Oerd Bylykbashi: Nuk doni të diskutoni as buxhetin se ua kontrollon modeli i Durrësit me firmë të Ramës, ata i kontrollojnë paratë

Pjesë nga fjala e nënkryetarit PD, Oerd Bylykbashi:

Ishte gjykata, madje dëgjova se ta ankoni, pra qëndroni ende në paligjshmëri. Se ju jeni ata që thoni se nuk zbatoni vendimin e gjykatave.

Ju duhet të garantoni që kjo sallë të qeveriset nga rregullat. Ato që dëgjuam ne këtu është që ministri u drejtohet me atë ton e leksik deputetëve të opozitës. Miratimi në këtë vit, në mars i një rregulloreje kampi përqendrimi, si të suprimoni fjalën dhe kontrollin e opozitës, madje të thirrni edhe forcat speciale në parlament.

Nëse ka mënyrë më të mirë për të kontrolluar qeverinë, është si bëni buxhetin, këtë nuk doni. Nuk doni as buxhetin faktik, se ua kontrollon modeli i Durrësit me firmë të Ramës, ata i kontrollojnë paratë, se na duhen para zgjedhjeve t’i harxhojmë. Për këtë arsye e shtyni përpara, ju përsëri shtyni në këtë situatë që të keni kontroll. Ne do t’ua nxjerrim ujin e zi me gjithë sa keni bërë,.

Duke shkelur të drejtat e opozitës në parlament, tregoni se si ju shkelni paratë e shqiptarëve në mënyrë kriminale.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale