk janë pa emër. Janë disa që lobojnë, që paguajnë dhe flasin në emër të tyre. Asnjë impresion nuk kam unë.

Unë kontratën e kam me shqiptarët, me vlerat evropiane, por jo me mafian. Kurrë! Një ambasador si Alistair Smith-King i lejon vetes të thotë se ky njeri është i lidhur me orgamizatë kriminele në Britaninë e Madhe, për një njeri që i ra derës dhe që nuk e kisha njohur kurrë, dhe e bën këtë se ndan favore me Edi Ramën Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn. Unë nuk impresionohem, përkundrazi në rrafshin personal m’u dha rasti që tu faktoj shqiptarëve, atë që me sondazh një përqindje e tyre nuk e besonin kurrë. Kurse në rrafshin politik, unë jam shqiptar, jam atdhetar, mbroj interesin e vendit tim nga kushdo, nga cilado mafie. Se nëse ti ja thua qeverisë tënde, se unë spo merrem me rekordet. Qeveria që unë kam drejtuar ka pasur rekordet më të mira për luftimin e krimit në bashkëpunim me Britaninë e Madhe, me fakte e dokumente. Por ato i përkasin të shkuarës. Ky merr një person që erdh dhe i ra me shkelm derës, i cili kishte qenë i përzënë nga Britania dhe e paraqet si lidhjen time. Ia kam thënë dhe ia them sot, ai ka vepruar fshehtas, unë veproj hapur. Do e demaskoj dhe do e denoncoj atë sepse kështu mbroj jo vetëm dinjitetin e shqiptarëve, por edhe dinjitetin e qeverisë britanike. Se ai shpif me ato që i kanë thënë Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Do i bëj publike.

Jolldiz Mitro: A jeni ftuar nga përfaqësues të vendeve europiane për t’u takuar me ta pas vendimeve te SHBA e Britanise si non grata?

Sali Berisha: Të themi këtu, nuk kam bërë asnjë kërkesë. Mund të bëj, por tani për tani nuk kam bërë asnjë kërkesë. Kam pasur ftesa, nuk kam shkuar, mund të shkoj. Unë kam një mënyrë timen në marrëdhëniet, jam i njerëzishëm dhe i respektueshëm, por jo kaq i zjarrtë.

Ermal Rizai: Përsa i përket primareve, ju dy të mërkura rresht jeni takuar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ka pasur deklarata të shkurtra kur ka dalë nga takimi me ju. Si është koordinimi dhe në sa bashki të vendit do të kemi kandidatë në primare nga PL-ja.

Sali Berisha: Unë mendoj se marrëdhëniet me z. Meta dhe PL-në në vlerësimin tim, kanë qenë shumë transparentë, sikundër ne ndaj tyre. Kandidatët po garojnë në 4-5 bashki dhe Meta ka pranuar që në fillim primaret dhe jam shumë falënderues për këtë. Mund ta them këtu se nëse Meta do të thoshte unë kërkoj 1-2-4 pa primare, kjo në një koalicion do të shqyrtohej me seriozitet. Ka qenë fair dhe vazhdon bashkëpunimi i përsosur pa asnjë lloj problemi me Partinë e Lirisë.

Erneta Shevroja: Do i kthehem edhe njëherë thirrjes që patët në fillim për qytetarët që të marrin pjesë në protestë. A i siguroni ata të cilët se hezitojnë se mund të ketë ndonjë përplasje, pra kanë frikë, që nuk do të ndodhë asgjë e tillë dhe ata janë të sigurtë të vijnë në protestë.

Sali Berisha: Janë 100% të sigurtë të vijnë. Protesta do të jetë një protestë madhështore për motivet që unë u ndala në fillim dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë protestë. Asnjë lloj negociate nuk pranojmë me Edi Ramën ne. Jo. Ka një kushtetutë dhe ne i përmbahemi asaj dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në Surrel nuk do ti bëjmë protestat, ndonëse gjeneratori i të gjitha të këqijave janë sarajet e Surrelit. Kjo është e vërteta. Se Tiranën e ka zhytur në 10 qytetet me ajrin më të ndotur në botë dhe vetë rrezitet në shpatet e Dajtit, në ajër të freskët dhe të pastër. Me mendësinë e sundimtarëve të vjetër. Kjo është realja. Por ne protesta në Surrel nuk bëjmë. Nga Surreli vijnë të këqijat, nuk ka pse më shikoni me kaq çudi.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale