PS refuzon komisionin hetimor për ‘11 majin’/ Berisha: Me këtë vendim ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PARLAMENT, PËR KOMISIONIN HETIMOR TË 11 MAJIT

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit morën damkën përfundimtare si farsë elektorale në një raport prej 45 faqesh.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, maxhoranca ka frikë nga mijëra faktet që opozita ka në dispozicion për tia paraqitur shqiptarëve që vërtetojnë se është farsë, prandaj dhe refuzon ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi se opozita nuk do të tërhiqet.

FJALA E PLOTE

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Zgjedhjet e 11 majit morën damkën përfundimtare si farsë elektorale në një raport prej 45 faqesh. Faqezitë e kriminelët që dhunuan ato zgjedhje e i shndërruan në farsë, refuzuan qoftë dhe një debat për raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në parlament, dhe tani shkelmojnë një të drejtë kushtetuese të atyre që përfaqësojnë qindra mijëra shqiptarë me votë të dhunuar në këtë vend.

Ky është një ndër aktet më të rënda në historinë e vendit, dhe unë ju garantoj se ne do të bëjmë çdo betejë për të rikthyer votën e lirë dhe se për këtë vendim ju vetëm sa firmosni fundin e këtij parlamenti.

Ne nuk kemi njohur zgjedhjet. Nuk kemi njohur rezultatin e tyre. Komuniteti ndërkombëtar i damkosi si zgjedhje që shkelën në mijëra raste ligjet e vendit.

Shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta. Që përdorën të gjithë mekanizmat e një diktature autokratike për të deformuar rezultatin e tani keni frikë nga mijëra e mijëra fakte që ne disponojmë për t’iu paraqitur shqiptarëve si ishte farsa. E ju besoni se duke na bllokuar ne të drejtën kushtetuese do të mund të kapërceni këtë. Kurrë jo! Ne do ju përgjigjemi.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale