Mirëmbrëma, mirë se ju gjej! Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate dhe demokratë dhe faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme! Jam i lumtur sa herë që ndodhem në mes jush, ndonëse kjo është hera e parë që jam vërtetë fizikisht mes jush, se zakonisht më ulin në radhën e parë. Por ja ku jam, mu në mesin tuaj, edhe më i lumtur se herën e fundit që kam qenë këtu, sepse shoh në sytë tuaj vendosmërinë, shpresën, besimin për të ecur përpara drejtë të ardhmes që kemi zgjedhur jo vetëm për Partinë Demokratike, jo vetëm për demokratët, por për Korçën dhe për mbarë Shqipërinë, ndaj ju faleminderit për praninë tuaj! Prania juaj në këtë mbrëmje të ftohtë të janarit, në Korçë, një nga trevat ku dimri është edhe më i ftohti, flet kaq shumë. Prania që e ka mbushur plotë e përplot këtë sallë, me njerëz përfaqësues të sakrificës së demokratëve ndër vite, si themeluesit dhe qëndrestarët mes jush. Përfaqësues të demokratëve të sakfrificës që nuk e mendojnë Partinë Demokratike si një biznes për t’u mjel në favorin e tyre apo familjes së tyre. Por i japin për idealin me të cilin kjo familje politike u mbrojt në dhjetorin e vitit 90-të. Japin e vetëm japin, sakrifikojnë gjithë kohën dhe nuk kujtohen të kërkojnë asgjë atëherë kur Partia demokratike është në pushtet, por vazhdojnë punën e tyre, sipas aksiomës që tha një nga të nderuarit themelues të Partisë Demokratike, profesor Llambi, që i zoti bën përpara në ekonominë e tregut. Dhe është e vërtetë. Kjo është një nga aksiomat e të djathtëve kudo. Ky është misioni ynë, jo të ndërtojmë një shtet që paguhet nga taksat që u merren shqiptarëve por një shtet funksional. Mjaftueshëm për t’i shërbyer njerëzve në mënyrë pastaj që ata vet të ndërtojnë jetën e tyre. Po a është e tillë Shqipëria sot? Që nga momenti që kam hyrë në sinorët e qarkut tuaj dhe tani që ndodhem në qendër të qarkut dhe faleminderit zonja kryetare, zotërinj deputet, po dhe kryetarëve dhe përfaqësuesve të kryesive, të grupseksioneve, të seksioneve, të LDG-së, të Forumit Rinor, të të gjithë degëve të Korçës që jeni mbledhur këtu, në kryeqendrën e qarkut tuaj. Disa prej jush kanë ardhur nga larg. Kanë ardhur që nga Leskoviku, ku unë nuk do të shkoj sonte, as në Ersekë, por kalova përmes Pogradecit, nuk u ktheva dot në Devoll kësaj radhe. Pashë një pjesë të Maliqit dhe e di që kjo është një orë ku shumë prej fermerëve kthehen në shtëpi, pasi kanë bërë punët e ditës dhe kthehen jo si fermerët e Kosovës as ata disa dhjetëra kilometra më tej Maqedonisë së Veriut. Kthehen me kokën e ulur, jo se lodhe. Nuk lodhet fermeri shqiptarë, nuk lodhet fermeri korçar i Devollit, i Maliqit, i Pogradecit, i Kolonjës, janë ndër më të palodhurit që ka Ballkani, Europa dhe bota. Dhe këtë e kanë faktuar sepse punojnë në kushtet më të vështira në Ballkan dhe në Europë. Por sepse nuk kanë në krah asgjë përveç punës së tyre, familjes së tyre dhe Zotit. Nuk e kanë në krah qeverinë. Gjysma e të keqes nëse do të kishin një qeveri që nuk kujdesej për ta. Është njësoj sikur s’do të kishte qeveri, jo ka një qeveri që është kundër tyre. Që siç u zbulua dhe nuk e mbajnë dot gojën të mbyllur as vet deputetët e Partisë Socialiste, ndërton skema për të shkatërruar bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare. Për ta derdhur rrëke djersën e fermerit dhe blektorit shqiptar në kanal dhe jo në treg. Për ta mbushur tregun me prodhime të favorizuara e të kamufluara përmes iniciativave e marrëveshjeve tregtare që u hapin dyert prodhimeve të subvencionuara. Të subvencionuara rëndshëm nga qeveri që kujdesen për fermerët e tyre. Pse? Vetëm që një grusht njerëzish të pasurohet, ndërkohë që fermat e shqiptarëve shkretohen. Dhe impakti më i parë, është në treg. Është në prodhimet bazë të ushqimit për familjet shqiptare. 1 në 2 prej të cilave nuk siguron dot më shumë se një vakt të ngrohtë në ditë. Në një vend të begatë, në një qark të begatë si Korça. Nuk sigurojnë dot më shumë se një vakt të ngrohtë në ditë, sepse fermerët kokëposhtë shkojnë në shtëpitë e tyre edhe kur puna, djersa ua bën mbarë produktin, nuk ua bën mbarë tregu. Sepse nuk ka treg. Njësoj si para 32 vitesh, nuk ka treg. Para 32 vitesh me ligj, e tani me Maliq, tregu i takon 5 vetave, 5 oligarkëve. Nuk ka ekonomi dhe kur nuk ka ekonomi, nuk ka punësim dhe kur nuk ka punësim, s’ka shpresë as për kryefamiljarët, as për fëmijët e tyre. E pse ka ardhur e gjitha kjo? E para, dhe ky është vendi për ta thënë, kjo Korçë. Korça e qytetarisë, Korça e kulturës, ku edhe një herë dua ta them faleminderit që për herë të parë edhe fizikisht më keni vendosur në mesin tuaj, e ndjej ngrohtësinë e mikpritjes tuaj, e ndjej të vibrojë në këtë sallë edhe përmes fjalëve të penalistëve, të moshave të ndryshme, profesioneve të ndryshme, të gjeneratave të ndryshme, e ndjej mençurinë dhe kulturën e civilizimit korçar, të cilit i thurin këngë, i thurin vargje, por me të cilin në borxh dhe kemi bërë gabime edhe ne si Parti Demokratike, duke mos e hapur trasenë që qytetaria korçare të japi kontributin e saj të plotë në shtëpinë e lirisë, se ku tjetër do ta japi përveçse në familjen tona për të ndryshuar për mirë jetën e njerëzve. E pra, këtu është vendi për të thënë, në mes të kësaj qytetarie dhe kësaj qytetarie që është sonte mikpritësja ime nga Tirana, po edhe e miqve të tjerë që kanë ardhur, ndoshta e quani veten të njëjtë. Që nga Pogradeci në Kolonjë, që nga Maliqi në Devoll. Se të gjitha vijnë si pasojë e një shfytyrimi të politikës, shfytyrimit të politikës. Një politikë që ka humbur tiparet njerëzore. Një politikë që ka humbur ndjeshmërinë ndaj njerëzve, një politikë që ka humbur fytyrën njerëzore. Shikoni, mjafton të hapni mediat dhe shikoni se si ka një garë të shfrenuar për protagonizëm, me një gjuhë të shfrenuar. Tre njerëz që kanë 30 vite që nuk i ndahen karrigeve të pushtetit. Por për asnjë çast, as gjuha nuk reflekton kulturën, ndriçimin, vlerat e qytetarëve shqiptarë, popullsisë, as nuk ka të bëjë me hallet e shqiptarëve, janë kthyer në tre aktorë, në një film, në një tragjikomedi, po në fakt është më shumë një dramë, e cila rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve. Pse bëhet gjithë ky teatër? Aty qeshin aty qajnë, aty lavdërojnë aty shajnë, aty godasin, aty shkalin syrin njëri tjetrit. Pse bëhet e gjitha kjo? Për të maskuar një tjetër dramë të madhe që Korça e di fare mirë, një dramë tjetër kombëtare që është produkt i politikës që ka humbur fytyrën njerëzore, që janë institucionet e kapura. Institucionet e shqiptarëve janë të kapura dhe janë në shërbim të një grushti njerëzish, jo në shërbim të ligjit apo përmes ligjit në shërbim të qytetarëve. Përjetësimi përmes mënyrave të ndryshme të pushtetit. Shtimi dhe ruajtja e pasurive të vëna në mënyrë korruptive nga një grusht pushtetarësh dhe frika që ka një pushtetar i korruptuar për të lënë pushtetin. Këto të treja bashkë, kanë sjell asgjësimin e të gjithë institucioneve të vendit, jo vetëm të drejtësisë, të çdo institucioni. Nuk i takojnë më njerëzve, nuk i takojnë më qytetarëve. As nuk hapin më dyert.

Sa prej jush nuk dinë më se ku ta qajnë hallin, se edhe zyrat që kanë qenë në nivel rajonal i kanë bashkuar dhe duhet të bësh 100 km rrugë për një formalitet. Një bujk, një fermer, një zejtar, një sipërmarrës i vogël apo një i punësuar i një sipërmarrësi të madhe të punëdhënësit të madh duhet të themi, duhet të dedikoje një ditë të tëre për te shkuar e për te ardhur si para 100 vitesh, më keq akoma si ne mesjete, më keq akoma se dhe atëherë kishte rregulla, që shërbimi nuk duhej të ishte me larg se sa të hipje kalit dhe të ktheheshe prap pa rëne muzgu. Mesjete institucionesh që nuk i takojnë njerëzve, politike pa fytyre njerëzore, sepse këto institucione tashme janë kalbëzuar dhe janë kthyer në shërbim të këtij grushti njerëzish, të vijmë tek e treta.

Detyra kryesore e këtyre institucioneve, çfarë është ? Të garantojë ekonominë e vendit, të garantojë punësimin, të garantojë mirëqenien, sepse pa to nuk ka shpresë, pa to nuk mund të ketë as gëzim as besim tek e nesërmja as harmoni mes njerëzve as harmoni brenda familjes dhe gjithë këtë depresion shoqërore është pasojë e një ekonomie te rrënuar për shkake të institucioneve te kapura nga një politike e pa fytyre njerëzore. Ju e dini këto fare mirë por këto plagë të cilat janë bëre kaq të thella ne trupin e Korçës qytetare, në trupin e gjithë Shqipërisë, nuk mund të luftohen me fjale. Këto duhen veprim urgjent dhe ky ishte thelbi i programit tonë që u ndal dhunshëm me 25 prill, institucionin dhe mekanizmin e parë që i kthen politikes fytyrën njerëzore dhe qytetareve institucioneve. Dhe kjo është përmes pastrimit te politikes, vetingut të politikaneve, largimit të politikës atyre që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre apo të familjareve tyre. Se qartazi ata kanë abuzuar me besimin e qytetareve dhe nuk meritojnë me as një minute të përfaqësojnë ata. Se dyti duke garantuar që gjithë politikanet dhe çdo politikan që vene në shërbim te tjetërsimit të vullnetit të Shqiptareve, krimin e organizuar mos dënohet me gjobë por të dënohet siç ju thash dje të rinjve në Tiranë me të paktën saç dënohen aq sa dënohen ne Itali 22 vite burg, pse? Italia me të drejte e ka kategorizuar prekjen e votës si kërcenim të sigurisë kombëtare, Pse? Njësoje si nga një sulm, nga një armik i huaj që mund të të pushtojë territorin, të të djeg shtëpinë, të të shkatërroje qytetet, të të skllavërojë rininë, të të vras. Po kështu edhe vrasja e votës, vrasja e zgjedhjeve, vret shpresën, vret ekonominë, vret besimin, vret mirëqenien, vret harmoninë, I fut në depresion, prindërit, familjet, dhe largon masivisht të rinjtë dhe shqiptaret nga vendi. Aty ku ka filluar e keqja aty duhet të filloje kura. Ndaj beteja jone që është dhe arsyeja e vetme pse ndodhim në atë parlament i cili nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve sepse e kam thënë nga kjo sallë dhe do ti qëndrojë deri sa ta përmbyllim me sukses betejën tone 25 Prill nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dërrmuese të Shqiptarëve.

Aty dhe kudo, kështu siç jemi sot, sonte në ketë salle e kudo tjetër në salle më të mëdha dhe më të vogla, beteja jone nuk bëhet për veten tonë, nuk bëhet as thjeshtë për familjet tone politike bëhet për shqiptaret dhe fillon nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nga ndarja politikes me krimin. Ky është parakushti qe te kemi politikan qe te votohen dhe te hiqen nga qytetaret, sa janë gjithsej? 140 Parlamentar, aktualisht 61 bashkiak ndonëse ne duam dhe do të bëjmë gjithçka për një reforme territoriale qe ta kthejmë edhe njëherë pushtetin vendore jo ne luks për pushtetarët, por shërbim për qytetaret dhe kryerjen e disa institucioneve kushtetuese të gjithë këta duhet ti nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm , të gjitha këta duhet të justifikojnë pasuritë e tyre secili prej tyre duhet të jete jo i paprekshëm, por i prekshëm i largueshëm nga zyra dhe i dënueshëm me burg në qoftë se vërtetohet se në atë zyrë e ka marrë me vendimin e krimit.

Dhe në këtë mënyre pastrohen ato rreshtat e parë e të dytë e te tretë, e të katërt e të pestë, të institucioneve që jenë zaptuar nga njerëz që nuk përfaqësojnë qytetaret e nuk kanë si ti shërbejnë qytetareve, qytetaria, shqiptaria, patriotizmi dashuria për vendin nuk janë vargje për tu recituar. Politikanet nuk janë poet as aktore qe te kalojnë me shume kohe ne facebook e ne TV, e ne tik tok.

Ata janë dhe duhet të jenë shërbëtor, misionarë. Diçka midis shërbëtorëve të Zotit, që sigurisht kanë punën e tyre dhe kanë respektin e pandashëm timin dhe jam i sigurt të të gjithë demokrateve dhe njerëzve të tjerë qe shërbejnë e duhet të shërbejnë, si; shëndetësia, arsimi, forcat e armatosura, rendi. Kush futet ne politikë, duhet të ketë minimalisht moralin e njërës prej këtyre kategorive, apo të gjitha të përmbledhura bashkë. Epo që të ndodhë kjo, gjëja e parë qe duhet të rregullojmë është; ata që iu përfaqësojnë të jenë të votuarit tuaj! Ku e ndjeni që s’iu përfaqësojnë më, ti shkarkoni me votën tuaj! Të rikthejmë votën e lirë në këtë vend! Të bëjmë të mundur që pushteti të shërbejë afër njerëzve! Pra, e para është reforma e sistemit zgjedhor, përfshirë vettingun e politikanëve! E dyta është reforma territoriale! Kudo ku shkoj, po dhe këtu në Korçë, sa herë kemi biseduar për efektet kolaterale shkatërrimtare që ka sjellë përqendrimi i pushtetit në pak duar, dhe përqendrimi i pushtetit vendor në tre-katër bashki.

E kuptoni se përse e bën? E bën gjoja se do prisnin me 60 milionë euro shpenzimet, se paguheshin shumë, merrnin shumë njerëz rroga. Sot harxhojnë 180 milionë më shumë për rroga, sepse paguhen 4-5 herë më shumë të punësuar, se përpara të ashtuquajturës reformë. Sepse nuk është reformë! Nuk është për ti shërbyer njerëzve, por është për të rrëmbyer nga njerëzit! Së pari pushtetin, dhe përmes pushtetit, paratë e tyre. Dhe kështu vjen hap pas hapi skllavërimi!

Në vend që liria e fituar, në 1990, nga sakrifica e rinisë, të fillojë të zgjerojë hapësirat, ajo i tkurr ato. Dalëngadalë. Njëra pas tjetrës bien institucionet, bien zërat e lirë, shtypen intelektualët dhe elita, sepse mendojnë të pavarur. Zvogëlohet dhe goditet shtresa e mesme me taksa të larta, sepse dhe ajo ka shanse të jetë e pavarur ekonomikisht. Goditet fermeri, i cili po kështu, njësoj si në kohën kur i thërrisnin kulak, ka mundësinë të krijojë pavarësi ekonomike. Asfiksohet rinia, përzihet rinia, largohet nga vendi, sepse regjimet autokratike e kanë frikë rininë, energjinë e rinisë, pasionin e rinisë për liri, për demokraci, për të vërtetën. Dhe pastaj goditet opozita! Si goditet? Duke bërë pakte të hapura dhe të nëndheshme. Pakte të cilat i kanë rrënjët te një e shkuar. E shkuar, dua ti them unë, por ja që e kemi akoma mes nesh. Një kulturë e linçimit, e urrejtjes, e intrigës, ndaj çdokujt që i bie ndesh këtij plani, për ta mbajtur Korçën dhe Shqipërinë, në duart të një grushti njerëzish. Plani është i qarte! Kapim pushtetin politik! Përmes pushtetit politik, pushtetin ekonomik, përmes tij diktojmë mediat për tru-shpëlarje. Është pak më i komplikuar se përpara, kur kishte një komision të planifikimit qendror te ekonomisë, një televizion që transmetonte katër orë propagandën e partisë dhe një parti-shtet. Por nuk është kaq e ndryshme praktika. Sot është një ditë e vështirë për ne, sepse edhe brenda familjes tonë, kanë dalë një pakicë, siç u tha këtu disa herë, e tha Mustafai më duket, përfituesish. Përfituesish, mbi sakrificat e demokratëve, të cilët për hir të interesit të tyre personal, duan të shkelin mbi sakrificat e demokratëve dhe të shkelin mbi vendimin tuaj të madh; “ Zgjedhim të ardhmen”.

Duan të na mbajnë këtu, duan të na çojnë pas, duan të asgjësojnë të vetmen shpresë për shqiptarët ndryshim. Dhe për të bëre këtë nuk kursejnë asgjë kundër demokrateve madje kanë shkuar edhe me teje se kundërshtari politike, në sulmet që bëjnë, virtuale, fizike, në çdo formë me gënjeshtra, me shpifje, sot fokusi duhet të ishte tjetër kund. Kujt i shërbehet në këtë mënyrë? A i shërbehet Shqipërisë në një kohë kur ne jemi mes të denoncimit të aferës shekullit, siç është ajo iniciatorëve? A nuk duhet të flisnim sot dhe të ngriheshim, të bujqësitë Shqipëria nga zemërimi që vetëm para dy ditësh, i pari i qeverise ka marrë charterin dhe ka shkuar e ka ardhur me charter diku dhe i kushtonte minimumi 120.000 Euro një fluturim. A e dini ju këtë? A e dini apo jo? Jo, s’keni nga ta dini sepse TV i mbushin me propagande kundër familjes sonë politike. Duan të harrohet afera e inciniatoreve, a e dini ju se sot 2 prej personazheve incenatoreve, 2 dëshmitar kyç që potencialisht mund te çojnë prapa hekurave gjysmën e qeverise janë në kërkim ndërkombëtarë, janë shpallur sot në kërkim ndërkombëtare ,a e dini? S’keni nga ta dini. Sepse trekëndëshi i Bermudës bën teatër, shpif dhe shpik nga mëngjesi deri në darkë, që të mos merremi me skandale e korrupsionit, mos ti tregojmë të vërtetat Shqiptarëve, mos ti tregojmë se ku zhduken milionat qe ju marrin nga xhepat, që nuk kthehen as në subvencione për fermerët as taksa të ulëta për biznesin , as për mbështetje për eksportin as në mbështetje për arsimin.

Sa here kam qenë këtu ne Universitetin e Korçës, ku bukuria e rinise korçare është e pranishme sa here kam qene. Jam i lumtur shumë që kam mbështetjen tuaj. Është një frymëzim i jashtëzakonshëm për mua, mos kujtoni se nuk e vlerësojë por kështu ju garantojë se nuk tërhiqem as një hap pas sepse sharjet, fryrjet , shpifjet qe bëjnë ndaj jush, ndaj demokrateve të thjeshte, ndaj demokrateve te sakrificës, qe i bëjnë për të na ulur kokat për të vjedhur shqiptareve dhe pastaj për ti gënjyer ata le ti bëjnë 10-fish, 100 – fish ndaje meje ja ku jam asgjë s’me bëjnë. Me te forte me bëjnë, me te vendosur, me bëjnë,  i pranoje me kënaqësi me te madhe si peshën e sakrificës dhe pesha e sakrificës qe duhet marrë çdo kush që merr përsipër atë që ka marrë përsipër me votën tuaj, ta çojë PD-ne dhe Shqipërinë atje ku e meriton drejt Evropës.

Dhe ky është momenti ku dua ti kërkoj falje atyre që na ndjekin përmes medias dhe t’ju shpjegoje qe nuk ka arsye tjetër për ngritjen e zërit përveç faktit që shpesh here ky entuziazëm me rrëmben dhe mua dhe mendoj se nuk dëgjohem, e di qe dëgjohem e di që mesazhi përcillet në TV apo ne radiot qe na ndiqni ndaj këtë shpjegim kisha. Ky entuziazëm më rrëmben dhe mua dhe rrëmben sytë dhe veshët e mi ndonjëherë ngrejë dhe zërin para TV, por dua t’jua them me një zë të qartë dhe të prerë. Nuk ka asnjë hap pas në këtë mision për të zgjedhur të ardhmen sepse një hap pas do të thotë ti biesh ndesh vullnetit demokrate dhe për të zgjedhur të ardhmen, ti biesh ndesh shpresës se vetëm Shqiptareve që është PD. Një hap pas do të thotë të shkosh në të shkuarën ndaj është kjo detyrë që e kam pranuar dhe e pranojë me përulje por edhe me vetëdije se më takon të sakrifikojë më shumë se të gjithë, por se të gjithë bashkë këtë sakrificë nuk e bëjmë për asnjë njëri të vetëm por për Shqipërinë dhe fëmijët e Shqiptareve.

Ndaj, të dashur miq, në mes të kësaj tollovie ku përpiqen të fusin partin demokratike qe ta zgjasin edhe më shume zgjedhjen mbi Shqipërinë ne kemi një detyre te jemi me të qartë, më të kthjellet më të vendosur se kurrë. Dhe planet tona ti bëjmë dite për dite realitet. Ata kane për arme gjithë të ligat e botës, gënjeshtrat, shpifjet, mashtrimet , urrejtjen, linçimin. Ata kane për mjete gjithçka që të ofron pushteti apo kur je paterice apo kur je tub oksigjeni pushteti. Gjithçka, institucionet, mediat e kapura por ata nuk kanë diçka dhe nuk do ta kenë kurrë. Nuk kane zemrat e shumicës shqiptareve sepse e vërteta është me ta, e vërteta është me ne, e vërteta është me shumicën e shqiptareve dhe e vetmja gjë qe duhet te bëjmë është ta flasim këtë të vërtete ashtu siç është. Shikoni si i ndryshojnë historitë sa njeri sa tjetri, çfarë thonë ne mëngjes nuk thonë në darke. Pse? Se të mbash një gënjeshtër në këmbe nuk është e lehtë ndërsa ne ja ku jemi shihemi sy nder sy. Jam i hapur dhe i gatshëm ti përgjigjem çdo pyetje, çdo ballafaqimi sepse në partinë tonë do të ketë gjithmonë vend për mendimin. Në partinë tonë  ka, duhet të ketë  dhe do të ketë gjithmonë vend për mendimin ndryshe, po, për mendimin kundërshtues, po, për debatin po, madje sa më të zjarrtë se nga debati lindin dhe idetë më të mira për të nesërmen , për garën po, por kurrë për dhunën , kurrë për shpifjen, kurrë për linçimin, jo brenda demokratëve, jo brenda njëri tjetrit dhe jo mes shqiptarëve. Kjo është kultura politike evropiane, që rrezaton e ka rrezatuar Korça me qytetarinë e saj dhe dega e Partisë Demokratike të Korçës, si në ditët e saj më të mira edhe në ditë të vështira. Dhe unë e di që po e gjeni brenda vetes tuaj prerë forcën, vlerat për të rrezatuar përsëri këtë  kulturë qytetare, evropiane, shqiptare, kombëtare të debatit, të dialogut, të përballjes, të vendosjes me garë, me votë dhe të besimit që jepet dhe merret në bazë të veprave dhe jo të fjalëve. Veprat që ne mund të bëjmë në këtë vend  janë përtej imagjinatës të të dëshpëruarve  që janë sot shumica në Shqipëritë atyre që u kthyen në muzg nga puna nëpër ara , të atyre mijëra qytetarëve  korçarë që kanë vite që nuk i gjej rrugëve të qytetit, as në verë , as në dimër, pas orës 6, 7 apo 8 të darkës pavarësisht nga sezoni. Po Shqipëria është një vend i mrekullueshëm  me potenciale të jashtëzakonshme. Kaq bukur e thanë të rinjtë, nuk jemi një vend i varfër, por jemi një vend i vjedhur. Hapat që duhet të hedhim janë të dhimbshëm, kërkojnë vendime te forta, por ne jemi njerëzit e vendimeve te mëdha.

Ju jeni njerëzit e vendimeve të forta, që e kanë çuar Shqipërinë përpara. Dhe së bashku kemi zgjedhur ta çojmë këtë rrugë deri në fund, deri në realizimin e misionit me te cilin kemi lindur, apo jo?! Që nuk është thjesht një fjalë. “Shqipëria si gjithë Europa” është shumë më shumë se sa një fjalë. Është cilësi evropiane e jetës, është sistem arsimor nga parashkollori tek universitari evropian, që e përgatit rininë, për tu futur në një treg pune normal. Është një trajtim të paktën njësoj si Kosova dhe Maqedonia e Veriut i fermerëve. Është një shëndetësi, që nuk i le njerëzit për një shiringë. Sepse qeveria e ka lënë në nivele mesjetare dhe afrikane. Të gjitha këto janë të mundura, por asgjë nuk është e mundur pa ndryshuar politika. Dhe politika mundet dhe do të ndryshojë, atëherë kur ti zbrazim karriget nga politikanët e korruptuar. Atëherë kur ti mbushim këto karrige me djem dhe vajzat e Korçës e mbarë Shqipërisë, që nuk vijnë për të marrë, por vijnë për të dhënë e për të shërbyer. Ky është misioni i familjes tonë politike! Ky është misioni që kemi marrë të gjithë së bashku mbi supe. Dhe këtij misioni i qëndrojmë nga kjo sallë. Me këtë mision shpërndahemi sonte, në lagjet e bukura të Korçës, në shtëpitë tuaja sonte dhe nesër, në takimet me miqtë, komshinjtë, bashkëqytetarët tuaj, e po kështu, siç e thashë nga sinori i parë i hyrjes në qark, nga Lini i Pogradecit deri në Leskovik, nga Bilishti e deri në fshatrat  më të thella të Mokrës, e në Pogradec sigurisht. Për t’iu thënë shqiptarëve, ajo që na ka mbledhur këtu, është jo thjesht shpresa, por besimi tek Shqipëria, besimi tek shqiptarët. Askush nuk ka ardhur këtu për hallin e vetë. Është kështu apo jo? Ka ardhur njeri këtu për hallin e vetë? Jemi këtu për hallin e shqiptarëve.

Nuk luftojmë për hallin e askujt, por jemi gati të bëjmë çdo sakrificë për hallet, shpresat, aspiratat e shqiptarëve. Ndaj, siç më jepni frymëzim dhe forcë në salla të mbushura si këto nga Fieri në Kurbin, Durrësi në Korçë, në takime të tjera, në formate edhe më bashkëbiseduese, që shpresoj së shpejti do t’i kemi, le ta shpërndajmë këtë frymë kudo. Frymën e ndryshimit që nuk mund të ndalet, vizionin. Si do ta bëjmë këtë ndryshim? Përmes reformave elektorale, territoriale, vettingut të politikanëve, garantimit të pastrimit të politikës nga ata që se kanë vendin aty, politikës me fytyrë njerëzore që komunikon me njerëzit, që i njeh dhe i prek hallet e tyre dhe jep zgjidhje të vërteta, jo përrallat e sezonit. Dhe përmes tyre një ekonomi që garanton mirëqenien, duke luftuar armikun numër një të mirëqenies, korrupsionin. Që siç e patë dhe sot në raportin botëror, e rendiste Shqipërinë keq e mos më keq. Ky është misioni, kjo është rruga, kjo është domethënia e asaj që votuam në Kuvendin tonë Kombëtar, Zgjedhim të Ardhmen. Për këtë jemi mbledhur sot këtu, po apo jo? Ndaj ju ftoj ta vazhdojmë hap pas hapi, krah më krah njëri-tjetrit, me zemrat e çliruara nga dufi, nga inati. S’kemi ne inate, s’kemi ne dufe. Ne kemi dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët, zemrat tona janë të hapura për këdo që do t’i bashkohet rrugës tonë, edhe ata që nuk e kanë kartën e Partisë Demokratike pas vendimit të Kuvendit. Profesor, intelektual, sportistë, sipërmarrës, të rinj, të reja, njerëz, qytetarë që duan të vijnë dhe të kontribuojnë në këtë rrugë, janë të mirëseardhur, e në veçanti janë të mirëseardhur demokratët e sakrificave që mund ta kenë humbur rrugën për pak kohë për shkak të interesave personale të një njeriu të vetëm. Atyre edhe nga Korça le t’iu themi, dora jonë është e shtrirë, zemrat tona janë të hapura për të ecur bashkë në rrugën drejt të ardhmes! Mund të futesha edhe në disa çështje të tjera, por ky nuk është takimi ynë i parë dhe me ndihmën e Zotit dhe me vullnetin e demokratëve, nuk është as takimi ynë i fundit. Ndaj më lejoni edhe një herë nga zemra t’iu falënderoj që në këtë ditë të acartë të janarit në Korçë, keni ngritur peshë zemrat e shqiptarëve nga Vermoshi në Konispol, siç ka ditur t’i ngrejë përherë Korça e qytetarisë, Korça e kulturës, Korça e begatisë intelektuale dhe e bukurisë estetike dhe shpirtërore, e elitës së mendjes dhe shpirtit të shqiptarëve ku jam i nderuar dhe mirënjohës për pritjen tuaj, për besimin tuaj dhe për shpresën tonë të përbashkët, për të ecur përpara drejt të ardhmes. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë! Faleminderit!