Silvi Bardhi

Silvi Bardhi është Koordinatore për Departamentet dhe aktive prej 13 vitesh në Partinë Demokratike.
Nisi karrierën në vitin 2012 në pozicionin e zëdhënëses së Partisë, emëruar nga Kryetari i Partisë Sali Berisha. Më pas vijoi me rolin e Koordinatores për Media në Zyrën e Shtypit të PDSH. Është zgjedhur tre herë anëtare e Këshillit Kombëtar me votat e anëtarësisë së PDSH. Në zgjedhjet lokale të vitit 2023 përfaqësoi PDSH-në si zëdhënëse e fushatës se opozitës për Tiranën, në garën e Belind Këlliçit për Kryetar të Bashkisë Tiranë.
Anëtare e Partisë Demokratike prej vitit 1997.

Prej më shumë se një dekadë në Zyrën e Shtypit të PD, detyra e saj bazohet mbi parimin e etikës profesionale dhe korrektësisë së komunikimit me median dhe gazetarët.

Ka mbaruar studimet e larta bachelor dhe master shkencor për gazetari dhe komunikim në Prishtinë, Kosovë.
Si korrespodente e BBC në Prishtinë, fitoi çmimin e parë për gazetari hulumtuese nga USAID, Kosovë.
Ka vijuar “Shkollën për Studime Politike” , në Prishtinë, mbështetur nga Këshilli i Europës dhe “Shkollën Europiane”, në Prishtinë.
Eksperianca në media Shqipëri dhe Kosovë:
Ka një eksperiencë të gjatë në gazetari, kryesisht në televizion dhe radio, prej vitit 1997.

  • Gazetare “Radio Kontakt”, 1997, Tiranë
  • Gazetare dhe moderatore “TV Arbëria”, 1998, Tiranë
  • Gazetare dhe folëse “Radio Rilindja”, 2000, Prishtinë
  • Gazetare, moderatorë, autore dokumentarësh “RTV Dukagjini” – 2001, Pejë
  • Korrespodente “BBC World Service” – 2006, Prishtinë
  • Gazetare, moderatorë, redaktore e lajmeve “Klan Kosova” – 2010, Prishtinë
  • Moderatore, gazetare dhe autore e programeve Ballkani “ABC News” – 2011, Tiranë.