KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për media trajtoi ditën e sotme, dy çështje, atë të sulmit terroriste të ndodhur në kanalin e ujit në Zubin Potok dhe çështjen e manipulimit me dosjen e Elbasanit, konkretisht bandës së Suel Çelës.
Duke folur për ngjarjen në Zubin-Potok, Berisha u shpreh se këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se se implikimi apo angazhimi i Shqipërisë në procesin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk sjell asnjë dobi, por është shumë i dëmshëm.
Gjatë bisedës me gazetarët për çështjen e brendshme politike në vend, Berisha u shpreh se, ai u shpall ‘non grata’ vetëm e vetëm sepse mbrojti interesin kombëtar, luftoi korrupsionin dhe krimin e organizuar’. Ai i ka konsideruar këto 3 faktorë për të cilën mafia Soros dhe narkoqeveria menduan se do ta arkivonin në histori, duke e shpallur ‘non grata’.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Konferencën me gazetarët u shpreh se nuk ka ka akt më kriminal e më të shëmtuar se ai i Altin Dumanit, që fsheh të vërtetën lidhur me kërkesën e votave nga Taulant Balla. ‘Pra kjo është dosja metamorfoza, le ta quajmë, e 4-5, por është shkalla më ekstreme e manipulimit të një dosje’- u shpreh Berisha.
Në takimin me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se zotëron dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar të cilat do i bëjë publike për shqiptarët. ‘Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është. Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente’- u përgjigj Berisha.
Në fund të fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, priten zhvillime të shumta dhe se mafia shqiptare me në krye Edi Ramën do të marrë atë që meriton.
FJALA E PLOTE:
Mirëdita.
Së pari dua të dënon me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore.
Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.
Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës.
Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit.
Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës.
Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan., po në interesa të tij.
Unë theksoj këtu se një nga faktorët e kësaj situate, në një farë mënyre e mossuksesit të negociatave të shumta midis Prishtinës dhe Beogradit është ndërhyrja e Tiranë, e Edi Ramës në këto bisedime.
Prishtina, e vërtetë është, se është vendosur midis Beogradit të madh dhe Tiranës që loz rolin e një Beogradi të vogël në raport me Prishtinën. Kam theksuar gjithnjë se implikimi apo angazhimi i Shqipërisë në procesin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk sjell asnjë dobi, por është shumë i dëmshëm.
Koha është sot pas kaq vitesh, pas 11 vitesh të reflektohet se politika që u ndoq, duke përfshirë me sukses Beogradin dhe Tiranën në këtë proces, në ngrirjen, jo zgjidhjen, por ngrirjen e konservimin e krizës.
Edi Rama është dëshmuar në këto vite, një argat i vërtetë i Beogradit.
Sot ai bënte thirrje, për BE-në për të hequr sanksionet e Kosovës, por ai është i pari, i pari jashtë çdo lloj rregulli ndërkombëtar që vuri sanksione ndaj Kosovës. I pari vend fqinj, që vë sanksione ndaj një vendi fqinj në Ballkan, është Edi Rama dhe këto sanksione i vuri ndaj Kosovës.
Ai ka bërë përpjekje të vazhdueshme për rrëzimin e qeverisë së Kosovës. Ka angazhuar SHISH duke emëruar në krye të saj, të këtij shërbimi njeriu e shkarkuar me vendim të kryeministrit të Kosovës dhe presidentes së Kosovës, si një e dyshuar për bashkëpunëtore me shërbimin serb. I dorëzoi SHISH në mënyrë që të kordinojë së bashku me Beogradin, aktet për rrëzimin e qeverisë së Kosovës.
Edi Rama në rastin e masakrës së Banjskës, veriun e Kosovës e shpalli tokën e askujt, apo si Donjesku i Ukrainës dhe kërkoi menjëherë konferencën ndërkombëtare se kështu i tha Vuçiç.
Sot përsëri thotë të ndryshojë, forma apo formati i dialogut sepse qëndrojka tek formati shkaku i mossuksesit dhe jo tek qëndrimi refraktar, nacionalist i Beogradit.
Dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe aktet terroriste të kryera dy ditët e fundit në Kosovë.
Uroj që përgjegjësit të gjenden dhe të vendosen sa më shpejt para ligjit. Kërkojë të marrë fund çdo ndërhyrje e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të Kosovës.
Bëj thirrje të hiqen menjëherë të gjitha sanksionet absurde të vendosura ndaj Kosovës, një vend demokratike, defakto vendi më demokratik i rajonit.
Sikundër i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar në tërësi dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut në veçanti, të mbajë parasysh se Kosova është territor i NATO-s, dhe zgjidhja absolute, më e mirë për Kosovën dhe sigurinë e NATO-s është anëtarësimi i këtij vendi në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ky është interesi i paqes dhe sigurisë në rajon. Kosova territor i NATO-s dhe askush nuk duhet dhe nuk mund të luajë me këtë territor, këtë vend.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju deklaruar se ngjarjet e ditëve të fundit, janë terroriste dhe i dënuat ato. Ndërsa Rama në një reagim që ka pasur në platformën ‘X’ ka bërë me dije se ky është një krim i rëndë. Si e shikoni këtë gjuhë dhe fjalë të përdorura nga Rama, krim të rëndë, dhe jo sulm terroriste apo akt terrorist gjë të cilën e ka cilësuar edhe Kosova.
Sali Berisha: Është tërësisht një gjuhë e diktuar nga Beogradi. Është gjithçka për të shfajësuar Beogradin për aktet që ka kryer. Nuk ka individ që mund të transportojë për qëllime kriminale 15 kg tritol. Janë organizata terroriste që i organizojnë këtu dhe është Beogradi ai që qëndron prapa tyre dhe i porosit ato.
***
Çështja tjetër që dua të paraqes sot para jush është dosja e Elbasanit.
Dosja e Elbasanit përfaqëson aktin më të shëmtuar të narkodrejtësisë shqiptare të kontrolluar totalisht nga narkoqeveria.
Krimet e bandës së Elbasanit, bandave të Elbasanit, të themi të vërtetën nuk është një bandë, por janë 2-3 ose më shumë, tashmë janë universalisht të njohura. Për të patur qytetarët një ide, përveç vrasjeve të shumta që kanë ndodhur midis tyre, banda për të cilën është publikua dosja, banda e Suel Çelës, del se kishte të porositura 1500 kg kokainë nga Ekuadori dhe Hollanda.
Shqipëria është vend kryesor i shpërndarjes së kokainës në Europë. Por të besoj se 1 ton e gjysëm kokainë do të vinin për kokën e Suel Çelës, do të thotë të besosh mashtrimin. Një sasi e tillë kolosale nuk vinte kurrë pa garantin e fortë politik. Ne e pamë në Xibrakë, garanti në Xibrakë ishin Edi Rama dhe Olsi Rama. Ishin të implikuar Olsi, në mënyrë evidente.
Por të besoj se për Suel Çelën do të dërgoheshin 1500 kilogram kokainë, do të thotë të tallesh me veten tënde. Ata dërgoheshin dhe janë dërguar dhe destinacioni nuk është i shpifur, sepse prapa tyre qëndronte Taulant Balla dhe udhëheqja më e lartë e PS.
Pse unë e quajta dosjen një manipulim monstruoz të të vërtetave të manipulimit të kriminalitetit në Elbasan. Sepse publikut shqiptar i paraqiten si autorë kryesorë një grusht emrash, dy gjyqtarë, tre gazetarë, vetëm e vetëm për ta mashtruar publikun.
Tani të marrim pak, cila është piramida e vërtetë e krimit. Absolutisht përfshin gjyqtarët, por përfshin dy herë më shumë prokurorët. Kjo është e vërteta. Por ku janë prokurorët.
Prokurorët janë në Skap. 5 prokurorë të Elbasanit janë në Skap o zotëri. Kjo është e turpshme. A ju kujtohet ajo gjyqtarja e Tik Tokut, Enkelejda. Por si Enkelejda në hotelin e tyre është hedhur dhe përdredhur dhe Millonaj, me nja 5 të tjera e të tjerë.
Pra këtu na del se përveç Suel Çelës dhe 3-4 të tjerëve që janë të njohur aty, fajin e kanë e paskan gazetarët, se ka më shumë gazetarët. E kanë futur dhe Flamur Vezaj, sikur paska biseduar me Artan Hoxhën. Është totalisht një përdorim hakmarrës politik i dosjes.
E keni dhe emrin e asaj një Gentiana Sharra aty, në dosje është. Ajo ka me kilometra biseda për tendera më Taulant Ballën. U arrestua në Belgjikë një Mario, vëllai i Suelit, ai ka kilometra të tëra me Taulant Ballën, biseda dhe për Sali Berishën. Po.
Pra, prokurorët hiqen nga dosja, Taulanti që është marrë me çdo, thotë ajo që do ja bëjmë si Ravikut, por në akuzë ka qenë Taulant Balla që ka porositë dhe janë djegur, është gjykatësi dhe prokurori me emër janë, Kreshnik quhet ky, që ka vendosur bashkë me gjykatës, djegien e dokumenteve ku shkruhej, Taulanti ka porositë vrasjen. Po ekziston procesverbali është i botuar në mediat shqiptare procesverbali.
Dhe na del tani se Elton Qyno, Artan Hoxha. Gjer tani edhe Artan Hoxha, rezulton kriminel sepse ka publikuar foton e Edi Ramës me Çapajt. Po ta lexoni. Problemi i tij është se, i dhanë foton Çelajt tek Çapajt dhe fotoja u publikua. Pra shkallë ekstreme manipulimi dosje, një krim i paimagjinueshëm.
E them këtu dhe e kam bindje absolute. Sigurisht që këta janë keqbërës, vrasës dhe duhet të përballen patjetër me ligjin, por është mbështetja politike, është shfrytëzimi i tyre nga politika, ai që shumëfishon potencialin e tyre kriminal. Ai që shumëfishon.
E në këtë kontekst është herë më shumë kriminel Taulant Balla se çdo anëtar tjetër i bandës së Elbasanit.
Ka qenë mbrojtja e tij që u ka bërë atyre të mundshme projektet e zeza.
E njëjta gjë për bandat e Durrësit, e njëjta gjë për bandat e Shkodrës.
Pra shkrirja në nji, një sipërmarrje të përbashkët shtet-organizata kriminale është shkaku i sundimit të tyre.
Tani marrim gjë tjetër, më të rëndësishme.
Siç del dhe në dosje, thuhet se Taulanti na kërkon vota. Por ka akt më kriminal më të shëmtuar se ai i Altin Dumanit që e fsheh këtë.
S’keni në dosje ju, çfarë aktiviteti elektoral-kriminal kanë zhvilluar bandat.
Thotë; Taulanti na do për vota, është e regjistruar aty. Po kaq, e do për vota për partinë e Dumanit, sepse Dumani ka vendosur të amnistojë krimin e shëmtuar elektoral duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Pra kjo është dosja metamorfoza, le ta quajmë, e 4-5, por është shkalla më ekstreme e manipulimit të një dosje.
Dënoj publikimin se të fshehësh të gjithë aktivitetin kriminal elektoral të Taulant Ballës me bandat dhe të nxjerrësh aty bisedat që paska bërë Flamur Vezaj, të cilat Flamuri i mohon tërësisht dhe unë i besoj plotësisht, se nuk ka pse të gënjejë, ti paraqesësh ato është përpjekje se si e si, të largosh vëmendjen nga faktori më kryesor, kriminal në Shqipëri, që është politika dhe eksponentët kryesorë të krimit që janë Taulant Balla dhe Edi Rama me grupin e tyre.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Rreth një vit më parë, ju jeni përplasur në parlament me z.Balla sa i takon bandave të Elbasanit përpara e të vendosej masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ju. Ju riktheheni në parlament ditën e martë sërish. Do të bëni publike fakte, apo do ta akuzoni Ballën të publikoni prova të tjera nga të cilat nuk i keni bërë me dije gjatë kësaj kohe?
Sali Berisha: Tani, Sali Berisha u shpall ‘non grata’ vetëm e vetëm sepse mbrojti interesin kombëtar, luftoi korrupsionin dhe krimin e organizuar. Këto ishin tre faktorë për të cilët menduan se do më arkivonin në histori, duke më shpallur ‘non grata’.
Sali Berisha u vu në ‘arrest shtëpie’ për të njëjtat motive, por ja ku jam sot në mënyrë absolute i vendosur si gjithnjë, ti denoncoj me forcën më të madhe. Dhe këtu do të vij me dokumente para jush, edhe në parlament, por edhe këtu do të vij me dokumente para jush. Këto që thashë, për të ja nxjerrë fytyrën siç e kanë, për të treguar se kush është Taulant Balla, për të treguar se kush është Altin Dumani që fle mbi dosje krimi, për të faktuar shqiptarëve se pse unë e quaj Skapin një organizatë kriminale, unë do të vij me dokumente para jush. Edhe në parlament, por në radhë të para këtu, sepse këtu është mundësia, për ti paraqitur. Se aty mund ti paraqesim, por këtu do të ju lexoj dokumente këtu, po. Do shohin keq ata. Ua them unë ju, do shohin keq.
Nuk mund të them unë kurrë për një institucion organizatë kriminale po të mos e kem të faktuar. Ekzistojnë dokumente të pakundërshtueshme, zyrtare dhe do të shihni ju, se kush është fytyra e vërtetë, se si Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Në datën 3 miratohet buxheti, çfarë do të bëjë opozita në parlament?
Sali Berisha: Opozita ka zgjedhur si interesin më të mirë të paraqesë një tufë amendamentesh, të cilat janë pjesë e programit tonë të emergjencës. Ne besojmë se, duhet një përmbysje e plotë e shpërndarjes së të ardhurave në Shqipëri, në favor të qytetarëve, direkt të qytetarëve. Ne jemi të përgatiture, ua përsëris prap që ju duhet të jeni të përgatitur që nga ne duhet të dëgjoni, nga sot e gjer ditën e zgjedhjeve, si çështjen më kryesore këtë çështje; rishpërndarjen e të ardhurave në interes të qytetarëve për të bërë një luftë të pamëshirë kundër varfërisë dhe mjerimit të tyre.
Ne besojmë plotësisht se mund ti japim goditje shumë të fuqishme dhe të përmbysim situatën aktuale. Qeverisjen e ardhshme ne e fillojmë duke vendosur në epiqendër të të gjitha shpenzimeve, qytetarin. Pensionet, minimumi jetik, ndihma ekonomike, të parat këto, rroga minimale. Do të jepet një goditje dërrmuese do të thosha në një farë mënyre.
Këto janë disa, por do të shohim pa asnjë diskutim. Ne respektojmë tregun, por nuk pajtohemi kurrë me këtë çmim nafte. Nuk e konsiderojmë ne naftën, luks. Dhe ky çmim nafte diktohet nga taksat. Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka futur 1.2 euro taksën brenda çmimit të naftës. Ne nuk e bëjmë këtë.
Ne do të kemi, quajeni përmbysje, të shpërndarjes së të ardhurave në Shqipëri. Grupet tona, po punojnë dhe do të punojnë për një model që Shqipëria nuk e ka patur në këtë shkallë kaq të avancuar sepse duam të shuajmë sirenat e varfërisë dhe mjerimit që ulërijnë në të katër anët e vendit.
Isa Myzyraj, Ora Neës: A ka informacion Sali Berisha që në dosjen ‘Toyota Yaris’ përmenden me emra politikanë të rëndësishëm, dhe nëse po, kush janë këta? Dhe në lidhje me elementë të drejtësisë, sepse ju thatë do të paraqes dokumente për institucionet e Drejtësisë, a lidhen këto dokumente me këtë dosje që është duke u hetuar nga SPAK dhe ka çuar para hekurave edhe prokurorë?
Sali Berisha: Gjithçka disponon Sali Berisha, do të ua paraqesë ju. Po kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar dhe unë do ti paraqes para jush. Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është. Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente. Nuk shkon.
Kurse ai është kreu i një organizate kriminale se fle mbi to. Fle mbi to se e kanë kapur mat me Ymer Lalën, për arsye se Luftar Reçi e ka denoncuar Ymer Lalën për vrasje dhe zotëria e tij në 19 pyetje si ka bërë asnjë pyetje për vrasjen dhe e ka ekzauruar nga vrasja.
Pra ata që menduan se duke më ndryrë mua në arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre.
Isa Myzyraj, Ora Neës: Ditën që ju keni dalë nga arresti i shtëpisë keni thënë që ju keni dalë nga arresti në shtëpi, keni thënë një frazë në shkallët e PD, që: u përpoqën të blejnë heshtjen e Sali Berishës.
Z.Berisha, a mund të na thuash sot se kush është përpjekur për ta blerë heshtjen e Sali Berishës dhe a kanë vendosur çmim në atë heshtje?
Sali Berisha: Skrapi i partisë, mendonte se me dosjen e klubit ‘Partizani’, fund e krye manipulim kriminal i tyre, do të mund të më impononim mua të heshtja. Po mund të ndodhte kurrë?
Unë kur i kam shkruar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken; Z. Sekretar kur të gjesh një provë të vetme dhe çdo qeveri tjetër e botës, të korrupsionit të Sali Berishës, paraqite se unë jap dorëheqjen. Çfarë doli nga hetimi 4 vjeçar i tyre. Doli turpi i tyre. Doli se, Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, se toka ishte shpronësuar, në një kohë që Fletoret Zyrtare faktonin se toka nuk ishte shpronësuar. Fletoret Zyrtare faktonin që në atë kohë se toka ishte e këtyre pronarëve, pikë për pikë.
Mashtruan gazetarët dhe mediat se, ky ka bërë vendime për të favorizuar ata, e dini se çfarë i thanë Gjykatës Kushtetuese? Jo nuk ka bërë sepse nuk ekziston asnjë vendim nominal. Asnjë. Edi Rama ka me dhjetëra vendime nominale, Sali Berisha asnjë. Por thanë kanë përfituar dhe ata. Dëgjoni tani llogjikë kriminale.
Pra, në këtë kontekst, sigurisht u përpoqën, menduan se, aty ka kështu e ashtu. Tani mos shtyj më tutje, por u treguan tutkunë, u treguar turp njerëz. E kupton ti që një njeri amniston krimin elektoral, por ai është armik i betuar i pluralizmit dhe PD-së. Nuk ka armik më të egër. Ai është i barabartë në krim me Edi Ramën. Në të gjitha dosje, Bajrëve, Pëllumb Gjokës, gjysma është dosje elektorale edhe Altin Dumani i mbyll për partinë e tij. E garantoj se do të dënohet për to dhe nuk ka forcë në botë që të pengojë ndëshkimin e tij për këto akte.
Mariglen Kume, MCN: Nga i disponon Sali Berisha këto prova, apo fakte të cilat edhe ju e kishit planifikuar që do ta bënit konferencën sot. Pse nuk i morët me vete këto prova dhe fakte për t’i bërë publike që ditën e sotme?
Sali Berisha: Së pari, nga i siguron Sali Berisha këto? Burimi, është besimi universal te Sali Berisha. Qytetarët kanë besim te Sali Berisha. Ia sjellin. Së dyti, sot kisha këtë qëllim konference. Një vlerësim të përgjithshëm, se është një turp i madh. Përjashton, nxjerr si bashkautor. A patë ndonjë polic bashkautor në atë dosje?
Të përjashtuar komplet policia. Të gjithë janë përzgjedh në BKH. Pyeteni pak këtë, Millonain: ke qenë në atë hotelin ku ishte gjykatësja që hidhte vallen gjykatësja, apo s’ke qenë?
Çfarë ka patur në përzgjedhjen e punonjësve të BKH-së? Unë doja të bëja një shqyrtim të përgjithshëm, por dokumente konkrete, sigurisht, do të ketë. Nuk ka dyshim, sepse unë jam zotuar dhe do t’i nxjerr ato.
Mariglen Kume, MCN: Gjatë qeverisjes suaj ju jeni mbajtur mend më së shumti për projekte dhe infrastrukturë, si ato rurale, por edhe ato kombëtare. Pse doni ta përmbysni buxhetin për vitin 2025, kur siç është edhe denoncuar nga opozita më së shumti është për infrastrukturën?
Sali Berisha: Pyetje shumë thelbësore. Kur unë them se do ta përmbys, them një të vërtetë të plotë. Qeveria, PD, koalicioni do kthehet fuqimisht tek qytetari. Por siguroj ju, dhe qytetarët që, projektet infrastrukturore do vazhdojnë, por kurrë me çmime 10 herë më të shtrenjta se në Kroaci. Për të patur parasysh qytetarët. Çfarë ndodh me Unazëne Tiranës, e cila pas 15 vitesh, ose 14, 15 sa i bie është ndërtuar në gjysmën e saj dhe gjysmën aktuale Belinda Balluku e ka copëtuar në 14 kontrata.
Po, po në 14 kontrata, për të vjedhur në 14 kontrata. Mor, zotëri, po për sa kohë u ndërtua rruga 64 kilometra Rrëshen-Kukës. Për dy vite e pak u ndërtua.
Për sa kohë u ndërtua rruga Ibë-Elbasan? U ndërtua për 22 muaj, maksimumi. Po këta ndjekin praktikën e Edi Ramës që, për çdo hyrje pallati një leje e veçantë. Ishte pallati me 3 hyrje, 3 leje që të vidhje sa më shumë. Merr fund kjo praktikë, merr fund.
Ne vepra do ndërtojmë, padiskutim, por me 1/5 e çmimit të tyre që ndërtojnë këta sot që vjedhin. Me çmimet që ndërton Kroacia. A teprojnë? Janë 8.2 mld euro buxhet dhe 8.2 mld euro buxheti të garantoj që zbaton plotësisht këtë qëllim. Po, natyrisht. Edhe sikur të mos tepronin për infrastrukturën, unë përsëri do të kthehesha tek qytetari. Do revalonte qytetari, edhe sikur të mos tepronin. Por, teprojnë me garanci të plotë.
Nuk mund të jetë kurrë 80% siç veprojnë këta, unë do të investoj tek qytetari 80%.
Gjer kur? Derisa të realizohen objektivat. Objektivi është: shqiptarët më të paguarit në rajon. Do dalin njerëzit më të paguar në rajon. Kur të dalin njerëzit më të paguar në rajon dhe në qoftë se do ndiqej siç ishte ne 2013, ju garantoj se ne sot do të kishim kapur sllovenët, ose do ishim shumë afër tyre, por na rrokullisi, na ktheu në fund.
Jam shumë, shumë i prerë në këtë pikë.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Një vit pasi keni dalë nga arresti shtëpiak, takimin e parë me qytetarët do e bëni në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në shesh në protestë, apo në diasporë?
Sali Berisha: E gjitha është edhe agjendë për t’u përcaktuar edhe nga bashkëpunëtorët e mi. Dhe, natyrisht mezi pres secilin nga këto takime që përmendët ju. Qoftë protestën, që e ke vet parasysh, shpirti im, qoftë bisedën në sallë, qoftë takimi në diasporë.
Fitorja i ka, këto tri komponentë i kërkon fitorja. Se tani ecim drejt fitores ne. Ne ecim të sigurtë drejt një fitore të shkëlqyer. Do ketë zhvillime prap. Po, po do të ketë zhvillime në të gjitha drejtimet. Mafia shqiptare do marrë ato që meriton.
Ju falënderoj!