KOMUNIKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA, ME GAZETARËT PAS MBLEDHJES SË GRUPIT TË PD

 

S’kemi ndryshuar qëndrim asnjëherë. Reforma në drejtësi ka pasur ecejaket e saj, ka pasur ngecje, ka pasur devijime, vazhdon të ketë ngecje dhe devijime. Brenda pak ditëve Trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama i pari, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë gjithçka që të largojnë OMN-në nga Shqipëria dhe pastaj të shkojë në drejtim të paditur. Me gjithë problemet, përfshirë këtu edhe anëtarë të Komisioneve të KPK-së dhe KPA-së të korruptuar, të pezulluar prapë se prapë ka një dhe vetëm një shans, që Shqipëria të behet pjesë e Evropës, që pasuritë e shqiptarëve të mos i kenë një grusht njerëzish, që politikanët e korruptuar të shkojnë në burg një nga një siç kanë filluar të shkojnë në burg një më një dhe që pasuritë të mos jenë në duart e një grushti oligarkësh, por të jenë në duart e të gjithë shqiptarëve dhe që kriminelët mos të jenë në Parlament dhe në bashki dhe kjo është një drejtësi që funksiono. Sot nuk është drejtësia që duam, por do të ishte akoma më keq në qoftë se një proces i nisur me qëllim që të përfundojë me një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar do mbetej në mes dhe o kështu do të ndërprehej integrimi europian i vendit.

Prandaj jo vetëm nuk po i biem ndesh asaj që kemi thënë, por po bëjmë atë që kemi thënë. Për hir të integrimit të vendit do të bëjmë gjithçka aq më shumë t’i japim shanset një drejtësie që të korrigjohet, të ngrihet në këmbë dhe të shkundet nga frika e t’ju hedhë prangat çdo qytetari të republikës që shkel ligjin jo vetëm gjynahqarëve dhe njerëzve pa akses apo që detyrohen në krim nga varfëria, por duke e nisur nga më të pushtetshmit, nga politikanët dhe nga bosët e krimit të organizuar. Po kështu kam  kënaqësinë të ndaj përmes jush të nderuara gazetare dhe gazetarë që sot Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë edhe miratimin e dy Komisioneve të rëndësishme që janë prioritete kombëtare, janë prioritetet e shqiptarëve, janë prioritetet e demokracisë shqiptare; Komisionin për Reformën Zgjedhore, Komisionin për Reformën Territoriale, rindarjen territoriale të Shqipërisë. Këto janë dy angazhime jo thjesht personale të miat, dy zotime të miat para demokratëve, por janë dy zotime të miat para shqiptarëve.

Në veçanti sa i takon Reformës Zgjedhore është arsyeja kryesore, mos them e vetme pse ndodhemi në atë parlament, t’i rikthejmë legjitimitetin dhe demokracinë këtij vendi. Ndërsa sa i takon të dytës besoj se pak nga ju nuk e dinë apo nuk janë ndoshta çuditur që edhe përgjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme, një nga shqetësimet kryesore të njerëzve ka qenë Reforma Territoriale. Ndaj sot dua t’ju them se po hedhim një hap të madh përpara duke detyruar ngritjen e dy Komisioneve, reformës Territoriale dhe reformës Zgjedhore. Vettingu në politikë, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se 2 mandate, forcimi i rolit të parlamentit, ndryshimi i sistemit zgjedhor që parlamentarët mundësisht sa më takon mua por dua ta cilësoj se ky është një diskutim që po ndodh brenda demokratëve në radhë të parë dhe pastaj do të shtrihet edhe me të gjithë shqiptarët, një sistem i pastër mazhoritar që e lidh deputetin drejtpërdrejt me zgjedhësin, janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese që siç mund ta kuptoni nuk mund të ndodh në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për vetingun në politikë, për zgjatjen e vetingut në drejtësi, sepse kjo kërkesë lidhet me disa afate proceduriale.

Por në mënyrën absolute, vetingu i politikanëve është dhe mbetet prioritet kryesor i Partisë Demokratike, së bashku me prioritetet kushtetuese në bashkëpunim me shoqërinë, në bashkëpunim me të gjithë forcat e shoqërisë, me elitën e shoqërisë, me pedagogët, me studentët, me intelektualët, me sipërmarrjen, me shoqërinë civile, me ju, me median. Ndryshimet kushtetuese nuk mund të futen në kapsulën e sotme. Ato kërkojnë një dialog dhe një gjithpërfshirje të madhe, dhe siç e kam thënë dhe e keni, mund ta gjeni në çdo arkiv tuajin, kërkojnë në vlerësimin tim, jo thjesht një vendimmarrje politike, por edhe një referendum popullorë, sepse duhet të prekin të gjitha fushat. Vetingu në politik, kufizimi në dy mandate të kryeministrit, ndarjen dhe balancimin e pushteteve, mënyra se si zgjidhen institucionet e pavarura, deri dhe në të drejtën e qytetarëve për të vendosur përmes referendumeve lokale dhe të përgjithshme.

Pyetje: Në momentin që PS-ja çoi ndryshimet për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ju çuat 3 ndryshime, reformë zgjedhore, reformë territoriale, vetingun e politikanëve. Ju çuat dhe kërkesën për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Të katërta këto nisma, ju janë bllokuar nga Partia Socialiste. Pse ju po shkoni sot i jepni votën?

Lulzim Basha: E para e punës, lidhja që bëtë është e gabuar. Ne nuk i japim votë Partisë Socialiste. Partia Sociliste sot donte që vetingu t’i kalonte KLP-së dhe KLGJ-së, ku Edi Rama, Ëngjëll Agaçi dhe të tjerë krerë të Partisë Socialiste kontrollojnë KLP-në dhe KLGJ-në në shumicë. Le t’i themi shqiptarëve të vërtetat. Çlirohuni edhe ju si media, siç jemi çliruar ne si demokratë, unë si kryetar i Partisë Demokratike. KLGJ-ja dhe KLP-ja, janë të kapura nga Partia Sociliste e Shqipërisë. Të paktën në rastin e vetingut sipas komisioneve, ndonëse dhe aty ndodhen pinjollë qeveritarë, ka një monitorim ndërkombëtar, ka të paktën dy anëtarë, njëri tashmë i pezulluar dhe tjetri para drejtësisë, ka një garanci më shumë. Është arsyeja për të cilën e kemi votuar para 5 vitesh, këtu nuk ka lajm, Në qoftë se doni të krijoni lajm aty ku nuk ka lajm, krijojeni. Ajo që ndodh është kjo, ne sot me ndihmën e partnerëve Euroatlantik dhe dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, ambasadorët Kim dhe Soreca në veçanti, sepse nuk ka qenë vullneti politikë i Partisë Sociliste që sot të votoheshin këto të dyja. Tani është vullnet, për shkak të faktit që Partia Demokratike dhe aleatët tanë Euroatlantik, janë krah për krah për 3 prioritete kryesore të shqiptarëve. Luftën pa kompromis të korrupsionit kudo që ndodhet. Në drejtësi dhe përmes drejtësisë në politikë, në krimin e organizuar, sepse korrupsioni është armiku numër 1 i mirëqenies së shqiptarëve. Do të thotë i bukës së gojës edhe i lirisë tuaj, lirisë së medias. Kjo është e para. E dyta, reforma territoriale, që është një aspiratë e çdo shqiptari, se edhe socialisti më i thekur, sepse pseudo-reformat e 2015-tës, shkatërroi pushtetin vendor. Dhe e treta, dhe do të thoja jo më pak e rëndësishme, madje vetë arsyeja e të qenët tonë sot në parlament, reforma zgjedhore, në mënyrë që vendit ti kthehet legjitimiteti dhe demokracia, ti kthehet vota e lirë. Nuk e di sa herë duhet ta përsëris, që jo vetëm nuk jemi tërhequr, por vetingu i politikanëve, reforma zgjedhore bazuar mbi raportin e OSBE-ODIHR-it dhe gjithçka është e dokumentuar nga partia demokratike, dhe që ne do përpiqemi ta vazhdojmë përsëri, në hetimin parlamentar dhe në çdo formë hetimi tjetër, janë dhe mbeten prioriteti kryesor. Sapo e thashë para pesë minutave, mund ta them dhe dhjetë herë të tjera, por kam një seancë në të cilën duhet të jem i pranishëm. Kështu që vazhdoni më ndiqni në seancë dhe pas seancës prapë jashtë iu jap përgjigje sepse kam përgjegjësi të jem në seancë. Faleminderit!