Pershendetje te dashur bashkeqytetaret e mi te Dumrese.
Unë jam Bedri Qypi, lindur dhe rritur ne Dumre, i diplomuar ne Universitetin Aleksander Xhuvani për Ekonomi, dega Finance-kontabilitet.
Kam vendosur te marre pjese ne primaret qe Partia Demokratike po zhvillon, per Bashkinë Belsh, ne zgjedhjet vendore te 14 Majit.
Po futem ne garen tone te brendshme, sepse e ndjej pergjegjesi morale para gjithe demokrateve qe me kane mbeshtetur ne te gjitha betejat qe kam garuar dhe i kam fituar.
U kam borxh mbeshtetjen që më kanë dhënë gjithë këto vite.
Beteja ime eshte me pushtetin dhe korrupsionin e kesaj qeverie hajdute, e cila i ka lene ne harrese banoret e Dumrese. Te rinjte po detyrohen te braktisin fshatin e qytetin, familjet dhe kujtimet, per shkak te keqqeverisjes, e cila eshtë ne funksion vetem te nje grupi te vogel njerezish.
Gjithashtu kjo qeveri e korruptuar ka lene mbas dore sektorin e Bujqesise, i cili per familjet tona eshte jetik, eshte sektori i vetem me te cilin ushqejmë familjet tona.
Ta shporrim njehere e mire dhe jam i bindur se me mbeshtetjen tuaj do ta fitojme betejen qe ta rikthejme bashkine ne funksion te popullit te Dumrese.
Ne se bashku, ashtu sic kemi fituar cdo beteje te meparshme, do t’ia dalim ta fitojme bashkine Belsh, qe ajo te jete bashkia juaj dhe ne dispozicionin tuaj.
Faleminderit.