·       “Rama, problemi i Shqipërisë”, PD:  Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe të Ramës. Pa e larguar, nuk ka ndryshim.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Në 8 vjet, Edi Rama e shndërroi vendin në një vend të shkretë për të rinjtë dhe profesionitët. Për shkak të keqqeverisjes 8 vjeçare, vendet e punës u mbyllën për shqiptarët e shqiptarët u larguan masivisht.

Edi Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e vendit me një grusht njerëzish, duke vrarë shpresën se në këtë vend secili mund të ndërtojë një jetë të qetë dhe një të ardhme të sigurtë.

Edi Rama ka dështuar për 8 vite dhe e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit për të patur sukses.

Dhe nuk mund të sjellë asnjë përmirësim e asnjë ndryshim për jetën e shqiptarëve.

Ndryshimi që kemi nevojë është një qeveri që kujdeset për ju.

Që të kujdeset se pagat duhet të jenë më të larta.

Që kujdeset që shteti duhet të sigurojë më shumë vende pune.

Që ju të keni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsimim më të mirë për fëmijët tuaj.

Qeveria duhet të garantojë që vendi ynë të jetë më i mire, në mënyrë që fëmijët tanë të mos ikin dhe të mos largohen dhe ta ndërtojnë të ardhmen e

tyre këtu.

Për të patur sukses, së pari duhet të largojmë Edi Ramën, së pari duhet të largojmë qeverinë me të cilën kemi ngelur për 8 vite në vendnumëro.

Nuk ka fare rëndësi kush është në listën e Ramës apo kush është pjesë e listës së Edi Ramës. Ajo që ka rëndësi është se problemi kryesor i Shqipërisë

është Rama dhe pa larguar atë nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Lajmi i mirë është se qytetarë e kanë kuptuar këtë. Që shqiptarët e kanë kuptuar këtë.

E shohim entuziazmin çdo ditë në rrugë. E shohim në çdo takim, shohim bizneset që na presin dhe mezi presin ditën për ta larguar Edi Ramën.

E thonë qytetarët në çdo takim, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo rrugicë e në çdo derë që ne trokasim.

Shqiptarët duan ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe që s’u arritën kurrë nga riciklimi i të njëtave fraza dhe shprehje në tetë vitet e fundit të cilat, të gjithë e dimë se nuk do t’i mbajë. Sepse nuk i ka mbajtur deri më sot.

Është koha për ndryshim!