Berisha: Balla është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj! U garantoj se nuk do ta zhvilloni kurrë më atë farsë

REPLIKË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër Taulant Ballën, duke e cilësuar si një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj të vendit dhe manipulator kryesor në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe votën e diasporës. Berisha deklaroi se zgjedhjet e 11 majit u rrëmbyen me metodat më antiligjore dhe antikushtetuese, ndërsa rekomandimi i Këshillit të Europës për ndarjen e partisë nga shteti provon se procesi nuk ishte mes partive, por mes shtetit partiak dhe opozitës.

Kryetari i PD theksoi se PD mbrojti votën, por paralajmëroi se “kurrë më” një farsë e tillë zgjedhore nuk do të lejohet të përsëritet, duke u bërë thirrje kundërshtarëve të heqin nga mendja çdo tentativë të ngjashme në të ardhmen.

REPLIKA E PLOTË

Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit.
Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës.
Ky është realiteti.
Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese.
Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.
Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike.
Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua.
Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë.
Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm.
Por e themi këtu, kurrë më.
Kurrë më.
Hiqeni nga mendja!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale