Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Vorë në mbështetje të kandidatit Ymer Marku ku është takuar me qytetarët, të cilët shprehën problematikat mbi rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti si dhe vështirësitë ekonomike.
Biznesmenet e zonës shprehen se vështirësitë ekonomike janë nga më të ndryshmet

Tregtari: Nuk kemi fjalë që t’i përshkruajmë. Shpresojmë që ndryshimi duhet të vij me patjetër sepse në këtë formë dhe në këtë mënyrë është shumë e vështirë qoftë nga ana psikologjike, qoftë nga ana ekonomike, nga të gjitha anët, ne po shkojmë drejt një kolapsi.
Procesin e rindërtimit qytetarët e Vorës e quajnë masakër

Qytetari: Ne s’kemi drita. Këtu është bërë masakër. Këtu kanë rindërtuar shtëpitë e braktisura. Janë njerëzit në Itali, kanë marrë gjithë këstet, marrin dhe shtëpi. Të gjithë shtëpitë e braktisura janë rindërtuar, asnjë shtëpi tërmeti nuk është bërë këtu. Hajde të çoj me fakte të t’i tregoj ku janë.

Kreu PD, Lulzim Basha i siguroi se gjëja e parë që do të bëj është një një audit
Si kanë shkuar lekët e njerëzve? Se lekët tuaja janë ato, të taksave janë. Duke nisur nga ankesat dhe denoncimet e banorëve e deri tek librat, se në shtet çdo gjë le gjurmë, siç e keni parë dhe me këtë të inceneratorëve. Këta kujtuan se do merrnin 430 mln euro shqiptarëve , e do zhdukeshin pa lënë gjurmë. Gjëja e parë me vendos drejtësi, se nuk është fillimi i një rruge. Prandaj e diela ka kete rëndësi, është një hap i parë për të treguar, që shqiptarët e kanë forcën, banorët e Vorës e kanë forcën për ti dhënë një shenjë, një sinjal të fortë të keqes. Të paktën keni njeriun tuaj që jua njeh hallet, jua qan hallet, e keni derën e hapur, e dini që është një njeri që nuk përkulet para presionit të askujt dhe të paktën ato taksat e bashkisë që ju I paguani njësoj siç paguani e qeverisë të mos shkojnë për këto 700 veta që nuk merret vesh se çfarë pune por të shkojnë tek hallexhinjtë, të shkojnë tek familjet në nevojë dhe për të riparuar këto banesat që kanë dy vite e tre muaj që nuk preken ndërkohë që njerëzit jetojnë akoma në çadra, se kur ju thua që njerëzit jetojnë në çadra e kyçin gojën, bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Nuk është zgjidhja përfundimtare por e keni një njeri tuajin aty që do të ketë hallet tuaja në mendje e në zemër edhe forcën për të ngrit zërin për ju.Do e keni sikur të ishte vetja juaj, por e keni në bashki.