Asistencë Ligjore 24/7 për Protestuesit

← Të gjitha përditësimet

Foto / Nga terreni

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome, 37 incidente në një javë

Tiranë

Në protestën studentore kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, policia nuk ka kursyer as gazetarët e huaj. Sipas Asociacionit të Gazetarëve forcat e policisë kanë përdorur dhunë edhe ndaj reporterëve të Reuters dhe një fotoreporteri zviceran.

AGSH bën me dije se dy gazetarë të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters janë goditur nga fishekë gome gjatë mbulimit të përleshjeve në Tiranë, më 17 tetor 2026.

Organizata e cilëson incidentin shqetësues, duke theksuar rrezikun që paraqesin fishekët e gomës për sigurinë fizike të gazetarëve që raportojnë nga protestat.

“AGSH e konsideron këtë një incident veçanërisht shqetësues, duke pasur parasysh rrezikun serioz që paraqesin fishekët e gomës për integritetin fizik dhe jetën e gazetarëve që raportojnë nga protestat.

Në një tjetër incident, fotoreporteri i pavarur zviceran Raimond Lueppken ka raportuar se, po më 17 tetor, ndërsa po filmonte disa burra të veshur me të zeza në qytetin e Durrësit, dy persona të tjerë me veshje civile iu afruan dhe i kërkuan të fshinte pamjet filmike. Fotoreporteri refuzoi ta përmbushte këtë kërkesë”, thuhet në reagimin e AGSH.

Burimi: Bold News