FJALA PËRMBYLLËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN “BURSA RAMA E NAFTËS – 10 ABUZIME, 1 ZGJIDHJE”
EKSTRAKT
Gjatë fjalës së tij përmbyllëse mbi cështjen e naftës me ekspertët, kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi qeverinë socialiste për vendosjen e një takse rekord prej 60% mbi litrin e naftës, që është më e larta në botë dhe ndikon drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Berisha theksoi se kjo është një absurd fiskal dhe se nuk ndëshkon vetëm pronarët e automjeteve, por gjithashtu fermerët dhe qytetarët që nuk kanë makina.
Lideri demokrat komentoi gjithashtu mungesën e rezervave shtetërore të naftës, pavarësisht ligjit të miratuar në 2012 për rezervën e naftës dhe vendimeve të qeverisë në përputhje me direktivat e Komisionit Europian. Berisha theksoi se sot Shqipëria nuk ka asnjë litër rezervë shtetërore, duke treguar një mungesë përgjegjësie shtetërore ndaj qytetarëve.
Berisha akuzoi qeverinë për shkatërrimin e uzinës së Ballshit dhe degradimin e fusha kryesore të naftës si Patos-Marinza, duke e cilësuar këtë si keqmenaxhim të madh të sektorit strategjik të naftës. Ai paralajmëroi se vendosja e Roni Yefetit në drejtimin e ndërmarrjeve shtetërore të naftës është një formë e kontrollit dhe përfitimit personal nga qeveria, duke e krahasuar situatën me falimentimin e Air Albania.
Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi ndërhyrje ligjore për të ulur taksat dhe akcizën mbi naftën dhe apeloi tek qytetarët, fermerët dhe pensionistët që të mobilizohen kundër politikave qeveritare. Ai theksoi se kriza energjetike, e përkeqësuar nga lufta në Lindjen e Mesme dhe tensionet me Rusinë, kërkon veprime urgjente, ndërsa situata e çmimeve të naftës po rëndon mbi çdo qytetar.
Kryedemokrati e përfundoi fjalën e tij me thirrjen për revoltë kundër qeverisë, duke cilësuar çmimin e lartë të naftës dhe keqmenaxhimin e sektorit si shkak kryesor të krizës dhe pakënaqësisë së qytetarëve.

FJALA PËRMBYLLËSE E PLOTË
U falënderoj shumë për ndërhyrjet e çmuara që bëtë për një çështje që bëhet një çështje madhore si për xhepat e qytetarëve, ashtu edhe për ekonominë e vendit.
Dhe më duhet të them jashtë çdo intencioni politik, ndonëse ne për politikë jemi, shkaku absolut më madhor i këtij ndëshkimi të qytetarëve shqiptarë nëpërmjet taksës së naftës, është qeveria.
Qeveria shqiptare, e cila me në krye Edi Ramën, e cila ka vendosur në mënyrën më absurde, më të papranueshme përqindjen më të lartë fiskale mbi litrin e naftës në botë.
Nuk ka një vend tjetër në botë të ketë një përqindje 60 përqind të çmimit të zërë taksa. Nuk ekziston.
Aq më tepër kur nuk ka një lëndë tjetër që të jetë kaq e fuqishme, kaq polivalente në ndikimin e saj sa nafta.
Pra, mund ta quash marrëzi, marrëzi nuk është, tejkalon çdo lloj sepse ekspertë dhe specialistë që e dinë se çfarë do të thotë të taksosh 60 përqind litrin e naftës, a është mentalitet i vjetër që njerëzit të mos kenë vetura, por problemi është se kjo ndëshkon edhe ata që nuk kanë vetura.
Por dy momente janë që shqiptarët nuk duhet t’i pranojnë. Nuk duhet të pranojnë kurrë që ata të kenë përqindjen më të lartë në botë të barrës fiskale mbi litrin e naftës, e cila ndikon në shumë mënyra në jetën e tyre.
E tha Gjoka, absolutisht edhe njëherë tokat djerra të pafundme në Shqipëri, çka do të thotë çmime më të larta, çka do të thotë çmime shumë më të larta në tregjet tona.
