Ervin Salianji: Atëherë ta sqaruar për ju dhe për gjithë opinionin publik se për çfarë po diskutohet, përtej retorikës dhe akuzave 30 vjeçare me “shitje dhe me blerje” apo “me pengje dhe më të kapur”.
Këtu ka vetëm një diskutim. Diskutimi nëse duhen të rrinë partnerët ndërkombëtarë të monitorimit për të monitoruar procesin ndërkombëtar të monitorimit apo vetingun nga ana tjetër do ta bëjnë dy struktura që kontrollohen më shumë, po them prej Ramës, të cilat janë KLGJ dhe KLP, në të cilat PD nuk ka asnjë lloj, po themi, përfshirje dhe asnjë lloj vendimmarrje.
Ky është procesi i sotëm. Është një proces i cili i heq PS dhe cilitdo keqdashësi në raport me opozitën dhe çdo propaganduesi të qeverisë, dy argumenta kryesore.  E para, dështimi i reformës në drejtësi, nëse do të ndodhë. Ne nuk e urojmë. Ne urojmë që procesi të ecë mirë, që drejtësia të jetë e pavarur, e pa kapur, e pandikuar dhe të çojë përpara drejtësisë cilindo që bën korrupsionin në të vend. Por sido që të jetë nuk i lëmë asnjë alibi PS dhe askujt.
Së dyti, ne dëgjojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë. Siç e patë SHBA e përfshirë, delegacioni i BE, ambasada gjermane, britanike, OSBE dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar që të votohet për interes të Shqipërisë sepse votimi i vertingut, po e quaj me kontroll ndërkombëtar dhe jo me kontroll kombëtar, siç e kërkon Edi Rama, i hap rrugë Shqipërisë, për aq sa na takon ne në këtë rast, duke i dhënë votën për procesin e integrimit europian.
Mos harrojmë vitin 2016 ku PD atëherë dhe gjithë opozita ka votuar 140 vota komisionet e vetingut që janë sot.
Mos harrojmë një element tjetër që duhet tua kujtojmë qytetarëve shqiptarë që një pjesë të deputeteve të cilëve sot për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuar, të ndërprera dhe për shkak të “non grata” nuk duan të kenë marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët, kanë zgjedhur gjysmën e komisioneve të vetingut. Pra, gjysma e anëtarëve të komisionit të vetingut sot është zgjedhur edhe për rastësi nga një pjesë e deputetëve që sot janë nën anën tjetër dhe bëjnë jo vetëm hipokrizi dhe inkoherencë, jo vetëm që nuk kanë interesin e PD dhe publikut, por kanë interesin për të thënë ndonjë element për të shpërqëndruar vëmendjen.
Nuk ka askush prej deputetëve të PD ndonjë interes. Pjesa më e madhe e atyre që votojnë sot nuk kanë pasur ndonjëherë pushtet. Një pjesë e tyre janë përballur me Edi Ramën në mënyrën më të egër dhe nga ana e Ramës kanë pasur sulmet më të pabesa. Kështu që ne vendosim si interes, interesin e qytetarëve dhe interesin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet me partnerët strategjik të cilat nuk duhet të dëmtohen për asnjë moment.
E shikoni se si Edi Rama nga kryemisionari, nga njeriu  një njeri që thoshte “jam krenar për drejtësinë”, “jam ai që e kam tërhequr procesin e reformës në drejtësi”, as nuk u duk sot. E patë se si të shqetësuar të gjithë përfaqësuesit e maxhorancës flisnin sot për një shqetësim të PD dhe për voton “pro” të PD, ndaj vetingut. Dhe shikoni se si përfaqësues të maxhornacës po ashtu sot në këtë Kuvend folën për një proces me pengesa apo për një pakënaqësi ndaj gjithë organeve të vetingut.
Ne nuk jemi të kënaqur me reformën në drejtësi, ajo nuk është e përsosur. Por pa diskutim që Edi Rama është detyruar të lëshojë disa prej ish bashkëpunëtorëve të tij. Dy prej ish –ministrave të Edi Ramës sot janë përgjegjës dhe janë njëri i dënuar dhe tjetri para drejtësisë; kryetar bashkie po ashtu, njerëz dhe zyrtarë të lartë funksionarë të institucioneve kryesore janë po ashtu para drejtësisë. Lista po ashtu do të vazhdojë e gjatë besojmë ne. Sepse ne kemi bërë kallëzime në interes të publikut dhe nuk duhet, e ritheksoj, nuk duhet që ky proces të bëhet pa përfshirjen e ndërkombëtarëve. Përfshirja e ndërkombëtarëve është garanci. Largimi i tyre bën që reforma në drejtësi mund të shkonte edh drejt kolapsimit të plotë. Kështu që ne po i japim mundësinë, por edhe ti heqim mundësinë Edi Ramës që të kapë drejtësinë, nga dy organet që kontrollon ai vetë.