Newsletter 25 nëntor 2022

25/11/2022
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print

Siç keni ndjerë dhe konstatuar, protesta e 6 dhjetorit ka ngjallë një interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion, diasporë dhe kudo. Por, para se të adresoj thirrjen time, kam një falenderim të përzemërt për Komisionin Europian, përfaqësinë e tij. Në deklaratën e djeshme u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar. Vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht vijnë këtu, kanë përzgjedhur Tiranën gjë që është shumë e drejtë edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen ishte përgjigja më e shkëlqyer që morën Edi Rama dhe tellallët e tij, të cilët me reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në këtë vend, se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidente të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, por po mblidheshin diktatorë të gjithë botës dhe kjo mori përgjigje përfundimtare në deklaratë. Sikundër, garantoj dhe siguroj se PD vendosmërisht, përcaktohet për një tubim, i cili ka synim më madhor paraqitjen më dinjitoze dhe civile dhe ka padiskutim në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë së miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mirëpritjes shqiptare.

Ky është qëndrimi.

Ndërkohë thirrja ime është për çdo shqiptar, të dalim atë ditë të protestojnë, për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave evropiane, vlera të cilat në këto 8 vite janë bjerrur, janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës, që e kanë konsideruar Shqipërinë që feston 110-vjetorin e pavarësisë, 53 vende më poshtë sesa shteti i ri i pavarur i Kosovës në treguesit e zbatimit të ligjit dhe liritë dhe të drejtave të qytetarëve, por mjerisht edhe katër vende nën diktaturën moniste të Vietnamit.

Pikërisht është dhunimi i këtyre vlerave, absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në ‘boat-people’, në njerë të gomoneve. Në njerëzit e gomoneve. Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Shqiptarët tejkalonin me distancë sirianët dhe afganët në dyndjen drejt Bitanisë së Madhe me gomone. Është një rast për të shprehur me dinjiteti, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE-së.

Është e martë, është ditë pune, ora 12:00, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jeni të pranishëm.

Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë. Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri.

Ka tri vite që vasali I Beogradit, vasali I Vuçiçit sillet si fantazmë me aleancën trilaterale kundër interesave të shqiptarëve dhe paqes në Ballkan. Por ja që në Tiranë për t’I dhënë fund këtij projekti përçarës që riktheu luftën e ftohtë në Ballkan zbarkon këtu I gjithë lidershipi I Eurpës. Zbarkon me procesin e Berlinit, me flamurin e Procesit të Berlinit.

Vijnë këtu 6 vende të Ballkanit Perëndimor, pra në njëfarë mënyre për të varrorus projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur, kaq shumë të reklamuar nga vasali i Vuçiçit dhe indirekt i Putinit.

Edi Rama, prej muajsh po bën në çdo samit avokatinë e Rusisë së vogël. Historikisht Serbia është vlerësuar dhe konsideruar si Rusia e vogël.

Por kurrë ndonjëherë në histori, Serbia nuk ka dëshmuar më shumë se sot, se ajo është një Rusi e vogël në Ballkan, duke mos respektuar sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj Rusisë.

Duke u shndërruar kështu në një prapavijë të rrezikshme për Ballkanin të Rusisë së Putinit.

Edi Rama ka bërë haptaz avokatinë e Rusisë së vogël. Ka justifikuar, ka kërkuar që të tjerë ta mirëkuptojnë se pse Serbia nuk mund të respektojë sanksionet. De facto ka respektuar politikën e Putinit ndaj Serbisë. Ndaj me këtë rast, me samitin e BE në Tiranë, merr një përgjigje fatale vasaliteti i tij ndaj Beogradit, indirekt ndaj Rusisë. Mbështetja që ai i bën hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në Ballkan.

Si rrallëherë Parlamenti i vazhdoi punimet mbrëmë deri në orën 3:15 të natës. Ajo që ndodhi mbrëmë në parlament, ata e që e ndoqën, patën rastin të dëshmojnë më shumë se kurrë solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste. Ata votuan për grabitjen e portit të Durrësit nga Edi Rama dhe klani i tij. Është detyrim i medieve që të bëjnë transparent këtë zhvillim dramatik. Dy vite më parë, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit do shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe dhe porti i ri do ndertohet në Porto Romano po nga kompania Emaar. Pra, do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Shqipërisë. Kjo ishte deklarata e tij, jeni të lutur që ta merrni dhe t’ua paraqisni shqiptarëve të vërtetën.

Cila është historia e këtij procesi?

Historia është se gradualisht, Emaar siç informuan mediat dhe vetë ata, shet 100 përqind të aksioneve, kjo është e faktuar.

Kush i bleu aksionet?

Për t’i rënë shkurt për qytetarët, sot dihet që një pjesë të këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabar, një miliarder arab. Por 60 përqind të tyre nuk dihet kush i ka. Edi Rama nuk i thotë emrat se është vetë me vëllain dhe klientelën e tij. A mundet një kryeministër të fshehë aksionerët e një afere që shkon të paktën 4 miliardë euro? Kurrë! Këta aksionerë i kanë financat offshore, nuk ka shqiptar që mund të gjejë se të kujt janë. Janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Pastaj janë të enturazhit të tyre.

Çfarë ndodh më tej?

Pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila nuk firmoset nga kryeministri, por ka direkt firmën e tij. Ndoshta Arben Ahmetaj nuk ka pranuar ta firmosë. Por marrëveshja ka firmën e Edi Ramës. Marrëveshja shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë, shkel MSA-në me vendet e BE-së. Në të cilën në nenet 70, 71, 74, Shqipëria zotohet se në të gjitha proceset e garave, tenderave, prokurimeve, do jetë e hapur për kompanitë e BE.

A kishte garë? Asnjë garë. Përkundrazi, e kaluan me shpejtësi siç kaluan djegësat. Me urgjencë në parlament. Ajo marrëveshje thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimit të gjithë veprimtaritë.

Pra, Edi Rama miratoi një ligj special për veten e tij.

Akti i parë, KE anuloi grantin prej 28 milionë eurosh për portin e Durrësit. Që dje. Nuk është pezulluar, është anuluar. Porti i Durrësit, një port mijëravjeçar nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe BE-në.

Edi Rama u përpoq të mashtronte NATO-n, ta angazhonte në ndërtim në Porto Romano, në mënyrë që të mbulohej vjedhja e tmerrshme e portit të Durrësit. U tregua ashtu siç është, i pangopur, i verbuar. Por Ai që quhet investitor strategjik, thotë se do investojë në këtë projekt 79 milionë. Dhe do marrë kredi po kaq nga banka.

700 milionë euro apo 1 miliard, i përkasin investitorit të klanit Rama.

Para droge, para krimi, para të pista. Durrësi shndërrohet ashtu siç nuk ka qenë kurrë në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme.

Këtu para jush kam denoncuar operacionin, vjedhjen e tmerrshme me Bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve evropiane, sepse rrjeti i Call-Centerave të biznesmenit të pushtetit, Amant Josifi, që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur investitorëve, qytetarëve europianë, 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar. Blini Bitcoin dhe vendosini në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 20 përqind më shumë. Dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë. Konvertohet në lek ose depozitohet në Emirate.

Me këtë mekanizëm, Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve me pasuri.

Alabar është i pasur, por Rama në këtë mënyrë do bëhet edhe më i pasur se ai. Po ndërton Dubain e klanit të tij. Po mjeron shqiptarët. Sepse portin e Durrësit, nuk ekziston më as Emaari, askush tjetër, përveç taksapaguesve shqiptarë.NATO-n nuk mund ta mashtrojë kush.

Ne, edhe njëherë, garantojmë se këtë projekt nuk do e lejojmë.

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi gjigant. U bëjmë thirrje kompanive shqiptare, mos u bëni ortakë në këtë vjedhje monstruoze të pronës publike.Tani zëvendësja dhe bashkëpunëtorja në vjrdhje e Ramës deklaron se do jenë 200 hektarë. Belinda Balluku.

Çdo njëri që merr përsipër të investojë, do i ketë paratë e humbura dhe do konsiderohet bashkëpunëtor në krim. Parlamenti ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz. Por populli shqiptar do thotë fjalën e tij.

Parlamenti mbrëmë, se gjithçka u bë në errësirë, se njerëzit nuk e ndiqnin dot në 3:00 të natës.

Opozita mbrëmë paraqiti dhjetëra amendamente për buxhetin. U them se kanë qenë propozimet më racionale për t’i dhënë përgjigje krizës. Ato përfshinin çdo gamë, çdo shtresë, profesionet lira, rrogtarët, invalidët, të përmbyturit, nuk anashkalonin asnjë problematikë të krijuar nga kriza. Opozita paraqiti dhjetra amendamente. Këto amendamente jepnin një çlirim i dhimbjeve dhe ishin një mesazh për një kthesë rrënjësore, në transformimin e buxhetit në një buxhet për qytetarët dhe jo për hajdutët e shtetit.

Çdo amendament u hodh poshtë, përfshi edhe një amendament që paraqiti deputeti socialist, Erion Braçe, që nuk kishte asnjë synim tjetër, që të çlironte fermerët nga çmimi i rritur i uresë, nitratit dhe inputeve të tjera bujqësore. Asgjë, asnjë rresht, asnjë fjalë, të gjitha me një cinizëm ekstrem u hodhën poshtë. I mbetet popullit, u mbetet shqiptarëve të thonë fjalën e tyre në javët dhe muajt në vazhdim. Opozita është në këmbë në betejë dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe me protesta të vazhdueshme.

Parlamenti Europian me rezolutën e miratuar i është bashkuar Partisë Demokratike dhe Frontit opozitar në protestën kundër qeverisë shqiptare.
Pa pritur datën 6 dhjetor, kur opozita do të dalë për të theksuar pikërisht ato që shpalos Rezoluta, Parlamenti Europian i ka caktuar vijat e kuqe qeverisë dhe i ka hapur dritën e nderit dhe legjitimitetit manifestimit të Partisë Demokratike, ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet në Tiranë.
Goditjen kryesore rezoluta ia ka dhënë ‘fëmijës së dashur’ të Edi Ramës dhe protektorëve të tij rajonalë e globalë, idesë së Ballkanit të Hapur. PE e thotë qartë: shprehim rezerva të forta për cdo nismë rajonale ekonomike, që nuk përfshin të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE, siç është Ballkani i hapur”.
Rezoluta njeh, mbështet dhe inkurajon vazhdimin e vendeve të rajonit me Procesin e Berlinit.
Edi Rama si target anti-europian shfaqet edhe në një paragraf tjetër të Rezolutës, ku bëhet fjalë për zgjerimin, dhe shtjellohet vendimi i Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë, ashtu si BE. Parlamenti Europian siguron se BE duhet të përparojë me negociatat e pranimit me Beogradin, vetëm nëse Serbia pajtohet me sanksionet kundër Moskës. Kryeministri i Shqipërisë, ndryshe nga PE, ka deklaruar se e kupton vendimin e Vucic për të mos i vendosur sanksione Putinit.
Partia Demokratike e përshendet rezolutën dhe përfundimet e saj, dhe i bën me dije partnerëve europianë se do të vazhdojë të jetë forca që, me bindje dhe koherencë, u përket dhe angazhohet për vlerat europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut.
Partia Demokratike u bën thirrje vendeve anëtare të BE që të mos e lejojnë Edi Ramën të përdorë Samitin BE-Ballkani Perëndimor si mjet propagande për tu thënë shqiptarëve se Europa e mbështet atë dhe qeverinë e tij.
Gjuha e rezolutës së PE dhe rekordi i Edi Ramës përputhet plotësisht, dhe në në këtë kuptim Partia Demokratike e përshëndet Rezolutën dhe kërkon që mjetet demokratike të trysnisë mbi qeverinë shqiptare të vijojnë.
Partia Demokratike dëshiron të përshëndesë edhe vendimin e parlamentit europian për të shpallur Rusinë “shtet terrorist”.
Në një rajon me shumë rreziqe, Putini është një prej tyre, dhe integrimi europian është e vetmja rrugë e arsyeshme për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.

Erion Veliaj, apo IncEnerjoni, ka plan që edhe truallin e caktuar për Cirkun Kombëtar t’ua japë për kulla klientëve të pushtetit.
Një tokë e dhënë nga Qeveria e Partisë Demokratike te diga e liqenit, me një sipërfaqe prej 2400 m katrorë, ka ndërruar destinacion pas ardhjes në pushtet të Ramës, duke i kaluar Bashkisë.
Sic dihet tashmë, kjo është faza e fundit para se të kthehet në kulla shumëkatëshe.
Qeveria Berisha, në vitin 2013, ofroi një truall prane diges se liqenit per Cirkun Kombetar, dhe me VKM ia kaloi Minisitrisë se Kultures ndertimin e godinës. Kjo zgjidhje u gjet askohe pasi pronari fitoi gjyqin për ndërtesën e Cirkut që ndodhej te Estrada e Tiranës.
Të nxjerrë nga ndërtesa e vjetër dhe ‘të shpronësuar’ edhe nga trualli i ri, artistët e cirkut stërviten në nje palester te huazuar, ku mungojne kushtet minimale: tualete, dhoma zhveshje etj.
Prej 1 viti Cadra e Cirkut dhe palestra e madhe jane shkaterruar nga fadromat e IKMT, ndersa toka i ka kaluar pronarit qe ka fituar gjyqet.
Veshtiresite e shumta qe hasin artistet: mungesa e infrastruktures, pagat e uleta (paga me e larte e kategorisë I është 60,000 Lek) dhe trajtimi jo i denje, shoqerohen nga heshtja e shtetit.
Qe prej vitit 2018 deri me sot Fondi i Investimeve për Cirkun Kombetar është ZERO.
Kjo është fytyra e vërtetë e Veliajt dhe Ramës. Ditën përqafohen dhe bëjnë selfie me artistë të turbofolkut e tallavasë, dhe natën prishin institucionet e traditës kombëtare.
Cili vend në Europë e bën këtë me institucionet e veta të traditës?
Kjo është një pyetje që duhet ta bëjmë me datë 6 dhjetor, kur liderët e BE mblidhen në Tiranë. Kjo është një prej qindra arsyeve se pse opozita zgjedh të dalë në shesh.

Të nderuar anëtarë/e dhe simpatizantë të PD Mirditë!
Të nderuar Mirditorë!

Unë jam Albert Mëlyshi dhe kandidoj në primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës.
Kemi një administratë të tejfryrë në bashkinë ton, me rrogtarë që nuk dinë ku punojnë, që dinë vetëm bankomatin për të tërhequr paratë, dhe punonjës që shtohen për favore elektorale.
Qytetarët presin koridoreve, dhe punonjësit shëtisin kafeneve.
Sot bashkia Mirditë numron mbi 600 punonjës, nga 210 në organikë. Pra 400 më shumë. 400 punonjës, duke llogaritur vetëm pagën mesatare 320 mijë lek, bëjnë 1 miljon € në vit që bashkia i shpenzon me paga pa asnjë efektivitet.
Ky është sistemi që është ngulur në bashkinë tonë, që kërkon një reformë të thellë e të gjithanshme.
Duhet pranuar fakti që, për 30 vite pushteti lokal në Mirditë, një pjesë e mirë e tyre edhe nga demokratët, mirditorët janë qeverisur keq.
Që Mirdita të zhvillohet më së pari duhet ta duash, ta duash para çdo partie.
Mirdita jonë ka histori që duhet të bënte krenar një shtet. Ka natyren, kulturën dhe traditën që do të gjeneronin turizmin.
Mirdita ka resurse nëntoksore që do ridimensiononte ekonominë lokale, ka njerëz me vlera të larta intelektuale, morale e njerëzore, biznesmenë të suksesshëm, që janë tretur nëpër botë dhe kurrë nuk u është shtrirë dora e bashkëpunimit në interes të saj.
Mirdita vetëm është shfrytëzuar për interesa përsonale e politike.
Shkurt…Mirditën nuk e kanë dashur.
Gjithçka thashë më sipër, e shumë të tjera si këto, më kanë nxitur të kandidoj në procesin e primareve në PD Mirditë, proces i cili u jep të drejtën demokratëve të përzgjedhin kandidatin e PD për Bashkinë Mirditë dhe heq përfundimisht kryetarokracinë duke deleguar tek çdo demokrat peshen e votës së lirë dhe mundësinë e vendimmarrjes.
Gara brenda llojit ka sjellë shpesh krisje brenda strukturës, por garantoj anëtarët dhe mbështetësit e PD se do mbështetet e punohet fort për secilin kandidat që demokratët do zgjedhin.
Ky është e do jetë qëndrimi im sot e nesër pavarësisht çdo rezultati.
Është punuar këto kohë e po punohet fort për afrimin e çdo demokrati, me qëllimin e vetëm që me 15 maj, Mirdita e mirditorët të kenë në shërbim të tyre institucionet lokale.
Së bashku, nëpërmjet votës, garës së hapur e të ndershme mund të japim një leksion politik.

Albert Mëlyshi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Mirditës.

Të nderuar anëtarë/e dhe simpatizantë të PD Mirditë!
Të nderuar Mirditorë!

Unë jam Albert Mëlyshi dhe kandidoj në primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës.
Kemi një administratë të tejfryrë në bashkinë ton, me rrogtarë që nuk dinë ku punojnë, që dinë vetëm bankomatin për të tërhequr paratë, dhe punonjës që shtohen për favore elektorale.
Qytetarët presin koridoreve, dhe punonjësit shëtisin kafeneve.
Sot bashkia Mirditë numron mbi 600 punonjës, nga 210 në organikë. Pra 400 më shumë. 400 punonjës, duke llogaritur vetëm pagën mesatare 320 mijë lek, bëjnë 1 miljon € në vit që bashkia i shpenzon me paga pa asnjë efektivitet.
Ky është sistemi që është ngulur në bashkinë tonë, që kërkon një reformë të thellë e të gjithanshme.
Duhet pranuar fakti që, për 30 vite pushteti lokal në Mirditë, një pjesë e mirë e tyre edhe nga demokratët, mirditorët janë qeverisur keq.
Që Mirdita të zhvillohet më së pari duhet ta duash, ta duash para çdo partie.
Mirdita jonë ka histori që duhet të bënte krenar një shtet. Ka natyren, kulturën dhe traditën që do të gjeneronin turizmin.
Mirdita ka resurse nëntoksore që do ridimensiononte ekonominë lokale, ka njerëz me vlera të larta intelektuale, morale e njerëzore, biznesmenë të suksesshëm, që janë tretur nëpër botë dhe kurrë nuk u është shtrirë dora e bashkëpunimit në interes të saj.
Mirdita vetëm është shfrytëzuar për interesa përsonale e politike.
Shkurt…Mirditën nuk e kanë dashur.
Gjithçka thashë më sipër, e shumë të tjera si këto, më kanë nxitur të kandidoj në procesin e primareve në PD Mirditë, proces i cili u jep të drejtën demokratëve të përzgjedhin kandidatin e PD për Bashkinë Mirditë dhe heq përfundimisht kryetarokracinë duke deleguar tek çdo demokrat peshen e votës së lirë dhe mundësinë e vendimmarrjes.
Gara brenda llojit ka sjellë shpesh krisje brenda strukturës, por garantoj anëtarët dhe mbështetësit e PD se do mbështetet e punohet fort për secilin kandidat që demokratët do zgjedhin.
Ky është e do jetë qëndrimi im sot e nesër pavarësisht çdo rezultati.
Është punuar këto kohë e po punohet fort për afrimin e çdo demokrati, me qëllimin e vetëm që me 15 maj, Mirdita e mirditorët të kenë në shërbim të tyre institucionet lokale.
Së bashku, nëpërmjet votës, garës së hapur e të ndershme mund të japim një leksion politik.

Përshëndetje! Të dashur qytetarë!

Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike. Të nderuar qytetarë të qytetit të Cërrikut! Unë jam Servet Duzha, lindur, rritur dhe banues në Cërrik. I diplomuar për inxhinieri në universitetin Politeknik të Tiranës. Kam vendosur të marr pjesë në Primaret që Partia Demokratike po zhvillon në degën e Partisë Demokratike në Cërrik në kuadër të zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen në 14 maj 2023.
Jetën time ia kam kushtuar familjes dhe qytetit tim. Për asnjë moment nuk jam larguar nga Cërriku, por kam krijuar familjen në qytetin tim, me njerëzit e mi për të cilin kam dhënë kontributin tim si kryetar i bashkisë për përiudhën 2011-2015. Gjatë drejtimit tim si kryetar, kam punuar për qytetin dhe dera e institucionit ka qenë e hapur për të gjithë, pa dallime politike. Mjaftonte një dyer trokitjeje dhe dyert e institucionit ishin të hapura. E kundërta ndodh sot.
 Qëllimi im i vetëm është që të rikthej vëmendjen te qyteti im. Qytet i braktisur nga keqqeverisja. Të kthej vëmendjen tek rinia, e cila masivisht po largohet, sepse shpresa iu është vrarë. Të kthej vëmendjen te politika e punësimit, sepse qyteti im është qyteti i të papunëve. Të kthej vëmendjen te politikat sociale, sepse qytetarët në nevojë janë të braktisur. Të kthej mendjen te bujqësia, sektori prioritar i Bashkisë Cërrik, sepse 70% e territorit të saj është bujqësor dhe ndihma për bujkun është ndihmë e drejtpërdrejtë për familjet e tyre.
Ndaj si qytetar, si familjar, si shok dhe si mik i demokratëve dhe i banorëve të Cërrikut, kërkoj mbështetjen tuaj. Me mbështetjen tuaj do sakrifikoj të gjitha energjitë e mia për Cërrikun. Bashkë do ia dalim! Faleminderit!

Një sharës publik, patronazhist me licensë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku.

Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës.

Medias do t’i dërgojmë një status në facebook të narko-trafikantit në fjalë, që tregon jo vetëm nivelin e tij, por fytyrën e këtij shteti dhe patericat ku ai mbështetet për të ndenjur në pushtet.

Partia Demokratike dënon lidhjet mes trafikantëve, keqbërësve, sharlatanëve të tillë, që shkojnë deri lart në majat e pushtetit. Vini re: Çervanaku ka qenë kryetar komune i pushtetit vendor të Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt.

Ai ka qenë dhe mbetet zorra qorre e një pushteti piramidal i cili frymëzon vetëm korrupsionin dhe të ligën.

Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane.

Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët.

Raportimet dëshmojnë se droga trasportohej me kamionet e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik.

Ky nuk është rasti i parë që punonjës të institucioneve të shtetit të Ramës kapen në trafikun e drogës.

Qeveria Rama ka krijuar nje ekonomi kriminale te trafikut te droges, me ane te ciles pasurohen zyrtaret, vidhen zgjedhjet, lincohen kundërshtarët politike dhe vritet puna dhe biznesi i ndershem.

Si për ironi të fatit, pak metra nga laboratori i kokainës të punonjesit te Bashkisë së Tiranës dhe ish-kryekomunarit socialist të Frakullës, ndodhej sera e një fermeri i cili po falimenton. Kjo pasi Rama nuk subvencionon biznesin e ndershëm por frymëzon, lejon dhe përfiton nga narkotrafiku.

Partia Demokratike falenderon DEA amerikane për luftën pa kompromis ndaj narkotrafikut dhe siguron partnerët se bandat e pushtetit do te gjejnë fundin me ardhjen tonë në pushtet, njësoj si shumë të tilla në vitet 2005-2013.

Me një qeveri që frymëzon ekonomin e narkotrafikut dhe mbështet atë me segmentet shtetërore Shqipëria është në rrezik.

Ja pse dalim më 6 dhjetor në protestë. Europa duhet ta dëgjojë nga goja e popullit, dhe jo vetëm nga raportet e shërbimeve inteligjente se shteti është kapur dhe një pushtet i tillë nuk duhet mbështetur.

Partia Demokratike, si parti e vlerave konservatore, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbrojtje të familjes tradicionale, ne jemi të vendosur të kundërshtojmë çdo lloj propagande të llojit sorosian që promovon “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, apo që “të jesh gay është gjëja më normale e mundshme”, “që heronjtë e fëmijëve tanë të jenë gay”, e të tjera devijime kundër familjes tradicionale dhe Krijuesit.
Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike u bëj apel prindërve dhe mësuesve që të denoncojnë çdo përpjekje për t’i dhënë legalitet helmit që shpërndahet përmes filmave dhe formave të ndryshme të propagandës nëpër shkollat tona publike dhe private.
Siç po ndodh këto ditë me filmin “Strange World”, përkthyer në shqip me titullin “Botë e Mrekullueshme”, që po shfaqet në Kinema Millenium prej disa ditësh.
Heronjtë e fëmijëve tanë, janë dhe duhet të jenë Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali e plot të tjerë, dhe jo përsonazhet gay të filmit “Botë e mrekullueshme”.
Gjej rast të falenderoj dhe të shpreh solidaritet dhe mbështetje të plotë me “Koalicionin Shqiptarët Pro Familjes dhe Jetës”, si edhe organizatave të tjera të shoqërisë civile që kundërshtojnë me forcë promovimin dhe legalizimin e kësaj propagande, e cila po përpiqet të helmojë njërën prej shtyllave më të forta të shoqërisë shqiptare, Familjen.
Dërgatës së Xhorxh Sorosit në krye të qeverisë shqiptare dhe të Bashkisë së Tiranës po i vjen fundi, ndaj edhe një herë ju bëj thirrje prindërve dhe edukatorëve të denoncojnë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut cdo akt që nxit, inkurajon apo promovon devijimet nga normaliteti, që cënon parimet themelore të familjes, kolonës që ka siguruar mbijetesën historike të kombit tonë.
Ju faleminderit!