Është situatë dëshpëruese.
Sot jemi në një kohë krize botërore për naftën dhe gazin.
Në vitin 2012, qeveria shqiptare në përputhje me direktivën e Komisionit Europian, ka miratuar ligjin për rezervën e naftës.
Pas ligjit, qeveria ka miratuar edhe një vendim të saj për rezervat e naftës, po në përputhje me direktivat e KE.
Janë përcaktuar vendndodhjet, janë përcaktuar rezervat, por sot që flasim, në këtë moment, nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore.
Rezervë shtetërore, çfarë është rezervë e kompanive private, atë nuk mund ta them.
Por rezervat nuk kanë qoftë edhe një litër naftë.
Se kjo është shkalla e përgjegjësisë shtetërore ndaj qytetarëve për një lëndë me përdorim shumë të gjerë dhe me ndikime shumë të fuqishme.
Duhet të marrë fund me çdo kusht taksimi 60 përqind i litrit të naftës.
Duhet të marrë fund kontrabanda qeveritare e naftës.
Të dashur miq, në vitin 2012, Shqipëria sipas statistikave të sotme, me gjysmën e numrit të automjeteve, zhdoganonte 300 mijë ton naftë më shumë se sa sot. Prodhonte rreth 200 mijë tonë në uzinën e Ballshit, të cilët këta e shndërruan në hekurishte.
Dhe vendi që nxjerr rreth 1 milion ton naftë, rezervat e Shqipërisë janë të sigurta, Shqipëria është vend naftëmbajtës, një vend që ka një fushë si Patos-Marinza, fusha më e madhe në Europë në tokë, është vend nafte.
Dhe atë e shndërruan në hekurishte, edhe atë uzinën e Ballshit, në vend që të merrnin masa dhe ta përmirësonin, e shndërruan në hekurishte.
Pra, është një problem shumë i mprehtë.
Çfarë do bëjë Edi Rama sot me futjen e shtetit, tani më thonë që ai paska zgjedhur Roni Yefetin. Roni Yefeti është tregtari i armëve i Edi Ramës me Ard Veliun.
Tani marr vesh që është Edi Rama.
Po the Ron Yefeti, thuaj Edi Rama njëlloj.
Këtij do t’ia dorëzojë ndërmarrjen shtetërore të naftës.
Domethënë do ta marr për vete Edi Rama.
Dhe një ditë prej ditësh, pasi të vjedhë dhe të vjedhë, do ta falimentojë si Air Albania.
Pra është një Sinan Idriz i dytë ky. Rama i mori përsipër borxhet.
Sigurisht që janë përgatitur ligjet dhe amendamentet për të ndërhyrë qoftë në taksën e qarkullimit, qoftë edhe në akcizë.
Dhe ndërhyrja është shumë e domosdoshme sepse e vërteta është që kjo krizë energjie, e krijuar nga lufta në Lindje të Mesme, nuk mund të parashikohet.
Dhe në fakt po të kemi parasysh gjeografinë e naftës, i intereson shumë Europës, është importues nga ajo zonë Europa, importues kryesor dhe kushtet në të cilat Rusia në armiqësi dhe në luftë kundër Europës.
Pra, kjo është një krizë ndaj të cilës duhet qëndruar me vendosmërinë më të madhe.
Ne do dërgojmë në parlament, dhe shanset janë joreale që aty të prevalojë arsyeja, por përsëri unë ftoj qytetarët që kanë automjete, ftoj fermerët që nuk punojnë dot tokën, ftoj ata pensionistët që nuk përballojnë dot çmimet të ngrihemi në revolta të fuqishme.
Edi Rama, në akt të paprecedent mbylli dyert drejtësisë për të ndëshkuar korrupsionin.
Nxorri veten dhe qeverinë mbi ligjin me aktet, të cilat janë me pasoja shumë shumë të rënda për një vend.
Dhe në këtë kuadër, mbetet vetëm revolta jonë.
Dhe çmimi i naftës është absolutisht një shkak madhor për t’u përballur me këtë qeveri gjer në rrëzimin e saj.


