Nuk ka asnjë polic të plagosur/ Berisha sfidon Koçiun: Nxirr fotot, emrat, ku i ke?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se nuk ka pasur asnjë efektiv policie të plagosur gjatë protestës së fundit, duke e cilësuar të pavërtetë çdo pretendim në këtë drejtim. Berisha sfidoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu që të publikojë prova konkrete, si fotografi, emra dhe dokumentacion mjekësor, për policët e pretenduar të lënduar.

Sipas Berishës, në urgjencë nuk ka pasur asnjë polic të shtruar, ndërsa përkundrazi, ai akuzoi forcat e rendit për përdorim të plumbave gome ndaj protestuesve paqësorë, duke pretenduar se disa prej tyre janë goditur në kokë dhe zona të rrezikshme.

Kryetari i PD-së u bëri thirrje autoriteteve të mos keqtrajtojnë të rinjtë dhe nxënësit, duke paralajmëruar se represioni ndaj tyre vetëm sa rrit zemërimin. Ai theksoi se protestat janë paqësore dhe se institucionet po përdoren për të mbrojtur zyrtarë të korruptuar.

REPLIKA E PLOTË

Qytetare dhe qytetarë, edhe njëherë siç theksova qëparë, gojëpërdalave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë.
Por, por, një minutë… këtu u them ju, absolutisht me përgjegjësi të plotë, asnjë polic i lënduar dhe i plagosur në spitalin e urgjencës.
Përkundrazi, protestues paqësorë, kryengritës paqësorë në lule të ballit me plumb gome që mund të shpojë me probabilitetin më të madh kafkën.
Tjetri në kokë.
Tjetri pas veshit plumbin.
Ju, për të mbrojtur hajnitë tuaja, për të mbrojtur lubitë tuaja, për të mbrojtur kryehajdutin e kombit, Edi Rama.
Dhe urdhëroni si thotë kjo zonja Adresë, se këtë duhet ta quani zonja Adresë, se ai vetë i ka thënë se ti je vetëm për Adresa.
Dhe shko pyet atë atje, se fatin e tij do pësosh edhe ti, fatin e atij Hoxhajt që foli.
Ju të paktën mos bëni mbrojtjen e krimit në këtë mënyrë.
Por jeni peng, jeni skllevër.
Si ka mundësi?
Ngrihesh dhe gënjen.
Turp të kesh!
Trego, plagët kanë fotografi.
Ku i ke? Ku janë? Kanë emra? Cilët janë?
Asnjë, asnjë, asgjë.
Urdhëroni.
Ua them unë, mos i prekni me dorë nxënësit, mos revoltoni rininë se ajo pastaj nuk njeh kufij.
Mos e revoltoni rininë, respektojeni.
Ajo protestoi në mënyrë dinjitoze, paqësore.
Kryengritja jonë është paqësore.
Hajduti ndiqet gjer në vrimën e fundit.
Hajduti ndiqet, ndiqet dhe vetëm ndiqet.
Ju po mbroni hajdutët.
Ju jeni skllevër të hajdutëve.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale