“8 marsi”, Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi uron zonjat edhe në ditëlindjen e nënës së tij: Keni rol të pazëvendësueshëm.

8 marsin e kam ditëlindjen e njeriut më të shtrenjtë. Edhe 100 mam! Lumturia jote është shkëlqim në sytë e mi. Ne burrat e shtëpisë të duam shumë! Babi dhe Redi shumë, por unë më shumë se ata.

Sot e kam dyfish urim, edhe për ju zonja dhe zonjusha që i jepni botës jetë dhe dashuri. Një ditë e dedikuar nuk mjafton për të shprehur rolin e pazëvendësueshëm që keni në jetët tona, për durimin, përkushtimin dhe streset që kaloni çdo orë me ne gjininë e pandreqshme. Uroj të jeni gjithmonë të lumtura dhe të vlerësuara!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale