Noka: Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin ‘97, është shpërblyer për urrejtjen ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Asgjë më shumë se sa po përmbushim misionin e opozitës.

Banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opoiztën.

Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit.

I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët.

Duart do t’ju djegin ju.

Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile.

Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës.

Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale