Departamenti i Pyjeve

Dr. Ing. Hasan Cani

Arsimi & kualifikimi

Diplomuar në Fakultetin e Pyjeve, Instituti Bujqësor i Tiranës sot (Universiteti Bujqësor i Tiranës), gjatë periudhës (1984 – 1989). Gjatë karrierës profesionale ka kryer Studimet e Thelluara Pasuniversitare në Drejtimin “Qeverisja Ekologjike e Pyjeve” që ka marrë Master në vitin 2006. Në vitin 2014 ka marrë Gradën Shkencore “Doktor” në fushën “Shkencat Pyjore”, drejtimi “Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullosore” në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Nga viti 1996 e në vazhdim ka marrë pjese intensive në studime dhe punime shkencore dhe aplikative në fushën e pyjeve, kullotave, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetin. Rezultatet e studimeve të realizuara i ka publikuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare prestigjioze. Gjithashtu është autor i një monografie të botuar në Lambert Academy Germany.

Ka dhanë shërbime konsulence në disa projekte ndërkombëtare si “TAP Ag”, “Devoll Hydropower”, “STAR 2“, dhe “The World Bank”, të zhvilluar në Shqipëri.

Ka punuar në disa institucione shtetërore lokale dhe qendrore si ekspert dhe drejtues në fushën e pyjeve kullotave dhe mbrojtjes natyrës. Ka qenë në disa trajnime brenda dhe jashtë vendit si “Teknikat e pyllëzimit dhe të kontrollit të erozionit për rehabilitim të tokave pyjore të degraduara”, “Për përmirësimin e menaxhimit të baseneve dhe kullotave“, “Zbatimi i mekanizmave të Kiotos në shembullin e projektit të ruajtjes së tokës”, ”Vlerësimin e pasurive të paluajtëshme për tokë bujqësore, tokë pyjore, kullotë dhe të pafrutëshme”, “Menaxhimin e Burimeve Natyrore”, “Monitorimin e Programit Buxhetor Afatmesëm”, “Sistemin e Planifikimit të Integruar”, “Parandalimin e Konfliktit të Interesit”, “Metodat e Reja të Hartimit të Planeve të mbarështimit të Pyjeve/Kullotave”.

 

Aktiviteti shoqëror dhe politik.

Gjatë viteve të regjimit komunist, familjarisht është përndjekur dhe persekutuar politikisht për arsye se xhaxhai i tij me Vendimin nr. 419 datë 23.10.1946 Gjykata Ushtarake Elbasan, duke e deklaruar fajtor për krimin si Armik i Popullit dhe Sabotator i Pushtetit Popullor e dënoi me 30 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë të luajtshme e të paluajtshme.

Është përfshirë në “Lëvizjen Demokratike” që në ditët e para të vitit 1990 duke u bashkuar me protestat dhe duke i organizuar ato kundër regjimit, pas themelimit të PDSH, përfshihet në grupin nismëtarë të për mbështetje dhe organizimin e PD në bazë.

Që nga viti 1991 është zgjedhur në strukturat drejtuese të PD, dhe bëhet pjese e shtabeve elektorale në çdo fushatë zgjedhore lokale dhe qendrore. Ka qene Kryetar Komisioni në zgjedhjet vendore dhe lokale.

Nga viti 2014 deri në vitin 2021 ka qenë Anëtare i Departamentit të Mjedisit Pyjeve dhe Turizmit pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë

Nga viti 2014 e në vazhdim ka qene Anëtare Kryesie dhe nënkryetar i PD Dega nr.9 Tiranë (2022), në vitin 2021 ka ushtruar Detyrën e Kryetarit të KZAZ nr. 39 Tiranë, Dega nr. 9 PD.

Në vitin 2023 e në vazhdim është zgjedhur Drejtues i Departamentit Pyjeve, Kullotave dhe Mbrojtja e Natyrës në PDSH.

Pjesëmarrës aktiv në çdo aksion opozitarë, duke denoncuar çdo padrejtësi dhe shkelje që bie ndesh me ligjin në fushën e mjedisit, pyjeve dhe mbrojtjes natyrës,  për mbrojtjen e interesit publik.