Berisha denoncon skandalin: Në Paketën e Maleve u përfshinë zonat bregdetare, Rama po e shndërron në paketën e drogës dhe mafies

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme akuzoi kryeministrin Rama dhe Gjykatën Kushtetuese se me vendimin e fundit kanë rrëzuar shtetin ligjor dhe kanë mbyllur çdo mundësi për luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e pasurive publike. Sipas Berishës, vendimi shërben për të mbrojtur paratë e vjedhura nga qeveria dhe për t’i kthyer ato në vota përmes krimit.

Lideri demokrat, Sali Berisha e cilësoi Paketën e Maleve si të shndërruar në “paketë të drogës dhe mafies”, duke deklaruar se qeveria ka shpallur si zona malore mbi 20 zona bregdetare dhe fushore në Maminas dhe Gjepalaj, me lartësi nga 10 deri në 100 metra mbi nivelin e detit. Berisha shtoi se këto vendime favorizojnë interesa klienteliste dhe kriminale.

Kryetari i PD-së bëri thirrje për protesta, duke e cilësuar protestën si rrugën e vetme për të përballur situatën, dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e thirrur më 22 dhjetor, për të kërkuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë sesionit pyetje-përgjigje me gazetarët, deklaroi se PD është kundër çdo forme imuniteti për çështjet e korrupsionit dhe se do të mbështesë heqjen e imunitetit të çdo zyrtari, përfshirë zv.kryeministren Belinda Balluku, nëse prokuroria kërkon një masë të tillë. Ai akuzoi Gjykatën Kushtetuese se me vendimin e saj ka krijuar mundësi për asgjësimin e provave dhe ka pamundësuar realisht luftën kundër korrupsionit.

Berisha konfirmoi se Partia Demokratike do të vijojë bojkotin e reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, duke theksuar se PD nuk i njeh zgjedhjet dhe se çdo reformë është e pavlefshme për sa kohë Edi Rama mbetet në pushtet. Ai deklaroi se pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit, mazhoranca ka shkelur çdo parim bashkëpunimi dhe se PD nuk do të marrë pjesë në asnjë proces tjetër institucional me qeverinë.

Lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Berisha tha se firmat e deputetëve demokratë për Endri Shabanin janë tërhequr zyrtarisht dhe se ai nuk është zgjedhur me votat e PD-së. Mundësia e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese do të diskutohet brenda partisë.

Në përgjigje të deklaratave të Taulant Ballës, lideri demokrat, Sali Berisha e akuzoi atë për lidhje me krimin e organizuar dhe e cilësoi si një nga figurat më problematike të politikës shqiptare. Ai nënvizoi se PD nuk do të shqyrtojë asnjë kandidaturë për poste të pavarura, përfshirë Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në fund, Berisha theksoi se rruga e vetme e opozitës mbetet protesta, duke deklaruar se PD synon përmes protestave krijimin e një qeverie teknike dhe rikthimin e votës së lirë.

FJALA E PLOTË

Vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës, dhe i firmosur nga gjykatës të paritur dhe të papërgjegjshëm, mbyll çdo shteg, çdo rrugë, çdo mundësi për luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen me ligj të pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama kreu aktin më të pashembullt në historinë e një shteti për të mbrojtur paratë e vjedhura dhe të ndara së bashku me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë, dhe jo vetëm.

Çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin nga persona me imunitet, bëhet zero.

Kurrë Shqipëria në ekzistencën e saj nuk ka marrë një goditje kaq të rëndë në mbrojtjen e vjedhjes së qytetarëve shqiptarë, kurrë.

Që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës dhe i certifikuar nga gjykatës të papërgjegjshëm dhe të paritur të Gjykatës Kushtetuese, rrëzon përfundimisht shtetin ligjor dhe garanton vjedhjen e hapur dhe publike të parave dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë, shndërrimin e kësaj vjedhje, të këtyre shumave në vota dhe të votës në krim.

Ai raport që unë e kam denoncuar para jush vite e vite, tani ai raport ka marrë mburojën më të fuqishme nga narkogjykata, nga narkoshteti, nga Edi Rama me certifikimin e vendimit të tij në gjykatë.

Ndaj dhe shpresa e vetme, rruga e vetme është që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë fatin e tyre, votën e tyre, të ardhmen e tyre.

Dhe kjo ka vetëm një rrugë, protestën, protestën dhe vetëm protestën.

22 dhjetori është një ditë në të cilën çdo shqiptar, pa dallim nga bindjet partiake, mund të dëshmojë guximin, vendosmërinë e tij në denoncimin, demaskimin e mbrojtjes publike që Edi Rama i bëri vjedhjeve të tij dhe Lubi Ballukut, në përpjekjen për të vendosur qeveri teknike dhe zgjedhjet e ardhshme.

Sot, përveç kësaj thirrje, do paraqes para jush, faktet e pakundërshtueshme, habinë e radhës se si Edi Rama shndërroi Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies.

Para se të paraqes dokumentet, duhet t’u rikujtoj qytetarëve shqiptarë se Shqipëria është një vend me lartësinë mesatare më të lartë në Europë.

Ajo ka këtë lartësi, jo se ka lartësitë e malit të Bardhë apo majat më të larta të kontinentit, por se ka majat e larta më të shumta të kontinentit.

Ndaj dhe lartësia e saj shkon në 708 metër si lartësi mesatare.

Do të shihni këtu se si Edi Rama e zbret Paketën e Maleve në lartësinë 10 metra nga niveli i detit dhe lartësinë maksimale deri në 100 metra mbi nivelin e detit.

Do të shihni këtu se si Edi Rama me këtë vendim ka transformuar paketën që ai miratoi për zonat malore, në paketën e drogës dhe mafies së tij.

Vazhdojmë.

20 zona dhe sipërfaqe bregdetare të shpallura si ‘male’.

Pra, këtu, mbi bazën e vendimit që kishit më sipër, po paraqesim 20 zonat dhe sipërfaqet si bregdetare të shpallura nga mafia, droga apo Edi Rama si zona malore.

1.Zonë zhvillimore numër 1 në Maminas, zona Rubjek, me sipërfaqe 169 hektarë. Rubjeka është në një lartësi ta zëmë 30 metra, meqenëse unë e njoh atë zonë, një zonë kodrinore e butë fare, që vjen vazhdim i bregdetit.

– Zona zhvillimore nr. 1, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 169.56 ha.

– Zona zhvillimore nr. 2, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 3.88 ha.

– Zona zhvillimore nr. 3, Njësia Administrative Maminas, zona Rubjek me sipërfaqe 4.48 ha.

– Zona zhvillimore nr. 4, Njësia Administrative Maminas, zona Karrec me sipërfaqe 32.15 ha.

– Zona zhvillimore nr. 5, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 1.86 ha.

– Zona zhvillimore nr. 6, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 2.57ha.

– Zona zhvillimore nr. 7, Njësia Administrative Maminas, zona Karpen me sipërfaqe 10 ha.

– Zona zhvillimore nr. 8, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3.5 ha.

– Zona zhvillimore nr. 9, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.7 ha.

– Zona zhvillimore nr. 10, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 2.7 ha.

– Zona zhvillimore nr. 11, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 3 ha.

– Zona zhvillimore nr. 12, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 5.1 ha.

– Zona zhvillimore nr. 13, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.9 ha.

– Zona zhvillimore nr. 14, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 4.5 ha.

– Zona zhvillimore nr. 15, Njësia Administrative Maminas, zona Metallë me sipërfaqe 1.4 ha.

– Zona zhvillimore nr. 16, Njësia Administrative Gjepalaj, në Shetël-Likesh me sipërfaqe 8.16 ha..

– Zona zhvillimore nr. 17, Njësia Administrative Gjepalaj në Shetël-Likesh me sipërfaqe 18.36 ha.

– Zona zhvillimore nr. 18, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Çizmeli me sipërfaqe 16.73 ha.

– Zona zhvillimore nr. 19, Njësia Administrative Gjepalaj, në Kënetë-Shtrazë me sipërfaqe 5.3 ha.

– Zona zhvillimore nr. 20, Njësia Administrative Gjepalaj, zona Tërzie me sipërfaqe 1.98 ha.

Pra këto ishin paketat malore të Alpeve të Maminasit, që shkojnë me lartësi nga 10 metra mbi nivelin e detit, mesatarja 30 metra, dhe më e larta 100 metra mbi nivelin e detit.

Të gjitha këto, ju mund të thoni se ku janë emrat, të gjitha këto janë marrë nga vendimet e Edi Ramës me firmën e tij.

Emrat janë gjëja më e parëndësishme.

Se do u tregoj edhe njëherë për të kuptuar qytetarët se si është çështja e emrave.

Bëhet takimi në Aruba me Don Agaçion, mundet Edi Ramën dhe qeveritarët e tjerë.

Në Aruba shndërrohet në tavolinë 120 kate në qendër të Tiranës, Everesti i Tiranës, dhe thirret biznesmeni, reale, i thuhet do të ndërtosh këtë kullë. Jo, thotë ai, nuk kam asnjë interes të ndërtoj asnjë kullë. Kam biznesin dhe do vazhdoj biznesin tim.

Biznesmenit i thuhet, në ndërtimin e kësaj kulle ti ke këto detyra, sa pari do shkosh atje tek cepi ku ka qenë Disko Albania, që është sheshi pas Pallatit të Kulturës, ku kryqëzohet Rruga e Dibrës me Rrugën e Barrikadave, në atë kënd ka qenë një diskotekë, dhe aty ka disa pronarë, të cilët nuk kanë pranuar pazaret me çmimet e qeverisë.

Dhe është porositur që do i takosh.

Do u ofrosh këtë çmim. Në rast se nuk e pranojnë, nuk do merresh me ta, se do merret dikush tjetër. Ai tjetri ishte banda.

Vazhdo më tutje. Detyra e biznesmenit ishte të gjente një ortak dhe përveç kësaj, duhej të çonte projektin në një studio që do i diktonte Edi Rama, dhe natyrisht do kishte një përqindje.

Por gjithçka tjetër ishin emrat e Arubës.

Vinin nga Aruba bosët me miliardat e tyre.

Nuk kishte punë më.

Prandaj është e kotë të lidhemi me emra, se do na dalë si në rastin e Salillarit, që magazinieri i tij pensionist, merr portin e Vlorës 60 milionë euro.

Do na dalë si ai që mori bankën e Bitcion dixhital, një emër prestanome, offshore, kur emrat më të lakuar për Bitcoinin, janë Amant Josifi, Olsi Rama.

Olsi Rama, Amant Josifi dhe ata që qëndrojnë mbrapa.

Ju lutem, të mos merremi me prestanomet, të gjithë kanë një emër, Edi Rama.

Ja Paketa e Maleve ku degradoi.

Në paketën e plotë të drogës.

Edhe kjo, pas licencës që mori Edi Rama, firmosën gjykatës të paritur gjer në veshë dhe të papërgjegjshëm, është fjala vetëm e qytetarëve, në qoftë se duan me guximin e tyre të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që vjedh natën, ditën, duke fjetur, duke bërë pushime, vjedh në çdo kohë, në çdo orë, në çdo ditë.

PYETJE-PËRGJIGJE

Klajdi Bodlli, Syri Tv: Duke marrë shkasë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, z.Berisha, nëse prokuroria do të kërkojë një masë më të rëndë për zv.kryeministren dhe do të miratohet nga gjykata dhe do të vijë një kërkesë në parlament për heqjen e imunetin e znj.Balluku. Cili do të jetë qëndrimi i PD, do ta votojë pro heqjen e imunitetit?

Z.Balla, pak minuta më parë u shpreh se, nëse PD nuk do të marrë pjesë në komisionin e Punës së Reformës Territoriale dhe të asaj zgjedhore, mazhoranca do të ndryshojë numrat, pasi sipas tij, opozita nuk mund të bllokojë punën e komisioneve. Ju do të vijoni në bojkot, do ta leni reformën zgjedhore dhe territoriale si në 2016, apo do të merrni pjesë në sesionin e ri parlamentar?

Berisha: Së pari, ne jemi kundër lloj imuniteti për efekte të korrupsionit dhe ju rikujtoj këtu se në vitin 2012, kam qenë personalisht iniciatori i amendamentit me të cilin hiqej për efekte të hetimit të korrupsionit, çdo lloj kufizimi kushtetues për prokurorinë dhe në një kohë kur prokurorja ishte një armike e betuar e qeverisë së Sali Berishës.

Dhe ai qëndrim ka qenë i drejë.

Në qoftë se ai amendament do ishte votuar, nuk do arrinim sot, vendi i  vetëm në Europë, ku nuk mund të luftohet korrupsioni, me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese hoqi masën e pezullimit, duke i krijuar të gjitha mundësitë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut të shkatërrojnë çdo provë.

Kanë filluar tani fushatën kundër mesazheve, po ti ndjekësh. Të gjithë vuvuzelat e propagandës së tij se çfarë janë ato mesazhe, ç’vlera kanë ato mesazhe, e me radhë e me radhë.

Edhe aty do të ja dalin mos ke merak.

Prandaj dhe është koha e sovranit, është koha të flasë sovrani.

Përsa i përket deklaratës së Taos, apo Taulant Begoyarisit, dua të them vetëm kaq.

Partia Demokratike nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizimit damkosjen ndërkombëtare të tyre, duke paraqitur qindra e mijëra fakte.

Shumë shpejt do të paraqesim në publik botimin tonë prej 1500 faqesh, për dhunën, grabitjen, farsën zgjedhore 2011.

PD me gjithë këtë u angazhua në një proces, duke menduar se, në mbështetje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, do mund të bëheshin disa ndryshime për përmirësimin e kuadrit zgjedhor, me bindjen absolute se çdo ndryshim nuk bën të mundur zgjedhje të lira, për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet. Jo.

E njëjta gjë për reformë territoriale.

Por me aktin që kryen me Avokatin e Popullit, shkelmuan çdo parim të bashkëpunimit minimal. Çdo parim të bashkëpunimit minimal.

Edi Rama zgjodhi avokat njeriun e tij. Njeriun që hynte e dilte, bënte pazare në zyrën e tij dhe kjo është e padiskutueshme.

Edi Rama zgjodhi avokat njeriun të cilin firmat ishin dhënë për të qenë në listë dhe kjo ishte një gabim. Por kurrë për të qenë Avokati i Popullit.

Tjetër është në listë, tjetër është të vlerësohesh nga komisioni, tjetër është të veprosh në parlament.

Firmat e dhëna për të qenë në listë, e them dhe njëherë gabim dhe prandaj kam kërkuar ndjesë për këtë, u tërhoqën që të gjitha me firmë nga autorët e atyre firmave.

Por kjo nuk pati rëndësi, Edi Rama zgjodhi avokatin që donte.

Tani, meqenëse ai doli sot me lavdërime do të ju them unë juve këtu; nuk është në natyrën time të nxjerr gjërat konfidenciale, por ky person kaq i pakarakter, gjer në darkën e ditës para votimit, përfaqësuesit tonë, i ka thënë se, unë nuk jam për Endri Shabanin, por këtë e vendos Rama.

Kaq e vërtetë është kjo për ta ditë ju, saqë se çfarë ka biseduar ky me Ambasadorin e BE-së nuk e di, por di mirë se ambasadori i BE ka komunikuar me Ramën, dhe Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë, ka komunikuar aty se, avokati i tij do të jetë Endri Shabani. Kjo është e tërë historia.

Elda Menga, Top Channel: Ju keni kërkuar ndjesë, po ashtu edhe deputetë të tjerë të cilët kanë firmosur fillimisht për mbështetjen e Endri Shabanit. Dy nënkryetarët e PD, Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi kërkojnë që zgjedhja e Avokatit të Popullit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. A do e dërgoni zgjedhjen e Endri Shabanit në gjykatë?

Berisha: Do të jetë çështje që do të diskutohet.

Fjalët nuk i merr era.

Firmat nuk janë fjalë.

Firmat janë tërhequr me firmë.

Pra, ndjesa është kërkuar, normale, por firmat e dhëna për Endrit Shabanin, janë tërhequr jo me fjalë, se edhe me fjalë mund të tërhiqeshin, por janë tërhequr me firmë nga secili.

Pra, firmat janë bërë zero nga ata që kishin firmosur.

Elda Menga, Top Channel: E kisha për ndjesën, duke qenë se shumë militantë, mbështetës të PD janë zemëruar nga ky veprim i PD. A do jepni një akt konkret, për ta goditur në Gjykatë Kushtetuese që ju jeni kundra një personi?

Berisha: Ka një problem këtu. Ka një propagandë të shpifur, me të cilën Edi Rama përpiqet të lajë duart si Ponç Pilati.

Dhe u them demokratëve mos u mashtroni.

Dhe u them qytetarëve mos u mashtroni.

Se Endrit Shabani kurrë nuk është zgjedhur me firmat e deputetëve demokratë.

Se çdo deputet demokrat, me firmë ka tërhequr firmën që i është dhënë, në një kohë kur ekzistoi një lloj koalicioni për Bashkinë e Tiranës.

Pra, e vërteta është kjo.

Propaganda është propagandë.

Unë u kërkoj demokratëve të shohin të vërtetën në sy dhe jo propagandën mashtruese të Edi Ramës dhe kriptoramistëve se nuk sjell asnjë dobi…

Elda Menga, Top Channel: Pse nuk e dërgoni në Gjykatën Kushtetuese, se ndoshta aty rrëzohet përzgjedhja e tij?

Berisha: Lidhur me pyetjen tjetër. Ajo do një diskutim dhe do një konkluzion, nuk përbën asnjë lloj problemi ajo.

Nuk ishte çështja këtu se ne po kërkonim për pushtet një kandidaturë konsensuale për Avokatin e Popullit, jo, ne e kërkonim atë për të drejtat e qytetarëve.

Por, Edi Rama në etjen e tij të çmendur, të pashuar për pushtet, mori edhe institucionin e fundit.

Ky institucion ishte i vetmi që kishte mbetur me një ujdi.

E mori, kaq ishte i gjithë problemi.

Tani, rruga jonë është rruga e protestës.

Ata që kanë guxim të bashkohen me ne në këtë rrugë gjer në triumfin e kauzës tonë të drejtë.

Diktaturat kurrë nuk rrëzohen me votë, diktaturat janë rrëzuar me revolta dhe protesta të fuqishme.

Elda Menga, Top Channel: Taulant Balla e konsideroi vendimin tuaj si një akt emocional që do të shkrijë sapo të kalojë periudha e gjelit të detit dhe bakllvasë. Ju keni një afat deri në 22 janar për të zënë vend në karriget tuaja në dy reforma, përndryshe do të nisë zëvendësimi. A keni një afat sa do të zgjasë ndërprerja?

Berisha: Taulant Toyota Yaris duhej të ishte, për veprat penale që ka kryer, i dënuar me të paktën 30 vite burg.

Porositësi i vrasjeve, sipas dokumenteve zyrtare, të shkatërruara me procesverbale, bashkëpunëtor i ngushtë i krimit, që shkoi dhe liroi me urdhër të Suel Çelës, ky është një ushtar i Suel Çelës, terroristët që vunë tritolin nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës, bashkë me prokurorin Vath Staka shkuan dhe i liruan.

Taulant Balla është i regjistruar për bisedat që ka bërë me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, në të cilën parashtrohen kushtet ku merr përsipër arrestimin e kundërshtarëve të bandës Çela në Elbasan, në mënyrë që ajo të angazhohet në veprimtari elektorale dhe të garantojë votat e premtuara.

Taulant Balla është i regjistruar, por mbrohet nga Altin Troplini, në dosjen Toyota Yaris, ku kërkon tërheqjen e aseteve të bandës Toyota Yaris, që ishin të bandës së Elbasanit, që ishin konfiskuar, rikthimin e tyre tek policia, në mënyrë që ai t’i vononte, t’i nxirrte jashtë afateve ligjore.

Janë të gjitha këto në dokumente zyrtare që unë i kam paraqitur shumë herë.

Ndaj dhe Taulant Balla është një delinkuent ndër më kryesorët në politikën shqiptare sot pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.

Andon Kello, Abc Neës: Z.Berisha, pas Avokatit të Popullit një ngërç është krijuar edhe me komisionerin e ri për diskriminimin, janë 14 kandidatë afati është deri në 12…

Berisha: Asnjë shqyrtim nga ne, Partia Demokratike nuk do të ketë për asnjë kandidat dhe nuk ka më asnjë lloj bashkëpunimi me mazhorancën e drogës dhe të krimit.

Kjo është përgjigja ime dhe ky është absolutisht vullneti i anëtarëve të PD-së. Ne nisim betejën tonë, si rrugën e vetme për të patur një qeveri teknike dhe rikthyer votën.

Andon Kello, Abc Neës: Ju sot mbani një foltore përpara Kryeministrisë, ku para një jave është vendosur Adriatik Lapaj. Ju sot do të bashkoheni, do të zhvendoseni, si është plani?

Berisha: Tani, siç e di ti kjo Foltorja jashtë kryeministrisë ka filluar javë më parë.

Adriatik Lapaj ka filluar një protestë për të cilën unë e përshëndes dhe e përgëzoj. E mbështes protestën e tij dhe aktin e tij. Padiskutim.

Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën.

Kaq mund të them për të.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale