Newsletter 24 nëntor 2022

25/11/2022
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp
Email
Print

FJALA NË KUVEND E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA

Sot, këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të madhe dhe më të çmuar që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit.
Në këtë akt të kësaj mega-afere të pashembullt, kërkohet t’u kufizohet me çdo kusht, fjala deputetëve të parlamentit.

Sigurisht me marrëveshjen që votuat në vitin 2020, edhe atë me procedurë të përshpejtuar, marrëveshjen me Emiratet, ju në kundërshtim me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, i krijuat grupit të Edi Ramës, të gjitha favoret dhe avantazhet, dhe garancitë ligjore për këtë plaçkitje të tmerrshme dhe të pashembullt në historinë e një vendi.

Sot, ju kërkoni të varrosni portin shekullor mijëravjeçar të Durrësit si pronë publike të shqiptarëve, dhe ta shndërroni këtë, në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional.

Të një arabi që u zotua për katër miliardë euro investim buzë Danubit në Beograd dhe përfundoi me 20 milionë euro, të tjerat i morën vëllezërit Kariç.

Historia e kësaj vjedhje është më e turpshmja, më kriminalja. Klani Rama, me 60 përqind të aksioneve, kaq thuhet, se nuk tregohet se çfarë ka Rama dhe çfarë ka Alabari, nuk do e marrim vesh ndonjëherë.

Ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katror në pjesën më të kushtueshme të Durrësit, ky klan u zhduk atyre portin mijëravjeçar, që ka qenë gjithnjë porta e hyrjes së Europës drejt Ballkanit dhe Ballkanit drejt Europës, ka qenë nyja kryesore që lidhej me Konstandipojën.

Sot, ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port këto 30 vite dhe më parë. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milionë ton mall përpunimi dhe ka arritur në 4.8 milionë.

Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçarë është përcaktuar si më i përshtatshmi për trojet arbnore.

Për Durrësin, qytetarët e Durrësit ka qenë porti ku ata kanë siguruar kafshatën. Kanë mbijetuar në kohëra, pavarësisht se çfarë kanë përjetuar

Sot klani Rama merr përsipër të përvetësojë 200 mijë metra katrorë, merr përsipër të ndërtojë me paratë në ajër, para të pista, të zeza.

A keni marrë vesh tregtinë që bëhet në bitcoin, call centerat nën patronazhin e Olsi Ramës. A e dini që ky është kuleta më e madhe e bitcoin në Europë. A ju kujtohet ju një deklaratë e atij Çelës, se pa energji po na lenë bitcoini. A e dini ju me sa urgjencë erdhi këtu ligji i bitcoin. Pyesni pak se çfarë po ndodh me bitcoin. Deri më tani u janë vjedhur nga Shqipëria, europianëve, 2.2 miliardë euro.

Të gjitha kanë përfunduar në kuletat dixhitale. Pse ca kujtoni ju se Amant Josifi do të mund të zhvillonte këtë në call centerin e tij nëse nuk do të kishte mbrojtjen politike të Edi Ramës. Kurrën e kurrës.

Ata call center që ndiqeshin për callet që u bënin duke i orientuar në bursë, ata janë në hetim të plotë, kurse këto që vjedhin bitcoin nuk hetohen fare. Kanë mbrojtje politike.

12.600 apartamente, 900 njësi akomodomi hoteliere. Do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Do kenë edhe jahtet përkarshi.

Kurse shqiptarët popull gomonesh, do jenë shërbëtorë ose do largohen në Europë.

Porti i ri kushton 2 miliardë euro. Nga do dalin këto 2 miliardë euro? Nga taksapaguesit e varfër shqiptarë.

Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje.

Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel me të dy këmbët MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Pasuron Edi Ramën dhe klanin e tij.

Marrëveshja është një mashtrim fund e krye ligjor, shpall kompani sigurimi, kompaninë e ndërtimit në Dubai.

Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj, përjashtohet nga çdo gjë dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa.

Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë dhe nuk do dalësh më kurrë prej tij. Nuk ka burg që të mban ty me këtë gjë që po bën.

Edhe ti zonjë që ke gjetë ti ndash deputetët në kategori të parë dhe të dytë, kjo është histori turpi dhe vetëm turpi.

Unë kuptoj shumë mirë, ndarjen e kohës dhe kjo është normale, por nëse anëtarëve të grupeve parlamentare u takon një kohë e caktuar, e barabartë do ti jepet ajo çdo deputeti. Dhe ti je e vetmja në botë që si vasale e një njeriu të papërgjegjshëm ndan parlamentin në këtë mënyrë. Kjo do të marrë fund.

Ju garantoj se ky parlament nuk do të funksionojë dot asnjë ditë kështu siç keni caktuar ju.

KRYETARI I PD, SALI BERISHA PRONONCIM PËR MEDIA JASHTË PARLAMENTIT
Të nderuar qytetarë, në interpelancë po flet autori i vërtetë i dramës që përjetoi Shkodra dhe nën Shkodra. Po flet njeriu që në pabesi në mesnatë, pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit autoritetet vendore, hapi të gjitha tunelet dhe portat e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe krijoi një dallgë përmbytëse të atillë që nuk e kishte parë ndonjëherë Shkodra dhe nën Shkodra.
Dallgë e cila përmbysi, nxori nga themelet urën e vjetër të Baçallëkut, monument kulture, dallgë e cila përmbyti në një kohë shumë të shkurtër rreth 600 banesa dhe 2500 hektarë tokë. Ky akt i mosnjoftimit është një vepër e mirëfilltë kriminale dhe kishte vetëm dy qëllime kryesore:
Së pari, përmbytjen t’ja faturonte, jo hapjes së digës dhe kaskadës e cila pastaj me ligj bëhet përgjegjëse për dëmshpërblimin e banorëve.
Së dyti, të fshehte faktin se nuk prodhoi për ditë të tëra energji elektrike, duke lejuar dhe rritjen e lartësisë së ujit në Koman i cili është një liqen me kapacitet realisht të kufizuar. Mbushet dhe stërmbushet nga lumenjtë e rrëmbyeshëm të Alpeve brenda një kohe të shkurtër. Këto janë të gjitha të njohura, shumë të njohura, shumë të paralajmëruara, nga instituti i gjeoshkencës. 7 ditë më parë ishin reshjet që do të vërshonin mbi Alpe, dhe të gjitha këto nuk e penguan dyshen Rama-Balluku për të importuar energjinë me 230 euro megavatin, në një kohë kur ujrat dhe portat hapeshin dhe shkonin në det duke ndëshkuar shqiptarët. Tani, pasi kreu këtë akt, në vend që të kërkonte ndjesë, në vend që t’u premtonte qytetarëve se do të dëmshpërblente deri më një dëmet e bëra…duhet ta dini një gjë, që të mbjellat nën ujë shkatërrohen, dhe ato kanë qenë kryesisht grurë, për të mos thënë pastaj që kanë qenë edhe pemë dekorative, dhe po kaq e rëndë përmbytja e të gjitha silazheve. Ajo është një zone me potencial shumë të lartë bujqësor dhe prodhues.
Pra e shkatërroi të gjithë ekonominë me një akt pabesie në mesnatë, duke hapur tunelet dhe duke hapur dyert pa asnjë paralajmërim. Tani, del këtu në interpelancë dhe do fillojë të bëjë krahasime të pakrahasueshme. Sidoqoftë e dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e përmbytjes së qytetarëve të Shkodrës dhe të nën Shkodrës nga hapja në mesnatë pa paralajmërim e tuneleve. Kërkoj dëmshpërblimin e tyre në çdo qindarkë nga ata që dhanë urdhër, sepse drejtori i KESH-it ka kryer një krim të shëmtuar, ka zbatuar urdhër që të mos paralajmërojë autoritetet vendore. Dhe ju e shihni se çfarë kuraje ka ky person.
Kaloi nga ekrani në ekran për të justifkuar veprën e tij të shëmtuar. Por ne jemi sot këtu për të qendruar në intereasat e qytetarëve të përmbytur, sikundër kemi sjellë një amendament në Parlament. Amendamenti i krijimit të fondit rezervë për nga KESH-i për përmbytjet. Në Shqiperi përmbytjet nuk janë të rralla, duhet ta pranojmë këtë, por përmbytjet e paralajmëruara janë të domosdoshme që të merren masa për kufizimin maksimal të pasojave të tyre dhe të dëmshperblehen kur ato ndodhin për shkaqe të digave, për shkaqe të tjera.
Pra, ligji shqiptar dhe ligji në gjithë botën detyron që përmbytësi të dëmshpërblejë të përmbyturin. Në këtë kontekst duhet ky fond që KESH-i i falimentuar nga vjedhjet të mos thotë që nuk kam para për të dëmshpërblyer.
Z.Berisha mos do të ishte më mirë që këta banorë të shpronësoheshin nga ajo vijë e rrezikshme e përmbytjeve, sepse nuk është hera e parë që ata përbyten dhe mbase fondi i emergjencës, i dëmshpërblimit është një propozim shumë i mirë i opozitës, por në konsultim dhe me pjesën tjetër mund të shpronësoheshin për t’u larguar nga kjo vijë rreziku, ose mbase nuk do të vlente që të kompenhsoheshin për divane dhe televizorë, ose orendi shtëpiake?
Ju keni pyetjen në një kuptim të drejtë, por ajo është e pamundur, se aty janë dhjetra e mijëra hektarë, dhe nën Shkodra është një zonë jashtëzakonisht pjellore, por është një zonë që fillon thuajse në nivel të detit. Ndaj edhe ne patëm marrë në periudhën e qeverisjes, ku pati disa përmbytje, 3 përmbytje dhe ne morëm një grup ekspertësh më të shquar në botë, kryeinxhinierin e ujrave të mbretërisë së Holandës, ministrisë së mbretërisë së Holandës, morëm ish-drejtuesin e digave të Britanisë së Madhe dhe një personalitet të shquar në SHBA për digat. Ata bënë një studim shumë të vyer dhe gjetën projektin tonë të ndërtimit të unazës-digë në anën e liqenit përreth Shkodrës, si projektin më të drejtë dhe si projektin që mbronte qytetin, për arsye se ne na ndodhi.
Po lejeni se ç’thotë ky, se ky vetëm gënjen, gënjen është i papërmbajtur në gënjeshtra. Na ndodhi një nga përmbytjet, nuk erdhi nga kaskada, por erdhi pikërisht nga reshjet e tmerrshme të Alpeve të lumenjve Cemi, Morata. Të gjitha këto derdhen në liqen, rreth 11 mije metërkub për sekondë dhe e frynë liqenin. Pra pa ndikim nga kaskada, Shkodra u përmbyt deri në qendër. Kështu që, diga-unaza digë anësore Shkodrën e mbronte në mënyrë të sigurtë. Ata rekomanduan zgjerimin e Vilunit dhe rekomanduan përforcimin e të gjithë sistemit të argjinaturave dhe digave ekzistuese në nën Shkodër për të cilin ne investuam 39 milionw euro me Bankën Botërore dhe e bëmë por që ka nevojë për kurim të vazhdueshëm.
Rekomanduan ndërtime provizore në të gjitha zonat që janë më të larta, të themi kodra të ulëta në në këtë zonë që përmbytet, në mënyrë që aty depozitohen si rezerva ushqime për bagëtitë, por edhe për të strehuar banorët. Pra këto ishin masat, dhe ata nuk rekomanduan braktisjen. Ajo është një tokë jashtëzakonisht pjellore, janë bujqër, janë fermerë, janë inxhenius në punën e tyre. Ky do t’i ushqejë me mashtrime.
Tani ai është në foltore aty. Jam i sigurt që në çdo fjalë po mashtron dhe po thotë që fajin e ka Saliu. Është një njeri që nuk njeh përgjegjsitë e veta. Lëre që për Shkodrën ai ka një alergji se nuk e voton, dhe kur nuk e voton Shkodra, ai ka urrejtje. Se po s’e votove, ai të urren, e ka sensin e armikut. E konsideron si armik!
Z.Berisha çfarë zgjidhje i jepni ju, se kjo situatë ka ndodhur edhe më herët, çfarë propozimi keni?
Propozimi është ky. Tri herë ka ndodhur. Dy herë ne kemi shpërblyer qindarkë për qindarkë KESH-in. Por të them atë që është, I kemi diktuar KESH-it që do shpërblesh, do zbatosh ligjet dhe KESH-i ka zbatuar ligjin. Herën e tretë KESH-i nuk kishte, ishte me bilanc negativ, nuk kishte. Dha një pjesë, pjesën tjetër i kërkuam KESH-it ta regjistrojë si borxh ndaj tyre, dhe sot e ka borxh dhe do ta ketë borxh derisa ta paguajë atë, madje edhe me kamatë se s’ka paguar. Dy kjo, investohet në argjinatura, sistemohet mirë unaza-digë, krijohet sistemi i pompave i rekomanduar. Forcohen argjinaturat e Kirit të cilat i ndërtuam, dhe fatmirësisht Kiri i cili përmbyste rëndomë Shkodrën nuk ka ndodh më.
Hidrocentrali i Ashtës, edhe ai ka luajtur një rol mbrojtës pozitiv në vërshimin e Drinit në një farë mënyre. Natyrisht kur respektohen, duhen detyrimisht të hapen digat, të njoftohen të paktën 5-6 orë më përpara, por ka qenë plotësisht e mundshme kësaj here të njoftoheshin disa ditë përpara. Çfarë mund të bënin ata? Ata mund të mbronin silosët e tyre, ata mund të mbronin atë ç’ka mund të mbrohej me mbulesa ose me lartësime, me ato ledhat që krijojnë vetë ata. Por këto nuk ndodhën. Ajo ç’ka mund të bëjmë ne tani dhe e quaj të domosdoshme dhe e them këtu që e kam menduar disa herë. KESH-i që është një gjigand për Shqipërinë sipërmarrje, duhet të ketë fonde rezervë të përmbytjes dhe jo të thotë s’kam para. Sepse KESH-i tani ka hyrë në bixhoz vjedhjeje të energjisë. Në kulmin e pikut mer nga Kosova, e shet, nuk e ruan në diga për kohë më të vështirë dhe blen me 230, shet me 79 apo 73 euro.
Pra, energjia është shndëruar një nga instrumentat më të mëdhenj të vjedhjes së shqiptarëve. Këta vjedhin shumë endergji.
Z.Berisha a keni një koment për levizjen e fundit të grupit tjetër brenda Partisë Demokratike për deklaratën e zotit Alibeaj se do të nxjerrë javën e ardhshme kandidatët për zgjedhjet e 14 majit?
Çdo kandidat që del gjoja është në emër të Edi Ramës, kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armiku numër 1 të Partisë Demoakratike. Njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe Partinë Demokratike, por si njeriu që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime, pasi Partia Demokratike është në të drejtën morale kushtetuese të këtij vendi për të qenë opozitë e pavarur.
Ju e shihni sot këtë seancë, ndiqeni, vetëm për një moment përfytyroni. Kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë pozitë-opozitë. Kjo ishte absolutisht e vërteta, por jo pozitë-opozitë si të themi formacione politike, por si persona hajdutë të pamëshirë Edi klani Rama me klanin Basha. Kjo është faktuar. Edhe njëherë, se ka njerëz që thonë se pse po e thua për Bashën. E them për të thënë të vërtetën, sepse ai që ishte administrator i simfonisë. Ishin në simfoni të dy, në parajsë të simfonisë. Ai ishte administrator edhe i Ramës edhe i Bashës. I ndërmarrjes simfonia, apo i ndërmarrjres së kunatit apo bashkëshortes se zotit Basha nuk e di se kush.
Dua që të mos kujtojë se unë po bëj një akuzë politike! Nuk po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën shumë të hidhur. Ky zotëri tha që dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe nga jo simfonia, pas një muaji doli që ai funksiononte, tek ndërmarrja e Bashës dhe tek simfonia. Domethënë ai ishte pika e mjaltit, domethënë ishte marrëveshje e pregatitur nga dy krerë. Ishte gjë e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit.
Z.Berisha ju akuzoni z.Basha sit ë përfshirë në këtë projekt, po a ka deputetë të tjerë në dijeninë tuaj të Partisë Demokratike që janë të përfshirë në këtë projekt me kompani të ndryshme?
Më fal edhe njëherë. Unë të garantoj që nuk e akuzoj unë, por janë faktet që unë ju thashë. Ju, janë mediat që e gjetën për meritën e madhe të tyre. Se administratori i ndwrmarrjes së familjes ishte administrator i simfonisë se Eemar-it. Kjo është e vërteta! Nuk kam dijeni për deputetë të tjerë, port ë jeni të bindur se cilido që të jetë do ta denoncoj si forcën më të madhe, si një megahajdut të paimagjinueshëm.
Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë rregullash janë shkelur. Është krejtësisht ndërmarrje private e Edi Ramës.
A mendoni se opozita do të fitojë në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht miratimit në Parlament. Ju e keni çuar këtë projekt në Gjykatë Kushtetuese?
Ju siç e dini, drejtësia kontrollohet nga Edi Rama, ky është një fakt që po del haptas tani. Ne jemi opozitë serioze, ne nuk mund të sillemi si një opozitë në një shoqëri parashtetërore. Jo, është si është ne e respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe çojmë argumetat tona, sikundër do përdorim të gjitha mjetet. Do përdorim çdo mjet për të mbrojtur pronën publike të qytetarëve shqiptarë, më të çmuarën që ata kanë sot. Aty po vidhen 200 mijë metër katrorë truall. E keni marrë vesh besoj? Nuk është marrë vetëm trualli tek porti, ka kaluar te hekurudha dhe është ngjitur deri afër qendrës së Durrësit edhe është dhënë klanit Rama Al Abar. Eemar-i është tërheq tani, se ajo kompania e Eemar-it i shiti, simfonia i shiti në vitin 2021 100% të aksioneve dhe tani ka kaluar klani Rama Al Abar. Pra 200 mijë metër katrorë, të cilët bëjnë së paku minimumi 3 miliardë euro. Do ndërtohen 12 mijë e 600 apartamente. Mbi 60% e tyre janë me aksionerë të panjohur, domethënë të klanit Rama. Se po të ishin aksionerë të njohur, Rama mos ishte vetë Rama do i tregonte ata të gjithë, do i thoshte shqiptarëve ky më akuzon kot mua ja kush është një, dy, tre, katër, pesë aksionerë dhe mund të m’i nxirrte të pavërteta, por s’e bën dot.
Tjetër, sa fiton Shqipëria nga Marina Yacht Bay e Durrësit? 200 mijë euro në vit gjithësej. Imagjinoni çfarë ndodh. Mblidhet klani Rama me zengjinjtë e tij në kulla 18-30 katëshe, në hotelet ultra luksoze dhe shohin jahtet e tyre të ankoruara përballë kullave buzë ujit. Pra, ndërtojnë një Dubai, një parajsë të tyre, vjedh këtë pasuri përrallore dhe jo vetëm kaq, por duke ngarkuar një barrë të tmerrshme mbi taksapaguesit shqiptarë të cilët duhet të paguajnë 2 miliardë euro për ndërtimin e portit të ri. Edhe kolonizatorët më të egër, edhe kolonizatori më mizor nuk mund t’i bënte një kombi këtë që i bën Edi Rama.
Dhe këtu ku ishte me dy duart edhe ish-kryetari i opozitës. Por në rrafshin moral, konpromentimi dhe angazhimi ikreut të opozitës në këtë aferë përbën një krim të përmasave Makbethiane ndaj pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri.
Z. Berisha duke qenë se grupimi Alibeaj zyrtarisht ka thënë që do të nxjerrë kandidatë, ju me çfarë financash do ta bëni fushatën e kandidatëve që do të dalin nga Primaret?

Të gjitha financat Edi Rama ia jep atyre të cilët i ka dhe i përdor sipas qejfit. Ne mbahemi me rrogat tona dhe me kuotat, apo financimet që bën antarësia dhe do bëjë. Do kërkojmë financime nga antarësia dhe në këtë mënyrë do ecim. Pra, dhe sot ju e patë çfarë beteje u zhvillua në Parlament, çfarë përpjekje u bë që të kufizonin diksutimet për këtë vjedhje dhe çfarë kishin bërë? Është një marrëveshje tjetër midis Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës ku 140 deputetëve secilit i ishin caktuar 10 minuta, ndërsa për Portin e Durrësit, çereku i asaj kohe. Donte me çdo kusht ta kalonte sa më shpejt dhe në errësirë. Ne bëmë një betejë aty, të drejtë dhe të ndershme. Ne nuk kërkojmë asgjë çfarë nuk jep rregulorja dhe Kushtetuta, por ne kërkojmë gjithçka çfarë na takon.
Dhe më në fund u imponua kjo kërkesë dhe do ketë diksutime me kohë 10 minutëshe për aferën më të madhe të vjedhjeve që ka ndodhur ndonjëherë pas në 30 vite që është afera e Portit të Durrësit, port që përpunon 4.8 milionë ton mallra dhe është i vendosur në pozicionin më të mirë për t’i shpërndarë, por që ka një kapacitet për 8 milionë ton mallra, por që Edi Rama tani do ta shndërrojë në portin e lumturisë së tij të jahteve, të pallateve, të hoteleve dhe tjerë me radhë bashkë me mikun e tij Al Abar dhe bashkë me ndonjë mikun e tij nën sqetull.