Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, shpërtheu me akuza të forta ndaj qeverisë gjatë diskutimeve për paketën fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2026. Ai i cilësoi këto akte si ‘akte të padrejtësive sociale’ dhe theksoi se buxheti i ardhshëm nuk prodhon as mirëqenie, por është thjesht një plan për të ushqyer pushtetin e korruptuar.
Gjatë fjalës së tij, Noka u shpreh se, amnistia fiskale amniston në mënyrën më të paturpshme dhe kriminale ata që abuzuan dhe vodhën për vite me radhë.
‘Ju po falni gjobat e atyre që vepruan qëllimisht në kundërshtim me ligjin, ata që mashtruan me TVSH-në, kontrabandistët dhe trafikantët ekonomikë. Për biznesin e ndershëm nuk ka asnjë ulje taksash apo lehtësi, duke dërguar mesazhin se ‘në këtë narko-shtet, shpërblehet hajduti dhe ndëshkohet i ndershmi’, deklaroi Flamur Noka.
Ai i bëri thirrje qeverisë të publikojë listën e debitorëve, duke lënë të kuptohet se aty fshihen oligarkët dhe sponsorët e PS-së.
Lidhur me Paqen Fiskale, sekretari i Përgjithshëm i PD e cilësoi atë si ‘një gjysmë shantazhi’, duke akuzuar se detyron sipërmarrësit të heqin dorë me forcë nga të drejtat e tyre ligjore dhe ankimimet kundër administratës tatimore: ‘Paqja juaj fiskale është një presion fiskal i ligjëruar që po i bën biznesit shqiptar’, tha Noka.
Sekretari i Përgjithshëm i PD theksoi se Buxheti 2026 është buxheti i shpenzimeve të luksit dhe jo i zhvillimit, duke braktisur sektorët kyç:
• Shëndetësia dhe Arsimi: Financohen në mënyrë minimale, respektivisht vetëm 2.9% dhe 2.5% e PBB-së, shifra që sipas tij janë më të ulëta se rajoni.
• Bujqësia: Subvencionet janë ndër më të ulëtat në rajon, duke goditur prodhimin vendas.
• Pensionistët dhe Administrata: Premtimet për rritje pagash janë kthyer në ‘Noc Rrok’, pasi buxheti parashikon vetëm indeksimin automatik me inflacionin, pa rritje reale. Pensionistët po përbuzën, me një ‘bonus’ që është thjesht ndarje mujore e shumës së fundvitit.
Në fund të fjalimit, Noka akuzoi qeverinë se po majm me 125 milionë euro kontratat koncesionare PPP, duke treguar se për qeverinë ‘më shumë rëndësi kanë 10 koncesionarë sesa 750 mijë pensionistë’.
Fjala e plotë e mbajtur në parlament:
Se çfarë buxheti po miratoni sot nuk kishte nevojë të shifni deri në fund, mjafton që dëgjuar përallat që kryeministri tha për 10 minuta dhe do e kuptoni se ky është një buxhet i cinizmit total.
Por projekt-buxheti dhe paketa fiskale, pra në realitet nuk janë asgjë tjetër vetëm janë akte të rënda ekonomike në kurriz të qytetarit shqiptar.
Janë akte të rënda të padrejtësisë sociale.
Janë akte të rrezikshme sociale të kamufluara.
Ky buxhet të dashur qytetarë nuk është vetëm për ju ky buxhet.
Ky buxhet nuk prodhon mirëqënie.
Ky buxhet i prodhuar me nxitim nga narkosi dhe anëtarët e narkosit janë thjeshtë një plan financiar që ushqen pushtetin e tyre të korruptuar dhe inkriminuar.
Janë akte që shërbejnë për të përdorur shtetin si kasafortë të tyre dhe taksat e shqiptarëve si pronë e tyre.
Sot ne të dashur qytetarë nuk kemi përballë një qeveri që mendon për ekonominë, shqiptarët, të rinjtë, pensionistët, bujqësinë apo industrinë, apo turizmin.
Jo sot ne kemi përballë një grusht pushtetarësh që mendojnë vetëm për një gjë: se si të mbajnë tepsinë të mbushur plot me paratë e djersës së shqiptarëve të ndershëm, si të zgjerojnë llokmat për mitë dhe oborrtarët e kopshtit të Edenit dhe si të blejnë me çdo çmim dhe me çdo kosto heshtjen dhe nënshtrimin tuaj.
Paketa fiskale që sot u paraqit është fytyra e padrejtësisë 13 vjeçare të narkosit në pushtet. Është fytyra e korrupsionit dhe abuzimit me qytetarët dhe me sipërmarrësin e ndershëm. Projektbuxheti që sot po ju paraqitet është buxheti i vjedhjes, është buxheti i drogës, i mashtrimit, i klientelizmit dhe i llokmave të babëzisë qeveritare.
Le ta flasim pak çështjen e amnistisë. Qeveria e narkos deri diku përpiqet t’jua shesë shqiptarëve si historike, por në fakt amnistohet në mënyrë të turpshme dhe kriminale ai biznes që ka abuzuar, është shmangur, mbase me bekimin e qeverisë apo të ushtarëve të saj dhe ka mbushur indirekt xhepat e tyre.
Ata sot që kanë që kanë qenë evazorët e mëdhenj të këtij vendi në 13 vite, kanë mbrojtjen e narkosit, prandaj janë kështu sot. Sot kjo mazhorancë këtu po fal të gjithë ata që mashtruan me tatimin e vlerës së shtuar. Po fal pra klientët e qeverisë. Sot po falen të gjithë ata që manipuluan ndër vite bilancet dhe vranë konkurencën e lirë dhe të ndershme. Po po për biznesin e ndershëm të dashur qytetarë, a do duhet të mendonte një qeveri normale?
Ai që vuajti 13 vjet thundrën dhe goditjen e këtyre. Ai që vuajti pandershmërinë dhe korrupsionin e këtyre? Jo, për ato ka zero vëmendje. Sipërmarrësi i ndershëm në këtë buxhet merr nocrrokun, shpërblimin e merr sipërmarrësi i pushtetit. Asnjë lehtësi sipërmarrje i ndershëm, asnjë ulje barre, asnjë ulje taksash, përveçse këtë mesazh. Në narko-shtet shpërblehet hajduti, drogmeni dhe ndëshkohet i ndershmi. Kjo është pra pasqyra e narko-buxhetit.
Një pyetje kam unë për këta përfaqësuesit e narkosit këtu mbrapa. Po listën e debitorëve që do të bëni amnisti, pse nuk e publikoni? Jua them unë pse nuk e publikojnë. Janë 2 miliardë euro afërsisht që ju falen atyre që kanë sponsorizuar për të mbajtur në pushtet këta, atyre që kanë vjedhur bashkë me këta, dhe po të dalin emrat, pa diskutim që opinioni pastaj do t’i gjykonte dhe më rëndë.
Ndaj e fshehin edhe listën e atyre që do të amnistohen. Por çfarë është paqja fiskale? Paqja fiskale është gjysëm amnisti dhe gjysëm shantazh. Pra, kjo është paqja fiskale që do t’ju ofrojnë biznesit në vitin tjetër. Hiqni dorë ju thotë narkosi nga ankimimet për administratën në gjyq, por unë pastaj do t’ju vlerësoj ju. Kaq është. Hajde firmosni këtë marrëveshje me mua.
Të nderuar qytetarë.
Buxheti i vitit të ardhshëm është narko-buxhet. Bujqësia e rrënuar, nuk sjell të ardhura për buxhetin. Eksportet të rrënuara, nuk sjellin të ardhura për buxhetin. Importet po ashtu, po rrënohen. Turizmi, u pa botërisht që ishte në gropë. Nuk ka të ardhura për buxhetin. Atëherë, si ka mundësi, nga vijnë këto të ardhura? Po. Këto të ardhura që këta krenohen që buxheti i tyre ka shkuar nëntë, nëntë miliardë, vijnë nga narkosi.
Narkosi pastrohen miliarda euro. Dhe të gjitha hidhen në ndërtim, në kulla ndërtimi. Shqipëria shpopullohet, kullat ndërtohen se do pastrojë narkosi paratë. Ja ky është buxheti i këtyre. E dëgjoni ju ç’thonë? Publikisht thonë, leku letër këtu. Dëgjon kryeministrin, dëgjon ministrin e financave, leku letër. Në realitet është e gjitha mashtrim dhe mashtrim. Vazhdojnë vjedhjen akoma në buxhet me rindërtimin, 50 milionë euro. Vazhdojnë.
Por t’ju kthehemi sektorëve social. Po shëndetësia? Shëndetësia që po rrënohet prej vitesh, është viktimë e politikave të narkosit, e politikave korruptive koncensionare. Spitalet pa mjekë, pa aparatura, pa ilaçe. Projektbuxheti ju tha që do ishte 5%, 2.9%. Spitalet ashtu janë. Se a doni të dini cili është, cili është buxheti juaj për shëndetësinë? Shihni mjekët. Po ikin, kanë marrë, kanë marrë arratinë.
Shihni infermierët, kanë marrë arratinë. Italia, Gjermania, Europa është strehë për ta, po jo vendi juaj, jo vendi ynë. Po, a doni të tregoni fytyrën e shëndetësisë të këtij narkosi? Po. Shihni onkologjikun. Onkologjiku është shëmbëlltyra e shëndetësisë së narkosit. Shihni arsimin. Flasin shifra, shifra. Leku letër në gojën e këtyre. Por Palestina dhe Ukraina që janë në luftë sipas sistemeve, sistemit PISA, janë përpara nesh. Jemi në vendet e fundit të botës.
Shkollat po boshatisen. Patronazhistë mësues, sepse profesionistë nuk ka. Asgjë më shumë. Nuk i afrojnë asgjë këta arsimit. Ata janë armiq të arsimit dhe kjo është e vërtetuar. Shikojeni, flasin për bujqësinë, për fermerin, për blegtorin. Po ku është? Ne jemi me zero subvencione thuajse. Subvencionet më të ulëta në rajon dhe nuk bëjnë transparencën për fondet e IPARD-it, sepse me fondet e IPARD-it do vinin nja 130 milionë euro të tjera në vit. Po jo. Narkosi jo. Pa që nuk vjedh dot më ke ata, se vëmendja europiane u shtua dhe vënë vetëm me fondet që vjedhin vetë.
Tani, pagat e administratës. Thotë, i kemi rritur. Mashtrim. Asnjë qindarkë nuk planifikohet në buxhet përveçse indeksimit të inflacionit. Ju thanë që do të ketë rritje reale pagash, por jo, në fushatë e mbani mend si ju premtoi narkosi?
Jau leu kokën me akull shqiptarëve, por tani me këtë projektbuxhet po ju thotë do të merrni nocërrokun, sepse ikën zgjedhjet. Nuk i duhet kush më, prandaj ajo propagandë nuk vlen më. Po t’u kthehemi tek shtresa më e margjinalizuar e shoqërisë, që është pensionistët. Flasin këta për pensionistët. Po me këtë buxhet vetëm tallen dhe dhe i përçudnojnë.
E vërteta të dashur pensionistë është kjo: Maksimumi i indeksimit për ju do të jetë 600-700 lekë në muaj. Ai bonusin që jua dha narkosi për fushatë, jua shpërndanë në 12 muaj dhe kaq. Nuk ka rritje të pensioneve. Se këta flasin përralla. Nuk dinë, nuk shkojnë në fshat të shikojnë që ka pensionistë me 80 euro, me 60 euro. Po! Po po, ky është realiteti. Dhe në buxhet këtu zero vëmendje për ta. Nuk po hyjmë te shtresa të tjera pastaj. Për të përndjekurit që ju thonë edhe 20 vite, kur të vdesë edhe brezi i dytë.

