Thomas Kunze, shefi i Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung, gjatë fjalës së tij në programin e trajnimit për deputetët e rinj të PD, u shpreh se procesi i integrimit europian të Shqipërisë ka nisur gjatë qeverisjes së Sali Berishës, duke theksuar lidhjen e ngushtë të Partisë Demokratike me këtë proces. Ai theksoi se si fondacion, por edhe si përfaqësues të Gjermanisë, do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të PD-së dhe të mbështesin përpjekjet e saj për integrimin në Bashkimin Europian.
Kunze përgëzoi deputetët e rinj të PD-së, vlerësoi kontributin e tyre dhe punën e deputetëve si Tomor Alizoti në arenën ndërkombëtare. Ai rikujtoi se PD është pjesë e familjes Popullore Europiane (EPP) dhe se Fondacioni Konrad Adenauer do të vijojë të mbështesë trajnimin dhe forcimin e kapaciteteve të deputetëve dhe strukturave të partisë për përmbushjen e kritereve të integrimit.
Në përmbyllje, Kunze siguroi se Fondacioni dhe Gjermania do të jenë gjithmonë pranë PD-së në këtë rrugëtim.
Fjala e plotë:
I nderuar doktor Berisha, të nderuar deputetë.
Si fillim, dua të uroj deputetët rinj për zgjedhjen e tyre në parlament.
Fondacioni Konrad Adenuer, por edhe Gjermania e përzgjedhin rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së prej shumë vitesh dhe e mbështesin atë. Procesi i Shqipërisë në BE ka filluar kur z.Berisha ka qenë kryeministër, prandaj dhe partia juaj është shumë e lidhur ngushtë me këtë proces.
Ne si fondacion e kemi mbështetur me zemër procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si edhe kontributin e Partisë Demokratike dhe deputetëve tuaj gjatë të gjithë procesit. Shikoj, përshembull, disa prej miqve të mi, Tomor Alizotin, i cili bën dhe një punë në rrafsh ndërkombëtar shumë të mirë për t’ia arritur këtij qëllimi.
PD është dhe pjesë e familjes Popullore Europiane, dhe ne e mbështesim shumë trajnimin dhe përmbushjen e kritereve që duhet të bëjë çdo deputet për të qenë i aftë për të kryer detyrën e tij.
Prandaj, për çdo gjë që ju do të keni nevojë ne do të jemi këtu, qoftë për deputetët e rinj, por edhe për nevojat që ka partia gjatë këtij procesi.
Faleminderit!

