Berisha: Ne do ju nxjerrim nga pushteti me çdo mënyrë! PD do rikthejë votën e lirë!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për manipulim të procesit zgjedhor. Berisha deklaroi se shteti u përdor në mënyrë të paligjshme për të ndikuar votën, përfshirë punësime, leje ndërtimi, legalizime, falje gjobash dhe shpërndarje fondesh për pensionistët. Ai akuzoi gjithashtu administratën, patronazhistët dhe grupe kriminale për presion ndaj votuesve dhe vëzhguesve.

Sipas Berishës, raportet e OSBE/ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian përbëjnë “nekrologjinë” e procesit zgjedhor, duke treguar se shteti dhe partia janë të pandarë dhe se krimi pengon rotacionin e pushtetit. Ai theksoi se opozita nuk e njeh legjitimitetin e qeverisë dhe paralajmëroi se PD do të bëjë gjithçka për të rikthyer votën e lirë.

Lideri demokrat, Sali Berisha ngriti akuza edhe ndaj zyrtarëve dhe ministrave të caktuar, duke përmendur presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë dhe lidhje të supozuara me krimin. Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre dhe deklaroi se opozita synon largimin e qeverisë aktuale dhe rikthimin e votës së lirë.

FJALA E PLOTË

Ky debat zhvillohet për një nga çështjet më themelore të historisë së lirisë së shqiptarëve, zhvillohet për funeralin e votës së lirë, që partia në pushtet, e ngërthyer nga të gjitha anët nga interesa kriminale, banda kriminale, i rezervoi procesit më themelor, votës së shqiptarëve.

Zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një proces fund e krye farsë tipike e narkodiktaturave.

Ishin një proces në të cilin u dhunua ligji i vendit dhe ligjit ndërkombëtar zgjedhor në të gjithë periudhën parazgjedhore, 4530 herë.

Ishte një proces në të cilin me paratë e taksapaguesve shqiparë, për të ndikuar, mashtruar dhe manipuluar votën e tyre, narkoregjimi organizoi 4530 aktivitete, nga të cilatditën e zgjedhjeve Giro d’Italia me 7 milionë euro.

Ishte një proces në të cilin pasardhësi direkt i xhelatit të diktaturës komuniste, Kristaq Rama, njeriu që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, pasardhësi direkt i xhelatit tjetër, Spiro Koleka, që kërkoi futjen e tankeve studentëve, arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare apo i vuri ata në ndjekje penale.

Ishte një proces në të cilin shteti elektoral përdori të gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet logjistike dhe vendimmarrjen në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve, të kontrollojë vullnetin e tyre.

Ishte një proces, si kurrë ndonjëherë më parë, falangat kriminale të patronazhistëve dhe aktivistëve të partisë së krimit, që paguhen nga qytetarët shqiptarë për shërbime, punonjës të administratës, zyrtarë, drejtorë, hajdutë, makutë, që tani janë edhe këtu, përdorën të gjithë fuqinë e pushtetit, të gjitha mjetet e pushtetit për të kontrolluar vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë.

Ishte një proces, në të cilin fuqia ekzekutive e shtetit u përdor në dhjetëra mijëra raste për punësime, leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie.

Ishte një proces, në të cilin duke shkelmuar të gjitha parimet për zgjedhjet e drejta, u falën dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.

Ishte një proces, në të cilin u dhurua për votë 760 mijë pensionistëve, 100 euro secilit.

Ishte një proces, në të cilin u shpërndanë licenca për mbjellje kanabisi 28 mijë hektarë, kundrejt 200 hektarëve që parashikonte ligji.

Ishte një proces në të cilin Troplinët, Çelët, Bajrët, bandat me radhë në rrethe, me hanxharët e krimit dhe paratë e krimit, sollën në parlament 28 deputetë.

Pra, ishte një proces, të cilin… kanë ikur ata se e dinin se do i nxirrja me emër, kisha listën këtu që t’i listoja të gjithë… pra ishte një proces që dëshmonte qartë se ju qëndroni në pushtet mbi krimin monstruoz elektoral.

Ishte një proces në të cilin Altin Troplini, Poja i Skapit, në mbi 100 e ca padi, amnistoi në total të gjitha.

Ishte pra një proces në të cilin ju nxorët fytyrën e vërtetë të armiqve të egër të votës së lirë dhe vullnetit të shqiptarëve.

