Berisha: Berisha: Protesta e arriti plotësisht qëllimin! Mesazhi për Edi Ramën ishte se vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë!

PROTESTA KOMBËTARE, FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NGA SELIA

EKSTRAKT

Duke folur nga selia e PD-së, kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar Edi Ramës, se nuk do të gjejë vrimë miu ku të futet. ‘Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.  Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më’, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha.

Gjatë fjalës për gazetarët në selinë e PD, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama kërkoi përleshjen e policisë me protestuesit.  Ai u shpreh se, protestuesit do të përleshen me të.  

‘Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë, e demonstruesve me policinë. E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën.  Dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njerui që nuk ka ligj as moral.’, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse protesta e arriti qëllimin e saj, lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se, ky qëllim u arrit plotësisht.  Ndërkaq, ai tha se, protesta e radhës dhe mënyra se si do të jetë, do të njoftohet.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dënuar sulmet e policisë me gaz dhe helmimin e gazetarëve. Sipas tij, ‘gazetarët kanë qenë neutralë, kanë qenë duke bërë detyrën e tyre të informimit të qytetarëve, por raportimet e tyre kanë tmerruar Ramaduron dhe Surrelin’. Ndërkaq, Berisha ka falënderuar gazetarët për punën e bërë.

Duke folur për gazetarët te selia e PD, kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi se, gjatë vizitës së tij në Strasburg, Belinda, Linda, Mirlinda etj., do të jenë personazhet kryesore që do të rrethojnë Edi Ramën. ‘Sigurisht që do ua them unë atyre, do t’ua them të gjithë Europës. Se kjo që ndodh këtu, nuk ndodh kund në botë.  Ka vjedhur, vjedhur dhe vjedhur dhe tani bllokon heqjen e imunitetit. Ai do jetë personazhi më i zi’, theksoi Berisha.

FJALA E PLOTE:

Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të  fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Lebetitën narkodiktatorin.

Është kryekriminel.

Kreun e organizatës kriminale.

Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.

Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më.

Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë.

Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.

Tani, përkundrejt qëndrimit qytetar, guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut, mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera.

Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë, e demonstruesve me policinë.

E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën.

Dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve.

U bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njerui që nuk ka ligj as moral.

Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur.

Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari.

Sot duhet të ndjeheni krenarë për aktin tuaj.

Duhet të betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjera.

Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës.

U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Nuk mundet kurrë një popull me asgjë.

Ju e patë vetë, ju ishit vetë aty.

Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës për 30 minuta atë që meritonte.

Absolutisht kjo gatishmëri do vazhdojë.

Ne këtë betejë do e vazhdojmë.

Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal, e këtij narkoregjimi, e këtij armiku të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Asgjë nuk e shpëton më këtë.

Asgjë nuk e shpëton.

Fatin e Enver Hoxhës do ketë.

Enkel Xhangoli, KlanNews: Zoti Berisha, a e arriti qëllimin protesta sot?

Sali Berisha: Plotësisht. Beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli, jo.

Mos e merrni kështu.

Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme.

Është një betejë e pandërprerë.

Është një betejë, të cilën të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurat, të mundshme, do ta fitojnë.

Enkel Xhangoli, KlanNews: Protesta e radhës kur do jetë?

Sali Berisha: Do e njoftojmë protestën e radhës dhe variantet e saj.

Por ne tani jemi në fushë betejë dhe absolutisht nuk ndalemi gjer në rrëzimin e tij.

Më thanë që janë keqtrajtuar edhe gazetarët.

I kanë helmuar gazetarët.

Kanë hedhur gaz kundër gazetarëve.

E dënoj këtë akt me forcën më të madhe.

Gazetarët kanë qenë neutralë, kanë qenë duke bërë detyrën e tyre të informimit të qytetarëve, por raportimet e tyre kanë tmerruar Ramaduron dhe Surrelin.

Ai është i pashpresë.

Rama është një kufomë e pakallur dhe do e hedhim në Lanë siç është.

Njëherë u përqafoj ju se po bëni historinë.

Absolutisht po bëni historinë.

Popull vigan.

Po përmbysni diktaturën e dytë në Shqipëri.

Shumë faleminderit gazetarëve.

Keni bërë punën më të mirë.

Ne jemi shumë të vendosur në këtë betejë.

Ai e ka absolutisht të humbur.

Ai mendon se me topa dhe gaz lotsjellës dhe këto, por ne kemi pasë tanket përpara dhe u kemi dhënë atë që kanë merituar.

Ju falënderoj për raportimet që keni bërë dhe shpreh keqardhjen se si u soll policia me urdhër të Edi Ramës sepse ai tani është në një degradim moral dhe psikologjik të papërmbajtur.

Po fajet i ka vetë, krimet i ka kryer vetë, përgjegjës është vetë.

Zoti Berisha, të gjitha akuzat që keni ngritur ndaj qeverisë, a do i raportoni gjatë vizitës që ju keni në Strasburg?

Sali Berisha: Të gjitha atje, po ua them që këtu, Belinda, Linda dhe Mirlinda do jenë personazhe kryesore që do rrethojnë Ramën në Strasburg. Sigurisht që do ua them unë atyre, do t’ua them të gjithë Europës.

Se kjo që ndodh këtu, nuk ndodh kund në botë.  Ka vjedhur, vjedhur dhe vjedhur dhe tani bllokon heqjen e imunitetit. Ai do jetë personazhi më i zi. Le se aty, me fjalimin famëzi që ka mbajtur, ai konsiderohet si me qenë djali i Gadafit.  Jo, mos u çudisni.  Absolutisht po.

Dhe ua thashë edhe unë aty, dhe e duartrokitën kur ua thashë unë këtë. Ai foli këtu, u thashë unë, si me qenë djali i Gadafit.

Tani ata e kanë të njohur siç është ky, dhe kësaj here unë e përshkruaj siç është.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale