FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR TE ‘RRUGA E SHPRESËS’
ESKTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ i është drejtuar me tone të ashpra qeverisë Rama dhe institucioneve të drejtësisë, duke i quajtur ‘organizata kriminale’.
Berisha shprehu shqetësimin për përndjekjen e opozitës, duke përmendur rastin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetit Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg.
Sipas Berishës, Salianji është arrestuar për zbulimin e një skandali ku ai akuzoi Gerond Xhafën, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për drejtimin e trafikut të drogës drejt Italisë. Berisha tha se Salianji ka vepruar si një politikan i guximshëm duke bërë publike regjistrime të gazetarit Jetmir Olldashi, të cilat dëshmonin përfshirjen e Gerond Xhafës në veprimtari kriminale. Lideri demokrat, Sali Berisha tha se Xhafa u dorëzua në burg në Itali, ndërsa ish-ministri dha dorëheqjen si pasojë e këtij skandali, por më pas qeveria Rama nisi një hakmarrje kundër Salianjit.
Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalimin e mbajtur para qytetarëve iu drejtua me tone ashpra qeverisë Rama dhe drejtësisë në Shqipëri, të cilën e akuzoi se është e kontrolluar nga Rama dhe e mbështetur nga Xhorxh Soros.
Berisha foli gjithashtu edhe për përfshirjen e ish-ambasadorit amerikan Donald Lu dhe strukturat e reja të drejtësisë, të cilat ndikohen nga Sorosi. Ai përmendi edhe dhunën ndaj Ilir Metës, duke thënë se nuk ka asnjë bazë ligjore për akuzat ndaj tij, por vetëm sulme politike për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.
Kryedemokrati, Sali Berisha kritikoi ashpër qeverinë e Edi Ramës dhe aleatët e tij, duke akuzuar se janë përfshirë në një sulm kundër opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri.
Berisha u shpreh se akuzat për favorizim të dhëndrit dhe kushërinjve të tij janë të pavërteta, dhe se pas hetimeve të gjata nuk është gjetur asnjë provë për këto pretendime.
Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në tubimin qytetar në ‘Rrugën e Shpresës’ e përshkroi qeverinë dhe figurat e saj si “monstra të krimit” që bashkëpunojnë me kriminelët dhe përfitojnë nga aktivitetet kriminale, ndërsa mbulojnë krimet e tyre dhe ato të Ramës dhe zyrtarëve të tjerë. Ai bëri thirrje që këto figura dhe “padronët” e tyre të nxirren në gjyqin publik përpara shqiptarëve, duke theksuar se është detyrë e opozitës dhe qytetarëve t’i japin fund.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe drejtësinë, duke akuzuar për korrupsion të thellë dhe mbrojtje të politikanëve të përfshirë në krime. Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, lideri demokrat, Sali Berisha e quajti ‘mercenar’ pasi ky i fundit mbron e Ramën dhe veprimet kundër opozitës. Berisha thekson se Rama ka firmosur vendime që përfitojnë veten dhe familjen e tij, përfshirë një rast korrupsioni të dëshmuar në SHBA.
Berisha gjithashtu akuzon Dumanin për pasuri të pashpjegueshme dhe për lidhje me kriminelë. Berisha theksoi se drejtësia do të triumfojë dhe paralajmëron se Rama dhe mbështetësit e tij do të përballen me zemërimin e shqiptarëve dhe drejtësinë.
FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufijshme për ju misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të dinjitetit, të lirisë, të interesit kombëtar, të interesit të çdo shqiptari pararendës të vërtetë të fitores së opozitës dhe çlirimit të Shqipërisë nga narkodiktatura e Edi Ramës.
Të dashur miq, çdo ditë që kalon është frymëmarrje e pamerituar për regjimin e krimit, drogës, regjimin e hajnave, trafikantëve, kriminelëve dhe vrasësve.
Çdo ditë që kalon, Edi Rama me tentakulat e tij, me organizatën e tij kriminale –qeveri, me krerët kriminalë të bashkive vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin qytetarët shqiptarët.
Çdo ditë që kalon, organizata kriminale e Skapit të partisë mbyll dosjet e tyre dhe vazhdon gjahun politik ndaj opozitës.
Çdo orë që kalon është orë e diktaturës, orë e sundimit të krimit, hajdutëve dhe kriminelëve. Është orë e dhunës, terrorit ndaj opozitës.
Ftoj sot shqiptarët t’i shtrojnë pyetjen vetes: çfarë krimi ka kryer Ervin Salianji që ndodhet në burg, në qeli.
Çfarë krimi bëri ky deputet i ri që me guxim u tha shqiptarëve se krimineli, Gerond Xhafa nga Vlora, në vend se të ishte në burg në Itali, drejtonte trafiqe drejt Italisë nën mbrojtjen e vëllait të vetë, Faqezi Xhafa.
Ervin Salianji, me guximin e një politikani të vërtetë bëri publike regjistrimet e një gazetari guximtar, Jetmir Olldashi, në të cilat faktonte se Gerondi i Xhafës, jo merrej me trafiqe por merrej me tonelata e tonelata trafiqesh.
Dhe e vërteta është që, Gerondi në një mëngjes herët u detyrua të nisej drejt derës së burgut në Itali, ndërkohë faqeziu i tij ministër dha dorëheqjen për të nisur hakmarrjen me Edi Ramën ndaj Ervin Salianjit.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, cilido që ju kujton këtë betejë, ishte Edi Driga, Edi Rama që do të delklaronte se ditën që u nis në Itali për në burg, se zëri i tij ishte i falsifikuar, dhe se unë kam të dhëna të sigurta për këtë. Në një kohë që për 24 orë nuk ekziston laborator mbi tokë që të mund të garantojë se i kujt është zëri.
Dhe e vërteta është se, përgatitet për këtë një kriminel ordiner, e paguan për dënimin që do bënte 100 mijë euro për vit burgu dhe deklaroi se zëri ishte i tiji. Por laboratori në Londër përjashtoi në mënyrë kategorike se zëri ishte i tiji. Deklaroi se zëri ngjasonte plotësisht me zërin e Babales dhe Gerond Xhafës.
Të dashur miq, me gjithë këtë shërbim, sot në vend të një dekorate për shërbimet që i bëri vendit, ai është në qelitë e burgut Fier për një vepër penale që nuk e ka kryer kurrë, për një akt kriminal që nuk e ka kryer kurrë nga një drejtësi kriminale që instaloi në Shqipëri Edi Rama me Xhorxh Sorosin dhe mafien e tin ndërkombëtare.
Me këtë drejtësi për të cilën, mos harroni kurrë, për herë të parë në historinë e një vendi ish-ambasadori, Donald Lu protestonte me megafon para parlamentit me të paguarit e Xhorxh Sorosit kundër opozitës për të votuar ligjet e saj.
Po tjetër, ftoj çdo qytetar të pyesë: cila është vepra penale, cila është akuza për ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit , Ilir Meta, që banditë, kriminelë e rërmbyen, i zunë pusi, e zvarritën, e goditën në mes të rrugës para gjithë shqiptarëve vetëm e vetëm se kryebanditi i vendit, kryekrimineli do të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, të mbrohet nga krimet e mëdha që ka kryer.
Të dashur miq, pyeteni veten, gjeni akuzën mbi të cilën u zvarrit Ilir Meta për të cilën iu zu pritë, u godit nga narkobanditë me uniformë?
Ajo nuk ekziston askund, nuk ekziston në asnjë dokument, sepse ai është dënuar për verbëri dhe urrejtje politike. Ai është burgosur pa asnjë vepër penale si në asnjë vend tjetër të botës, përveç në Shqipërinë.
Nga Alen Bragët, Letisja Xhonsonit e Xhorxh Sorosit në Tiranë. Nga kjo farë e poshtër e shpifur që s’kanë ligje e as Kushtetutë. Nga këta mjeranë si Altin Dumani, mercenarë që mburren korridoreve se janë prokurori amerikan.
Amerikan, por je i Xhorxh Sorosit o horr, o llum!
Dhe fatmirësisht, mos mendo se do të ketë forcë në botë të të mbrojë ty, as Edi Ramën. Jo, jo, sepse keni kryer krime të shëmtuar. Keni përdhosur ligje dhe Kushtetutë!