Ishte një proces në të cilin ju përdorët banditizmin, dhe ai që tani fshihet pas Lubisë, në mëshirë të Lubisë, po, po, atje do të shkojë, më dëgjo mua… ai thirri në zyrë dhe kërcënoi në mënyrën më banditeske kryevëzhguesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të ndryshonte raportin.

Ishte një proces në të cilin, ai që fshihet pas Lubisë, bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin.

Ishte një proces ku vëzhguesit u kërcënuan për heqje të akreditimit.

Por ishte një proces në të cilin ju, megjithëse bëtë gjithçka për ta maskuar, morët damkën përfundimtare si armiq të egër të votës së lirë.

Për qytetarët shqiptarë, unë do i informoj shqiptarët vetëm për tre konkluzione.

I deleguari që kryesoi, deputeti që kryesoi grupin e Këshillit të Europës që kryesoi zgjedhjet, shkruan në rekomandimet e raportit, në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti.

Kaq. Pra zgjedhje nuk kishte.

Aty ku ka parti shtet, nuk ka zgjedhje, ka farsë.

Dy, përfaqësuesi i shquar i eurodeputetëve të Partisë Popullore, do të deklaronte në asamblenë politike të PPE se në Shqipëri krimi dhe kartelet nuk lejojnë rrotacionin e pushtetit.

Ishte një proces, në të cilin dështoi çdo përpjekje për të cenuar raportin dhe morët ndëshkimin më të madh ndërkombëtar.

Me këtë proces dhe me këtë raport, unë gjej rastin të shpreh mirënjohje të pakufishme atyre 300 vëzhguesve nga dhjetëra vende, të cilët firmosën tre raportet, të OSBE/ODIHR, të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, të cilat janë nekrologjia e farsës elektorale në Shqipëri.

Gjithashtu ky raport dhe këto zgjedhje, në njërën anë dëshmojnë se çfarë jeni në gjendje ju të bëni për të mbrojtur krimet tuaja.

Damian, e ke vetë parasysh.

Tani ti qesh se e sheh veten më pak mëkatar duke e krahasuar me lubistët.

Jo, se lubist nuk ke qenë ti, të themi atë që është.

U harrove, se kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten ti.

Mos hap ato kapituj se nuk kanë lidhje me zgjedhjet.

Ekzakt kjo që them.

Por, tani do thoni ju, tani u them unë, është radha jonë.

Dhe tani ta dini mirë që është radha jonë.

Dhe në mënyrë absolute për ne ju nuk keni asnjë legjitimitet.

Dhe kam bindjen më të madhe se PD dhe opozita shqiptare, do u rezervojë ju atë që u rezervohet narkoregjimeve dhe narkodiktaturave.

Sa më shpejt, është në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, e drejta e tyre për të përmbysur Edi Ramën, dhe jo nga Lubia, por nga opozita…

Ti që shkove dëshmitar aty në debatin 7-orësh.

A e di si i tha atij, më shih pak në sy Ulsi, i tha Lubia.

Absolutisht po.

Nga e mora vesh?

Po muret kanë sy, kanë veshë, ruju ti, kujdes…

Kujdes se është vetëm fillimi i tregimeve të mia.

U garantoj.

Ku është ky Pirro Vengu?

A e dini ju se në dy shtete të NATO-s nuk shkel ministri juaj?

Që shkruante drejtori i arkivit se Pirro Vengu, kur e akuzova për dezertor, është ortodoks çam.

Ai është zagoriot dhe ka marrë shtetësinë greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë.

Berisha: Ne do ju nxjerrim nga pushteti me çdo mënyrë! PD do rikthejë votën e lirë!

Pra, si përfundim, u bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre.

U garantoj se do bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim dhe rikthyer votën e lirë shqiptarëve.

Se ju kurrë nuk fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do organizonit 4533 aktivitete.

Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do falnit 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.

Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do u jepnit 760 mijë pensionistëve 100 euro.

Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do angazhonit kartelet e drogës të Pojave dhe stërpojave.

Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet, po fitorja do ishte e PD, në qoftë se nuk do e shndërronit administratën në falanga të krimit.

Në qoftë se nuk do shndërronit shtetin në shtet elektoral.

Ju jeni të humburit e mëdhenj dhe ne do ju nxjerrim nga pushteti me çdo mënyrë.

PD do rikthejë votën e lirë!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale