Berisha në Parlament: Do mbrojmë të drejtat kushtetuese! Kurrë nuk do mund të shtypësh popullin opozitar

Fjala e Kryetarit të PD Sali Berisha në foltoren e Parlamentit.

Të dashur qytetarë dhe qytetare siç e shihni ky Parlament funksionon si një klub hajdutësh, si një klub i cili nuk njeh ligj, nuk njeh moral, nuk njeh standart nuk njeh etikë. Ky Parlament funksionon në parimet e parlamenteve moniste, ku opozita në fjalën e saj nuk mund të dëgjohet. Ky parlament zotërohet nga një njeri i cili në trashëgimninë e tij prej etërve xhelatë ka një urrejtje të sëmurë ndaj opozitës dhe fjalës së saj në parlament. Ky person përdor gjuhën, përdor zhargonin e një ordineri për të fyer popullin opozitar, për të mbuluar vjedhjet e tij të mëdha, për të abuzuar me të gjitha pushtetet që mban. Ne jemi sot këtu për të mbrojtur të drejtat e popullit opozitar, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Këta sot diskutojnë këtu për europën, përjashtojnë nga fjalimi ish-ministrin e jashtëm, sepse nuk mund të pranojnë fjalën e tij.

Këta sot diskutojnë për Europën me hijen e tmerrshme të vdjedhjeve që kanë bërë me djegësit, me hijen e tmerrshme që po pregatisin me portin e Durrësit. Këta vetëm Europën nuk kanë asgjë.

Sot Taulant Sharra që është de facto Gentian Sharra, me kryebanditin me të cilin ka tendera dhe aferat nga më të pistat. Me të cilin ka me qindra telefonata, flet në emër të vasalit të Viçiçit, në emër të vasalit të Putinit lidhur me rubla ruse dhe përralla babushkash. E vërteta është se, Edi Rama është avokati numër një i Viçiçit, i Serbisë, prapavijë e Rusisë dhe se vëllezërit Karriç janë bashkëaksionerë me vëllezërit Rama në portin e Durrësit. Të gjitha këto kanë detyruar dhe detyrojnë opozitën të mbajë një qendrim krejtësisht tjetër në këtë parlament.

Të gjitha këto kanë detyruar dhe e detyrojnë opozitën të thërrasë popullin që të flasë në këtë parlament. Në rast se nuk flet populli, por flasin hajdutët, siç po ndodh këtu, ky parlament duhet të mos ekzistojë më, ky parlament duhet të marrë fund. Ndaj dhe sot ju garantoj se do të jetë një ditë në lartësinë e 12 nëntorit, por shumë shpejt ajo datë do të kalohet nga protesta të tjera të fuqishme përpara parlamentit, bulevardit të Tiranës. Europa dhe bota do të marrë vesh se hajdutët nuk mund të sjellin kurrë stabilitet, se hajdutët varfërojnë, se hajdutët nuk kanë moral, se hajdutët në pushtet janë të aftë të kryejnë çdo anë, çdo veprim, çdo krim ndaj popullit të tyre. Këto janë të vërtetat! Fikeni sa të doni ju mikrofonin, por ja që është mrekullia e facebook-ut, e cila më lejon mua dhe do lejojë tani e tutje çdo deputet të komunikojë me zgjedhësit e vetë, me qytetarët e vetë, me komunitetin ndërkombëtar kudo. Unë ftoj të hapni parlamentin, mos kini frikë nga parlamenti. Ju keni frikë nga parlamenti! Ikën! Ja iku zonja Xhaçka, iku investitorja jonë strategjike, ministrja me investime strategjike. Ulusi, je bërë famoz, je bërë famoz Ulusi! Vetëm dy mushka kanë mbetur në fshatin tënd pa u punësuar që i kanë nga fisi yt, të gjithë i keni sistemur në punë Ulusi, ndaj dhe bën bodyguardin e Edi Ramës, ndaj dhe nuk flet një fjalë për Skavicën, Ulusi. Të sjell ty këtu si binjak të Spiropalit. Kjo është detyra jote që ulesh aty, kjo është e vërteta. Ulusi, në qoftë se ka një dibran të shitur mbi tokë, je ti! Tani a do ta hapni parlamentin, apo do të vazhdojmë gjithë ditë në facebook?! Se facebook-u im është pa limit.

Kryetari i PD Sali Berisha i kalon fjalën deputetit Belind Këlliçi

Unë e kisha kërkuar fjalën në fakt për procedurë, por drejtuesja e seancës nuk na jep të drejtën e fjalës për shkak se trembet nga fjala e lirë. E vetmja arsye pse kërkojmë fjalën është për të folur, për të komunikuar me qytetarët, per të fol me shqiptarët, për të bërë transparencë dhe sot gjykoj që goditjen më të fortë drejtuesja e seancës ia dha vetë Olta Xhaçkës, se nuk i dha mundësinë të vijë këtu të mbrohet.

Nëse ne po gënjejmë, nëse ne po lëshojmë këto akuza monstruoze, nëse po i biem mëqafë ministres, të vijë vetë në një debat të hapur, të bëjë transparencë për publikun dhe t’i provojë të gjithë qytetarëve shqiptarë që deputetët e opozitës po gënjejnë, po shpifin.

Por ndërkohë refuzimi i kërkesës sonë ditën e sotme për të patur një debat me mocion, në rastin e investitores strategjike, në rastin e ministers Olta Xhaçka, sigurisht bëhet vetëm e vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. Nga ana tjetër sot jemi njohur me procesverbalin e seancës së kaluar, ku kemi parë atë debat të një niveli banditesk, që Edi Ramën sot e kanë zili të gjithë të burgosurit e qelive më famoze në Shqipëri për gjuhën e përdorur këtu, dhe jemi këtu te vendi i krimit ku Edi Rama vjen fyen deputetët, opozitën, qytetarët shqiptarë dhe Edi Rama nuk ka asnjë problem, nuk ndodh asgjë me Edi Ramën, ndërkohë sot dy deputetë të opozitës janë të përjashtuar për 10 ditë për shkak se, thjesht kanë reaguar ndaj shpifjeve dhe sharjeve të Edi Ramës. Të bindur të jenë këta, dhe këta janë të bindur në fakt që ne jemi këtu si një opozitë e vërtetë e pakompromisë. Një opozitë e vërtetë, një opozitë që sot nuk është aspak e kapur, aspak e shitur dhe është këtu në mbrojtje të interest të qytetarëve. Dejtuese e seancës meqë ke ardhur, mund ta vazhdosh seancën krejt normalisht, duke i dhënë fjalën të gjithë deputetëve që kanë kërkuar që kanë kërkuar fjalën, kaq! Nuk na dhe të drejtën as për procedurë, kisha 20 minuta me butonin shtypur, për procedurë.

Fjalën e merr z. Edmond Spaho

Zonja drejtuese e seancës, sikurse ju thashë kur e kërkova fjalën për procedurë, dëshiroj që të flas për çështjen e integrimit europian, sepse është një çështje jetike për qytetarët shqiptarë.

Për fat të keq parlamenti monist i Edi Ramës, në marrëveshje Taulant Balla me disa të ashtuquajturit anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të cilët nuk kanë kurajo që të rrinë këtu dhe të protestojnë me opozitën, por fusin bishtin ndër shalë dhe ikin, dhe nuk na lejojnë që të flasim për integrimin europian, i cili që nga viti 2013-të ka stopuar dhe nuk ka bërë asnjë hap para. Pse ka stopuar? Po si mund të integrohemi në Bashkimin Europian kur dëshirojmë të bëjmë amnisti fiskale penale? Ku bëhemi zedhënësit dhe bashkëpunëtorët e krimit të organizuar ndërkombëtar. Bashkimi Europian ka paralajmëruar që nëse ju do të bëni amnisti fiksale penale, nuk ka integrim.

Dhe jo më kot të thashë, Taulant, që dëgjoje njëherë atë fjalën, atë fjalën e atij Ati të shquar që e futët nëpër burgje, që tha duhet te ndërroni ‘trunin’ dhe me këto tru që keni ju, nuk shkoni dot në komunitetin europian. A po flasim për pastrim parash? Porti i Durrësit është shëmbëlltyra e plotë e pastrimit të parave. Keni filluar që tani po kapni tërë krimin e organizuar, tërë gangot e Durrësit dhe Tiranës dhe po i ofroni që të investojnë në Durrës. I drejtohem komunitetit ndërkombëtar të Tiranës që interesohet edhe se kush do të jetë kryetar i Partisë Demokratike, të ngrihet kundër projektit të Durrësit, sepse është amsitia fiskale penale për të larë paratë e krimit të organizuar botëror. Shqipëria po kthehet në lavatriçe botërore të pastrimit të parave. Prandaj ngrijeni zërin dhe mos harboni me përfaqësuesit e qeverisë nëpër ahengje natën.

Fjalën e merr sërish kryetari i PD Sali Berisha.

Zonjë! Do mbrojmë të drejtat kushtetuese! Kurrë nuk do mund të shtypësh këtu popullin opozitar. Jeni shtruar në një strofull hajdutësh që nuk njihni ligj, etikë, moral, kushteutë dhe asgjë. Edhe njëherë, jam live me gjithë botën. Le të vijë dhe të dalë këtu ai përfaqësuesi i bandave po të dojë, jam live me të gjithë botën. Përjashtoni Edi Ramën! Të përjashtoni Edi Ramën për fjalët e tij të pista, për urrejtjen e tij ndaj popullit opozitar. Dole dhe përjashtove Edi Palokën dhe Bujar Leskajn, të cilët nuk dëgjoi kush një fjalë prej tyre. Dhe nuk përjashtoni atë të cilin, turpëroi këtu çdo shqiptar.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale