Lidhur me një trillim dhe manipulim të ulët në Klan Kosova, të kryehajdutit të mediave në Shqipëri, njëherazi përfituesit të parave publike të vjedhura në megaskandalin e inceneratorëve, Ben Blushi, sipas të cilit unë kam sulmuar fjalën e Edi Ramës në Bordin e Paqes për ish-udhëheqësit e UÇK sqaroj opinionin sa vijon:
Në konferencën time për shtyp nuk kam thënë absolutisht asnjë fjalë, dhe nuk kam përmendur asnjëherë se çfarë tha Rama në Bordin e Paqes për UÇK-në, ish udhëheqësit politik të UÇK të burgosur në Hagë.
Kjo sepse, në bindjen time më të thellë, ‘argati’ i Vuçiçit, Edi Rama, së bashku me padronin e tij Vuçiç, janë përgjegjësit kryesorë të burgosjes dhe dërgimit në Hagë të ish-udhëheqësve politikë të Kosovës.
Qëndrimi im dhe i PD për pafajësinë e tyre është publik dhe i pa ndryshueshëm! Njëlloj siç është qëndrimi për Ben Blushin, që mendon se paratë e vjedhura në inceneratorin e Tiranës do t’i pastrojë me mashtrime në mediat e Kosovës!
Zyra e Shtypit, Partia Demokratike


