Roli i Shqipërisë në rajon/ Gjekmarkaj: Sfida e fqinjësisë së mirë, integrimi europian dhe përballja me ndikimet e jashtme

IV.1. Fqinjësia e mirë

Shqipëria nuk ka mundur të jetë shembulli më I vyer. Pjesëmarrja dhe angazhimi i thelluar në iniciativën Open Ballkan e cila që në fillim ishte jo gjithëpërfshirëse, për fatin e keq e nxiti edhe më shumë klimën mosbesuese midis vende të rajonit dhe nuk arriti dot të ishte një iniciativë e suksesshme e drejtuar nga vetë vendet e rajonit. Me shumë sesa frymë europiane dukej nje dere e hapur për ndikime ruse e kineze !
Ndonëse iniciativa – Open Balkan – nuk ka pushur së ekzistuari zyrtarisht, në formatin e saj nuk mundi të ishte në lartësinë e duhur të pritshmërive, interesave dhe nevojave të rajonit dhe BE. Ndajmë bindjen se Procesi i Berlinit vijon të mbetet, sëbashku me incniativat e tjëra rajonale si Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA, promotor të bashkëpunimit e rritjes së kohezionit midis vendeve tona para anatrësimit të plotë në BE.

Në këtë kontekst vlerësojmë iniciativën e ndërmarrë nga vendet e BE, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli të Planit të Rritjes për vendet tona të rajonit. Shqipëria sikundër dhe të gjitha vendet e rajonit do të duhet të demostrojnë përgjegjësi në menaxhimin e kësaj pakete të drejtëpërdrejtë financiare prej 6 miliardë euro për vendet tona, në mënyrë që fuqia transformuese eprocest të integrimit europian të ndjehet realisht tek qytetarët e vendeve tona, tek sipërmarrja, tek bujqësia, familja, të rinjtë etj.

Shqipëria duhet të vijojë të ruajë modelin e vlerësuar të fqinjësisë së mirë në kuadër të politikës së saj të jashtme, duke evituar probleme të cilat janë jo në interesin e saj kombëtar. Në këtë kontekst, qeveria shqiptare duhet të evitojë përsëritjen e rastit Beleri, nga minoriteti grek dhe njëherazi kandidati i Opozitës në zgjedhjet lokale të majit 2023, ku dy ditë para zgjedhjeve u arrestuar në burg pa marrë në konsideratën prezumimin e pafajsisë për të vijuar garën elektorale. Ndonëse opozita arriti sukses zgjedhor z. Beleri qëndroi i arrestuar deri në përfundim të një procesi gjyqsor për të cilin ende sot vijohet të ketë rezerva. Nga ana tjetër Shqipëria ka detyrimin kushtetues të adresojë problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve në Serbi të cilët në forma represive po i mohohen të drejta identitare të gjuhës dhe mësimit të saj.
Së fundmi, Shqipëria sëbashku me të gjithe vendet e tjera të rajonit duhet të nxisin bashkëpunimin shumëpalësh dhe të jenë bashkërisht të linjësuara me interest dhe politikën e jashtme të aleatëve tanë, vendet e BE/NATO karshi influencave destructive të vendeve të treta jo miqësore kryesisht Rusisë. Poashtu kundër cdo tentative destabilizuese, që kërkon ta cojë rajonin dekada pas, në periudhën më të zymtë të konflikteve ndër-etnike të viteve të 90-ta, duhet të kërkohet një reagim dhe rritje përgjegjshmërie nga të gjitha vendet e rajonit për të parandaluar e dënuar të gjitha format e destabilizimit

Shqipëria duhet, së bashku me vendet e NATO-s në Ballkan, të ndërtojë mbrojtje politike, ushtarake dhe ekonomike për të përballuar
ndërhyrjet e drejtpërdrejta të Rusisë në Ballkan apo përmes qeverive të
proxy-ve. Situata në Bosnjë në lidhje me shkëputjen e Republikës Srpska
lidhet drejtpërdrejt me Moskën dhe Beogradin, ashtu si edhe situata në
Mal të Zi dhe veprimet ushtarake në veriun e Kosovës.
Si vende të NATO-s, ne duhet githashtu te vleresojmë dhe monitorojmë ndikimin e vazhdueshëm të Kinës dhe faktorëve të tjerë në Ballkanin
perëndimor.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale