Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në seancën parlamentare, u shpreh se Shqipëria duhet të përshëndesë hapin e parë drejt marrëveshjes së paqes mes Gazës dhe Izraelit, me nismën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Gjithashtu kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi se, futja e Enver Hoxhës në librin e muajit të Kuvendit, është bërë me urdhër të Edi Ramës. Berisha kujtoi se, ekziston një ligj i vitit 1992 që ndalon kujtimin e Enver Hoxhës dhe komunizmit.
Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:
Reagimi i parafolësit përbën një absurditet dhe më shumë se kaq.
Zoti Shehu, këtu përshëndeti hapin e parë të marrëveshjes prej 21 pikash të planit të paqes të presidentit Trump, dhe e kanë përshëndetur, sa për dijeni, edhe personalitete botërore.
Është hapi i parë dhe meriton përshëndetjen më të plotë.
Izraeli tërhiqet në një linjë të caktuar, lirohen 20 pengjet e gjalla nga Hamasi.
Çfarë ka këtu?
Çfarë u shkel këtu?
Kush e pengoi kryetarin e parlamentit të hapë parlamentin me një përshëndetje të tillë?
Kush e pengoi kryetarin e partisë së krimit të kërkojë fjalën?
Çfarë është kjo?
Kjo është për t’u përshëndetur.
Janë 20 pengje që lirohen.
Po e përshëndesin të tjerët.
Kurse ne i bëjmë gjyqin atij që propozoi.
Këtë duhet ta bënit ju.
Por ti e hape parlamentin me një apologji hipokrite.
Enver Hoxhën e fute ti me urdhër të Edi Ramës në axhendë.
Kryexhelatin e shqiptarëve, Hitlerin e shqiptaërve e futët ju.
Nuk është gabim, nuk është aberracion i librarisë.
Ka një ligj ky parlament të vitit 1992, që ndalon dhe dënon propagandën komuniste për Enver Hoxhën. Ka rezolutë parlamenti.
Nuk është punë biblioteke kjo.
Rezolutat e parlamentit janë të detyruara.
Imagjinoni ju se çfarë do ndodhte po të futej Hitleri në Bundestag.
Ju do thoni nuk ishte Enver Hoxha në përmasat e Hitlerit. Unë u them ju këtu se në prill të vitit 1991, samiti i EDU e ka vlerësuar në deklaratën e tij Enver Hoxhën si Hitleri i pasluftës.
Ka disa anologjira, infanticidi mes të tjerash.