FJALA E KREU TË PD-së, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
Shqipërinë e kanë ngërthyer si një gaforre e tmerrshme, aferat korruptive të Edi Ramës, qeveritarëve dhe enturazhit familjar.
SKAP-i i partisë, po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave, për ta shitur si një aferë të disa punonjësve të kësaj sipërmarrje gjigante të krimit ekonomik të Edi Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës.
Çdo hap që bëhet, bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën nga krimi që ai personalisht ka kryer.
Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës. Janë, sepse Edi Rama, për të mbushur thasët me euro me grupin e tij mafioz, organizatën e strukturuar kriminale, pranon të firmosë, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e Autoritetit të Prokurimeve Publike, që i thotë se procedura ‘negociatë e mbyllur’ nuk ekziston në ligjin shqiptar, me fjalë të tjera, ekziston vetëm në kodet e mafias.
Pavarësisht kësaj shkrese, lakmia, babëzia dhe pangopshmëria për vjedhjet, paratë, e shtyjnë kryeministrin të firmosë fap-fap-fap siç do deklaronte në Komisionin Parlamentar.
SKAP-i i partisë përpiqet që mbulojë ëktë krim, por nuk mbulon dot, sepse përveç firmës antiligjore që Edi Rama vendosi për ndërmarrjen e tij, ai vendosi bashkë me Agaçin, të fusë duart e zeza në fondin rezervë të Këshillit të Ministrave dhe të transferojë paratë në Ministrinë e Mjedisit për inceneratorin kur ajo nuk kishte asnjë qindarkë të vetme për këtë objekt.
Edi Rama është përgjegjës më kryesor, se ka pranuar të firmosë një kontratë për veten e tij që nuk ekziston.
Nuk ekziston në asnjë kontratë tjetër mbi tokë, përveç se në kontratën që ka firmosë Edi Rama. Ky nen që po ua lexoj që të ua përcillni shqiptarëve; pamundësia e heqjes dorë nga kontrata. Asnjë dispozitë e kësaj kontrate nuk bën të mundur tërheqjen e palëve nga kontrata. Dështimi i secilës palë për të përmbushur detyrimet e kësaj kontrate, (pra ikën Rama, qeveria që vjen mbrapa duhet detyrimisht të derdhë paratë. Këtu është gjithë morali i kësaj), nuk do të interpretohet asnjëherë si tërheqje nga kontrata, apo heqje dorë nga e drejta dhe detyrime që rrjedhin nga ajo.
Vetëm hajdutë si ai mund të firmosin një kontratë si kjo. Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet, përveç kontratës së ndërmarrjes së Edi Ramës.
SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron. SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën.
Është më mirë që të veprojë SKAP se të veprojnë qytetarët, që t’i bëjnë një gjyq publik Edi Ramës.
Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus për një ndërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë. Një sipërmarrje që merr bonusin dhe vetëkrijohet tetë muaj më pas.
Por, i kapur përfundimisht si drejtues i një organizate kriminale të djegësit, ai vazhdon në parimin e krijimit të dominancave me afera të tjera shumë më të mëdha.
Për të besuar se kështu do i mbyllë dhe do i vendosë në harresë, palë, palë.
Unë jam sot këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit, të cilët hodhën në kosh të plehrave, Manhatanin e Eagle Hills. Një kompani, nga më obskuret, një kompani, e cila e lidhur me vëllezërit Kariç, dhe të lidhur të gjithë me Lukashenkon dhe Vuçiçin.
Edi Rama mbrëmë paraqiste kompaninë Eagle Hills si kompaninë që do ndërtonte Manhatanin e Zagrebit, në një kohë kur qytetarët e kishin hedhur në kosh projektin.
Shikoni ku e çon babëzia për Portin e Durrësit, që të mashtrojë publikisht qytetarët shqiptarë se kësaj kompanie i është besuar ndërtimi i një Manhatani në Zagred. Në një kohë që ajo histori është mbyllur 2 vite më parë nga qytetarët e Zagrebit.
Përveç kësaj, kryetari i Bashkisë së Zagrebit kishte hapur garë, se nuk e kishte të veten kompaninë. Kurse Rama nuk hap garë, se e ka të veten kompaninë. 60 përqindëshin e ka të veten.
Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve që kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike.
Ndaj dhe PD do përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët.
Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti.
Jam sot këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në këtë projekt, do futet në listën e zezë.
Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani.
Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori.
Një çështje tjetër madhore del në horizont në Shqipëri.
Disa polici të vendeve Europiane janë stacionuar në Tiranë për të hetuar një skemë prej 2.2 miliardë Euro plaçkitje të qytetarëve europianë nga call-centera në Shqipëri.
Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Olsi Ramës.
Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë.
Veprimtari kjo e palejuar në Europë.
Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj.
Kjo grabitje bëhet me bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush.
Famozi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere.
Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë.
Cili është fati i bitcoin. Janë me emra dhe mbiemra dhe do të ju informoj me më hollësi, se është çështje në zhvillim.
Këto bitcoin, trafikantët, parelarësit, disponuesit e parave të zeza u ofrohen këtyre. Është një person superekspert, për të mos prishë punë hetuesve ndërkombëtar nuk po ia nxjerr emrin, i cili është i specializuar vetëm në konvertimin e bitcoinit në para kesh për të ndërtuar kullat apo për të ndërtuar pallatet e portit të Alabarit.
Prisni se nuk është vetëm kaq. Ky person nuk është i vetëm, sigurisht, por është vetëm njëri i identifikuar.
Çfarë ndodhë me bitcoin, ku shkojnë.
Këto bitcoin përfundojnë të gjitha në Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe këto që disponon rrjeti Rama-Josifi, Olsi bëjnë protektorin, u thuhet se kush punon këtu, nuk i prek njeri. E kanë marrë dhe kontraktuar edhe ata që bënin këtë lojën me bursën, i kanë futur në këto qendra që të bëjnë këtë tjetrë, tani këta janë të qetë se qeveria na mbron, dhe SKAP-i i partisë nuk hyn dot këtu, nuk ka punë këtu.
Teprica e tyre që i mbetet ky rrjeti mafioz Rama-Josifi, përfundon sërish në Dubai, se bankat nuk hyjnë dot këtu.
Dhe sa është gjer më tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 miliardë euro.
Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende, por ata po pengohen nga SKAP=i i partisë, që heton vetëm krahun tjetër të call-centerave, që duhet të zhduket dhe të mbetet vetëm këto, që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti, me bitcoin që ua vjedhin qytetarëve europianë.
Unë besoj se arrita të ju qartësoj këtë skemë, nga më monstruozet por me hollësi të tjera do të ju informoj në takimet e ardhshme.
Kjo përbën një veprimtari kriminale, të dënueshme, për të cilën në unison mendohet se padrino është Olsi Rama.
Ju e dini se si e përcolli, në mënyrë më antiligjore, drejtorin e policisë, Gledis Nano, me pretekstin se më spiunoi në ambasadë.
Dhe çfarë spiunimi mund të bënte një kryepolic. Por nëse një kryepolici ju thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve, ai bën një detyrë patriotike. Ai meriton dekorata. Ai mbron interesat e vendit dhe kombit të tij.
Nuk e njoh fare, se kam takuar kurrë Gledis Nanon, por di që në skemën e hetimit të call-centerave ishte Olsi Rama, sepse një pjesë e call centerave po mbyllen për arsye të ndryshme. Dhe tek to tjerat që mbushin kuletat e këtij rrjeti të klanit Rama me bitcoin, punojnë të qeta të pacenuara.
Falënderoj shumë autoritetet ligjzbatuese, spanjolle, italiane, gjermane e vendeve të tjera të cilat kanë marrë përsipër dhe po zbërthejnë këtë skemë të papërshkruar vjedhje të autoriteteve shqiptare, gjysëm zyrtare dhe zyrtare.