Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri dhe kudo ku jeni sonte.
Përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky tsunam i lirisë së shqiptarëve, nga këta qindra mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra që po shqyejnë sonte me entuziazmin, zërin, fuqinë e tyre, bulevardet dhe rrugët e Tiranës.
Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të pa parti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta.
Përshëndetje vëllazërore, mirënjohje të pakufishme për praninë tuaj sot në këtë tubim që rrezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, shpresë, besim se ky vend do ndryshojë.
Miqtë e mi, ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur njësoj si 32 vite më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve, ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot pas 31 vitesh rruge në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës! Nuk ka vend të bekuar si kjo tokë. Nuk ka vend më të pasur se ky vend. Por shqiptarët sot janë populli i gomoneve sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama.
Ju ka grabitur votën, ju ka plaçkiur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë kallp, në votë viktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet. Ky armik i lirisë tonë, ku armik i votës tuaj nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me të gjithë makinerinë e narko-shtetit të tij të rrëmbejë shqiptarëve votën, së bashku me votën dinjitetin, së bashku më votën shpresën, së bashku me votën besimin.
Miqtë e mi, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes. Ai që të merr shpresë të ka marrë besimin, forcën e pashtershme drejt së ardhmes së njeriut. Ai që të merr votën të ka marrë dinjitetin. Ai që të merr votën të ka marrë dhe vendin. Njeriu që nuk voton i lirë është njeri i pashpresë, është njeri që humb besimin, është njeri të cilit vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e të parëve, toka e prindërve të tij nuk do jetë më djepi i fëmijë të tij. Nuk do jetë më kopshti ku do lulëzojnë ëndrrat e tij dhe të fëmijëve të tij.
Kështu është Shqipëria sot, kjo është gjendja e saj. Por prapë ky është njëri aspekt. Edi Rama me rrëmbimin e votës ka vendosur monizmin, ka rikthyer monizmin e plotë. Ndaj dhe ju ftoj sot nga ky shesh të brohorasim njëlloj si 30 vite më parë. Siç përmbysëm diktaturën kur brohorisnim: Vdekje, vdekje, vdekje komuzimit. Të brohosarim: “vdekje, vdekje e monizmit. “
Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty. Por ti ashtu siç ushton ky shesh e ke vendin në burg dhe në regjim special. Dhe aty do të të çojmë.
Këto ditë, këto kohë, mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Europës kanë shkruajtur se shqiptarët ikin nga varfëria. Kjo është vetëm aparenca. Shqiptarët vërtet janë më të varfërit njerëz të Europës. Por mos harroni se ata sot janë njerëzit më të vjedhur të Europës dhe të planetit.
Asnjë komb, asnjë qytetar në asnjë vend nuk ka si në Shqipëri njerëz të vjedhur gjer në palcë nga qeveritarë të pangopur, nga qeveritarë që nuk kanë asnjë normë morale, nga qeveritarë që nuk kanë më ligje, nuk kanë Kushtetutë. Kanë vetëm kodin e mafies, kodin e drogës, kodin e vjedhjes, kodin e krimit, kodin e dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria.
Miqtë e mi, ne jemi sot në fillim të betejës sonë të madhe. Edi Rama, e keni konstatuar të gjithë, është shndërruar në një ordiner, që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më të ulët, më perverse, më të turpshme. Keni konstatuar, keni parë, se si në parlament ai flet dhe bën të skuqen, me fjalorin e tij, çdo fëmijë, çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo prind kudo që është. Në parlament, jashtë tij dhe në mbarë Shqipërinë.
Tani, unë do i them këtu para jush: Edi Rama, për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të përgjigjemi ty me të gjitha mënyrat që ti e meriton, por të komunikoj sonte këtu vendimi është marrë dhe është tjetër. Atje së shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë priti këta, se ne mund të përgjigjemi si të duash ti. Por edhe populli i ka 2-3 fjalë me ty.
Dy fjalë, një mesazh, për miqtë, partnerët e Shqipërisë. Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vendet anëtare të BE, vendet anëtare të NATO-s, partneri strategjik kryesor i shqiptarëve, SHBA, të gjithë ato që ajo ka ndërtuar, e ka ndërtuar bazuar mbi vlerat që ju ndani njëri me tjetrin, mbi votën e lirë, mbi lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, Kushtetushmërinë, zbatimin e ligjit.
Sot, ju bëj thirrje: mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja, do jenë të pandara.
Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen më mijëra e mijëra nga vendi i tyre dhe që vërtet mendojnë se largohen nga varfëria u them njerëzisht: Ruani fondet tuaja, ruani fondet e taksapaguesve tuaj, mos ja japeni kësaj qeverie se do kenë fatin e fondeve, taskave, tatimeve që shqiptarët paguajnë dhe vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij.
Sot, si në asnjë komb tjetër, shqiptarët, çdo fatkeqësi natyrore, çdo krizë, e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare, dhe kjo vetëm për një arsye: Se Edi Rama i vjedh, i vjedh, i vjedh ata.
Më 26 nëntor, Shqipërinë e goditi një tërmet i rëndë. Nën rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës dhanë shpirt 51 qytetarë. Të gjithë në ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, i tre muajve më parë nga nëntori. U lanë aty, fondet e caktuara u vodhën. Shpirtrat e tyre kërkojnë sot drejtësi. Para tre ditësh, Edi Rama urdhëroi drejtësinë e tyre t’i shpallë të pafajshëm.
Sot, dhjetëra-mijëra qytetarë që tre vite më parë humbën banesat, jetojnë në çadra, në kushte të jashtëzakonshme, kurse ai udhëton në çarter me dhomë gjumi luksoze, ministrat e tij paguajnë 1 mijë dollarë një biftek, dhe paguajnë dadot për konet e tyre me rroga trefish të rrogës mesatare të shqiptarëve. Sepse vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin.
Sot Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se kjo qeveri ka abuzuar me 8.2 miliardë euro për shtatë vite. Mos janë këto të vetmet? Jo! përkundrazi, me aferat e Portit të Durrësit, Butrintit, janë miliarda e miliarda euro të tjera që po vidhen nga Edi Rama dhe bada e tij. Por e vërteta është se vjedhja më e madhe e shpresës dhe e besimit, për të mos thenë në një mënyrë tjetër gjithashtu, deri diku i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre.
Ndaj edhe ky miting madhështor i jashtëzakonshëm është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ia shkurtojmë ditët. T’i presim biletën. Për ku? Për aty ku e ka vendin. Ndaj dhe ju përshëndes ju, slogani juaj: “Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg”, do bëhet realitet.
Miqtë e mi, 10 vite premtime, 10 vite mashtrime. Mashtrime të çdo natyre. Por sot atyre u ka ardhur fundi. Sot Edi Ramës nuk i beson më njeri. Prandaj ka lënë mënjane premtimet, ka marrë fjalorin e sharjeve, ka marrë pozicionin e sharësit. Si për t’ju thënë qytetarëve shqiptarë që ju këtë meritoni. Jo! Ju jeni burra dhe gra fisnikë. Ai që vjedh, ai bën gjithçka dhe thotë gjithçka. Ndaj dhe ne atë do ta çojmë sa më parë aty ku e meriton.
Miqtë e mi, Shqipëria sot është, do të thosha, një vasale e të tjerëve. Vendimet për shqiptarët merren në Beograd. Por merren edhe në Ankara. Shkollat mbyllen, qeveritarët shkarkohen, kopshtet mbyllen, me Beogradin, me vëllezërit Kariç, merret porti i Durrësit. Të gjitha këto do marrin fund.
Ne u themi partnerëve tanë, se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar, do mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për interesat e saj dhe të respektojë miqësinë dhe bashkëpunimin. E vërteta është se në këtë mënyrë si e trajtoni ju Shqipërinë e Edi Ramës, punoni kundër miqësisë, kundër bashkëpunimit me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sot, për të gjithë shqiptarët, në këtë shesh dhe kudo ku janë, kam një apel: në rast se duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, në betejën tonë vendimtare, sepse ne jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë në Shqipëri. Edi Rama, mos harro traditën e shqiptarëve për liri. Nuk po t’i them sot, por merre vet me mend: mjerë ai që prek lirinë e tyre, mjerë ai që prek votën e tyre. Votën kurrë nuk ta falim.
Çdo qytetar shqiptar, që e do shpresën, besimin te ky vend, të bashkohet me ne, kundër vrasësit të shpresës së tyre, kundër Edi Ramës. Shqipëria ka 1001 arsye për të qenë vend shprese, për të qenë vend besimi. Edi Rama i trajton shqiptarët si një kolonizator mizor i egër, ndaj dhe ne duhet ta arkivojmë atë sa më parë.
Çdo shqiptar që dëshiron dyfishimin e rrogave, dyfishimin pensioneve, dyfishimin ndihmës ekonomike, që do të shkollojë fëmijët në Shqipëri, të punësojë ata, të bashkohet me ne kundër Edi Ramës. I garantojmë se janë të gjithë potencialet për një paketë antikrizë që çmimet të mos jenë kurrë më të larta se në Kosovë e Maqedoni, që rrogat të dy dhe trefishohen, që nafta të ketë çmimet si në vendet përreth. Çdo shqiptar që do që ferma dhe biznesi i tij të prosperojë të bashkohet me ne.
Ne garantojmë përgjysmimin e taksave për fermerët. Garantojmë çmime energjie të paktën tre-katër herë më të ulët se sot. Garantojmë konkurrencë të ndershme dhe treg të lirë.
Qytetarëve shqiptarë, që duan të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend, i ftojmë të bashkohen me ne, se e ardhmja është midis nesh. Se atë kërkon ta përzejë një klikë, një njeri dhe njëmijë herë më mirë të përzëmë një njeri, sesa të përzihemi ne prej tij. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për besimin, për guximin, për entuziazmin tonë. T’ia japim ne të gjitha këto dhe ajo do ia kthejë me mirësi çdo shqiptari.
Dhe njëherë, Zoti u bekoftë ju, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, në Europë, në SHBA!
Zoti e bekoftë votën tuaj, familjet tuaja! Rroftë Shqipëria!
Sot jam para jush për të shprehur falenderimet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufijshme për atë qindra- mijëra burra dhe gra, djem dhe vajza, nga Tirana, por dhe nga të katërta anët e Shqipërisë. Nga emigracioni dhe diaspora që me praninë e tyre në protestën më madhështore, më të fuqishme që Tirana ka njohur në historinë e saj, firmosën aktin e kthesës së madhe të popullit opozitar. Inaguruan fillimin e një beteje e cila nuk ndalet më deri në përmbysjen e sistemit monist, derisa shiqptarët të votojnë të lirë si qytetetarët europianë.
Derisa shqiptarët të mos vidhen në mënyrë të tmerrshme nga një qeveri që s’ka ligj as moral me në krye Edi Ramën.
Derisa shqiptarët të mos varfërohen dhe mjerohen nga muaji në muaj, derisa shqiptarët të mos vazhdojnë të mbeten popull i gomoneve siç i ka shndërruar Edi Rama.
Të dashur qytetarë dhe qytetare! Protesta e 12 nëntorit ishte në zenitin e protestave krahasur me numrin e popullatës e protestave në botë. Ajo dridhi thmelet e një monizimi që bazohet në vjedhjen e votës, vjedhjen e fondeve publike, vjedhjen e pasurive publike nga Edi Rama. Bazohet në frikën, shantazhin, drogën dhe krimin.
Ai ishte mesazhi më i shkëlqyer që qytetarët fisnikë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, u dërguan shqiptrëve kudo që janë. Ata u dërguan atyre mesazhin e shpresës, besimit, fitores. Por njëkohësisht protestuesit u dërguan kancelarive të Europës dhe të botës, se krahas një narko-shteti të instaluar në Shqipër, krahas një monizmi që bazohet në vjedhjen e votës nëpërmjet krimit, drogës dhe mashtrimit, ekziston një populli tëri i ngritur në këmbë përta hedhur në Lanë, për të përmbysur këtë regjim.
Miqtë e mi, në vitit ’90 ne u ngritëm së bashku me moton “vdekje e komunizmit” ne përmbysëm sistemin të bazuar në këtë moto. Sot është koha dhe njëherë të përsërisim nga mëngjesi në darkë dhe kudo që jemi “vdekje, vdekje monizmit” të bazuar këtë herë në drogën, vjedhjen, krimin.
Ky monizëm duhet të arkivohet një minutë e më parë. Ky monizëm, njësoj si monizmi i parë po depersonalizon kombin, e ka bërë atë, kombin e frikshë, kombin e gomoneve, e ka bërë at ëkombin sikur të jetë pa atdhe. E ka bërë atë kombin më të vvarfër dhe nuk ishte i tillë.
Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë, pasi ka vjedhur 4290 milion euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve dhe mbyll djegësin e Elbasanit me SKAP-in e tij, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë me një sipërmarrje, shumë shpejt do njihni, me dokumenta falso, 60% të aksionerëve janë thjehst Edi Rama, Lulëzim Brava dhe mafiozë rreth tyre. Ndaj dhe emrat nuk thuhen, nuk shqiptohen. Dhe po e organizojnë Durrësin e Shqipërisë, vjedhjen më të tmerrshme që ai ka njohur në histori.
Por ne do i dalim zot, nuk do pajtohemi kurrë. Edi Rama është një armik i betuar i parlamentarizmit. Unë ju them shqiptarëve sot se nuk ka kryeministër në planet, as edhe Idi Amin që rrihte ministrat e kabinetit në mbledhje qeverie. Diktator që mund të përdorë një fjalor të tillë në parlament kundër opozitës siç përdori Edi Rama. Duke poshtëruar me fjalin e tij në këtë vend, të madh dhe të vogël, të rinj dh etë moshuar, opozitar dhe socialist, çdo njeri të qytetëruar.
Së fundi Edi Rama kërkon asgjesimin e pluralizmit, kërkon të marrë flamurin e PD dhe tjua varë në qafë vasalëve të tij, me qëllimin e vetëm: të hakmerret si bir xhelati që është dhe nip xhelati, për përmbysjen që kjo parti u bëri etërve të tij. Shqiptarët janë sot më në këmbë se kurrë.
Protesta e 12 nëntorit faktoi se janë më në këmbë se kurrë. Ju informoj se shumë shpejt do të njiheni me agjendën e protestave të tjera të fuqishme. Protestat do të jenë dhe do mbeten mjeti kryesor krahas primareve në betejën kundër këtij regjimi, kundër këtij regjimi. Dhe njëherë thirrja ime për miq dhe partner: Mbështesni shqiptërt në betejën e tyre. Ne di fitojmë!
Të nderuar demokratë, të nderuar banorë të Elbasanit tim të dashur, kudo që jeni, ju përshendes.
Dua të ndaj sot me ju përndryshe nga çdo herë kur kam dalë në këtë foltore, përgjegjësinë time për të qenë pjesë e garës për kandidat për Bashkinë e Elbasanit.
E marr këtë vendim sepse për mua rrugëtimi politik nuk është ngjitje në shkallët e karrierës partiake, por ngjitje në shkallët e përgjësisë ndaj qytetarëve.
Dhe e konsideroj këtë vendim si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime politike, por dhe asaj profesionale dhe pse jo të asaj, jetës tokësore.
E them ketë sepse e tillë ka qenë dhe mbetet lidhja ime me Elbasanin krejtësisht tokësore, e pandarë dhe pjesë e rëndësishme e fatit tim politik, fatit familjar dhe social.
Në mijëra ditët e viteve të mia politike që nuk janë aq pak ditët gjatë të cilave e kam “tradhëtuar” Elbasanin numërohen me gishtat e dorës. Por shpesh dhe në këto raste për të mirën e tij.
Çdo sukses i imi, mban vulen e mbështetjes së pakufi dhe vlerësimit të patjetërsueshëm që më kanë dhënë bashkëqytetarë e mi pa asnjë dallim partiak, mban vulën e profesoreve të mi të nderuar, të kolegëve e studentëve të mi, e shokëve të fëmijërisë e rinisë, të lagjeve dhe fshatrave të tëra të Elbasanit.
Çdo arritje e imja ka në themel, punën, djersën e sakrificën e mijëra demokratëve që më kanë përkrahur pa asnjë interes, pa asnjë mëdyshje, por gjithmonë me besim të plotë e entuziazëm të sinqertë.
Prandaj sa herë dal rrugëve të tij më ngjan si ai personazhi mbart mbi supe vargjet e poezisë “Borxhet e mia”.
Sepse këtij qyteti i kam borxh gjithçka:
I kam borxh suksesin
I kam borxh mbështjen
I kam borxh kohën
Përkushtimin, arritjet.
I kam borxh rinisë së tij që sot e sheh atë si vend të mallkuar
I kam borxh femijëve të tij për kopshte e shkolla ciësore
I kam borxh moshes aktive që nuk gjejnë dot vendin e punës
I kam borxh prindërve tanë për nje perkujdesje të merituar
I kamborxh biznesit, fermereve, sportistëve artistëve, të gjithëve.
Dhe dua ti shlyej këto borxhe.
Ti shlyej duke punuar bashke me durim:
Që qytetin tia kthejme njerëzve
Që Elbasanit ti kthjeme shkelqimin e dikurshëm
Që Elbasanit ti kthjmë lavdinë e arsimit
Që Elbasanit ti kthejme muzikën e festave, ngjyrat e jetës e luleve të dikurshme.
Që Elbasanit ti kthejme gëzimin e harene e të jetuarit.
Prandaj ky kandidim i imi nuk eshte sakrificë e dorëzimit të një mandati që nuk eshte i imi por i Elbasanit.
Ky kandidim i imi është përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë brenda PD, përgjegjësi për t’u bashkuar të gjithë si qytearë e banorë të Elbasanit, të djathtë, gri e të majtë, për të ndërtuar dhe sjellë së bashku në Elbasan një shpresë të re, një besim të ri, pse jo një Bashki të re që nuk eshtë më e kryetarit dhe e drejtorëve, por e qytetarëve të saj!
Të nderuar demokratë,
Të dashur bashkëqytetarët e mi!
Jetoj dhe punoj çdo ditë me familjen time të vogël dhe të madhe në Durrës, duke ndarë me secilin prej jush bukurinë që Zoti i ka dhënë këtij qyteti e shpirtin plot me dashamirësi të qytetarëve të tij.
Si durrsakë, me shumë prej jush na lidhin kujtimet e fëmijërisë, rinisë e universitetit, na lidhin ditët e vështira të viteve `90 ku bashkë u bëmë pjesë e atij shpërthimi uragan që rrëzoi statujat e regjimit, i cili duket që në 30 e ca vite u transformua dhe komplikua për të mbërritur këtu ku jemi sot.
Njoh çdo rrugë e rrugicë, ku sot bashkëjetojmë me dhjetra mijera njerëz të mirë që zgjodhën Durrësin për të jetuar e ngritur punët tyre, njoh dhe përshëndes nga mëngjesi në mbrëmje bashkëqytetarët e jam pjesë e ditëve me gëzim e hidhërim që jeta sjell për secilin nga ne.
Jam në PD që në ditët e para të saj, duke kontribuar, përfaqësuar dhe mbajtur përgjegjësi, si pjesë e kësaj familjeje të madhe politike që, siç ka treguar historia, ka qenë dhe mbetet jetike për fatet e vendit.
Falë mbështetjes suaj kam përfaqësuar dy herë Durrësin, si deputet i PD në Kuvendin e Shqipërisë, duke i qëndruar besnik, si në çdo angazhim timin publik e politik, parimeve të mia dhe të subjektit politik që më besoi, duke mbajtur qëndrime në momentet më delikate.
Koha tregoi që kam pasur të drejtë.
Sot, kryefjala që më bashkon me secilin nga ju është Durrësi, i cili prej vitesh ndodhet në udhëkryq, ka humbur identitetin e tij dhe rrezikon më të keqen, të çbëhet tërësisht.
Durrësi është një qytet i veçantë, ku antikiteti dhe vija bregdetare krijojnë mundësi ta shndërrojnë në një qendër të rëndësishme të tregtise, në nivel rajonal dhe europian.
Do të mjaftonin resurset e tij, për të afruar dhe jo larguar të rinjtë, por e vërteta është ajo që njohim të gjithë.
Masakra urbane ka shkatërruar arkeologjinë dhe natyrën, duke nisur nga qendra historike, deri në periferi. Një strategji që ka sjellë pasoja të pariparueshme, duke fshirë dhe simbolikat e tij europiane.
Durrësi është sot pothuaj i pajetueshëm.
Projektet, në emër të zhvillimit, po i marrin frymën qytetit, i cili po tkurret dita-ditës, në të gjitha kuptimet e fjalës.
Masakra urbane e Durrësit është shembull konkret se si mund të shkatërrohet një pasuri natyrore dhe historike, si babëzia e lejeve dhe betonit solli një model korruptiv që nëpërkëmbi dinjitetin dhe mirëqënien e secilit prej nesh, por dhe një dëm për të cilin historia dhe brezat do të na gjykojnë.
Ky tjetërsim dhe deformim i qytetit nuk ka ardhur rastësisht, ka përgjegjës me emra konkretë. Çdo banor i Durrësit është i vetëdijshëm për këtë realitet, me të cilin përballet në përditshmëri dhe që i kushtëzon jetesën. Në këto kushte, qindra familje të dëshpëruara dhe pa rrugëdalje shohin si të vetmen zgjidhje emigrimin.
Të dashur miq,
Durrësi ka nevojë për ndryshim, Durrësi ka nevojë t’i kthehet qytetarëve dhe qytetarisë!
Këtë e ndjej në takimet e përditshme me ju, në thirrjen tuaj për t’i paraprirë ndryshimit. Në bashkëbisedimet me miq, intelektualë, pedagogë, mjekë, mësues, bujq, biznesmenë, pensionistë dhe të rinj shoh mbështetjen për të punuar së bashku për ndryshimin.
Sot eshte 14 nëntori, një datë kuptimplotë në historinë e qytetit tonë. Një datë simbolike, që përfaqëson çlirimin e tij nga pushtuesit e huaj, 78 vite më parë.
Rastësisht sot përkon dhe me ndarjen e një vendimi të rëndësishëm me ju.
Me besimin në Zot, në respekt të çdo bashkëqytetari e demokrati, me dëshirën e mirë, me vendosmërinë dhe përgjegjësinë e një njeriu që prej vitesh kontribuon në politikë, me energjinë e duhur, pas një reflektimi të thellë, kam marrë vendimin për të kandiduar në primaret për Kryetar të Bashkisë së Durrësit.
Në këtë garë të gjithë jemi bashkëkandidatë.
Durrësi më shumë se kurrë, ka nevojë për ndryshim dhe koha është tani!
Kam bindjen e plotë se Durrësi duhet dhe do të jetë qyteti i të gjithëve!
Ky qytet meriton më shumë, qytetarët e tij meritojnë më shumë!
Duke besuar dhe vlerësuar mbështetjen tuaj, ju ftoj të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, i cili nis sot nga këtu, në emër të së sotmes dhe të ardhmes sonë, por mbi të gjitha të fëmijëve tanë!
Ju faleminderit!
22 vite me pare erdha ne Tirane, fillimisht si student i Akademise se Arteve.
Tirana ishte shpresa ime per te realizuar endrren per t’u bere aktor dhe une ia dola. Qe nga ajo dite e deri me sot Tirana ka qene shtepia ime, ketu u rrita si djale, si artist e sidomos si familjar. Tirana me ka dhene shume, me dha arsimimin, karrieren, dhe sidomos mundesine per te ndertuar nje familje shembullore per te cilen jam kaq krenar.
Me priti pa me paragjykuar, sepse Tirana nuk e lejon paragjykimin.
Me strehoi me dashamiresine e vet, pa kerkuar kurre ne kembim asgje. Gjithmone jam përpjekur te bej c’eshte e mundur qe te jem nje qytetar i denje i saj dhe Shqiperise.
Ne 21 vite rrugetim te jetes time, e kam pare Tiranen si kryemundesine per te gjithe, por ajo e ka humbur pak nga pak kete shkelqim.
E ka humbur ndersa rriten kullat e zhduken parqet,
e ka tretur ndersa ngushtohen rruget e rritet trafiku,
e ka shuar ndersa zhduket diell e rritet smogu,
e ka bjerrë ndersa mblidhen taksa e rritet represioni mbi biznesin.
Femijet kane humbur mundesine per te luajtur,
prinderit kane humbur kohen per tia dhene femijeve te tyre,
te moshuarit kane humbur perkujdesjen,
Tirana ka humbur buzeqeshjen.
Sot une jam ketu per te kerkuar nje tjeter mundesi para jush, per te kthyer borxhin qe une ia kam Tiranes.
Se pari, te nderuar demokrate e simpatizante te Partise tone, kete mundesi e keni ju ne dore me voten tuaj ne primare. E me pas te gjithe bashke do te duhet te bindim edhe shume qytetare te tjere te ketij qyteti te na besojne neve.
Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me doren e majte dhe gjerat nuk kane shkuar aspak mire.
NE duhet ti shtrijme bashkeqytetareve tane doren tone te djathte. Sepse ne jemi njerezit qe mes te keqes dhe te mires, zgjedhim te miren, mes te gabuares dhe te drejtes zgjedhim te drejten.
Tirana nuk ia ka borxh askujt qe te perdoret si mish per topin e axhendave personale politike e une besoj se e vetmja axhende qe i duhet Tiranes eshte ajo ne sherbim te qytetareve.
Une besoj se ka ardhur koha qe Tirana te punoje per qytetaret e saj, dhe jo per vetem per interesat e nje njeriu apo te nje grushti te vegjel njerezish rreth tij.
1 milione banore jane me te rendesishem se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund te shkaterroje interesin e 1 milione banoreve. Une jam njeri prej 1 milioneve qe besoj se gjerat mund te ndryshojne dhe duhet te ndryshojne.
Prandaj sot jam ketu para jush per te kerkuar votebesimin per te ndertuar nje qytet qe buzeqesh bashke me qytetaret e vet.
Nje qytet qe nuk i genjen qytetaret e vet dhe ku qytetaret e tij nuk lejojnë askend qe t’i mashtroje paturpesisht.
Une jam Julian Deda dhe sot garoj per Primaret e Partisë Demokratike.
Ne ndodhemi para Gjykatës Kushtetuese, siç e patë kemi ardhur bashke me provat për të depozituar padinë në Gjykatën Kushtetuese kundër koncensionit të Butrintit.
Ne i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese shfyqizimin e ligjitpër koncensionin e Butrintit dhe kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji për shkak sepse krijon dëme të cilat do të ishin të pariparueshme nëse do të prisnim deri në momentin e shfuqizimit.
Për t’ju njohur vetëm me disa momente të rëndësishme të këtij koncensioni dhe të kësaj padie, doja t’ju vija në djeni që kjo padi sipas rregullave duhet dorëzuar nga të pakten 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, duke qenë se çështja është me shumë rëndësi, ne kemi arrdhur me 36 firma të deputetëve, nga të cilat 32 janë të PD, 3 firma të PL dhe 1 është deputeti Dashamir Shehi.
Kemi kemi ardhur të bashuar në këtë kauzë që lidhet me vjedhjen e asaj që është pasuria e përbashkët publike. Pasia është përgatitur nga ekspertiza e 4 avokatëve. Një prej tyre është shqiptaro-amerikan, professor i Harvard University, një avokate është e diplomuar në Oxford dhe dy avokatë shqiptarë. Butrinti do të fitojë , do fitojnë shqiptarët, sepse shkeljet në këndvështrimin tonë dhe në këndvështrimin e avokatëve janë flagrante dhe shumë të rëndësishme.
Së pari është shkelur neni 3 i Kushtetutës, i cili thotë që shteti shqiptar është garnet për identitetin dhe për trashëgiminë kulturore. Në rast të këtij koncensioni nuk është shteti shqiptar sepse shteti shqiptar ka vetëm 20% nëse këtë 20% do ta quajmë përfaqësimin e tij më ministren Elva Margariti.
Së dyti, është shkelur Konventa e Parisit, konventa e trashëgimisë kulturore sepse siç e dini Butrinti është jo vetëm pasuri shqiptare, por është edhe pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO. Është shkelur konventa sepse konventa kërkon që site të tjera të trashëgimisë kulturore të menaxhohen dhe të administrohen nga shteti.
Në këtë rast, modeli që ne kemi argumentuar është një model me një fondacion që në vetvete ka disa shkelje. Së pari, fondacioni ka një bord drejtues me 5 persona nomnativë, pra me emra personal dhe jo me funksione, e cil atregon edhe një nga shkeljet e rradhës.
Së dyti, pjesë e bordit ekzekutiv është anti-shqiptari Richard Hodges, i cili me deklaratat që ju keni transmetuar dhe me publikimet e tij dëmton atë që është pasuria e shqiptarëve, pasi e quan Butrintin vend grek, shqiptarët i quan të ardhur në vitin 1913, Shqipërinë e quan një vendim politik dhe kjo na vë në risk edhe atë që është identiteti jonë kombëtar.
Së treti, ekzistenca e një fondacioni të tillë ka të detyrueshme ekzistencën e një partneri strategjik. Në këtë rast partneri strategjik duhet të ishte ADF. Mesa duket nuk ja kanë dhënë këtë status sipas ligjit, sepse partneri strategjik e jep me vendim të këshillit të ministrave, kurse në këtë rast ja ka dhën ëKëshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, një këshill që nuk ka kopetencë për të dhënë statusin “Partner Strategjik”. Pra, fondacioni nuk ekziston as ligjerisht.
Nga ana tjetër kemi evidentuar shkeljen tjetër të kushtetutës, heqjen e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. I cili ka detyrimin që të monitorojë dhe auditojë gjithë paranë publike. Siç e dini, me koncensionin e Butrintit përveç se japin Butrintin, ne japim edhe 2.1 milion euro të mbledhura më parë, 500 mijë euro të mbedhura në këtë sezon dhe çdo para tjetër që do të mblidhet më vonë. Bëhët fjalë për një shumë rreth 50 milion euro, duke qenë se fondacioni e kanë bërë privat dhe jo publik, atëherë sipas statutit, sipas rregullore, Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk monitoron dhe auditon dot paranë publike, kjo është në kundërshtim edhe me Kushtetutën.
Arsyeja tjetër, ka të bëjë me shkeljen e kartës europianë të autonomisë vendore. Përjashtimi në të gjitha format e bashkisë Sanrandë. Bashkia Sarandë duhet të kishte marrë vendim në Këshillin Bashkiak përsa i përket zhvillimit territorit të saj. Sepse siç e dini bëhet fjalë për ndërtime brenda dhe jashtë Butrintit dhe të gjitha janë në territorin e Bashkisë Sarandë. Bashkia nuk është pyetur dhe nuk ëhstë përfillur në këtë process ndryshe nga çfare e kerkon karta e autonomisë vendore.
Për të gjitha këto arsye ne kemi depozituar padinë në Gjykatën Kushtetuese, një padi me 50 faqe e firmosur nga 36 deputetë dhe e shoqëruar me 3623 faqe prova të pakundërshtueshme se si ky koncension është anti-shqiptar, është klientelist dhe kundër interesit publik.