Të dashur miq, 10 muaj më parë kjo farë e shpifur e Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit u tha shqiptarëve se, Sali Berisha ka miratuar ligje, ka firmos vendime për të favorizuar dhëndrin e tij dhe kushërinjtë e dhëndrit të tij.
Miqtë e mi, sot pas një hetimi 4-vjeçar këto monstra s’kanë gjetur një vendim, s’kanë gjetur dot një ligj nominal të dedikuar një personi të firmosur nga Sali Berisha, kryeministër, kryetar mazhorance, president, apo çfarëdoqoftë.
Monstrat e krimit që tregtojnë çdo natë me vrasës, me kriminelë, me banditë. Që iu marrin përqindjen e fitimit të trafiqeve, u marrin përqinden e fitimit të vrasjeve. Këto monstra janë vërsulur kundër opozitës, pluralizmit në Shqipëri.
Mbyllin çdo dosje për veten e tyre, mbulojnë krimet e veta të shëmtuara, mbulojnë krimet e Edi Ramës, krimet e Erion Veliajt, krimet e lubi Ballukut, ministrave, qeveritarëve të tjerë. Harrojnë se në këtë mënyrë ata konsumojnë veprat më të rënda penale, por koha e tyre në vendin nga erdhën përfundoi lavdi Zotit!
Është në dorën tonë!
Është radha jonë që të përfundojë edhe në Shqipëri, një minutë e më parë!
Është radha jonë, t’i nxjerrim monstrat bashkë me padronët e tyre në gjyqin publik të shqiptarëve.
Edi Rama ka firmosur me dhjetëra e dhjetëra vendime për 6 milion m2 tokë, në të cilat thuhet se është në çdo kontratë 30% aksioner.
Vendime nominale, vendime me emër mbiemër. Ka firmosur për vëllain e tij, duke iu marrë tokën pronarëve. Firmos për minsitrat, duke marrë përqindjen e tij.
Edi Rama është sot zyrtari i vetëm në Shqipëri dhe në botë në rastin e të cilit njeriu që ka korruptuar dhe i ka paguar 224 mijë dollarë ryshfet kundër Sali Berishës është dënuar me burg si i dënuar nga Gjykata e Uashingtonit 2 vjet e 4 muaj.
Njeriu që i dha paratë, njeriu që e korruptoi, Edi Rama mbrohet nga mercenar Dumani, nga llum Dumani.
Po tani, o llum që ata të cilët mbrojtën Edi Ramën morën damkën e historisë, ku do shkosh ti që mbron hajdutin, kriminelin, banditin që korruptoi vendit mik dhe aleat shefin e kundërzbulimit, vetëm e vetëm për të luftuar opozitën?
Çfarë fytyre ke ti mor?
Ke fytyrë ti? S’ke fytyrë!
Ti ke fytyrën e zezë të këpuceve të Edi Ramës, asgjë tjetër!
Ti faqezi që drejton një organizatë kriminale politike në Skapin e partisë mbyll dosjet e Edi Ramës, ministrave të tij, zyrtarëve të tij, vëllait të tij.
I burgos deputetët e opozitës. Zvarrit ish-presidentë para të cilëve jepje duart në Kushtetutë, o i pa be dhe i pa moral. Të gjtiha këto i bën se je një hajdut ordiner. Të gjitha këto i bën se 8 vite më parë, jo tani, je gjetur me 3 apartamente me rrogën tënde.
Po cili shqiptar mund të bëjë 3 apartamente? Cili kriminel të dha ty paratë për t’u bërë me 3 apartamente?
Apo të mori peng Edi Rama? Të mbron për të bërë pyetjet 1 milionëshe.
Drejtësia vonon, por nuk harron!
E vërteta vonon, por fytyra juaj, karakteri juaj do të dalë në dritë. Dhe harroje se ka diplomatë, harroje se ka shtetar, harroje se ka zyrtar në botë se do të mbrojë Edi Ramën dhe ty nga vrulli, nga revolta, nga zemërimi i shqiptarëve.
Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!
Fitore! Fitore! Fitore!