‘35 vite histori, 35 vite shpresë’/ Floriana Garo: Ora e PD-së ka ardhur!

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
themelues dhe rithemelues,
I nderuar lideri historik i Partisë Demokratike,
të dashur demokratë, opozitarë, miq dhe të ftuar!

Mirë se erdhët në këtë mbrëmje të veçantë të 35 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, të zanafillës së historisë që i dha frymë Shqipërisë.

Sot jemi mbledhur me një lajtmotiv të thjeshtë, por thelbësor:
Faleminderit Partia Demokratike!

Faleminderit PD për guximin që solli ndryshimin në vitin 1990!
Faleminderit për liberalizimin e vizave, që i hapi rrugët, horizontet dhe shpresat një populli të tërë!
Faleminderit për antarësimin e Shqipërisë në NATO, që vendosi siguris dhe stabilitet për brezat!
Faleminderit për rolin historik në pavarësinë e Kosovës.
Faleminderit për Rrugën e Kombit, që bashkoi shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje!

Sonte, teksa nderojmë të shkuarën, ne shohim drejt një të ardhmeje që kërkon më shumë prej nesh.
Partia Demokratike sot gjendet para sfidash të mëdha. Sfida të një kohe kur demokracia është e rrezikuar, kur shteti ka rënë në duart e një regjimi autoritar, që përpiqet të shuajë pluralizmin, fjalën e lirë dhe shpresën e shqiptarëve.

Po ju them me bindje: kjo sfidë nuk është fundi i PD. Kjo është ora e saj.

Është ora e qëndresës.
Është ora e besimit.
Është ora e bashkimit.

Sepse historia e kësaj partie na ka mësuar se kur demokratët qëndrojnë bashkë, kur besojnë te liria dhe kur ecin përpara pa u trembur, atëherë edhe e pamundura bëhet e mundur.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për PD-në.
Ka nevojë për vendosmërinë e saj, për njerëzit e saj.

Dhe ju siguroj: ne bashkë, nëse duam, nëse besojmë, nëse ngrihemi pa frikë, e mposhtim regjimin e Edi Ramës.
Ne e rikthejmë PD-në në vendin që i takon: forcë e parë dhe forcë fituese.

Ndaj sot, le të festojmë jo vetëm çfarë ka bërë PD, por edhe çfarë do të bëjë.
Sepse rruga e lirisë nuk mbaron kurrë dhe ne jemi ata që do ta çojmë përpara.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale