FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ditën sotme denoncoi ashpër sistemin e patronazhimit, duke e quajtur një farsë elektorale dhe shkelje të rëndë të Kushtetutës, ligjeve vendase dhe standardeve ndërkombëtare. Berisha akuzoi Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për ndërtimin dhe perfeksionimin e këtij rrjeti kontrolli politik që nga viti 2021 deri në zgjedhjet e majit 2025, duke përdorur administratën publike për mbikëqyrje dhe presion ndaj qytetarëve. Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se të dhënat personale të qytetarëve janë keqpërdorur në mënyrë të organizuar për qëllime elektorale, me mbështetjen e institucioneve shtetërore si AKSHI dhe me përfshirjen direkte të zyrtarëve të lartë të PS. Ai akuzoi gjithashtu drejtësinë për heshtje dhe mungesë hetimi ndaj këtij sistemi, pavarësisht paralajmërimeve nga organizatat ndërkombëtare.
Lideri demokrat, Sali Berisha zbardhi skemën e patronazhimit në Qarkun Fier, duke akuzuar se drejtohej nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe shtrihej deri tek emigrantët shqiptarë. Berisha tha se patronazhistët nuk ishin militantë partie, por punonjës të administratës publike në sektorë si arsim, shëndetësi, drejtësi dhe infrastrukturë, të cilët përdornin pushtetin institucional dhe aksesin në të dhënat personale për të kontrolluar dhe ndikuar votuesit. Në zgjedhjet e 2025, PS përdori një rrjet të strukturuar patronazhistësh në çdo qendër votimi, ku drejtuesit shtetërorë vepronin si organizatorë fushate. Skema përfshinte mbledhje dhe analizë të dhënash personale të qytetarëve dhe punonjësve, duke shkelur ligjin për nëpunësin civil, Kodin Zgjedhor dhe standardet ndërkombëtare. Patronazhistët ushtronin presion, shantazh, kërcënime dhe kontroll ndaj votuesve brenda dhe jashtë vendit. Berisha shtoi gjithashtu se emigrantët u monitoruan dhe u frikësuan nga zyrtarë të dërguar posaçërisht për të siguruar vota për PS, ndërsa provat për këtë sistem fshihen nga Altin Dumani, i cilësuar si mbrojtësi i krimit elektoral.
Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi të dhëna të detajuara për skemën e patronazhimit në Rajonin Nr. 2 të Fierit, duke e cilësuar këtë një rrjet kriminal elektoral që shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit. Sipas Berishës, mbi 430 punonjës të administratës publike janë përdorur për qëllime politike, shumica e të cilëve janë anëtarë apo mbështetës të PS-së. Patronazhistët nuk ishin militantë partie por nëpunës shtetërorë në institucione si posta, ujësjellësi, spitali rajonal, tatimet, OSHEE, Albpetrol, ISSH, shkollat, qendrat shëndetësore dhe burgjet. Secili prej tyre kishte të dhëna të plota personale dhe politike të mbledhura dhe të lidhura me qendrat e votimit. Berisha theksoi se ky sistem është ndërtuar nën drejtimin e Belinda Ballukut dhe se në shumë institucione si IEVP Fier dhe Spitali Rajonal mbështetja për PS-në kalon 80 apo 100 përqind. Berisha tha “sjellja e mirë” e punonjësve identifikohej me përkrahjen ndaj PS-së, ndërsa të dhënat personale administroheshin nga një sistem i centralizuar me qëllim kontrollin elektoral.
Gjatë konferencës me gazetarët, Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ishin një garë demokratike mes partive, por një përballje mes shtetit të kapur nga krimi dhe opozitës. Berisha tha se, Partia Socialiste përdori çdo burim shtetëror për të ndikuar dhe kontrolluar vullnetin e zgjedhësve, duke shkelur Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira. Ai akuzoi Altin Dumanin si figurë kyçe në mbrojtjen e këtij sistemi, duke thënë se ai është numri dy në piramidën e krimit elektoral pas Edi Ramës. Berisha shtoi se Dumani mbron me çdo kusht Partinë Socialiste për të shmangur përballjen me drejtësinë lidhur me pasuritë e fshehura dhe lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit 2025, të cilat i cilëson si farsë dhe krimin më të madh elektoral në Shqipëri që nga viti 1946. Ai paralajmëroi se njohja e këtyre zgjedhjeve do të thotë të bëhesh bashkëautor në shkatërrimin e votës së lirë dhe të pluralizmit politik. Sipas Berishës, në vend nuk ka më demokraci, por një diktaturë autoritare që shtyp opozitën duke kontrolluar zgjedhjet përmes partisë-shtet. Ai theksoi se të dhënat e publikuara tregojnë qartë përfshirjen masive të administratës publike në favor të PS-së, çka sipas tij e delegjitimon tërësisht procesin zgjedhor. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve dhe opozitës të reagojnë fuqishëm, duke paralajmëruar një betejë të pandalshme për rikthimin e votës së lirë, të cilën e cilësoi si çështje jete a vdekje për demokracinë.
Kryedemokrati, Sali Berisha deklaroi se të gjitha agjencitë shtetërore në vend janë transformuar në institucione elektorale dhe punonjësit e tyre në operatorë elektoralë në shërbim të Partisë Socialiste. Ai tha se analizat janë shumë teknike dhe të bazuara në të dhëna të verifikuara, duke paraqitur si shembull Rajonin nr. 2 të Fierit, ku modeli është i njëjtë në të gjithë vendin. Berisha konfirmoi se PD është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet dhe se po finalizohet “Libri i Zi” për zgjedhjet e 11 majit, i cili do t’u dorëzohet institucioneve të BE-së dhe NATO-s. Lideri opozitar theksoi se PD disponon mijëra fakte që dëshmojnë manipulimin masiv dhe se zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar.
Berisha deklaroi se padiskutim do të ketë një komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani nuk është në gjendje të hetojë pasi është marrë peng nga Edi Rama. Kryetari i PD, Sali Berisha e akuzoi Dumanin për pasuri të pajustifikueshme, duke përmendur se ai disponon katër apartamente me një pagë shtetërore dhe jeton në një prej tyre “tek vjehrri” me pretendim qiraje. Berisha shtoi se punonjës të tjerë të shtetit nuk mund të kenë pasuri të tillë pa lidhje me korrupsionin.
FJALA E PLOTË
Sot para jush dhe mbarë shqiptarëve i rikthehem dhe njëherë një çështje themelore, shkatërrimtare për çdo proces zgjedhor, antikushtetuese, antiligjore, anti parimeve më themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira: sistemi i patronazhistëve, i ndërtuar nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama dhe i mbrojtur me fanatizëm nga zëvendëskreu i organizatës kriminale elektorale, Altin Troplini.
Në çdo shoqëri, zgjedhjet që zhvillohen në prani të partisë shtet, sikur të hiqen të gjithë faktorët e tjerë, janë farsë, farsë dhe vetëm farsë sepse ato shënojnë vendosjen e një pabarazie ekstreme në fushën e betejës, përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore nga partia shtet në garën elektorale.
Sistemi i patronazhimit, i denoncuar në mënyrë të hapur, të përsëritur nga vëzhguesit ndërkombëtare, vjen në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve.
Vjen në kundërshtim me kodin elektoral dhe ligjet e tjera të vendit.
Vjen në kundërshtim flagrant me Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira, direktivat e KiE, Kodin e Venecias.
Sistemi i patronazhimit nënkupton përdorimin nga partia shtet të të gjitha resurseve njerëzore që me ligj dhe Kushtetutë që duhet të jenë neutrale në zgjedhje, pra shndërrimin e institucioneve shtetërore në institucione elektorale dhe punonjësve të këtyre institucioneve në operatorë elektoralë.
Këtu, para jush kam paraqitur kohë më parë disa të dhëna nga qarku i Fierit, por që sistemi funksionon njëlloj në çdo qark.
Mirëpo laptopi i Belindës ishte më i aksesueshëm.
Sot unë do i rikthehem po këtij qarku, por me një analizë të hollësishme të të dhënave të transformimit të të gjithë punonjësve dhe institucioneve të këtij qarku, nën drejtimin e Lubi Ballukut në institucione elektorale, në operatorë elektoralë.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste
e transformoi sistemin e patronazhimit në një rrjet të
strukturuar dhe të institucionalizuar kontrolli politik.
* PS e futi mbikëqyrjen dhe shantazhin brenda
institucioneve shtetërore.
* Nëpunësit civilë u shndërruan në instrumente presioni
ndaj qytetarëve
* Duke keqpërdorur të dhëna personale sensitive,
shërbime publike dhe sigurinë e vendit të punës për të
ndikuar sjelljen elektorale.
* Sistemi i Patronazhimit u përdor si brenda vendit, ashtu
edhe në diasporë.
Ky prezantim ka për qëllim të bëjë transparente funksionimin dhe terrorin kriminal të ushtruar ndaj, dhe nga administrata publike, për dhunimin e votës; strukturën, mjetet dixhitale dhe pasojat ligjore të këtij sistemi.
Origjina dhe Institucionalizimi
•Në vitin 2021, rrodhën në median Lapsi.al të dhëna që përfshinin mbi 910,000 qytetarë shqiptarë, duke përfshirë emrat, numrat e ID-ve, numrat e telefonit, vendin e punës dhe preferencat politike.
•Çdo votues kishte një “patronazhist” — kryesisht një xhelat vote, një punonjës i administratës shtetërore, i paguar me para publike, me detyrë të ndjekë, manipulojë ose ushtrojë presion ndaj qytetarit përpara dhe gjatë zgjedhjeve.
B. Perfeksionimi i sistemit gjatë viteve 2023–2025
•Pavarësisht kritikave ndërkombëtare (nga Misionet e OSBE/ODIHR, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian), nuk u ndërmor asnjë
reformë apo hetim real nga Altin Dumani për përdorimin e sistemit të patronazhimit nga ana e partisë së krimit, Partisë Socialiste.
•Përkundrazi, qeveria e zgjeroi më tej këtë sistem. Ministritë,
bashkitë dhe ndërmarrjet shtetërore u shndërruan në seli elektorale, ndërsa nëpunësit civilë u përdorën si kontrollorë votash.
•Të dhënat vijuan të mblidheshin përmes platformave të drejtuara
nga qeveria
•Database i sistemit te patronazhimit administrohet nga AKSHI
(Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), e drejtuar nga famëzeza Mirlinda Karçanaj.
•Qasje në tërë sistemin kanë Edi Rama, Mirlinda Karçanaj.
•Koordinatorët politike kanë qasje në Sistemin për Qarqet që
Drejtojnë.
•Database me të dhëna personale të çdo votuesi i jepen për
përdorim shtabeve elektorale të Partisë Socialiste për profilizim elektoral.
Çfarë është një Patronazhist? Jo një militant socialist, por një nëpunës i shtetit. Kjo është e vërteta.
Ndryshe nga militantët tradicionalë partiakë, patronazhistët modernë janë:
* Punonjës publikë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, administratë tatimore, qeverisje vendore, madje edhe në drejtësi, mbrojtje dhe siguri.
* Të pajisur me akses në databaza shtetërore dhe me pushtet institucional mbi nevojat e përditshme të qytetarëve (licenca, leje, ndihmë sociale, punësim).
* Ngarkuar jo vetëm me bindjen e votuesve, por edhe me intimidim, shantazh, mohimin e shërbimeve, dhe mbikëqyrje ditën e votimit, deri në konfiskim kartash ID apo kërcënime, (siç është raportuar në Vorë, Tiranë, Laprakë, Fier, Elbasan, Dibër etj).
Sistemi i patronazhimit shtrihet edhe te emigrantët shqiptarë:
* Qytetarët jashtë vendit u kontaktuan nga patronazhistë ose persona të lidhur me Partinë Socialiste.
* Drejtorë dhe zyrtarë të lartë të administratës publike u dërguan dhe qëndruan në shtete të ndryshme me detyra të përcaktuara: për të kontaktuar, regjistruar, kontrolluar dhe siguruar prova se votuesit e patronazhuar votuan për kandidatët e PS.
* Votuesit në diasporë u shantazhuan që statusi i punës apo shërbimeve për familjarët e tyre do të kushtëzoheshin nga vota e tyre për PS.
* Ka raportime të shumta për tentative dhe blerje të votave në diapsorë
* PD ka siguruar prova të shumta konkrete që vërtetojnë që diaspora u kontrollua, u frikësua, u manipulua dhe vota u devijua para shpalljes së rezultatit.
Por të gjitha këto prova, fshihen, zhduken nga Altin Troplini kreu i mbrojtjes së krimit elektoral.
Sistemi i patronazhimit, Qarku Fier
Në krye të procesit të patronazhimit qëndron Lubi Balluku, Zv. Kryeministre famëzeze, Koordinatore Politike e PS-së në Qarkun Fier.
Ndër të vijnë direkt Kryetarët e Bashkive në Qarkun Fier, Ministra, zëvendësministra, funksionarë të lartë në administratën publike. Një pjesë e tyre bënë dorëheqje fiktive nga postet e tyre, për të bërë fushatë aktive në Qarkun Fier apo në Diasporë nën urdhërat e Lubisë, ndërkohë që vijonin e drejtonin punën në drejtoritë e tyre.
Drejtuesit e drejtorive të pushtetit vendor dhe qendror si dhe të agjencive publike.
Në zgjedhjet Parlamentare 2025, Fieri u shfaq si një nga rastet tipike të kontrollit elektoral nga Partia shtet, përmes abuzimit me administratën publike dhe mbledhjes së paligjshme të të dhënave personale.
* Në thelb të skemës:
* Rrjet patronazhimi i strukturuar
* Punonjës civilë të administratës publike me role partiake
elektorale
* Shkelje e ligjit kombëtar dhe e standardeve ndërkombëtare
* Për çdo Qendër Votimi në Fier:
* PS caktoi përgjegjës Drejtues ne administratën publike
* Këta nuk ishin vullnetarë apo militantë partie, por punonjës shtetërorë, që paguhen me rrogat, me lekët të taksëpaguesve shqiptarë.
* Shumë prej tyre mbanin pozicione të larta në institucione publike.
Patronazhistët të punësuar në institucione publike lokale dhe qendrore
* Bashki, drejtoritë bashkiake dhe njësitë administrative (p.sh., Bashkia Fier, Ujësjellës- Kanalizime Fier)
* Institucionet shëndetësore (p.sh., Spitali Rajonal
Fier, të gjitha qendrat shëndetësore)
* Institucionet arsimore (shkolla dhe kopshte)
* Degët rajonale të agjencive kombëtare dhe ndërmarrjeve shtetërore (OST, ADISA, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Drejtoria e Tatimeve Fier,
Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale, Burgu i Fierit ose Institucioni i Vuajtjes së Dënimit Fier, Shërbimi i Provës, Albpetrol etj.)
Detyrat e caktuara drejtuesve te institucioneve/ koordinatorëve politike
Secili prej patronazhistëve të punësuar nga shteti kishte për detyrë mbledhjen dhe raportimin e të dhënave personale të detajuara për punonjësit civilë brenda institucionit të tyre ose nën-rajonit gjeografik (p.sh., Rajoni 1 ose 2-Fier).
Të dhënat e mbledhura përfshinin për çdo punonjës të drejtorisë / sektorit që drejtonin:
* Emrat e plotë, numrat e ID-së, numrat e telefonit dhe pozicionet/afiliacionet institucionale
* Qendra e Votimit (QV) ku ishte i regjistruar secili punonjës
* Kontaktet personale dhe lidhjet familjare
* Përcaktimi politik ose përkatësia partiake (anëtar, mbështetës, etj.)
* Data e fillimit të punësimit (shumë prej tyre të punësuar rishtazi, punësime elektorale)
Data basë-Patronazhimi
Të dhëna mblidheshin dhe centralizoheshin në mënyrë sistematike (çdo ditë) në databaza të koduara (disa prej të cilave i kemi siguruar, shqyrtuar dhe analizuar).
Këto databaza funksiononin si instrumente të profilizimit politik dhe kontrollit elektoral, duke e lidhur secilin punonjës shtetëror me një qendër votimi dhe duke ia caktuar një ‘patronazhisti – agjenti monitorues’ për gjithë kohëzgjatjen e fushatës ose i shndërronin në patronazhistë për të kontrolluar familjarët, kushërinjtë, fqinjët e të njohurit e tjerë.
Politizimi i Administratës publike, përdorimi si mjet për qëllime elektorale
Përbën shkelje të:
* Ligjit Nr. 152/2013 ‘Për nëpunësin civil’, i cili ndalon aktivitetin politik dhe garanton neutralitetin e nëpunësve civilë.
* Neni 88 i Kodit Zgjedhor, i cili ndalon punonjësit publikë të merren me fushatë elektorale ose të ushtrojnë ndikim mbi votuesit gjatë orarit zyrtar.
* Standardeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të cilat theksojnë ndarjen e funksioneve të shtetit nga ato të partisë në zgjedhjet demokratike.
Struktura e patronazhimit në Fier ilustron një sistem ku zyrtarët publikë u shndërruan në operativë politikë, duke përdorur funksionin e tyre zyrtar për të monitoruar, kategorizuar, intimiduar dhe ndikuar votuesit—duke minuar lirinë zgjedhore, paanshmërinë administrative dhe të drejtat për mbrojtjen e të dhënave personale.
Patronazhistët e PS sipas Rajoneve:
Rajoni numër 2. Këtu janë emrat e tyre, janë jo të plotë telefonat, vetëm numrat e parë. Për shkak të konfidencialitetit ua kemi maskuar numrat. Megjithëse këta e meritojnë ti nxjerrësh lakuriq para shqiptarëve, sepse këta janë kriminelë elektroalë që nuk kanë ligj as moral.
KOORDINATORËT QENDRORË TË SISTEMIT TË PATRONAZHIMIT PËR CCDO QV
* Ne tabelën me lart, për çdo QV janë caktuar nga dy koordinatorë kryesorë-në Rajonin NR. 2 (I njëjti sistem për çdo Rajon të Fierit)
* Një pjese e mirë janë drejtore në Bashki apo degët e institucioneve qendrore në Fier
* Ka mjekë, infermiere, mësues etj.
Informacioni i marre për çdo institucion për secilin rajon:
Posta: Emrat, Kopaçe, Toska, Lalaj, Binjaku etj., me radhë. Punonjës të postës këta.
Pra nga posta janë 9 punonjës në rajonin numër 2. Secili punonjës ka të shënuar pozicionin e punës dhe qendrën e votimit.
6 nga 9 punonjës janë të anëtarësuar në PS.
Këtu janë patronazhistët në sitemin e ujësjellës kanalizimeve, ndërmarrje publike. Keni emër, mbiemër, telefonat.
Në Ujësjellës Kanalizime Fier janë 33 punonjës në rajonin 2. Për secilin punonjës janë dhënë numri i ID, numri i celularit, pozicioni i punës dhe bindja politike. Secili punonjës ka të shënuar qendrën e votimit. 6 janë anëtarësuar në PS.
Mos u anëtarëso po deshe.
Të gjithë pa përjashtim 100% janë me PS-në.
Këta janë në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit. Ky është institucion 100% anëtarësim në PS, nuk ndodh në botë. I depolitizuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i keni me radhë të gjithë emrat e tyre, qendrat e votimeve, rajonet.
Nga kjo drejtori në rajonin 2 dhe 3. Për secilin punonjës janë dhënë numri i celularit, të dhënat personale, data e emërimit në punë. Secili punonjës ka të shënuar qendër e votimit dhe afilacioni politik. Janë anëtarë apo jo të Partisë së Krimit, nga të 6 të punësuar, anëtarë janë 50%.
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore.
I keni të gjithë emrat këtu. Qendrat e votimit për secilin patronazhist, anëtar ose jo i PS-së, bindjet politike.
Në këtë drejtori, 10 punonjës në rajonin numër 2, secili ka të shënuar qendrën e votimit, anëtarësinë në parti. Nga 1 që është i anëtarësuar, të gjithë të tjerët votojnë PS.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, të njëjtat të dhëna. 5 punonjës në rajonin numër 2. Për secilin punonjës janë dhënë datëlindjet, të dhënat personale.
Furnizuesi i Shërbimit Universal. E njëjta situatë. Janë kryesisht punonjës të PS-së me qendra votimit të caktuara.
Nga 6 në rajonin 2, janë të njëjtat kushte. Nga këta 50% janë anëtarë të PS.
OSSH-ja Fier, emrat, pozicionet që kanë, njësi administrative, qëndrat për të cilat janë ngarkuar.
Anëtarësia partiake. 16 punonjës në rajonin numër 2. Secili ka të shënuar qendrën e votimit. Të dhënat të tjera nga 15 punonjës, 50% janë anëtarë të Partisë së krimit.
Spitali Rajonal Fier.
50 punonjës në rajonin numër 2 nga ky spital, me të njëjtat të dhëna. Nga 50 të punësuar, 62% janë anëtarë të PS. Votojnë PS-në, 66 % e punonjësve. Pra këta merren me votimit, por kujdesin për shëndetin e kanë të dorës së dytë.
Tension i Lartë OSSH, edhe këta tërësishtë të angazhuar. 100% anëtarë të PS.
Tatimet në Fier, e njëjta situatë. Punonjësit janë të angazhuar në funksion të Ceno kriminelit elektoral. Ceno Klosit, Lubi Ballukut dhe Jahos.
Agjencia Rajonale e Mjedisit, Fier. Kjo agjenci, 2 punonjës në rajonin numër 2, me të gjitha të dhënat, të dy janë të PS.
Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, ISSH-ja, punonjës me kohë të pjesshme, pozicionet që kanë. Pra dy punonjës, të dy janë anëtarë të PS.
Drejtoria rajonale e Agjencisë Kombëtare të punësimit dhe Aftësive. Natyrisht edhe këta janë të Partisë së krimit.
Njësia e Kujdesit Vendor të Kujdesit Shëndetësor, Fier. Mjek, infermier. 21 punonjës në rajonin numër 2, për të gjithë janë pozicionet e punës. Nga 21 punonjës, 18 kanë sjellje të mira, pra janë mbështetës të PS.
Nga Qendrat shëndetësore janë evidentuar 126 në rajonin numër 2. Për secilin punonjës janë dhënë informacione të detajuara. Të gjitha të dhënat.
80 përqind kanë sjellje të mirë, se mbështesin PS-në.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Shikoni, merimanga e krimit elektoral shtrihet në çdo qelizë të narkoshtetit elektoral.
7 punonjës ka ASHK-ja, 5 nga këta janë me bindje PS. Disponojnë të gjitha të dhënat.
Drejtoria Ujit Kullimit. 16 punonjës në rajon, nuk u është plotësuar në këtë rast bindja politike.
Albpetrol. 23 punonjës i përkasin rajonit numër 2. Pra është vetëm rajoni numër 2 i Fierit këtu.
Përfundim:
Nëpërmjet sistemit të Patronazhimit të Administratës Publikë në Fier, vetëm për një Rajon janë evidentuar: 430 punonjës
* Në pjesën më të madhe ata mbështesin ose janë anëtarë të PS
* Ka institucione si IEVP Fier me 100% punonjës me bindje politike për PS
* Apo Qendrat shëndetësore apo spitali rajonal ku 80-90% mbështesin / votojnë PS.
Sipas dokumenteve zyrtare të laptopit të Lubisë, apo shefes së saj të kabinetit apo shefit të kabinetit.
Politizimi i Administratës publike-përdorimi si mjet për qëllime elektorale
Përbën shkelje të:
* Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i cili ndalon aktivitetin politik dhe garanton neutralitetin e nëpunësve civilë
* Neni 88 i Kodit Zgjedhor, i cili ndalon punonjësit publikë të merren me fushatë elektorale ose të ushtrojnë ndikim mbi votuesit gjatë orarit zyrtar
* Standardeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, të cilat theksojnë ndarjen e funksioneve të shtetit nga ato të partisë në zgjedhjet demokratike.
Siç e shihni, pra, zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk ishin një garë mes PD-së dhe PS-së apo partive të tjera.
Ishin një garë midis shtetit, narkoshtetit të kriminalizuar në çdo qelizë dhe forcave të tjera politike.
Ishin një garë midis partisë-shtet e cila kishte në dispozicion të gjitha resurset, burimet njerëzore, financiare, logjistike, ekzekutive, vendimmarrëse për të ndikuar dhe kontrolluar vullnetin e zgjedhësve.
Kjo përbën një krim të rëndë kushtetues, përbën një shkelje madhe të Kodit Zgjedhor, të Kartës së Kopenhagenit për zgjedhje të lira, të parimeve të Këshillit të Europës, të Kodit të Venecias.
Por, kjo është e parëndësishme për Altin Troplinin i cili pas Edi Ramës në piramidës së krimit elektoral, vjen numri 2 pasi mbron me çdo çmim dhe çdo kusht, krimin e partisë së tij, defakto krimet e tij, sepse e di që humbja e pushtetit të kësaj partie do ta çojë atë, para përgjegjësive të mëdha për pronat fshehura, burimet e pronave të fshehurave, dhe komunikimet që ai akuzohet se ka patur dhe ka me bosët e karteleve të drogës, vrasësve serialë dhe të tjera.
PYETJE- PËRGJIGJE
Olta Blaceri, Vizion Plus: Z.Berisha, cili do te jetë qendrimi i PD ndaj parlamentit. A do të shkojë PD në parlament?
Berisha: Po afrohet momenti kur, PD do të marrë vendimet përkatëse.
Një gjë është e sigurt që, PD këto zgjedhje nuk do t’i njohë kurrë.
Unë të kuptoj, por të imagjinosh për një moment të njohësh këto zgjedhje, do të thotë të bëhesh bashkëautor në krim, në krimin më të madh elektoral në historinë e Shqipërisë pas 1946, pas zjedhjeve pluraliste të vitit 1946 të cilat patën një fat të ngjashëm, por në atë kohë kishim të bënim me diktaturë totalitare, e cila kishte zero tolerancë ndaj pluralizmit, kurse tani kemi të bëjmë me një diktaturë autoritare, e cila e pranon pluralizmin duke e shtypur atë, siç e shihni.
Pra, unë deklaroj këtu se çdo shqiptar, çdo opozitar, që mendon se mund të tolerohen këto zgjedhje bëhet bashkëuator në këtë megakrim elektoral dhe shkelmon mbi idealet e tij të lirisë, të votës së lirëë.
Kam besim se, shqiptarët do t’i përgjigjen në mënyrën më të fuqishme kësaj farse që Edi Rama më 11 maj.
Edhe njehërë theksoj: mjaftojnë këto të dhëna, të cilat faktojnë më mënyrën më absolute angazhimin total të administratës në interes të partisë së krimit, faktojnë ekzistencën e partisë shtet, për të dëshmuar se, këtu nuk kishte zgjedhje, por kishte farsë.
U përket shqiptarëve dhe opozitës, të ngrihen me gjithe fuqinë e tyre, të gatshëm për çdolloj, me vendosmëri për çdo betejë për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
Olta Blaceri, Vizion Plus: Z.Berisha, do ta bëjë PD betejën kundër këtyre zgjedhjeve edhe në parlament?
Berisha: PD do ta bëjë këtë betejë kudo, kudo…kudo! Është betejë për jetën ose vdekjen e votës së lirë.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Berisha, në laptopin që u thoni see ka materiale, bëhet fjalë për materiale në qarkun e Fierit dhe a i keni çuar ju këto te faktori ndërkombëtar, në një kohë kur edhe raporti ndërkombëtar i OSBE ende nuk është publikuar.
Berisha: Faleminderit për pyetjen.
Së pari, këto janë vetëm par qarkun e Fierit, por ne disponojmë edhe për qarqe tjera. Natyrisht, analiza është jashtëzakonisht teknike, sepse kërkon shumë verifikime. Por ne, zgjodhëm, pikërisht, rajonin nr 2 të qarkut të Fierit, ku modelet janë të njëjta kudo, për të paraqitur para jush se si të gjitha agjencitë janë transformuar në institucione elektorale dhe punonjësitt e tyre në opoeratorë elektoralë.
Padyshim që, ne i kemi paraqitur online, jemi në lidhje të vazhdueshme me të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me zgjedhjet. Në përfundojmë këto ditë Librin e Zi të këtyre zjedhjeve, të kësaj farse, të cilën ne do e depozitojmë në të gjitha kancelaritë dhe institucionet ndërkombëtare të BE dhe NATO-s.
Është dashur një punë shumë shumë voluminoze. Janë me mijëra e mijëra fakte, dhe ne jemi përpjekur të paraqesim përfaqësusit këtu, se eunë mund të rrija 1-2 muaj duke paraqitur qendra votimi, ku votojnë komisionerët dhe nuk votjnë qytetarët, ku votohet me dy fletë, e me radhë të gjtha këto. Por ne, kemi zgjedhur më përfaqësuese në mënyrë që, të argumentojmë këtë farsë të shëmtuar elektorale.
Anisa Kadesha, Tvsh: Z.Berisha, në kushtet kur SPAK, sipas jush, nuk po heton krimin zgjedhor, a do të marrë PD iniciativë ne Kuvend për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet?
Berisha: Padiskutim që do të ketë komision.
Natyrisht, Altin Troplini nuk heton dot, sepse Altin Troplini është i marrë peng nga Edi Rama, për arye se është personi i vetëm me një rrogë me 4 apartamente, 3 të rregjistruara në emrin e tij, dhe të katërtin thotë banoj me qera, kollovar, tek vjehrri. Punonjës tjetër shtetëror me rrogë shteti që të mund të ketë siguruar jo tre, por qoftë edhe më shumë se një apartament, nuk ekziston, përveç atij, i cili pë hir të së vërtetës përflitet.
Unë e kam thënë këtu. Kanë qarkulluar të dhëna, lajme, se Altin Hajri është i lirë sot, pothuaj i lirë, në kërkim gjoja, që bënte fushatë elektorale lirshëm. Jan Prengën, i cili u gjet i bërë copa, u akuzua kopshtari, apo kuzhunieri, apo roja. Kurse, i zoti që ishte kryesori, jo. Dha 700 mijë euro thonë dhe dy kostume atij Olsit, Ulusiut i thoshte Olsi për t’ia maskuar emrin.
Faleminderit!


