Berisha: Goditja e deputetit Nallbati nga Rama. Ai dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top, për plaçkën e tyre janë gati ti vënë flakën Shqipërisë

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NGA SPITALI I TRAUMËS

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga spitali i Traumës, ku ndodhet deputeti i PD-së, Bledion Nallbati i cili ka marrë plagë të rënda në kokë, nga sulmi i paprecedentë i policisë, ka akuzuar Edi Ramën për sulmin. Sipas kryedemokratit, urdhri i Ramës është ekzekutuar nga krimineli Sokol Bizhga.  

Duke folur për gazetarët nga spitali i Traumës, kryedemokrati Sali Berisha ka falënderuar edhe njëherë mijëra qytetarët që ju bashkuan thirrjes së opozitës për të protestuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Berisha u shpreh se, Edi Rama dhe Lubi Balluku po i përdorin policët si mish për top, duke i futur në konflikt me qytetarët. Ai u shpreh se, Rama dhe Balluku janë të gatshëm ti vënë flakën Shqipërisë që të mbrojnë plaçkën e tyre, që ua kanë vjedhur e grabitur shqiptarëve.

FJALA E PLOTE:

Deputeti Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja, pasoja të vonshme quhen nga goditja apo jo.

Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë.

E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar.

Sokol Bizhga është një nga, është njeriu, njeriu që i ka djegur kolegun makinë, që ta dini ju, dhe

e ka mbathur kur banditat në Sarandë kanë djegur Genc Memetin.

Ky është i pafytyri Sokol Bizhga që duhet të ishte, duhet të ishte dekada në burg dhe tani komandon policinë. Një hero, një, një guximtar i vërtetë u dogj nga bandat në makinë dhe Sokol Bizhga shpëtoi. Ja, ky është Sokol Bizhga që e mban Edi Rama.

E ka apo s’e ka atë, valin gjë nuk e di, se s’mund të them se mund të mos jenë gjë, mund të jetë koincidencë mbiemra. Por, por, Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar sot urdhrin e Edi Ramës. Është goditur.

Edhe tjetër, unë i shpreh edhe mbështetjen dhe keqardhjen time më të madhe për operatorin e News24, por dëshmitarët okularë rrotull thonë që flaka ka ardhur nga ana e policisë dhe jo nga ana e protestuesve.

Kjo sigurisht, me nëpërmjet filmimeve, prandaj ju lutem shumë edhe ju, të kontrolloni të gjitha filmimet, sepse të dhënat janë që mjeti e, ose e ka kap policia ose e ka hedhur drejt operatorit, por sjelljet e policisë, sjelljet e banditëve, sjellja e Sokol Bizhgës është një sjellje kriminale e paparë.

Dhe unë e garantoj këtë bandit, e garantoj se do jetë përgjegjës për ditën, për, për dhunën, për dhunën shtazore, kafshërore të përdorur ndaj protestuesve.

Ju do shihni midis të tjerëve, një qytetar i cili është në një aftësi fizike krejt ndryshe, por është njeri që vjen, demokrat, që vjen në protesta. E kanë kapur në mënyrën më kafshërore, e hodhin mbi tela, e hodhin sikur të ishte një, jo, jo njeri, po sikur ishte, sikur të ishte një objekt, që të gjitha këto janë vepër e kriminelit Sokol Bizhga. Sokol Bizhga, thashë dhe njëherë, është njeriu, është njeriu.

Sokol Bizhga, thashë dhe njëherë, është njeriu, është njeriu, të cilin shpirti i Gjergj Mehmetit do ta ndjekë edhe në varr, atje ku shkoi. Ky bandit, jo uniformë polici, po ky duhet të ishte për tradhti të lartë të të kolegut të tij në mision, në detyrë, që e dorëzoi tek bandat e Sarandës territorin dhe vetë shëndosh e mirë, sot ky komandon policinë.

Ja ky është Edi Rama me çfarë komandon policinë.

Pyetje: Zoti Berisha, a arritët të flisnit me mjekët, në lidhje me gjendjen e zotit Nallbati, por edhe nëse ka qytetarë dhe protestues të tjerë krahas efektivit të policisë të lënduar tek trauma?

Sali Berisha: Nuk mora vesh se ka. Përsa i përket policëve, janë të keqpërdorur. Janë të keqpërdorur nga Sokol Bizhga, u shpreh keqardhjen e madhe, sepse nuk kishin asnjë arsye, siç e patë ju dëshmitar ju, të konfrontoheshin, të vërsuleshin me tërbim ndaj protestuesve, ndaj protestuesve paqësorë, por kanë zbatuar verbërisht urdhërat.

Po kërkoj ku është një protestues i plagosur, ka një tjetër që e ka marrë plumb gome në kokë, që i ka bërë plagë. Plumbat e gomës, siç e dini, mund të shpojnë dhe kafkën ndonjëherë, se nuk janë vetëm gomë, kanë edhe pak plumb në përbërjen e tyre. Kështu që është goditur në kokë njëri prej tyre.

Një gazetar, koleg i juaj, që ka ardhur nga Miçigani për të ndjekur protestën së bashku me ju, absolutisht desh, mbeti i asfiksuar komplet në bulevard nga gazi që i hodhën banditët. Ky është Arian Hasimi i ardhur nga Miçigani për të ndjekur protestën si gazetar. Pra, ju e patë vetë.

Ne po merremi tani, deputetët në të katër anët po merremi për të gjetur, ku i kemi se kanë arrestuar, kanë arrestuar deri tani 14 protestues pa asnjë motiv, pa asnjë lidhje me asnjë akt.

Vetëm tërbim. Po merremi me të gjitha këto, por bilanci do të jetë i 20 Shkurtit. Siç e patë ju, ishte një heroizëm masiv. Edhe njëherë e përsëris, mos të gabojë ta marrin vetëpërmbajtjen tonë si dobësi, se në mënyrë absolute do të mjerohen ata që kujtojnë të tillë.

Pyetje: Zoti Berisha, Ministrja e Brendshme sapo ju ka akuzuar ngaqë sipas saj, ju keni urdhëruar akte dhune ndaj efektivëve të policisë. Cili është komenti juaj lidhur me këtë?

Sali Berisha: Albana Adresa. Ç’a Koçiu, e ka Adresa, s’e morët vesh? Ajo quhet Miss Adresa. Po mos, çfarë, ajo, ajo, cila është? E morët vesh apo jo? Edi Rama i ka thënë asaj që ti ke vetëm një detyrë. Çfarë detyre kam? Adresën. Ndaj dhe ju do ta quani atë Miss Adresa ose zonja Adresa. Kaq, mos e komento Albanën.

Pyetje: Ministria e Brendshme deklaron se, janë 16 policë të plagosur.

Sali Berisha: Unë pyeta dhe më thanë që nuk ka asnjë. Nëse i bien me detyrim këtu le ti bien. Po ka të plagosur u uroj shqërim të shpejtë. Nuk kam asnjë lloj hezitimi, por, por siç patë ju edhe herën e parë thanë 12, edhe doli që ishin një ose dy, sa ishin atëherë aty. Këta mashtrojnë.

Edhe njëherë. Policët i përdorin mish për top. I përdorin mish për top. Edi Rama dhe Lubi Balluku, për të mbrojtur plaçkën e tyre, për të mos thënë atë fjalë që u shkau goja herën e parë, për të mbrojtur plaçkën e tyre, ata janë të gatshëm të sakrifikojnë policët dhe qytetarët. Janë gati t’i fusin flakën Shqipërisë. Dhe ky është, këto janë qëllime kriminale, do bëhen përgjegjës ata dhe të gjithë të tjerët. Po.

Pyetje: Atëherë 20 shkurt 1991 rrëzohet statuja e diktatorit Hoxha. 20 shkurt 2026, çfarë ndodh?

Sali Berisha: Mund të them domethënë që kjo periudhë është e papërsëritshme, ka qenë e papërsëritshme në memorien time. Çka ka një siguri të madhe se ky revolucion do të triumfojë. Se kjo kryengritje paqësore do të triumfojë. Se forcë në botë që të mposhtë këta qytetarë pa përmbushur misionin e tyre nuk ka. Nuk ka dhe nuk mund të ketë. Kjo, ajo që mund t’ju garantoj. Sot, ju them unë ju, kanë qenë me mijëra e mijëra që kanë kërkuar të mos largohen. Nderimin tim më të madh për ta. Kanë kërkuar të mos largohen, të mos lëshojnë sheshin. Por ajo ditë do vijë. Ne këtë revolucion, kryengritje paqësore, ose revolucion paqësor, se ne të tillë jemi, nuk e ndërpresim gjerë në realizimin e misionit tonë.

Ju falënderoj edhe njëherë se keni sakrifikuar shumë. Janë sjellë si kafshë ndaj jush, i kam vënë re. Kanë bërë gjithçka që ju të mos përmbushni misionin tuaj. Që t’ju verbojnë me tymra e me të gjitha. Por ju keni qenë të shkëlqyer, keni raportuar, keni bërë raportime të cilat për të gjithë shqiptarët janë jashtëzakonisht të çmuara se panë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe të një banditi që quhet Sokol Bizhga, edhe njëherë, një njeri që kolegun e tij e la, doli vetë dhe atë ja dogjën të gjallë në makinë, Gjergj Mehmetin, dëshmorin e kombit.

Mirupafshim.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale