EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë zyrtare të mbajtur gjatë një konference për mediat, përshëndeti vizitën e presidentes së Komisionit Europian në Tiranë, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet me BE-në. ‘I urojmë mirëseardhjen në Shqipëri Ursula von der Leyen dhe sukses në turin e saj në rajon,’ thuhet në deklaratë, ndërsa PD shpreh edhe ‘mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE-së për ndihmën bujare që në vite u kanë dhënë shqiptarëve.’
Kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti gjithashtu anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, duke e cilësuar si ‘një lehtësim të madh për qytetarët shqiptarë dhe mikrotransaksionet me të afërmit e tyre në Europë.’ Sipas tij, PD është forca që ka ‘anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe ka merituar rekomandimin e KE për hapjen e negociatave,’ por që procesi u pengua ‘me qëllim të keq nga Edi Rama.’
Lideri i opozitës, Sali Berisha u shprehet se ‘mbështet fuqishëm dhe pa asnjë rezervë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE,’ por thekson se ‘vetëm një proces i bazuar në meritë, shtet ligjor, zgjedhje të lira dhe ekonomi të tregut të lirë është në interesin më të mirë të shqiptarëve. Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik, nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrim në BE.’
Gjatë deklaratë së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke nënvizuar se ‘në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi më shumë se në çdo kohë lufte apo fatkeqësish natyrore,’ me ‘1 milion e 99 mijë qytetarë që janë larguar drejt Europës.’ Ai akuzoi Edi Ramën se ‘ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e një njeriu,’ dhe se ‘88 përqind e 220 mijë të zgjedhurve e të emëruarve në administratë i përkasin partisë shtet.’
Në deklaratën e mbajtur ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se, ‘Edi Rama burgosi dhe ndoqi penalisht në vit elektoral liderët e opozitës pa asnjë fakt penal, ndërsa zgjedhjet u shndërruan në një farsë elektorale. Edi Rama përdor institucionet për të shtypur pluralizmin. Shqipëria është sot narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Zgjedhjet e lira, shteti ligjor dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit e korrupsionit janë shtyllat kryesore të programit të saj dhe kushtet themelore për integrimin europian.’

FJALA E PLOTE:
Deklaratë e Partisë Demokratike.
Në fakt sot është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë.
Sot, me vizitën në Tiranë, nis turin e saj në vendet e rajonit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Me këtë rast, në emër të PD, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj.
Sikundër shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE për ndihmën bujare të jashtëzakonshme që në vite dhe dekada u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Dua gjithashtu të falënderoj për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, akt që përbën një lehtësim të madh për qytetarët shqiptarë dhe të gjitha ato mikrotransaksione që ata kanë me të afërmit e tyre në Europë dhe në botë.
Por, ky është një rast gjithashtu për të deklaruar publikisht se PD, forca politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe do mbështesë për asnjë rezervë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Por PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën, funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë është interesi më i mirë i shqiptarëve.
Në këtë kuadër theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE.
Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësish natyrore apo shkaqe të tjera.
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës u larguan nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane 1 milion e 99 mijë qytetarë të këtij vendi.
Në Shqipëri sot të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu, Edi Ramës.
Mbi 88 përqind e 220 mijë të zgjedhurve dhe të emëruarve në administratën shqiptare, i përkasin partisë shtet.
Edi Rama për të marrë mandatin e katërt burgosi dhe vendosi në ndjekje penale në vit elektoral, pa asnjë fakt penal, liderët e partive kryesore opozitare, qeveritarë vendorë dhe deputetë të opozitës, akte të dënuara në disa rezoluta ndërkombëtare.
Partia shtet, siç shprehen raportet dhe rezolutat ndërkombëtare, për të marrë mandatin e katërt përdori të gjitha mjetet dhe burimet e shtetit dhe i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale.
Edi Rama përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera nuk zbatohen në rast se nuk pëlqehen nga qeveria dhe Edi Rama.
Të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament mohohen.
Shqipëria është sot narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, prodhues kryesor i kanabisit në kontinent.
Degë shqiptare të karteleve më të fuqishme të drogës të Amerikës së Jugut, është provuar se janë të lidhura direkt me qeverinë aktuale dhe janë transportues kryesorë dhe përcaktues të çmimit të kokainës në Europë.
Për PD, zgjedhjet e lira, funksionimi i shtetit ligjor dhe lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, kanë rëndësi vendimtare në procesin e integrimit të bazuar tek merita të Shqipërisë në BE, shtylla kryesore këto të programit të partisë.

PYETJE DHE PERGJIGJE ME GAZETARET:
Marsi Korreshi, SYRI TV: Z. Berisha, ka pasur një mbledhje të Grupit Parlamentar të PS-së dhe Taulant Balla ka folur për mediat, lidhur me dy reforma, atë territoriale dhe zgjedhore, të propozuar nga PS, duke thënë se, shumicën e anëtarëve do i ketë mazhoranca. Cili është qëndrimi zyrtar i PD-së për dy reformat që kërkon PS?
Sali Berisha: E kemi theksuar këtu, nuk mund të ketë reformë zgjedhore pa praninë e ODIHR. Do ftohet dhe do i dërgohet ftesë ODIHR, pasi të pranojnë ftesën, duhet një ftesë nga të gjitha palët, pozita dhe opozita dhe natyrisht me praninë e ODIHR ne jemi të gatshëm të shqyrtojmë një e nga një të gjitha rekomandimet e misioneve të vëzhgimit, të cilat nga 2013 e gjer sot nuk janë marrë parasysh.
Për reformën territoriale, ne kemi dorëzuar, në parlament ekziston një projekt i PD-së dhe opozitës për reformën territoriale i cili ndryshon si nata me ditën me projektin që ka ndërmend Edi Rama.
Edi Rama ka ndërmend faktikisht të pjesëtojë me disa herë fuqinë e votës së qytetarëve shqiptarë. Të largojë pushtetin prej tyre dhe ti katandisë nga 62, në mos gaboj në 28 apo 30 bashki dhe komuna.
Natyrisht reforma e parë e tij, ishte një katastrofë, një kaos. Mjafton të kujtoj këtu se, një qark me 120 mijë banorë, ka 7 njësi të qeverisjes vendore, një qark me 1 mln banorë ka 4 njësi të qeverisjes vendore. Kjo është e vërtetë për Tiranën dhe Gjirokastrën.
Kështu që për këtë të dytë, nuk mund të shprehem se edhe këtu kemi një kusht të panegociushëm, praninë e përfaqësuesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Marsi Korreshi, SYRI TV: A keni një koment për deklaratën tjetër të Ballës ditën e sotme, se mazhoranca do të zgjedhë Avokatin e Popullit me apo pa bashkëpunimin e opozitës?
Sali Berisha: Asgjë tjetër. Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur në një ujdi me opozitën, para 5 vitesh, apo kur e kanë marrë. Duan ta marrin, le ta marrin.
Edi Rama i pangopur do të ketë çdo pushtet në duart e tij, por të jetë i sigurtë se nuk do të na imponojë kurrë të votojmë, kandidatë që meritojmë.
Andon Kello, AbcNews: Në fakt për Avokatin e Popullit, Balla ka deklaruar se, propozimi do të jetë për nja Avokat të ri Populli nga shoqëria civile, pra jo politik. Pra një Avokat të pavarur populli.
Sali Berisha: Ne kemi një avokat të ri të Popullit nga shoqëria civile. Besim Ndregjoni është kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij në rast se rikthehej tek seancat e parlamentit të shkuar, erdhi për votim në parlament. Niko Peleshi, që Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, po, çfarë të them unë. Dhe duhet një gjë, çfarë vjen prej Zotit, duhet mirë se ardhë duhet them.
Tha, ja ta diskutojmë pak, mos ta votojmë ta diskutojmë pak. Dakord i thamë ne, të diskutohet. U diskutua dhe i thamë ne, këtë kemi kandidat. I thamë hidhe në votim, dhe nuk e hodhën në votim.
Kështu në ligjin e Parlamenti Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. E pranojnë se pranojnë atë nuk mund të them, por në votim, duhet të hidhet në votim.
Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, ta marrin, por rregulli ka qenë gjithnjë se, është propozim i opozitës dhe opozita ka disa.
Ka propozuar atë, shoqëri civile është. Është kryetari i një shoqate, me eksperiencë. Një njeri që çështjen e të drejtave të njeriut e ka në gen, në gjak, por ata nuk duan.
Ose nëse duan, ja kush është kandidatura.