Berisha: Ligji për barazinë gjinore është produkt i demonit Xhorxh Soros, qëllimi i tij është shkatërrimi i familjes. Shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PROTESTËN KUNDËR LIGJIT PËR ‘GJINITË

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, e cilësoi ligjin për barazinë gjinore si një instrument të ekstremit të majtë dhe të ndikimit të Xhorxh Soros për të shkatërruar familjen tradicionale shqiptare. Sipas kryedemokratit, kjo nismë është një ‘doktrinë postmarksiste’ që, sipas tij, synon të zëvendësojë biologjinë me ideologjinë dhe fenë me censurën shtetërore. PD, nën drejtimin e tij, paralajmëron nisjen e një beteje direkte kundër Edi Ramës dhe kërkon anulimin e menjëhershëm të ligjit.

Gjatë fjalës me gazetarët para parlamentit, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se ‘ky ligj përmbys Kushtetutën, kodet dhe trashëgiminë mijëravjeçare të vlerave shqiptare’, duke e akuzuar qeverinë se po përdor pretekstin e përafrimit me BE për të ‘futur një ideologji të ekstremit të majtë’. ‘Pretendimi se ky është përafrim me BE është mashtrimi më i madh, sepse në asnjë direktivë europiane nuk përmendet përkatësia gjinore e shumëfishtë,’ u shpreh Berisha.

Lideri i opozitës u shpreh se, ligji ‘ndëshkon prindërit që duan ta rrisin djalin si djalë dhe vajzën si vajzë’ dhe ‘i dorëzon Kuranin, Biblën dhe Talmudin në duart e censurës shtetërore. Pas miratimit të këtij ligji, asnjë udhëheqës moral i besimeve fetare nuk do mund t’i lexojë më librat e shenjtë ashtu siç janë, sepse do konsiderohet se diskriminon.’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e krahasoi këtë projekt me diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, ndërsa akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën si autor dhe përgjegjës kryesor të ligjit. ‘Ky ligj është identik me atë që shpalli Shqipërinë shtet ateist në vitin 1974. Ai është hapi më i rrezikshëm drejt totalitarizmit të ri. Ne shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria. Kjo betejë është me një person dhe vetëm një person – Edi Ramën. Me kukullat e tij ne nuk do merremi më.’

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve që e akuzuan për ekzagjerim, Berisha theksoi se kishte folur ‘vetëm 40 përqind të asaj që ligji realisht përfaqëson’. Ai argumentoi se ligji ‘bën fjalë për përkatësi të shumëfishta gjinore, për diversitete të gjera identiteti dhe përmbys çdo përcaktim biologjik e kushtetues të familjes si bashkim midis burrit dhe gruas. Ky është atentati më i rrezikshëm ndaj qenies njerëzore. Komunizmi donte të krijonte njeriun pa pronë, kurse postmarksizmi kërkon të krijojë njeriun pa gjini.’

‘Shoqëria shqiptare rrezikon të kalojë në një tirani ideologjike ku censurohet fjala, feja dhe vetë identiteti biologjik i njeriut. Do vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë deri në anulimin e këtij ligji. Ky ligj nuk mund të pranohet kurrë, është antishqiptar, antifamiljar dhe çnjerëzor.’, tha për gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE:

Sjellin në parlament një ligj të doktrinës post-marksiste, doktrinës më çnjerëzore që qarkullon sot në botë, doktrinë që dallon nga ajo e Marksit, sepse ajo bazohej në shkatërrimin e pronës private, kurse kjo shkon edhe më tej në shkatërrimin e familjes si qeliza, si themeli i një shoqërie.

Ky ligj, i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë, përmbys Kushtetutën e vendit.

Përmbys kodet e vendit.

Përmbys trashëgiminë pozitive mijëravjeçare dhe penalizon, ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj, binaritetin e saj natyral, biologjik.

Penalizon ligjet, Kushtetutën e vendit, nenet e familjes.

Penalizon dhe përmbys nenet e lirisë së besimit.

Nenet e lirisë së mendimit dhe shprehjes së tij.

De facto, në emër të përafrimit me direktivat evropiane, që është edhe mashtrimi më i madh, ligji çon me shpejtësi drejt totalitarizmit.

Ky ligj, për shqiptarët, i garantoj se është identik dhe i njëjtë me atë ligj që shpalli Shqipërinë shtet ateist në Kushtetutën më të keqe të vendit, atë të vitit 1974.

Në germë nuk e shpreh këtë ligji, por ligji duke detyruar iudeoligjinë e gjinisë me përkatësi të shumëfishtë, e gjinisë në të gjithë diversitetin e vet, ligji de facto dorëzon përfundimisht Kuranin, Biblën, Talmudin në duart e censurës dhe të shtetit.

Dhe pas miratimit të këtij ligji, asnjë nga udhëheqësit moralë të besimeve fetare, nuk do mund t’i lexojnë ato ashtu siç janë sepse do konsiderohen se diskriminojnë.

Por ligji ndëshkon prindërit, të cilët do mund të penalizohen në rast se duan që djali i lindur i tyre djalë, këta duan që ai të rritet djalë dhe vajza, vajzë.

Pra në qoftë se ata i çojnë në shkollë me qëllim që t’u respektohet identiteti gjinor, ata do dënohen sepse faktikisht tani e tutje identitetin gjinor nuk do e përcaktojë natyra, biologjia, por do e përcaktojë shkolla dhe shteti me shumësinë e identiteteve gjinore, me diversitetin e tyre.

Të gjitha kodet e vendit bien.

Edhe njëherë, pretendimi se ky është përafrim me BE është mashtrimi më i madh në ëktë ligj, sepse direktivat e BE, që citohen në materialin e këtij ligji, në asnjë rresht, në asnjë frazë nuk bëjnë fjalë për shumësi, për gjini me diversitet të gjërë, nuk bëjnë fjalë për përkatësi gjinore të shumëfishta.

Pra, janë të gjitha mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës monstra e së cilës është Xhorxh Sorosi me miliardat e tij.

Ligji, de facto, shënon vendosjen e ekstremit të majtë, pasi pas miratimit të tij zhvlerësohen të gjitha përcaktimet ligjore të mëparshme të Kushtetutës, kodeve dhe triumfon çnjerëzorja, triumfon ajo ideologji, e cila për ët krijuar njeriun e ri, komunizmi njeriun e ri do e krijonte njeriun pa pronë, kurse post-marksisti, njeriun e ri e ka me gjini të shumëfishtë apo me diversitet të gjerë gjinor.

Kjo është një lloj tiranie ideologjike që vendoset mbi këtë popull.

Dhe i garantoj shqiptarët që do vazhdojmë betejën tonë të pandërprerë gjer në anulimin e këtij ligji.

Ky ligj nuk mund kurrë të pranohet me këto qëllime kaq të mbrapshta, kaq çnjerëzore, kaq antishqiptare, kaq antifamiljare.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:

Enkelejda Mema, EuroNews: Do jeni nismëtarë të një referendumi si PD, duke marrë firmat dhe vullnetin e qytetarëve edhe pse referendumet këtu tek ne janë shumë të kushtëzuara nga ana ligjore.

Sali Berisha: Pyetja juaj është shumë e drejtë absolutisht.

Por ne shumë shpejt nisim betejën kundër autorit të këtij ligji te kryeministria.

Kundër këtij personi që ka marrë përsipër të transfigurojë familjen shqiptare për konceptet që ka për familjen.

Kësaj klike sorosiane, se edhe ajo që ka prurë ligjin, është produkt laboratorik i Sorosit, po, po ajo ministrja që merr përsipër të sjellë një ligj të tillë.

Kështu që beteja jonë, e deklarova dje, është me një person dhe vetëm një person dhe ky është Edi Rama.

Me kukullat e tij ne nuk do merremi më.

Sepse kukullat e tij janë mjerane.

Lexoni pak mesazhet që Lubia i dërgonte Ervis Berberit, që të gjitha ishin të diktuara nga Edi Rama.

Ndaj dhe ne duhet të merremi në mënyrë përfundimtare me Edi Ramën.

Isa Myzyraj, OraNews: A i keni bërë një lexim të keq të ligjit vetëm për të fituar pak kapital në këto kohë të trazuara, pasi ju e ekzagjeruat në fjalën tuaj, përkatësinë gjinore, identitetin gjinor dhe se ju vetë si mjek, i dini shumë mirë këto koncepte që nuk janë në ligj në fakt.

Sali Berisha: Unë po të garantoj që nuk kam shprehur këtu, për arsye kohe dhe të tjera, as 40 përqind të asaj që ky ligj përfaqëson. Sepse ky ligj zotëri, me ndryshimin e fundit, bën fjalë për përkatësi të shumëfishta. Bën fjalë për diversitete të gjëra identiteti.

Dhe identiteti me diversitete të gjera, e kupton vetë, se jam burrë, nuk jam burrë, jam grua, nuk jam grua.

Unë them atë që ekspertët e të drejtës evropiane kanë shkruar. Në asnjë nen të direktivës evropiane nuk bëhet fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, as për identitete gjinore me spektër të gjerë.

I ka thënë një përgjigje shumë të qartë Gjykata Europiane të Drejtave të Njeriut, Gjykata Kushtetuese franceze, e cila ndaloi në vitin 2016 në një gjykim pranimin e gjinisë neutrale.

Që gjinia neutrale është shumë më pak, se këtu bëhet fjalë për diversitet, bëhet fjalë për dërgimin e qenies njerëzore gjer në kafshi, gjer në poligamizëm, gjer në poliandrizëm.

Për çdo familjar që i lexon këtu, këto përkufizime heqin çdo lloj arritje në trashëgiminë shekullore të konsolidimit të familjes.

Po, shoqëria ka qenë poliandrike, poligamike, përsëri sot ka disa fise të tilla afër Himalajave, por shoqëria e civilizuar ka evoluar në statusin binar, biologjik binar, atë që ka dhënë Zoti dhe që e ka konsoliduar në shekuj.

Këtu nuk po e ekzagjeroj fare.

Se nëse hyn më shumë, ligji përmbys gjithçka.

Është atentati më i rrezikshëm që është bërë ndaj qenies njerëzore.

Tejkalon doktrinën e Marksit, është post-marksiste.

Ata që po protestojnë aty, nuk do mund të lexojnë më Kuranin.

Në qoftë se ata nuk pranojnë përkatësinë e shumëfishtë, në qoftë se ata nuk pranojnë gjininë në diversitetin e gjerë të saj, ata dënohen aty.

Mirëpo ata në libra kanë të shkruar gjininë burrë dhe grua.

Është shumë, shumë e vërtetë.

Këta nuk flasin më as për gjininë neutrale.

Këta flasin për përkatësi të shumëfishtë. Pra jo të dyfishtë, që është e sanksionuar në Kushtetutë, e sanksionuar në Kodin e Familjes, e sanksionuar në të gjitha kodet.

Kjo përmbyset.

Ligji vendos censurën e plotë mbi besimet fetare duke mos i lejuar të shprehen.

Por në themel të Biblës dhe Kuranit janë vlerat e shenjta të familjes dhe të njeriut.

Nuk është e vërtetë.

Mos i pranoni të tilla.

Ata edhe disa vërejtje që morën parasysh, i kanë rikthyer.

Por ata mbrëmë në një rast të pazakontë, afër mesnate lëshuan një deklaratë ku thuhej se fotografia që kishte publikuar Taulant Balla me qëllim mashtrimin ishte një fake.

Se është një goditje shumë e rëndë e lirisë së fjalës.

Sepse nëse thua se ka dy gjini, gjobitesh.

Sepse nëse kërkon nga shkolla që fëmija im është vajzë, ti dënohesh sepse ata do i japin hormone, do bëjnë gjithçka ta nxisin të ndryshojë gjininë.

Ky është ligji faktikisht i përmbysjes së një shoqërie dhe ideoliogjimit të saj me doktrinën e ekstremit të majtë.

Doktrinën më të zezë që ekziston sot në botë.

Ambasadorit të BE i them kaq, zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.

Nuk merremi ne me trajtimin, ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare.

Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët.

Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, apo nuk ka folë fare dhe ti bëhesh zëdhënës i tij.

Të dalë, ta nxjerrë aty.

Janë 21 vende të BE-së që nuk kanë një ligj të tillë. 21 vende anëtare të BE-së që nuk kanë një ligj të tillë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale