Berisha: Ditën e martë në ora 11, e gjithë Tirana përpara bashkisë në ditën dhe orën e fitores së saj

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, ‘Erion Veliaj po bën gjithçka duke menduar se do t’ia hedhë. Pa kaluar mbi trupat tonë, nuk ia hedh kurrë o hajdut!’

Lideri i opozitës, foli edhe për skandalin më të ri të dalë në pah, për restorantin e Arbian Maznikut dhe Endri Fugës. ‘Arbër Bifteku bashkë me paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele’, tha Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij, duke denoncuar skandalin më të ri në bashkinë e Tiranës, deklaroi se ‘restoranti i zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku mori tenderin 700 mijë euro nga kompania Tirana DC’, kompani në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë fjalës në tubimin qytetar, u ka bërë thirrje qytetarëve që të gjithë bashkë në orën 11:00 të protestojnë tek bashkia e Tiranës, kundër Erion Veliajt.

‘Ditën e martë në ora 11, e gjithë Tirana përpara bashkisë’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju demokratëve, qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të lirisë, dinjitetit njerëzor, shpresës dhe besimit te Shqipëria.

Të dashur miq, sonte në emër tuaj ftoj çdo shqiptar të bashkohet me ne në protestën e madhe, në mosbindjen civile, në zemërimin popullor tek Bashkia e Tiranës për çlirimin e saj.

Miq!

Edi Rama është i aftë të instalojë çdo skenar.

Të ndërmarrë çdo veprim, vetëm e vetëm të shpërqendrojë goditjen tonë, të shpërqendrojë betejën tonë, zemërimin tonë.

Por ne, nesër jemi të gjithë te bashkia.

Jemi në revoltë.

Jemi në mosbindje civile ndaj modelit dhe autorit të modelit të vjedhjes 100 përqind të shqiptarëve.

Ndaj poshtërimit të qytetarëve shqiptarë.

Kundër tiranisë së vjedhjes së shqiptarëve, varfërimit, mjerimit të tyre, largimit të tyre të detyruar nga Shqipëria për shkak të skamjes dhe vrasjes së shpresës.

Qytetarë dhe qytetare, beteja kundër vjedhjes është beteja më civile, beteja më dinjitozë, beteja më e rëndësishme për fatin tonë dhe të ardhmen tonë.

Në qoftë se ne u lejojmë fatin në duart e atyre që si lukuni na vjedhin ditën dhe natën, ne nuk kemi të ardhme.

Ne nuk kemi dinjitet.

Ne kemi një gjallesë që nuk e meritojmë kurrë.

Ndaj dhe le të ngrihemi ne në lartësinë e guximit tonë. Mençurisë sonë. Vendosmërisë tonë dhe t’i japim nesër Erion Velisë përgjigjen finale që ai meriton.

Erion Veliaj po bën gjithçka duke menduar se do t’ia hedhë. Pa kaluar mbi trupat tonë nuk ia hedh kurrë o hajdut.

Kurrë, kurrë!

Ndaj dhe me guxim përpara. Me zemërim përpara.

Fitore dhe vetëm fitore!

Miqtë e mi!

Veliaj që vodhi në bashki dhe instaloi modelin 100 përqind.

Që mashtroi qytetarët se ka mbjellë pyllin vertikal me 1 milion pemë.

Njeriu, që me djegësin e Tiranës ka zhdukur në kontot e tij bankare dhe të Edi Ramës, 135 milionë euro.

Njeriu, që paratë e taksapaguesve i vodhi 100 përqind për të ndërtuar hotele në Durrës, Dhërmi, Himarë.

Për të ndërtuar pallate në të katër anët e Tiranës me firmën e tij 5D, tani mendon se me

Dumanin e tij do të mund të në mashtrojë, do mund t’ia hedhë edhe kësaj here.

Jo, kurrë.

Përkundrazi, gati beteja Veliaj-Dumani, Dumani-Veliaj.

Hajdut, hajdut, mos mendo se mashtrohemi ne pse thirresh ti në SPAK. Se për ne SPAK-u nuk është gjë tjetër veçse skrap, Skrapi i partisë.

Jo Erion, do përballesh me qytetarët dhe të të mbrojë kush të dojë, por ti nga gjykimi i qytetarëve nuk do shpëtosh kurrë.

Aty në bashki hap llafe se kam marrë telefonata.

O hajdut, askush në botë nuk të mbron ty dot.

Prandaj jep dorëheqjen nesër në mëngjes, para orës 11, përndryshe do mjerohesh.

Miqtë e mi!

Çfarë dëshmojnë denoncimet, investigimet e gazetarëve?

Dëshmojnë se Edi Rama në Bashkinë e Tiranës krijoi fidanishten më të madhe në Europë të hajdutëve. Të hajdutëve të paparë.

Çdo ditë një aferë.

Çdo ditë një firmë e Erion Veliajt për të vjedhur qytetarët.

Sot del skandali tjetër se Arbër Bifteku, ish-zëvendësi i Erion Veliajt, bashkë me atë paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele.

Dhe këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera.

Miq!

Çdo shqiptar që nuk ka zë sot, çdo shqiptar që nuk është në Shqipëri, çdo shqiptar që nuk ka guximin e duhur, pret nga ne, nga heroizmi, nga trimëria, nga guximi ynë, fitoren tonë, fitoren e Shqipërisë.

Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive.

Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet.

Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC.

Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë.

Këta meritojnë të varen në shtyllën e turpit.

Këta janë fytyra e Edi Ramës.

Këta meritojnë të gjithë urrejtjen e shqiptarëve.

Të gjithë zemërimin e tyre.

Ndaj dhe nesër të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, Tirana ju thërret nesër ju në ditën dhe orën e shpresës së saj.

Në ditën dhe orën e dinjitetit të saj.

Në ditën dhe orën e fitores së saj.

Ditën e martë në ora 11, e gjithë Tirana përpara bashkisë.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale