FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË FUND TË PREZANTIMIT TË PROGRAMIT PËR SHËNDETËSINË 2025-2029
EKSTAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fund të aktivitetit për prezantimin e programit të Qeverisjes 2025-2029 për Shëndetësinë, u shpreh qeverisja e PD-së do të synojë që të vendosë sistemin gjerman të shëndetësisë, i cili është ndër më të mirët në botë.
Gjatë fjalës së tij, duke iu përgjigjur shqetësimeve të të pranishmëve, kryedemokrati Sali Berisha tha se, ajo që ndodhi gjatë pandemisë së Covid me Shqipërinë është krim kundër njerëzimit. Pasi renditi arsyet e dështimit të qeverisë Rama me Covidin, që fatkeqësisht solli mijëra viktima, shumë më shumë se vendet e rajonit dhe BE-së, kreu i PD-së deklaroi se, ndaj Edi Ramës, Ogerta Manastirliut, drejtuesve të kohës në QSUT dhe institucione të tjera shëndetësore, do të ngrihen padi dhe dosje për krime kundër njerëzimit.
Duke trajtuar problematikën e mungesës së ilaçeve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, nuk do të ketë mungesa të tyre nëpër spitale. Berisha u zotua se edhe për ilaçet e shtrenjta do të gjenden zgjidhje që do të vijnë në Shqipërisë.
Për cilësinë aktuale të barnave në Shqipëri, Berisha akuzoi Edi Ramën dhe importuesen e këtyre ilaçeve në Shqipëri, Vilma Nushi. Sipas liderit të opozitës, sapo Edi Rama erdhi në pushtet, Vilma Nushi loboi për të shfuqizuar ligjin që siguronte cilësinë e ilaçeve.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha premtoi se me ardhjen e qeverisë së Partisë Demokratike në pushtet, shqiptarët do të kenë ilaçe të njëjta si vendet e BE-së, si Gjermania, Italia apo Greqia.
FJALA E PLOTE:
Doktor Petrit Vasili, ish-ministër, renditi me realizëm disa nga përpjekjet tona më kryesore, por reformat janë si ndërtesat dhe natyrisht vendosja e çatisë, shënon edhe përfundimin në aparencë të saj.
E vërteta është se përpjekje shumë të mëdha bëmë për reformat. Reformat e shëndetësisë janë më të vështirat. Unë ju them ju, nga të gjithë sektorët, për tu reformuar shëndetësia është më e vështira. Ne bëmë përpjekje shumë serioze, zgjodhëm model shumë të mirë dhe i qëndrojmë, është modeli Gjerman, modeli që edhe Amerika tentoi ta marrë dhe nuk e mori dot. Bill Klinton ngarkoi Hillaryn, që me një ekip profesorësh që ta vendoste në SHBA, por natyrisht aktorë të fuqishëm nuk lejuan vendosjen e tij.
Ndaj Gjermania udhëheq me sistemin e saj. Ne në atë sistem do të bazohemi dhe të gjithë përpjekjen tonë, e bëmë bazuar në atë sistem. E zhbënë, e lanë, e injoruan.
Petriti përmendi disa nga arritjet dhe unë do të ju kujtoj vetëm një nga arritjet, e cila ishte për mua shumë e rëndësishme; aksesi. Shqipëria vlerësohej në vendin e 3-4 në Europë për aksesin në kujdesin shëndetësor. Po të mendoja se të tjerë, shumë më zengjinë dhe mjekësi me nivele shumë më të larta, kishin një problem shumë serioz me aksesin, ajo na nderonte ne. Ne kishim arritur, atë që mund të arrinim në kushtet tona.
Arritëm dhe një vdekshmëri amtare ndër më të ulëtat në Europë dhe botë. Le ti marrë kush të dojë statistikat, arritëm në 5 për 100 mijë, në 8 për 100 mijë, ndërkohë që vende shumë më të zhvilluara e kishin 20-30 për 100 mijë. Pra, po jepte rezultatet e para, ajo reformë.
Reforma në shëndetësi është e vështirë, mirëpo pavarësisht sa poshtë bien, pavarësisht se në çfarë gjendje gjendesh, detyra jote është të ndryshosh, mos të humbasësh kurrë nordin, dhe të shohësh si të ndryshosh.
Sot e vërteta është se kjo shëndetësi ka rënë në mënyrë dramatike, në mënyrë të pamëshirë dhe është e tëra vepër e korrupsionit dhe injorancës. E thatë bukur, nuk ka patur kurrë një periudhë të tillë, që në atë fron ministri të vijnë, secili më i paditur se shoku. Leje më në mjekësi, por edhe në çdo gjë tjetër. Kështu që ajo do të marrë një përgjigje.
Unë jo më kot thashë se, reforma nis me Ministrinë e Shëndetësisë. Ministria do të udhëhiqet nga reformatorë, do reformohet e tëra vetë, do kthehet siguria ushqimore aty, siç e shndërruat me shumë të drejtë, e cila është përtokë dhe do investohet me të gjithë mundësitë për një institucion të sigurisë ushqimore, vërtetë të sigurtë, kompetente dhe në shërbim të qytetarëve.
U shtrua problemi më shumë të drejtë, i mjekut të familjes dhe shërbimit parësor. Nuk ka diskutim se është themeli i sistemit. Në fakt në këtë drejtim, arritje patëm. Fakulteti i mjekësisë në atë kohë, profesor Fedhon Meksi e udhëhoqi atë reformë, në bashkëpunim me Bankën Botërore. U instalua në Shqipëri, mjek i familjes, u instalua dhe pagesa e tij. Por për habinë e çdo njeriu, në vend që ai të ishte në të parët të betejës kundër Covid, atë nëse u kujtohet, e përjashtuan fillimisht.
Se si mund të përjashtohej mjeku që më njifte mua me të gjitha problematikat e mia, tani që më trokiste në derë një armik tjetër më i rrezikshëm, nuk ka llogjikë njerëzore që mund ta pranojë këtë.
Tani nga mjek familje, në armik familje. Merrej virusi me familjen tani. Nuk ka asnjë diskutim për ti dhënë përgjigje dhe shqetësimit tuaj, akuza për krime kundër njerëzimit do të ngrihen, sepse janë kryer. Janë kryer nga drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, të QSUT-së dhe të institutit të Shëndetit Publik.
Këtu vendosi asistente, aty vendosi ish-kunatën dhe e bëri një kontroll drakonian, jo shkencor, por politik, të një vrasësi që vrau shqiptarë 4 herë më shumë se mesatarja e BE.
Jo vetëm kaq, por kur erdhi epidemia, vetë detyra kishte bërë që të vendoseshin të gjitha kapacitetet logjistike shëndetësore. Ishin të shumta ato. Ato kërkonin vetëm ndërhyrje të shpejta meremetimesh. Kudo kishte qendra shëndetësore bosh, spital pa të sëmyrë dhe mendova se tani, do të hapen kapacitetet dhe do të shtrohen. E kundërta, hapën 3-400 shtretër në Sanatorium, u morën me një ndërtesë tjetër, herë e ndërtonin dhe herë jo, dhe e lanë Shqipërinë me më pak se ½ e shtretërve të Kosovës.
Praktika botërore tregonte se, ai që shtronte, fitonte. Japonia shtronte masivisht. Jo që nuk ju ul vdekshmëria e përgjithshme, por ju ul. Ju ul sepse në atë situatë alarmi, njerëzit u bënë më të vetëdijshëm edhe për sëmundjet e tjera.
Gjermania me një persistencë gjermane, rriti kapacitetet, shtronte, i diagnostikonte në rrugë.
Numri i shtretërve të reanimacionit në Shqipëri ishte qesharak. Gjermania kishte 12 mijë, 6 mijë kishte Italia. Sa kishte Shqipëria? Absolutisht asnjë më shumë se 40-50 shtretër dhe ata pa intubatorë. U porositën, nuk u blenë. U porositën 50, nuk erdhi asnjë. Seç ndodhi me Ogertën, kanë kryer krime. Në një akt që nuk e nderon kurrë, sepse ai fali familjarët e tij dhe një shtetar nuk fal kurrë familjarët e tij. Fali Faucin, i cili duket se u përdor për të përjashtuar ata që po luftonin me Covid. Edhe këtu u përdor Covidi me qëllimet më politike.
Do të ketë dosje për ta, për krime kundër njerëzimit. Edhe për Ogertën, Edi Ramën dhe kunatën Fico, edhe për Najadën, që fshihte të vdekurit në spital.
Pra do të ketë transparencë dhe ligj. Nuk do të ketë amnisti për ta. Janë 20 mijë shqiptarë të vdekur nga epidemia, 4-fish. Kolegë tanë mjekë, 3-4 fishi i vendeve të tjera, nga qëllimet më kriminale që u mbajtën ndaj epidemisë.
Keni shumë të drejtë. PPP do të anulohen që javën e parë dhe ta dinë mirë, edhe sipërmarrësit dhe qytetarët, se çdo akt që është ngritur mbi bazën e korrupsionit, anulohet në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Askush nuk është më shumë se ne për respektimin e kontratave. Ne respektojmë ligjet dhe kontratat dhe jemi parti e shtetit ligjor, por asgjë që është ngritur mbi korrupsionin nuk pranohet. Nuk pranohet nga ligji ynë, nuk pranohet nga OECD dhe ligji ndërkombëtar.
Ato do të anulohen se janë përgjegjëse për qindra e mijëra jetë. Është e faktuar që sterilizimi të cilit ju rrit kostoja 83 herë, në shkelmin të parimit që koncesioni duhet të ulë çmimin, parim i koncesioneve, u rrit 83 herë dhe çdo vit mbeteshin mbi 1 mijë shqiptarë pa operacion se spitalet nuk blinin dot setet kirurgjikale për të operuar të sëmurët. Do anulohet dhe ai cilësuar organizatë kriminale, në shëndetësi është gjë e tmerrshme me jetën e njerëzve, por Edi Rama ka qenë kryetari i kësaj organizate.
Do anulohet check up i Vilma Nushit. A e dinë shqiptarët se janë 500 mijë emra fals, analiza të pakryera. Pse? Sepse Edi Rama i ka firmosur kontratën me asistentët e tij, se çfarë mbetet ndën 1.2 milionë do i pagujë qeveria. Ajo bën 4-500 mijë të tjerat ja paguan qeveria, ja jep lek në xhep.
Kjo praktikë e shtrirë, se po dal dhe në një temë tjetër, Aeroporti i Vlorës që këta e reklamojnë, çdo biletë ndën 600 mijë udhëtarë, do i paguhet aeroportit nga taksapaguesit.
Analizat një laborator ultra modern, me një shkencëtar të vërtetë në drejtim, siç ishte profesor Ndoka, me një ekip të shkëlqyer. Në kohën kur ata do ta transformonin atë sektor, e morën dhe ja dhanë vetes së vet dhe profesori u largua dhe është atje i nderuar, kudo që është.
Ilaçet të gjitha mafia. Njeriu që promovoi anulimin e ligjit për standardet evropiane që kishim ne, është Vilma Nushi me Edi Ramën. Ju e patë, Edi Rama vetë dhe Vilmën nuk pranoi kurrë ta paraqesë në komision para shqiptarëve, se nuk mund të dalin, se dalin si kriminel. Deputeti do ti thoshte, zonjë ti ke bërë këtë e atë dëm. Kjo Vilma është bashkëshortja e kushëririt të Ramës. Këta do të marrin përgjigjen e merituar, ligjore.
Instituti i kontrollit të Barnave është instituti Nushi, e kontrollon Vilma Nushi, ai është kot. Ai quhet instituti i Vilma Nushit. Kontrabanda pa diskutim, ju falenderoj për shifrën që dhatë, 50 mln euro dhe është kontrabandë qeveritare. Kapej babai i ministrit me kontrabandë ilaçesh, nuk i hynte ferra në këmbë, i ati i Saimir Tahirit. Kjo është e vërteta. Kontrabandë e tillë behet në patronazhin e qeverisë.
E shtruat drejt, vetëm një mjekësi rehabilituese është një mjekësi e cilësisë së jetës dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Është një dimension inekzistent në sistemin tonë shëndetësor. Absolutisht do të zhvillohet dhe do të marrë dimensionin që meriton.
Droga. Kush e solli drogën? Drogën e shëndërroi në politikë shtetërore, Edi Rama. Ka bërë dëshmi epike, historike Arben Ahmetaj. I thashë thotë, se kanabizimi është shkatërrim i ekonomisë. Është para, më tha Edi Rama. Më vjen keq të them, por kur e pashë Shqipërinë nga Pogoni në Alpe me plantacione kanabisi, thashë ky është narkoshtetit, se atë po e mbillte shteti. Dhe ne na mori droga. Nuk ka armik më të egër, edhe për shëndetin, por edhe ekonominë, droga po rrënon ekonominë.
Droga po e shnëdërron ekonominë shqiptare në kulla dhe në turizëm me kontribute stërminimale në buxhetin e shqiptarëve.
Droga shtriu përdhe Euron. Shkatërrimi i Euros shkatërroi eksportet, shkatërroi mijëra vende pune, i shndërroi ndërtimet në mollë të ndaluar. Në vend që të bien çmimet, çmimet shkojnë më stratosferë se i blejnë trafikantët. Mjaftojnë të lajnë paratë e tyre.
Një politikë shumë e rreptë do të instalohet kundër drogave, trafikut, mbjelljes dhe prodhimit të tyre.
Jam shumë dakord që duhen përcaktuar afate dhe do i përcaktojmë. Shumica e këtyre premtimeve do të jenë të 100 ditëve të para. Nuk pret situata.
Nuk mund mungojnë ilaçet për të sëmurët.
Unë ua them ju dhe u them shqiptarëve se në mënyrë absolute, të sëmurët me sëmundje të rënda në këtë vend, do të mjekohen me ato ilaçe që mjekohen në Itali, Gjermani e Greqi.
Nuk them se do ushqehen, se do të paguhen shqiptarët sa ata, nuk them se do kenë pasurinë apo rrogat e tyre, por do të kenë ilaçet e tyre. Në atë mundësi jemi 100% dhe ajo do të ndodhë dhe nuk do të mund të ketë më, mungesë ilaçesh. Ilaçet do të jepen sipas protokolleve.
Në kujtesën time, asnjë shkresë, as edhe një mesazh nuk kam marrë, se mungon në onkologjik, ky apo aty, ai ilaç. Se po të vinte, nuk diskutohej se do të sillej.
8 miliard është buxheti. Dhe në ato 8 miliardë, të parat janë ilaçet. Nuk sjellim dot ilaçet që janë eksperiment, por pasi të dalin dhe të futen në protokolle ato do të vijnë në Shqipëri.
Do të bëjmë përpjekje me Maqedoninë dhe Kosovën për blerje të përbashkëta, për ata që janë më të shtrenjta, por edhe nëse nuk funksion kjo mundësi, do i përgjigjem.
Nuk ka kryeministër të udhëtojë me avion taksi, të shpenzojë 21 mln euro udhëtime, për pushime, shërbime me avion në dispozicion. Jo do udhëtojmë me linja tregtare, siç kemi udhëtuar dhe siç udhëton edhe kancelari i Austrisë. Një vend 10 herë më i pasur se ne.
Nuk blihet instilacioni këtu në krahu tjetër 4 mln euro për të kënaqur sutë sulltani dhe lihet tjetrit në shtrat pa mjekim.
Këto marrin fund.
Sigurimi i ilaçeve të standardeve, dyfishim i barnave të rimbursueshme, shkuarja tek 90% të rimbursimit të plotë do të jenë objektiva të emergjjencës për të arritur sa më shpejt.
Pensionistët janë më keq se në diktaturë. Në diktaturë e merrnin bukën 20 lek, edhe çmimet
ishin qesharake, edhe pse pensioni ishte i ulët.
Kurse sot, buka që në vitin 2013 kushtonte 600 lek, kushton 1200 lek. Ushqimet kushtojnë më shtrenjtë se në Itali, Greqi e Gjermani. Ilaçet po e po.
Ndaj dhe ne kemi deklaruar që akti i parë do të jetë vendosja e minimumit jetik 200 euro.
Ky minimum vitin tjetër do të rritet prap, jo të indeksohet, por do të rritet prap dhe natyrisht pension ndën 200 euro në Shqipëri nuk do të ketë më. Nuk do të ketë njeri me ndihmë ekonomike, papunë apo çfarëdo qoftë që të marrë më pak se 200 euro.
A ka mundësi? Plotësisht, ju them unë.
Kam menaxhuar 8 buxhete dhe janë dyfishuar rroga e pensione, janë ndërtua 11 mijë km rrugë, janë ndërtuar 1300 shkolla e institucione arsimore, ujësjellësa. Paratë janë, por ama duhet të ndërtosh sipas manualeve sepse kanë çmime, nuk kanë lote siç ka lubia. Kanë çmime, kaq kushton.
Sot krahasuar me vitin 2013 janë rritur 30 % çmimi i materialeve të ndërtimit. Sa është rritur çmimi i rrugëve, 10 gjer në 15 herë. Këta janë të çmendur nuk kanë kufi në vjedhje.
Enver Hoxha ishte paranojat, i fuste në tunele e bunkere, por shtëpinë e vet nuk e regjistori në emrin e tij. As ata të tjerët.
Po ky si i ndërtoi sarajet, njëherë thotë ma ndërtoi gruaja, njëherë kurbani, njëherë, ky e njëherë ai. Paratë janë aty.
Dal këtu para jush për të ju thënë shqiptarëve se në çdo zotim timin ka një rezervë të madhe mbrapa. Nuk mund të kërcënoj unë veten time, e të mos bëj atë që nuk e them.
Kërkimet shkencore. Dante ka një fjalë, ‘nuk ka trishtim më të madh se të kujtosh në kohëra të zeza, kohërat e lumtura’. Tani sa ishte e lumtur diktatura, merreni me mend. Tani sa ishte e lumtur diktatura e merrni ju me mend.
E dashur studente, se unë studentë si ti, unë në vit të 4 bëja kërkime shkencore me të ndjerin
profesor Bajram Prezën dhe ai laborator i fakultetit më vendoste në dispozicion jo një dy, por 93 lepur, me kafazet, me ushqimin e tyre. Dhe unë provoja tek ata, substancat fosfore organike, dhe unë isha student si ti. Dhe në atë kohë nuk shkoj kurrë në ministri projekti, ai miratohej në dekanat, fakultet zv.dekani për anën shkencore i dërgonte tek dekanët.
Tani duhet të shkojë te ministri. Tani Edi Rama u vetëemërua kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor. As Kim Jong Un nuk është. Diktatori paranojak i Koresë së Veriut, nuk drejton këshillin shkencor, i drejton Edi Rama.
Nuk ka të tillë.
Investimi dhe subvencioni për shkencën do të jetë përparësi e padiskutueshme. Nuk ka zhvillim, nuk ka jetë të vërtetë akademikë pa kërkimin shkencor.
Shqipëria ka 1/57 e mesatares së vendeve të OSBE, jo OECD-së se mund të shkojë 1/200. Do ketë detyrimisht një qëndrim krejt tjetër ndaj kërkimit shkencor.
Logopedia, mbështetjes së këtij shërbimi. Nuk ka diskutim se duhet të jetë pjesë e sistemi shëndetësor, rehabilitues sepse është një gjë e domosdoshme për ti rikthyer tjetrit fjalën, për të artikuluar.
E shkatërruan këta shërbimin parësor, këta e shkatërruan. Do të rikthehet fuqishëm. Do
rikthehen dhe shpërblimet. I kishin më përpara, krijon të ardhura dhe shpërndaheshin.
Ju keni shndërruar një problem mjaft të rëndësishëm, qëndrimi ndaj nënës, fëmijë, qëndrim themelor. ne u bëmë dëshmitar për fatin tonë të keq, të dramës më të madhe të këtij kombi në historinë e tij dhe kjo dramë është shpopullimi i tij, sa asnjë komb tjetër në 10 vite.
Kombet që kanë përjetuar luftëra më të egra llogaritet se kanë humbur deri në 30% të materies së tyre. Kombi shqiptar nga viti 2014-2023, statistika e fundit e Eurostat thotë se në Shengen kanë ikur nga Shqipëria 1 mln e 99 mijë shqiptarë dhe se këtu nuk përshihen ata që kanë ikur në SHBA, Kanada, Zvicër, Norvegji etj.
Për të fshehur këtë spastrim etnik, shtyu të dhënat e regjistrimit, e Censusit, i cili për shkak të teknologjisë që u përdor dilte me datën 23 tetor pasi regjistrohej shqiptari i fundit.
8 muaj mbrapa e nxori, duke falsifikuar regjistrat e gjendjes civile. Ka vendosur aty drejtoreshë, një mikeshë të Linda Ramës, e cila është si Elena Çaushesku, se tha që këtë kam opozitë në shtëpi dhe nuk më duhet opozitë tjetër veç Lindës dhe kjo pra, kjo falsifikatore tallet me shifrat e kombit, në një kohë që kombi është rrëzuar përtokë.
Nuk ka mëdyshje se ne do të marrim një politike demografike agresive. Dmth, bonuset për fëmijët, ju do të çuditeni por kanë ekzistuar në diktaturë, jepej një sasi e vogël, por e kishin.
Tani do të vendosen bonuese për fëmijën e parë, të dytë dhe fëmija i tretë nga lindja deri në 23 vjeç do të merret përsipër nga shteti.
Vendet që e bënë këtë, e përmbysën demografinë e tyre, e bënë me sukses të plotë. Nuk e jep përnjëherë efektin, por Franca e nisi në vitet ’70 dhe para 5-6 vitesh arriti në treguesin demografik të vitit 1900 për grup moshat, i dha shumë efekt.
Dhe ne absolutisht do ta instalojmë këtë politikë. Do të vendosim bonus për fëmijën e parë, të dytë dhe fëmijë e tretë shteti do marrë përsipër rritjen e tij. Do bëjmë gjithçka për rikthimin e atyre që kanë ikur nga Shqipëria.
Ky grafik i INSTAT tregon se nga viti 1997 gjer në vitin 2007 ka një rënie të vazhdueshme të popullatës në Shqipëri.
Por nga viti 2007 gjer në vitin 2014 ka një rritje persistente të popullatës në Shqipëri. Çka tregon se ndonëse shumë të vështirë për tu lëvizur treguesit demografik këta tregues do të lëvizen dhe absolutisht do të kthehen në favor të këtij vendi dhe kombi.
Ju falënderoj me shumë mirënjohje, dhe ju kërkoj ndjesë nëse nuk arrita të ju përgjigjem të gjitha shqetësimeve, por të jeni të sigurtë se ato, janë regjistruar dhe ne do ti adresojmë.
Do të takohemi përsëri.
Faleminderit shumë!