Zëvendësimi i kandidatëve në Qarkun Elbasan/ PD: Ligji zgjedhor e parashikon se në çdo tre kandidatë, një duhet të jetë zonjë

Zhvendosja e kandidatëve të Qarkut Elbasan është një detyrim ligjor dhe është bërë me qëllimin e vetëm pajtueshmërinë me kriteret ligjore dhe mbikqyrjen e tyre nga KQZ. Ligji zgjedhor e parashikon se në çdo 3 kandidatë, 1 duhet të jetë zonjë.

Partia Demokratike sqaron opinionin publik se kjo ka qenë arsyeja e zhvendosjes nga lista e kandidatit të qarkut Elbasan, Z. Kumrija dhe vendosjen e zj. Elsa Gega në vend të tij.

PD ka reaguar pas kujtesës dhe këmbënguljes së KQZ që lista e qarkut Elbasan të sillej në përputhje me detyrimet e ligjit, pra raportin 1 në 3.  

Gjithashtu, PD sqaron se ky zëvendësim është bërë pasi është ridiskutuar e gjithë lista e hapur e kandidatëve të Qarkut, dhe janë konsideruar edhe përfaqësimet zonale.

Ky zëvendësim nuk ka asnjë lidhje me kriteret e primareve, apo me arsye të tjera.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale