PRONONCIM PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA SPAK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në një prononcim për media nga SPAK deklaroi se padia e ngritur ndaj tij nga gjyqtarja Irena Gjoka është e nxitur politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe Altin Dumani. Berisha u shpreh se gjyqtarja, të cilën e quan “Irena me 5 mbiemra”, ka lidhje familjare me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama, dhe se veprimet e saj janë pjesë e një skenari të dirigjuar nga pushteti për ta goditur politikisht, duke përfshirë edhe këtë padi. Ai e konsideroi këtë një përpjekje për të penguar aktivitetin e tij si kryetar i opozitës.
Lideri opozitar, Sali Berisha akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka për një sërë skandalesh, duke thënë se ajo është shkarkuar nga KLD në 1996, por nuk dha dorëheqjen për konflikt interesi. Berisha tha se KLGJ e mbrojti në mënyrë të padrejtë dhe mohoi dokumentet e shkarkimit. Kryetari i PD tha se Irena është dëbuar dhe dënuar nga Greqia, por e mohoi publikisht, ndërkohë që ai disponon dokumente që e vërtetojnë. Berisha gjithashtu akuzon gjyqtaren Gjoka për falsifikim dokumentesh në procesin e dekriminalizimit dhe lidhje me pushtetin e Edi Ramës, duke e përshkruar si simbol të korrupsionit në drejtësi.
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Aida Hajnaj nga BKH raportej çdo mëngjes në orën 6 tek Ardi Veliu, të cilin e quajti “spiuni i Edi Ramës” dhe një “eksponent të krimit nga më të rrezikshmit”. Berisha tha se ka bërë pyetje publike për lidhjet e Irena Gjokës me Alket Hysenin dhe dosjet e tij, por nuk ka marrë përgjigje dhe kërkoi që ajo të deklarojë për këto çështje. Berisha akuzoi Shërbimin Informativ Kombëtar për bashkëpunim me krimin dhe kartelët, ndërsa përmendi mungesën e hetimeve për shpëtimin e Troplinit të Durrësit, për të cilin tha se është informuar paraprakisht për largimin. Ai theksoi se nuk ka hetim për Dumani, i cili sipas tij është “vetë autori” i mbajtjes në xhep të urdhër-arresteve, ndërkohë që krahasoi këtë me arratisjen e El Çapos, kreut të kartelit më të fuqishëm në Europë, që kontrollon edhe portin.
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se bosët e kartelit në Shqipëri, si Altin Troplini, Dumani dhe Hajri, mbrohen politikisht nga Edi Rama për interesa elektorale në Durrës. Berisha tha se Antimafia Italiane ka bërë detyrën e saj, por drejtësia shqiptare nuk ka vepruar, duke lejuar largimin e Troplinit dhe lirimin e personave të dyshuar për krime të rënda, përfshirë një shumë prej 600 mijë eurosh që lidhet me Dumanin dhe Hajrin. Berisha i konsideroi këto figura pjesë të një narkoshteti dhe fton mediat të rishqyrtojnë qëndrimet për narkoshtetin, duke denoncuar ata që mohojnë këtë problem.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha theksoi se Shqipëria është një narkoshtet i dokumentuar dhe i njohur ndërkombëtarisht.
PRONONCIMI I PLOTË
Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit.
Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse…
Domethënë, i shqetësuar gjer në plalcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë…
Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro.
Pyetje i kam bërë unë asaj.
Dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën.
Unë desha të lexoj, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe.
Pra, ua them unë këtu, prisni…
A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin?
Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje.
Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje.
Tani, të dashur qytetarë, Irena me 5 mbiemra ka këtë kurrikul.
Me datën 26 tetor 2023, avokatët e mi i kërkojnë të japë dorëheqjen për konflikt interesi meqenëse ajo ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996 me firmën e Sali Berishës.
Por, Irena nuk pranoi të japë dorëheqjen sepse tha nuk keni dokument për këtë gjë.
Pyeti a keni dokument, nuk ka rëndësi se ishte shkarkuar.
Në nëntor të vitit 2023, KLGJ u jep avoketërve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996.
Por, dëgjoni tani fytyrën e KLGJ, por dy javë më vonë, KLGJ gënjen deputetët e PD duke u shkruar se kinse nuk ka marrë vendimmarrje të KLD në vitin 1996. Pra, pasi e kishte dorëzuar këtë.
E kuptoni se çfarëmalli janë këta? Çfarë llumi njerëzor janë këta?
Dy javë para dorëzojnë dokumentin, pas dy javësh u thonë deputetëve nuk ekziston dokumenti.
A e imagjinoni ju se çfarë përfaqësoni këta?
Edhe njëherë,
Pra në nëntor të vitit 2023 u japin avoketërve të mi vendimin e shkarkimit të Irenës me 5 mbiemra në vitin 1996 nga KLD.
Pas dy javësh, këta që vetëm llum mund t’u thuash, llum shteti se gjë tjetër nuk mund të jenë, i gënjejnë deputetët duke shkruar se nuk ka vendimmarrje KLD-ja në vitin 1996.
Ju lutem vetëm një minutë.
Në dhjetor të vitit 2023, kërkesa e avoketëreve për dorëheqje për konflikt interesi meqenëse ishte e shkarkuar nga KLD në vitin 1996, duke dorëzuar edhe vendimin e KLD, Irena me 5 mbiemra nuk pranoi se ai ishte vendim kolegjial, paçka se kryesohej nga Presidenti i Republikës.
Në mars të vitit 2024, gazeta greke Ta Nea boton shkrimin që Irena Gjoka është e dëbuar nga Greqia. Por mediat e PS në kor me në krye Idajet Beqirin dhe Frrok Çupin, shkruajnë se ky shkrim është porositur nga Tirana.
Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë të fuqishme në mbrojtje të Irena Gjokës në vend që të hetonte atë.
Vetëm sa nuk i thotë virgjëresha e drejtësisë jo në kuptimin biologjik, por moral.
Mediat e Ramës shpikin një letër nga policia që nuk është i vërtetë lajmi për Irena Gjokën.
Me 4-5 maj të vitit 2024, ishte ditë e shtunë, e dielë, Pashkë, gazeta Proto Thema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës nga Greqia.
Me 7 maj të vitit 2024, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se po nis hetimin e thelluar, Olsi me shumë probleme, Olsi problematik.
Me 14 maj, hetim pa rezultat se kërkesat e prokurorisë kalojnë nga Ulsi Manja, i cili bën ato që do.
Me 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbime të delinkuentes falsifikatore Irena, simbol i narkoshtetit dhe drejtësisë së edi Ramës, por edhe vendimin penal të formës së prerë, të dënuar nga Gjykata e Janinës.
Me 5 maj 2025, paraqita para jush këtu dokumentin me vulë apostile, i cili faktonte se Gjykata e Janinës e kishte dënuar atë 3 muaj burg.
Me 5 maj të vitit 2025, mohon që të ishte dëbuar apo dënuar nga Greqia në një intervistë që i jep BIRN-it.
Me 6 maj del prokura e vitit 2003, që Irena Gjoka kishte lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia, pra alibia që nuk kishte dijeni.
E kuptoni se çfarë personi është kjo?
Një ditë para deklaronte se nuk jam zbuar dhe dënuar kurrë, paçka se kishte lëshuar prokurë për të kundërshtuar dënimin, për të kundërshtuar dëbimin dhe kishte autorizuar avoketër. Mashtrim publik i rëndë.
Me 8 maj i kërkojmë KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës. Prokuroria fshihet pas asaj se Ulsi Vuitoni apo i 500 mijë eurove edhe ky, me regjistrim, nuk jep përgjigje.
Në qershor të vitit 2025 del se Irena Gjoka jo vetëm është dëbuar dy herë, por ka dënim penal të formës së prerë, të konvertuar më pas, ka falsifikuar dokumentarin e dekriminalizimit, pasi nuk e ka deklaruar këtë në formular dhe për këtë ka kryer vepër penale.
Ka gënjyer në veting për të justifikuar 60 milionë lekë të paligjshme duke paraqitur një kontratë të vitit 1996 mes burrit të saj dhe vëllezërve të saj, dhe duke përmendur në atë kontratë nenet e një kodi civil të miratuar të paktën pothuajse 19 vjet më vonë.
Pra, Irena Gjoka, e cila ka në CV-në e saj një seri veprash penale të rënda, një mashtruese ordinere, një gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit, një gjykatëse që duhej të shkonte në burg dhe jo në gjykatë, për shkak se është e dënuar me burg, ndjehet e fyer pse unë i bëj një pyetje publike.
Nuk është kjo çështje se Irena dhe Dumani janë si tenxherja dhe kapaku.
Janë si binjakë siamezë në moral dhe çdo gjë.
Por këtu është problemi i një sistemi të ngritur nga Edi Rama dhe të keqpërdorur në shkallën me ekstreme.
E kuptoni ju edhe njëherë, Irena me 5 mbiemra, me dënime, me dëbime, e mashtrime, delinkuente, konsideron fyerje pyetjen që i unë i bëj.
Me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit, ajo bën kallëzim ndaj meje.
Tani, ky është sistemi.
Pyetje: Z.Berisha, ne gazetarëve nuk na lejohet të bëjmë komente, por si grua dhe si gazetare e konsideroj të papërshtatshme gjuhën tuaj në adresë të një gruaje tjetër.
Berisha: Së pari, sipas kësaj logjike, në qoftë se një grua tradhton, ajo nuk quhet tradhtare.
Në qoftë se një grua vjedh, ajo nuk quhet hajdute.
Në qoftë se një grua kryen krim, ajo nuk është kriminele.
Çfarë mendon ti, se shenjtëria e gruas mund të përdoret për të mbuluar krimet?
Përkundrazi, qenia grua përbën një standard moral më të lartë për të qëndruar më larg krimit.
Dhe ato të cilat turpërojnë gruan, turpërojnë gruan dhe njeriun.
Sepse të dalësh dhe të thuash se nuk jam dënuar ndonjëherë, në një kohë kur ekziston me vulë apostile dokumenti i dënimit, ke fshehur një krim.
Të gënjesh në shtet që nuk jam dënuar, ke kryer një krim.
Të parat që duhet të distancohet nga ky soj grash, që të mos mbiftë në shtet, jo më në shtëpi, duhet të jenë gratë.
Gratë kanë pa diskutim standardet më të larta, nuk ka diskutim këtu dhe e meritojnë, por kur tejkalojnë çdo lloj standardi, ato turpërojnë shumë keq gjininë e tyre në radhë të parë.
Pyetje: Ju u thirrë sot në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime si person në dijeni mbi bazën e kallëzimit të bërë nga znj.Gjoka në lidhje me një pyetje të cilët ju e bëtë publike. A depozitoi sot Berisha prova konkrete në Prokurori në lidhje me këtë çështje?
Berisha: Unë ekzistoj në të gjitha mediat, pyetjet e mi.
Pa diskutim unë nuk mohoj asgjë.
Unë i kam adresuar pyetjen dhe sipas standardit elementar të transparencës, një njeri thotë kjo nuk është kurrë e vërtetë.
Unë nuk e kam lajm timin.
Por unë lajme, të cilat kanë interes për publikun, nuk i mbaj kurrë, sepse përndryshe nuk mbroj interesat e qytetarëve.
Në qoftë se unë mbaj një lajm për çdo zyrtar publik, jo për privat, unë indirekt bëj mburojën e tij sepse ai që ma dërgon mua lajmin, ai më beson dhe ma dërgon që unë ta bëj publik.
Pyetje: Përse ju keni ashpërsuar tonet ndaj gjykatëses Gjoka, sidomos pasi ashpërsoi masën e sigurisë ndaj jush?
Berisha: Po e kam denoncuar. Unë kërkova që ajo të largohej sepse e kisha shkarkuar. Ka një standard. Informacionet unë i nxjerr atëherë kur të vijnë.
Ai informacion erdhi në gusht të atij viti dhe unë e bëra publik në gusht të atij viti.
Kjo nuk është përgjegjësia ime, është përgjegjësia e atyre që më kanë dërguar informacionin se unë nuk kam pse ta mbaj.
Por mund të shtrosh pyetjen se pse gjykatësja nuk e bëri padinë në kohën kur ishte gjykatësja e çështjes.
Domethënë ajo kishte të gjithë urrejtjen për të bërë padinë, por nuk e bëri sepse donte të konsumonte veprën e saj kriminale tek dosja, akuzat false tek dosja.
Se ajo po të kishte, do thoshte që ky zotëri po më intimidon, po më fyen.
Nuk e hapi gojën se kishte misionin, por e bëri këtë pasi hoqi dosjen, ngriti padinë me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit.
Pyetje: Z.Berisha, ju deklaruat pak me herët se Prokuyroria e Posaçme ka informuar bosët e grupit kriminal Troplini për t’u larguar jashtë vendit. Për shkak të funksionit si ish-kryeministër, ish-president, a keni marrë ju me burimet tuaja të dhëna dhe kontakte me anti-mafian italiane? Dhe a kanë shprehur ata ndonjë shqetësim për dekonspirim të mundëshëm të aksionit?
Berisha: Antimafia Italiane nuk ka mbështetur në asnjë fjalë dhe nuk mund të mbështesë kurrë largimin e Troplinit nga Shqipëria.
Për Antimafian Italiane dhe operacionin URA, largimi i Troplinit është një nga aktet më të rënda që ka ndodhur.
Antimafia Italiane ka bërë të gjithë detyrat, por atë e largoi njeriu që mbajti në xhep për 20 ditë urdhër-arrestin e Irena Gjokës për Troplinin.
Nuk është Antimafia Italiane që ekzekuton vendimet, por janë gjykatat dhe prokuroria shqiptare.
Kështu që nuk besoj kurrë se Antimafia Italiane do donte të mos arrestoheshin bosët e kartelit.
Bosët e kartelit nuk donte të arrestoheshin Altin Troplini me Edi Ramën sepse këta po punon ditë e natë për vota në Durrës.
Dhe ne i kemi denoncuar gjatë fushatës me dhjetëra herë. Edhe darkat e tyre në Kodër të Kuajve, edhe drekat e tyre në shtëpinë e Vangjushit.
Prandaj këtu, Dumani në qiell dhe tokë të hipë dhe zbresë, do quhet Troplin gjer ditën e fundit të jetës së tij. Troplin mbetet ai. Nuk mund t’ia hiqni këtë. Nuk bëni mirë.
Sepse ajo ishte një gjë tmerrësisht e rëndë. Rëndojnë krime monstruoze mbi të. Njëlloj si Hajri. Kush e kishte Hajrin?
Ti e di shumë mirë që flitet për një shumë shumë të madhe, personalisht për Dumanin me Hajrin.
Dhe Hajri që këta thonë se është në kërkim, merr leje ndërtimi para një viti me firmë të Edi Ramës.
Këta janë një konglomerat dhe ata që u fshehin shqiptarëve këtë të vërtetë, janë mjerane të narkoshtetit.
Se këta janë konglomerat.
Urdhëro, i akuzuar se ka prerë në copa kufomën, ky e di se çfarë ka ndodhur aty.
Por fjalët janë, në atë kohë janë thënë që ka dhënë 600 mijë euro.
Unë dokumente nuk kam, por e vërteta është se ai është i lirë.
Ai bëri fushatë aktive, ai shkoi dhe kërcënoi deputeten tonë.
Ndaj dhe mediat, i ftoj mediat të bëjnë një rishqyrtim të qëndrimeve ndaj narkoshtetit sepse, jo ju, se ju bëni një punë dhe rrezikoni në njëfarë mënyrë dhe unë e vlerësoj shumë, por ka të tjerë doktrinarë, ka banalistë, mercenarë, intelektualë mercenarë, të cilët paguhen dhe ushqehen nga narkoshteti dhe duan të mohojnë ekzistencën e narkoshtetit duke u tallur dhe poshtëruar veten e tyre.
Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë, i cilësuar nga mediat më serioze të botës, nga analistë, nga dokumentarë, i cilësuar nga institucione, de facto çdo ditë e më shumë del në pah fytyra e shëmtuar e narkoshtetit.