• Protesta për Teatrin është një maratonë e qytetarisë dhe vlerave europiane që i qëndron përballë një qeverie antieuropiane.  
  • Projekti i grabitjes së Teatrit Kombëtar, është një projekt i një narkokryeministri, i cili ka 20 vjet që do ta tjetërsojë këtë truall për kulla. 
  • Parlamenti duhet të ndalë çdo iniciativë legjislative derisa të ketë Gjykatë Kushtetuese, e cila u nxor jashtë funksionit nga Edi Rama për të grabitur tokën publike, për të pastruar paratë e drogës dhe për të fituar së paku, 200 milionë euro nga kullat. 
  • Ligji për Teatrin është shembull unik në Europë i një ligji antikushtetues, i bërë me emër dhe mbiemër.  Ky është ligji “Fusha-Droga-Rama-Grabitja”.  
  • Paralajmërimi për Edi Ramën është qe të tërhiqet sa nuk është vonë. Ligjet antikushtetuese të kaluara në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, janë shpallje lufte e një narkoqeverie ndaj popullit të vet dhe unë e di që populli do të dijë t’i përgjigjet.  
  • Nëse përpjekjet me presidentin, trupin diplomatik nuk do të mjaftojnë, ne do të jemi këtu me të gjithë trupat tanë për t’ju kundërvënë me çdo formë e me çdo çmim këtij atki mafioz dhe kriminal.  
  • 200 milionë euro janë para e madhe, blejnë shumë gjëra, blejnë edhe shpirtra njerëzish. Nëqoftëse për Teatrin ka shpirtra të blerë me paratë e krimit e të drogës e të krimit, të blerë nga Edi Rama, mos u shkurajoni. Ata s’do ta kalojnë këtë akt kriminal pa u përballur deri në pikën e fundit me qytetarët, me opozitën për vlerat europiane.

Fjala e plot e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Dua të përshëndes të gjithë të pranishmit sot këtu në këtë protestë e cila është kthyer në një maratonë të qytetarisë, të kulturës dhe të europianizmit.

Gjithësecili prej jush me praninë tuaj këtu, me praninë tuaj të përsëritur dhe qëndresën së përnatshme, i jep një mesazh një kombi të tërë në kërkim të shpresës, një kombi të tërë kokëulur, sepse na u mbyllën përsëri dyert e Europës, se pavarësisht se kemi një qeveri antieuropiane, ne kemi një popull dhe një kulturë europiane. Dhe ja ku është shembulli, ja ku është etaloni i kulturës sonë europiane.

Une vi t’ju flas në rradhë të parë si qytetar e t’ju them që si qytetar, jam në krahun tuaj në këtë betejë esenciale për kulturën shqiptare.

Ky është “Rrethi Italo-Shqiptar Skënderbeg”,  pjesë e identitetit të qytetit të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.

Shkatërrimi i kësaj pjese esenciale të kujtesës historike të qytetit, është një vepër më shumë në drejtim të shkatërrimit të identitetit të kulturës, historisë, në mënyrë që ne mos të jemi në gjendje t’ju themi fëmijëve tanë nesër, se çfarë është ky qytet.

Të fshijmë gjurmët e baballarëve tanë dhe prindërve të tyre.

Pra është një akt  kundër  qytetit, kundër kujtesës së qytetit.

Por ne e dimë fare mirë, se kjo nuk është vetëm një betejë qytetare, nuk është thjesht dhe vetëm një betejë për kulturën, për teatrin, për artin.

Regjimi nuk duhet të na kompleksojë.

Politikë do të thotë të kujdesesh për fatet e qytetit. Kjo është origjina e fjalës politikë.

Sikundër fjala idiot në greqishten e lashtë përshkruante njerëzit që nuk kujdesen për fatet e qytetit, por e kanë mendjen vetëm për veten e tyre,  prandaj më vjen mirë që këtu nuk kemi asnjë idiot, por kemi njerëz të cilët për polisin, për qytetin, janë këtu dhe ku ka dy qytetarë, aty bëhet politikë.

Mos kini asnjë kompleks, aty bëhet politika.

Nuk behet politika dhe me gjirizet e narkoshtetit kudo ku ka dy qytetarë bëhet politikë.

Dua t’jua them fare qartë dhe shkoqur.

Projekti i grabitjes së Teatrit Kombëtar, është një projekt i narko-mafias, është një projekt i një narko-kryeministri.

Ka 20 vjet që do ta tjetersojë këtë truall për kulla.

Ju e dini fare mirë historinë, artistët e dinë fare mirë, qytetarët e Tiranës e dinë fare mirë.

Nuk ja ka dalë për arsye të ndryshme edhe për qëndresën e disa socialistëve që sot i shoh kokëposhtë e gojëkyçur si Pandeli Majko.

Por sot ai ka në dorë të gjitha pushtetet. Edhe arrën edhe gurin. Është kryeministër, është kryeprokuror, është kryegjyqtar, është kryeredaktor, është kryeregjisor. Është kreu i kupolës mafioze dhe i duhet patjetër ky territor për të pastruar qindra milionë euro të drogës dhe të krimit.

Nqse me një Toyota futen 3 milionë, imagjinoni sa futen në Shqipëri.

Kjo është ajo që u kap. Imagjinoni sa futen. M,iliarda euro thotë BBC Ëorld.

Ku do të shkojnë këto para? Pyesni veten tuaj, pyesni njëri-tjetrin.

Pyesni të afërmit tuaj kur të ndaheni sonte nga ky tubim.

Ku do të shkojnë 3 miliard euro të drogës dhe të krimit, do të pastrohen me PPP, në koncesione, dhe ndërtime kullash në Tiranë dhe ky projekt këtu, është projekti i grabitjes dhe i vjedhjes së mbi 200 milionë euro fitim të kullave që duan të ndërtojnë në këtë tokë të shenjtë, për historinë, kujtesën, teatrin, kulturën, dhe krenarinë kombëtare.

Së dyti, është një projekt vjedhje e tokës publike. Dokumentat që sot kanë botuar deputetët e Partisë Demokratike janë përtej çdo dyshimi. Prova se kjo është një tokë publike, me një destinacion, teatrin, prej dhejtëra dekadash, gjithçka tjetër është mashtrim.

Së treti, këtu po ekzekutohet përfundimisht shteti ligjor.

Është asgjësuar Gjykata Kushtetuese. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe në çdo shtet normal, për çfarëdo arsye, larg qoftë, nqse bie aeroplani me të gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate brenda, në atë moment, Parlamenti duhet të ndalë çdo iniciativë legjislative, derisa të ketë Gjykatë Kushtetuese.

Prandaj shpejtojnë për vjedhje.

Kush ka ngut që e kanë kaluar me proçedurë të përshpejtuar, që futet nesër në Parlament.

Kush e ka ngutin? Vetëm hajdutët. Vetëm Edi Rama dhe veglat e tij. Vetëm ata kanë ngut, askush tjetër nuk ka ngut. Ata kanë ngut dhe kanë frikë.

Nqse nuk e bëjnë me proçedurë të përshpejtuar, nqse ne qëndrojmë këtu, nqse ne rezistojmë dhe nesër ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, ky ligj përfundon në kosh.

A e dini përse?

Pyesni studentin e vitit të parë të Fakultetit Juridik në orën e parë të mësimit, i thonë se parimi numër një i ligjit është se Ligji duhet të jetë i përgjithshëm.

Nuk mund të ketë ligje me emër dhe mbiemër. Ligj për Edi Ramën, Ligj për Lulzim Bashën. Ligjet janë norma të përgjithshme të cilat vendosin barazi para ligjit të çdo subjekti, para çdo qytetari.

Ky është një ligj me emër. Ky është “Ligji Fusha”. Në fakt është “Ligji Fusha-Rama”. Në fakt është Ligji “Fusha-Droga-Rama”. Është “Ligji Fusha-Droga-Rama-Grabitja”. Dhe ky është shembull unik në Europë i një Ligji antikushtetues.

Gjykatë kushtetuese nuk ka. Parlamenti është ilegjitim dhe është mbushur me karaktere anonimë të ardhur aty me paratë e drogës dhe të krimit. Ndaj paralajmëimi qëë I kam dhënë Edi Ramës të enjten e kaluar dhe që do të ja përsëris dhe nesër është që të heqë dorë dhe të tërhiqet sa nuk është vonë.

Ligjet antikushtetuese të kaluara në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, janë shpallje lufte e një narkoqeverie ndaj popullit të vet dhe unë e di që populli do të dijë t’i përgjigjet. Ju siguroj se edhe ne do të dimë si t’i përgjigjemi nesër Brenda sallës.

Unë ju inkurajoj të jeni masivisht atje. Ju bëj thirrje gjithë demokratëve, ju bëj thirrje gjithë qytetarëve, ju bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që nuk hanë në sofrën e krimit që quhet  Rilindje t’i bashkohen protestës nesër.

Ju jap fjalën se do të bëjmë gjithçka që igji nesër të mos kalojë, por ju e dini.

Numrat i ka narkoshteti, nuk i ka opozita.

Ne pas kësaj do t’i bëjmë presion Presidentit të Republikës, të mos e dekretojë ligjin. Nëse maxhoranca nuk heq dorë dhe e sjell  ligjin sërish në Parlament, ne do të ju ftojmë përsëri në betejë.

Unë i bëj thirrje trupit diplomatik dhe çdo faktori ndërkombëtar që të mos mbyll sytë përpara këtij atentati kushtetues dhe para këtij akti të thellë korruptiv.

Dhe nëse të gjitha këto nuk mjaftojnë, të jeni të sigurtë se ne do të jemi këtu me të gjithë trupat tanë për t’ju kundërvënë me të gjithë mjetet, me çdo formë e me çdo çmim, këtij aki mafioz dhe kriminal.

Vjedhjes së truallit, shkatërrimit të teatrit, vjedhjes së 200 milionë eurove për të pastruar paratë e drogës dhe të krimit.

Së fundmi dua të them se, jam i vetëdijshëm për pjesën tonë të përgjegjësisë që kjo arenë e mahnitshme e kujtesës sonë kombëtare, nuk është në lartësinë ku duhet të ishte dhe bashkë me ndjesën që nuk kemi bërëmë shumë për këtë pjesë të historisë dhe artit tonë, sigurisht kemi bërë shumë më shumë, në shumë fusha, por duhet të kishim bërë më shumë edhe për artin dua t’ju jap dy premtime.

Së pari dua të ju premtoj se ne në planin dhe projektin tonë, në vizionin tonë për nesër, për Shqipërinë europiane, parashikojmë një tjetër mënyrë të mbështetjës së artit.

Me financim dhe mbështetje dinjitoze për artin dhe kulturën dhe autonomi në duart e njerëzve të artit dhe të kulturës dhe jo vendimarrje nga zyrat e shtetit.

Vendimmarrja do të decentralizohet si kudo në Europë në duart e bordeve të zgjedhura nga artistët dhe njerëzit e kulturës.

Premtimi i dytë që dua t’ju jap është që borxhin e pashlyer ndaj Teatrit Kombëtar dhe ndaj rrethit “Italo-shqiptar Skanderbeg” ne do ta shlyejmë.

Kjo pjesë e çmuar e  identitetit dhe qytetarisë së Tiranës, kjo pjesë e patjetërsueshme dhe e pazëvendësueshme e kulturës shqiptare, do të vijë në parametrat e lavdishme për të cilat është dizenjuar dhe i ka rezistuar dhjetëra dekadave dhe do t’i rezistojë edhe shekujve, por për këtë së pari vjen lufta, së pari vjen beteja.

Ose do ta humbim këtë betejë dhe bashkë me të do të humbim çdo shans për Shqipërinë europiane, ose do ta fitojmë dhe jam i bindur që do ta fitojmë për t’i treguar mbarë kombit dhe mbarë Europës se këtu, esenca, fibra europiane jo vetëm nuk e ul kokën, por triumfon dhe do të triumfojë.

Ne na keni dhe do të na keni në krah deri në fitoren e kësaj beteje dhe ju ftoj të jeni me ne.

Ne brenda në sallë do të bëjmë punën tonë, ju jashtë salle do të bëni punën tuaj dhe të gjithë bashkë do t’i japim zë kësaj aspirate të drejtë për të mbajtur teatrin, për të rregulluar teatrin, për të ndalur planin e grabitjes  dhe të vjedhjes që e ka emrin: Edi Rama dhe narkoshtet.

Tani, këtu në qoftë se ka njerëz, 200 milionë euro janë para e madhe, blejnë shumë gjëra, blejnë edhe shpirtra njerëzish. Nëqoftë se ka shpirtra të blerë me paratë e krimit e të drogës e të krimit, të blerë nga Edi Rama, mos u shkurajoni. Janë shitur për shumë më pak edhe të tjerë, europianë, të huaj. Mos u shkurajoni, është realiteti i jetës.

Festoni dhe të festojmë sëbashku kurajon qytetare që lulëzon përmes shpirtit tuaj dhe të pranisë suaj në këtë shesh dhe më këtë kurajo të jemi nesër të gjithë aty për t’i treguar narkoshtetit se nuk do të klojë këtë akt criminal pa u përballur deri në pikën e fundit me qytetarinë, me Partinë Demokratike, me opozitën shqiptare, me të gjithë ata të cilët për vlerat europiane të lirisë e demokracisë do të dinë të sakrifikojnë.