“Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha u përgjigjet të rinjve në Vlorë për cilësitë që do ta bëjnë një kryeministër të mirë: “Nuk jam i lidhur me krimin dhe oligarkinë”.

 

Në turin “Rrugëtimi i Shqipërisë”, që sot kishte stacionin e rradhës në Vlorë, të rinjtë i shprehën kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dëshirën e tyre për të ndërtuar jetën në Shqipëri, nëse vendi ata do të drejtoheshin nga një qeveri që punon për interesin e tyre. Rreth këtyre mundësive u zhvillua, pothuajse i gjithë bashkëbisedimi me të rinjtë e Vlorës, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për cilësinë e ulët të arsimit, papunësinë e lartë dhe degradimin e mëtejshëm të ekonomisë, që i detyron të largohen. Kreu i opozitës i inkurajoi të rinjtë të mos e humbin shpresën, por të punojnë, të gjithë së bashku, për ndryshimin e vërtetë.

 

“Rinia po vuan pasojat e një braktisje totale nga qeveria. Nga të gjitha shtresat shoqërore rinia është dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe këtij kryeministri.  Kjo qeveri ua vret shpresën, liritë dhe ju lë vetëm një rrugë: emigracionin. Ne do të krijojmë mundësi për kushte më të mira jetese, me paga dinjitoze. Sigurisht asgjë nuk do të bjerë nga qielli, gjithçka kërkon punë dhe kërkon vullnet.  Zotimi im kryesor para jush sot dhe para shqiptarëve është që përmes një klime të favorshme për biznesin dhe përmes investimeve të kthejmë shpresën më një jetë më të mirë në Shqipëri.  Zotimi im është që t’i japim fund largimit të shqiptarëve dhe të rinisë dhe ju, me vullnet të lirë, të zgjidhni të qëndroni në në Shqipëri, të punoni dhe të keni një cilësi jete me paga, kushte dhe standarde europiane.”- tha zoti Basha.

 

Zgjedhjet e lira na çojnë tek modeli europian i zhvillimit, ku qeveria punon për qytetarët dhe jo për bandat. 

 

Pushteti është marrë e ndihmën e faktorëve jodemokratikë. Në vend që pushteti të merret me votën e qytetarëve dhe t’u jepte llogari atyre, pushteti është marrë me ndihmën e faktorëve të krimit dhe prandaj e ka të lidhur fatin me krimin. Prandaj ndodhin përplasje mes bandave dhe në të dyja anët e bandave janë figura kryesorë të pushtetit, siç është ajo që ndodhi në Durrës. Nga njëra anë është një bandë, që ka ndihmuar këtë qeveri të vjedhë vota në Sukth, banda e Rrumit, nga ana tjetër është banda e Rrajave që ka ndihmuar qeverinë të vjedhe votat në Krujë. Prandaj themi që është luftë mes bandave. Një qeveri që nuk përfaqëson interesin e qytetarëve, por përfaqëson interesin e bandave, nuk mund të sjellë përmirësim. Si ta pamundësojmë këtë në të ardhmen?

Duhët te këmi zgjedhje të lira e të ndershme. Gjithë beteja dhe vendimet tona kanë patur këtë qëllim. Që jut ë jeni gjendje të votoni qeverinë që doni, kryebahskiakun që doni, t’i emëroni me votë, t’i shkarkoni me votë. Kjo është demokraci, jo autokraci. Rikthimi tek modeli europian do të na japë mundësi të ndërtojmë standard europiane.

Nuk shkohet në Europë me qeveri të dalë nga krimi, nuk shkohet në Europë me qeveri që përfaqëson luftën mes bandave. Nuk shkohet në Europë me një qeveri që paratë e universiteteve ua jep 10 oligarkëve. Nuk shkohet në Europë me një qeveri që ka arritur rekordet botërore të korrupsionit. 36.2% është niveli më i lartë i korrupsionit në Europë, siç del nga të dhënat e fundit të raportit të BB. Është 2-3 herë më i lartë sesa kur morën pushtetin. Gjithë ky korrupsion ka këtë shkak-kjo qeveri nuk ka frikë askënd, nuk ka kontroll. Nuk funksionojnë gjykatat, nuk funksionon prokuroria dhe nuk funksionon demokracia. Prandaj, na duhet ndihma juaj, demokratë e socialistë, i duhet ndihma e rinisë për të sjellë modelin e demokracisë, transparencës, meritokracisë, që të ecet përpara me barazi para ligjit, ku secili ka mundësi të barabartë për ta ndërtuar jetën sipas talentit, aftësisë dhe punës së vet.  Modeli është gjithçka.

“I palidhur me krimin dhe oligarkinë”. Basha u përgjigjet të rinjve në Vlorë për cilësitë që do ta bëjnë një kryeministër të mirë.

“Çfarë kam unë ndryshe? Është e vështirë të flasësh për veten, por e kam për detyrë ta shpjegoj, përderisa e kërkoj këtë përgjegjësi. E kam për detyrë t’ju them se, ndryshe nga ky që qeveris sot, unë nuk kam lidhje me asnjë kriminel dhe nuk jam mbështetur kurrë tek kriminelët për pushtetin tim apo të partisë sime. Përkundrazi! Ne kemi bërë një betejë 6 vjeçare kundër krimit dhe kemi fituar disa segmente të kësaj beteje, si ç’është përshembull ligji për dekriminalizimin, që ka nxjerrë shumë pushtetarë nga parlamenti, nga bashkitë. I fundit ishte ky i Vorës.

Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë.  Përkundrazi! Unë dhe partia ime kemi një plan për ta çarmatosur oligarkinë nga instrumentat, me të cilat kap shtetin dhe pushtetin dhe, pastaj, vjedh dhe grabit pasuritë e shqiptarëve, sikundër kemi një plan për t’u marrë çdo qindarkë që i kanë marrë nga taksat tuaja dhe për t’jua rikthyer ju.”- u shpreh zoti Basha, i cili i lidhi këto cilësi të tij edhe me ato të PD-në, kur të rinjtë kërkuan të dinë shtyllat kryesore të planit për të qeverisur vendin

Shtyllat kryesore të planit të PD për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe zhvillimin e arsimit cilësor.

“Përfaqësoj një parti të palidhur me krimin, që i ka shpallur luftë krimit. Përfaqësoj dhe drejtoj një parti të palidhur me oligarkinë, që i ka shpallur luftë oligarkisë dhe që lufton vetëm për interesin publik. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Nuk kemi vetëm dëshirën. Ky plan përbëhet nga dy pjesë kryesore.

Së pari, pjesa represive, ku nesër në qeveri do të marrim masa konkrete për ta sprapsur krimin, për t’i çuar kriminelët në qeli, aty ku e kanë vendin dhe jo në parlament e në krye të institucioneve të vendit. Për t’i treguar vendin oligarkisë dhe për t’u dhënë mundësi të gjithë faktorëve ekonomikë, që të konkurojnë në mënyrë të ndershme. Që jo vetëm 5 njerëz të bëjnë biznes dhe 500 mijë të tjerë të bëjnë sehir.

Pjesa e dytë e planit ka të bëjë me prioritetet tona të zhvillimit, pasi një qeveri matet nga priotetet dhe prioritetet maten nga buxheti. Në lidhje me rininë, dy janë prioritetet tona kryesore: arsim modern, arsim që kualifikon të rinj në profesione, jo thjesht në një copë letër diplome. Kur të mbaroni universitetin, nuk do të keni mbaruar 4 apo 5 vjet studim, por edhe 2 vjet praktikë dhe do të jeni të gatshëm për tregun e punës. Ky është një model i suksesshëm psh në Gjermani, ku 9 në 10 studentë, nisin menjëherë punë. Natyrsiht, kompanitë që përfshihen në këtë plan do të marrin mbështetje nga shteti, që ta shohin si bashkëpunim tresh-qeverosë-universiteteve dhe sipërmarrjes. Të treja në funksion të një rinie të mirëshkolluar dhe të përgatitur për tregun e punës.

Ne do ta dyfishojmë e buxhetin për universitetet shqiptare. Do të shihni të paktën 300 laboratorë të rinj në gjithë universitetet publike shqiptare që do të nxisin dhe mbajnë kërkuesit shkencorë këtu në Shqipëri. Si mund të nxjerrësh inxhinierë të mirë apo programues të mirë kur kushtet e mësimdhenies janë primitive? Kjo do të ndryshojë. Ne na duhen universitete ku është investuar, ku ka teknologji informacioni, ku ka pedagogë te mirëtrajnuar, ku ka kërkues shkencorë, sepse pa investuar tek kërkuesit shkencorë, tek profesorët, mos prit studentë cilësorë.  10 mijë studentët më të mirë në vit nën qeverisjen tonë do të bëjnë një praktikë të paguar më një pagë minimale, 300 mijë lekë në muaj.

Brenda vitin tonë të pare, paga minimale do të jetë 300 euro

I pyetur nga të rinjtë se çfarë plani ka për të frenuar emigracioni, zoti Basha bëri të njohur planin për rritjen e pagave. “Paga e shqiptarëve në progresion me rritjen ekonomike të vendit të jetë e mjaftueshme që të mos e braktisë vendin. Hapi ynë i parë brenda vitit tonë të parë do të jetë që paga minimale të jetë 300 euro në muaj.” – u shpreh zoti Basha në takimin me student dhe të rinj të Vlorës.