Nga analizimi i të dhënave rezulton që kompanitë koncesionare të inceneratorëve kanë përdorur tre mënyra për të qarkulluar paratë e buxhetit të shtetit duke krijuar një skemë të madhe piramidale dhe evazioni fiskal me qëllim përfitime të paligjshme.
1. Së pari kompanitë e inceneratorëve kanë përdorur buxhetin e shtetit për të tërhequr paradhënie shumicën e shumës së premtuar në formën e paradhënies dhe më tej ato kanë zhdoganuar mallra më pak se sa ajo e zotuar në kontrata.
2. Së dyti eshtë mënyra përmes së cilës ato kanë vepruar është ajo e krijimit të transfertave të parave jashtë vendit. duke krijuar kështu mundësinë që paratë e buxhetit shqiptar të dalin jashtë territorit të vendit pa përfunduar punën.
3. Së treti është mënyra e krijimit të një miksi mes sajimit të kompanive fiktive me fatura të TVSH dhe gjithashtu transferimi i parave në kompaninë ITS, e cila është përdorur si një kompani guaskë përmes së cilës janë shpërndarë paratë në të tjera kompani.
Fillesë e kësaj ndihme ndodh me krijimin e një Komitetit Ndërministror për Manaxhimin e Mbetjeve në fund të vitit 2013 që më tej u shoqërua me një mbledhje me mungesë kuorumi ku u miratua një dokument pa asnjë vlerë që u konsiderua si Vendim i Komitetit teknik. Ky komitet u mblodh në 5 shkurt pa pasur kuorumin e nevojshëm prej më së paku 11 anëtarëve dhe më tej u firmos nga 3 nga 5 anëtarët e pranishëm.

E gjithë kjo skemë më pas shtyu serinë e veprimeve të institucioneve lokale dhe qendrore për të ndërtuar një skemë korruptive.

Në mbledhjen e komisionit hetimor të inceneratorëve kryetarja e Komisionit u shpreh se kompanitë e inceneratorëve kanë operuar edhe përmes trasnfertave të kapitalit jashtë vendit.

Një tjetër metodë se si kompanitë kanë perdorur per transferimin e kapitaleve është ajo transferimit te tyre jashte vendit.

Ky proces nënkupton që një kompani të marrë shërbime nga kompani të saja “guackë ” e të rregjistruara në vendet të njohura si parajsa fiskale. Kjo është zakonisht një mënyrë se si kompanitë që kanë bija në një vend përdorin për të kryer transferime të kapitalit apo parave në kompanitë mëma jashtë vendit. informacionet në lidhje me këto lëvizje janë shumë të qartë për tu gjetur nga përpunimi i të dhënave të marra nga Drejtoria. Përgjitjshme e Tatimeve.

Në total, prej analizës së kryer, kompanitë koncesionare kanë deklaruar të paktën 94 fatura të tilla sherbimesh në Librat e tyre me një vlerë totale prej 24.48 mln euro, apo mesatarisht 260 mijë euro për një faturë.