Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah tërmetin e vjedhjes dhe korrupsionit me fondet publike nga qeveria dhe Bashkia e Krujës. Dy shkolla janë shkatërruar plotësisht në Thumanë dhe Borizanë, por dokumentet për tenderat përkatës janë zhdukur nga sistemi.

Albana Vokshi, Çlirim Gjata dhe Dashamir Hidraliu, sekretari i degës PD Krujë, i cili humbi motrën dhe nipin në një nga pallatet e shembur në Thumanë, sjellin në vëmendjen e publikut pasojat e tërmetit të vjedhjes me shkollat e fëmijëve.

Janë mbi 1 milionë euro të zhdukura. Në Thumanë, nga shkolla 9 vjeçare “Ramazan Jangozi” kanë mbetur vetëm një grusht tullash të thërrmuara, pasi ajo u prish me shpejtësi nga qeveria, e cila, bashkë me dokumentet e tenderit, ka zhdukur çdo gjurmë për përgjegjësit e shembjes së shkollës.

E njëjta situatë është edhe në Borizanë. Pak ditë pas tërmetit pritej inaugurimi i saj, por tani ajo është e shkatërruar. Nëse tërmeti do të kishte rënë gjatë kohës së mësimit, pasojat do të ishin katastrofike.

PD i kërkon prokurorisë të mos vonojë hetimin për këto dy shkolla fantazëm, për 1 milionë eurot e zhdukura, për këdo që ka vjedhur dhe ka vënë në rrezik jetët e mbi 700 nxënësve dhe mësuesve.